Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
I ngujuar 15 vjet, pret faljen nga gjakësi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
I ngujuar 15 vjet, pret faljen nga gjakësi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I ngujuar 15 vjet, pret faljen nga gjakësi

2 posters

Shko poshtë

I ngujuar 15 vjet, pret faljen nga gjakësi Empty I ngujuar 15 vjet, pret faljen nga gjakësi

Mesazh nga WebMaster Thu 12 Jul 2012 - 7:33

Shteti lejon që në familjet e ngujuara të rriten “vrasës” dhe
“viktima”. Po nuk vrava, do më vrasin. Kështu kthehen në vrasës “nga
nevoja” për të jetuar të ngujuarit. Ata më të dobëtit kthehen në
viktima. Dhe kështu vazhdon për vite me radhë kalvari i të vrarëve dhe
rritet numri i të ngujuarve. Por çfarë ndodh atëherë kur ai që ka kryer
vrasjen merr dënimin maksimal? Në emër të Kanunit vazhdojnë vrasjet.
Familja që është në gjak ndihet e pashpresë dhe nuk i drejtohet asnjë
institucioni për ndihmë, por pret e mbyllur në shtëpi të kalojnë vitet,
pret me shpresë faljen nga gjakësi. Kamera e “Fiks Fare” ishte në një
familje që jetonte në një zonë të thellë të Veriut të Shqipërisë. Kjo
familje e vogël në numër, por e madhe në halle, u bë pjesë e emisionit
me shumë vështirësi. Djali i vetëm i familjes, i ngujuar prej 15
vjetësh, jetonte vetëm me nënën e tij. Autorët e krimit sot vuajnë
dënimin për vrasjen që kanë bërë, madje janë dënuar maksimalisht, por
Kanuni në këtë zonë të Shqipërisë është më i fortë se ligji. Djali i
vetëm i kësaj familjeje, mbetur jashtë, nuk është i falur. Ai shpjegon
se puna e gjakut me punën e shtetit janë të ndara, nuk ka lidhje se të
ka dënuar shteti apo jo. Ishte vetëm 21 vjeç kur u mbyll në shtëpi për
të mos dalë më. Sot është 36 vjeç. Nuk ka mundur të krijojë familje,
pasi është në gjak dhe jeton në mjerim brenda mureve të shtëpisë së tij.
Ai tregon se kanë bërë shumë tentativa me pleqësi e me miq, por nuk
kanë arritur të sigurojnë faljen e gjakut. “Ne respektuam rregullin e
gjakmarrjes. Na erdhi fjala që jeni pa besë nga familja e viktimës”. Pas
15 vjetësh i ngujuar, ushqehet me lekë borxh, duke mos pasur mundësi
punësimi, edukimi, ai ul kokën përpara zbatimit të Kanunit. Kur e pyesim
se nëse do ta zbatonte ai vetë Kanunin po të ishte në vend të gjakësit,
pranon se do të hakmerrej, nëse shteti nuk do të kishte dënuar
vrasësin. “Në rast se nuk do të ishte zbatuar me shtet, edhe ndoshta
mund ta kisha zbatuar privatisht. Por, derisa është zbatuar me shtet, me
dënim maksimal, ta ndjekësh edhe me Kanun…! Nuk ma ha mendja se do të
kishim mundur ta bënim. Të zbatosh në njërin krah ligjin, por edhe
Kanunin në krahun tjetër është e tepërt”, vazhdon rrëfimin 36-vjeçari i
ngujuar. Edhe pse në këto kushte, ai tregon se nuk ka bërë kallëzim
penal për kanosje ndaj gjakësit të tij, pasi sipas tij, operativi i
zonës dhe prokuroria e dinë shumë mirë se ai është në gjak dhe se në
këto zona zbatohet Kanuni. Ndihet i pafuqishëm që të bëjë një denoncim
për kanosje, pasi nuk e di emrin e personit që e kërcënon. Fisi i
gjakësit është i madh dhe ai është i kërcënuar në çdo moment. “Nuk dihet
se kush nga familja e gjakësit do të marrë hak. Unë nuk kam më shpresë
as nga shteti, as nga shoqatat”, shton ai. E vetmja shpresë për këtë të
ri është falja prej hasmit. “Nëse do të jem ndonjëherë i lirë, do të jem
me shpresën e Zotit dhe vetëm nëse familja e gjakësit do të hajë
arsye”, përfundon rrëfimin 36-vjeçari i ngujuar për 15 vjet me radhë.
Personat që kryen vrasje janë dënuar maksimalisht dhe po vuajnë dënimin, por gjakmarrja nuk u shua

I ngujuari tregon se ka bërë shumë tentativa për të marrë besën e gjakësit, por nuk ia ka arritur


Nëna

Nuk dua që fëmijët të marrin hakun e babait


Mbetet e ve, largohet nga familja e burrit që fëmijët të mos i rriten
vrasës. Kjo është historia e një nëne me katër fëmijë, e cila jeton mes
frikës dhe varfërisë. E detyruar të braktisë familjen e burrit pas
vrasjes së tij në vitin 2001, ajo jeton në një qytet ku mendoi se do të
ishte më e sigurt. Fëmijët i regjistroi në shkolla të ndryshme nga
frika. Njeriu që i vrau burrin u dënua pak dhe është i lirë. Ndërkohë,
kunata e saj, për të marrë hakun e vëllait të vrarë, vrau një
adoleshent, të cilin e mendoi si djalin e vrasësit të vëllait. Që nga ky
moment frika për jetën e fëmijëve të saj u bë më e madhe. Ka trokitur
në çdo derë institucioni, por nuk ka gjetur zgjidhje.


Edhe sa duhet te jet ky ligj edhe pse akoma ekziston
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I ngujuar 15 vjet, pret faljen nga gjakësi Empty Re: I ngujuar 15 vjet, pret faljen nga gjakësi

Mesazh nga Anakonda Sat 14 Jul 2012 - 21:23

e tmerrshme;sa keq me vjen per te...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi