Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kalate e Shqiperise. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kalate e Shqiperise. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kalate e Shqiperise.

Shko poshtë

Kalate e Shqiperise. Empty Kalate e Shqiperise.

Mesazh nga WebMaster Wed 18 Jul 2012 - 11:14

Kalaja e Ali Pashë Tepelenës në Butrint


Kalate e Shqiperise. Alipashe
Pranë qytetit të Butrintit, ndërsa
rruga të çon në skajin më jugor të Shqipërisë, në Konispol, vetëm pak
metër larg detit, ndodhet një tjetër kala e njohur me emërtimin Kalaja e
Ali Pashë Tepelenës, në Butrint.Kalaja e Ali Pashë Tepelenës ndodhet në
veri të qytetit në një pozicion gjeografik që ndihmonte nëe mbrojtejen e
kalasë. Nga burimet historike, kalaja është vizonuar nga vetë Pashai i
cili ka inspektuar etapat e ndërtimit të kësaj perle të rajonit. Kalaja
aktuale u rindërtua prej tij më 1819 me një sipėrfaqe 4-5 ha me tre
hyrje dhe 3 kulla. Deri mė 1820 ka qėnė rezidenca e dytė e Ali Pashë
Tepelenës.

Kjo kala, u ndërtua për të përballuar
rezistencën franceze. Arkitektura e saj nuk është shumë e ndërthurur,
gjë që flet për periudhën kur francezët morën në kontroll Korfuzin dhe
kërkonin të depërtonin në qytetin e Butrintit si një pasuri e madhe
arkeologjike dhe vlerash të tjera.

Aktualisht kalaja ka vetëm një hyrje.
Punim i njëjtë i gurit dhe dora e vetme e ndërtimit flasin për një periudhë të vetme të ndërtimit të kalasë së mësipërme.Të dhënat historike tregojnë se kjo kala është ndërtuar rreth vitit 1807, nën kujdesin e vetë Ali Pashë Tepelenës.


Kalaja e Bashtovës


Kalate e Shqiperise. Bashtova

Kështjella e Bashtovës është ndërtuar
mbi një terren fushor, rreth 400 m në veri të lumit Shkumbin.
Planimetria e saj ka formë drejtkëndëshe me përmasa 60 x 90 m. Muret
janë të ndërtuar me gurë ranorë dhe konglomerat me forma te çrregullta

Kështjella është e pajisur me 8
kulla, të vendosura përkatësisht në të katër qoshet dhe në mesin e çdo
muri të saj, me përjashtim të murit të saj perëndimor që i takon një
periudhe të dytë ndërtimi. Ato kanë formë rrethore dhe katërkëndëshe,
dhe ishin të hapura nga ana e brendshme e kështjellës.

Ambienti i brendshëm i tyre ndahej në 5 kate me dysheme druri.
Kështjella e Bashtovës ka pasur 3 hyrje, ku ajo kryesore ndodhej në mesin e murit verior duke përshkuar kullën që ndodhej këtu.
Një hyrje tjetër ndodhej në mesin e
murit perëndimor, dhe tjetra në pjesën veriore të murit lindor. Shkallë
të cilat mbështeteshin në faqen e brendshme të mureve të kështjellës të
ngjisnin në shtegun e rojeve. Vijueshmëria e këtij të fundit ndërpritej
vetëm nga kulla e hyrjes.


Kalaja e Beratit
Kalate e Shqiperise. Berat

Kalaja e Beratit është e ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum.
Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII - V p.e.s, si
një pikë strategjike e rëndësishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë
me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe
prej 10 ha.
Burimet historike dëshmojnë se prej këtij viti, kalaja e Beratit ka qenë
objekt i sulmeve të ndryshme dhe si rezultat përmendet në dokumente
historike të kohës me një sërë emrash. Me emrin e lashtë Antipatrea
përmendet në vitin 216 p.e.s..
Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arbërve).


Kalaja e Drishtit
Kalate e Shqiperise. Drishti

Gjendet në një distancë prej 6 km nga
Ura e Mesit mbi lumin Kir. Fshati i sotëm gjendet poshtë vend gërmimit
të Drivatiumit të lashtë. Ai u ngrit në periudhën romake si një
vendbanim në rrugën Shkodër - Kosovë.

Në antikitetin e vonë, kjo kala ishte njëra prej fortesave zinxhir që mbronin Shkodrën.
Kalaja gjendet në një kodër 800 metra e lartë. Brenda mureve të kalasë gjenden 11 shtëpi të fshatit që formojnë një lagje.


Kalaja e Elbasanit

Kalate e Shqiperise. Kalaja%20ulbasoni

Është një kala fushore në qytetin e Elbasanit. Ajo përmendet për herë të parë nga Kristobuli, historian i Mehmetit të II -të.
Objekt studimi i plotë, kalaja u bë
nga arkeologët austriakë, Prashniker dhe Shober të cilët konstatuan se
poshtë mureve mesjetare kishte fortifikime të periudhës antike.

Kalaja ka formë katër këndore me përmasa 308 x 48 metra. Nga 26 kulla që ka pasur, sot ruhen vetëm 8 prej tyre.
Në periudhën e vonë antike, qyteti brenda kalasë me emrin Skampini, nisi jetën si qendër banimi pranë rrugës Egnatia.
Rindërtimi i kalasë u bë nga turqit për qëllime strategjike.
Sot muret brenda kalasë janë të
banuara. Aty gjenden edhe objekte të rëndësishme kulti si të besimit
mysliman ashtu edhe të atij kristian.


Kalaja e Gjirokastrës

Kalate e Shqiperise. Gjirokastra
Kalaja e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.
Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë.
Historianë të ndryshëm mendojnë se
ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Sipas tyre, kalaja ka
pasur dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas
Pashallëkut të Janinës dhe fortesave të Ali Pashë Tepelenës.

Nga Kalaja mesjetare, ajo e para
pushtimit të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjurmë pasi muret janë veshur
deri në lartësi nga ndërtimet e reja.

Me kalimin e viteve, ajo filloi të luajë gradualisht rolin e një kështjelle për qëndrimin e sunduesit dhe garnizonit të qytetit.
Në vitin 1812, kalaja e Gjirokastrës u pushtua nga Ali Pashë Tepelena, i cili filloi rindërtimin e saj.
Kalaja përmbante përveç barakave për
vendosjen e një garnizoni prej 5 mijë ushtarësh, magazina të shumta
nëntokësore që ishin llogaritur mirë për sigurimin e municioneve dhe
ushqimeve të nevojshme.

Kronikat e kohës përmendin se vetëm
për ndërtimin e vendqëndrimit të Ali Pashës, një kullë pranë këndit
juglindor, punuan 1500 vetë. Me rënien e Pashallëkut të Janinës, Kalaja
do të humbiste shkëlqimin e saj.

Në vitet e luftës së Parë dhe të Dytë
Botërore, ajo do të shërbente si vendstrehim për banorët e qytetit për
tu mbrojtur nga bombardimet ajrore.



Kalaja e Kaninës

Kalate e Shqiperise. Kanine
Ndodhet 6 km
larg nga qyteti i Vlorës. Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi
380 metra mbi nivelin e detit. Ajo ka një sipërfaqe prej 3.6 hektarë.

Kjo kala është
përmendur që në shekullin e IV. Megjithatë aty janë zbuluar gjurmë që
prej periudhës ilire. Mendohet se është ndërtuar që në shek III -të.

Gjurmë të mëpasshme janë ato të periudhave bizantine, veneciane dhe turke.
Kalaja është rindërtuar nga Justiniani në shek e V -të dhe meremetuar nga sulltan Sulejmani në 1531.

Kalaja e Krujës

Kalate e Shqiperise. Kruja
Është objekti kryesor turistik i
qytetit të Krujës. Kështjella është ngritur gjatë shekujve të V - VI.
Ajo ka trajtë eliptike me një perimetër prej 804 metrash. Muret
rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla. Në pjesën më të lartë, në
veri - lindje, ngrihet kulla e Sahatit, e cila shërbente për vrojtim dhe
sinjalizim me kalanë e Petrelës dhe Durrësit.

Muzeu ndodhet në hyrjen kryesore të kështjellës.
Muzeu është përuruar në vitin 1982.
Krahas stendave që shpjegojnë
veprimtarinë e Skënderbeut, në muze ndodhen edhe biblioteka, dokumente
dhe botime që lidhen me këtë figurë legjendare.

Muzeu ka karakterin e një memoriali dhe ka elemente të tilla si; harqe guri, piktura në xham etj.
Brenda mureve të kalasë gjenden disa shtëpi dhe Teqeja e Dollmasë.
Në perëndim të kështjellës ruhet edhe hamami i shek XV.

Kalaja e Lëkursit

Kalate e Shqiperise. Likursi
Gjendet 2 km në jug të qytetit të
Sarandës. Kalaja ngrihet mbi një kodër mjaft dominante dhe ofron një
pamje të mrekullueshme. Prej këndej mund të observohet një distancë me
rreze deri në 60 km.Kalaja e Lëkurėsit është ndėrtim i shekullit tė XVI.
Mendohet nga historianët tė jetė ndėrtuar rreth viteve 1537, nė kohėn
kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmėri
kontrolli i Skelės sė Sarandės dhe rrugės qė kalon Sarandė-Butrint.
Kalaja ndodhet midis rrėnojave tė fshatit Lėkurės mbi majėn e njė kodre
tė lartė qė ngrihet sipėr qytetit tė Sarandės. Ka njė pozicion tė
vecantė strategjik nga ku mund tė shikoni gjithė qytetin e Sarandės dhe
rrugėn qė shkon nė Butrint, gjithashtu mund tė shijoni dhe njė panoramė
tė ishujve tė Ksamilit. Ka formė katrore me dy kulla tė rrumbullakėta tė
vendosura nė VP dhe JL. Kati i parė ka shėrbyer si depo. Kuptohet nga
pozicioni i vendosjes qė qėllimi kryesor i ndėrtimit tė kalasė ishte
vrojtimi i detit. Lartėsia e mureve arrin 6.70-7m trashėsia e tyre deri
nė 2 m. Sot nė lėkurės funksionon njė bar-restorant me arkitekturė tė
hershme dhe tepėr bashkėkohore, ofron njė shėrbim ideal. Eshtė kthyer nė
njė nga pikat mė tė bukura turistike dhe nga mė tė frekuentuarat pėr
cdo turist qė viziton Sarandėn.

Kalaja ka formë katër këndore ku në secilin kënd ngrihen kulla të rrumbullakëta..
Sipas disa burimeve kalaja është
ndërtuar në vitin 1537 nga Sulltan Sulejmani në kuadër të fushatës së
tij për të pushtuar ishullin e Korfuzit.

Në kala ndodhet një restorant.







Kalaja e Lezhës

Kalate e Shqiperise. Lezhe


Ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjine ilire.
Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një
rindërtimi nga venedikasit dhe më pas nga osmanët në vitin 1522. Këtu
mund të shihen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe
osmane.

Objektet më interesante për tu
vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla
në murin juglindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor.

Kalaja e Lezhës është monument kulture.
Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik.

Kalaja e Margëlliçit

Kalate e Shqiperise. Marg

Ndodhet pranë qytetit të Patosit. Kjo është një kala e periudhës antike.
Ajo ngrihet në majë të një kodre dhe i përket shek VII.
Kalaja bënte pjesë në sistemin mbrojtës satelit të qytetit antik të Bylisit.
Margëlliçi ka qenë gjithashtu object, i një beteje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kalaja e Peqinit

Kalate e Shqiperise. Peqini

Është një kala mesjetare e ndërtuar
në shek XV. Themelet e kalasësë Peqinit mendohet se i përkasin periudhës
romake, në kohën e ndërtimit të rrugës Egnatia dhe më pas është
rikonstruktuar edhe gjatë pushtimit turk.

Muret e kalasë, që mbajnë edhe emrin e vendbanimit ilir të Klaudianës kanë pasur një lartësi prej rreth 12 metrash.
Bien në sy frëngjitë për vendosjen e topave si dhe format e kullave që janë poligonale.
Kalaja ndodhet pranë lumit të Shkumbinit dhe ka kaluar tre periudha rindërtimi.

Kalaja e Petrelës

Kalate e Shqiperise. Petrela






Kjo kala ndodhet në rrugën nacionale Tiranë - Elbasan, 18 km larg nga kryeqyteti.
Ajo është një prej pikave kryesore turistike pranë Tiranës.
Kalaja ngrihet mbi një kodër
shkëmbore sipër fshatit me të njëjtin emër. Ajo ka trajtë trekëndore me
dy kulla vrojtuese. Ndërtimi i parë i saj i përket periudhës së
antikitetit, ndërsa forma e sotme i daton shekullit të XV.Kalaja e
Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e
sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas
Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin
mbrojtës së Perandorisë.
Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje
nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë
shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala
antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e
saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës
kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për
kohën kishte rëndësi të veçantë. Në fillim të shek. XIV-të ishte nën
sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit, në
një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve.


Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës - Tiranë - Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë.
Kjo kala gjithashtu, bënte pjesë në
sistemin sinjalizues dhe mbrojtës të kalasë së Krujës. Këto komunikonin
me njëra - tjetrën nëpërmjet zjarreve.

Kjo kala ka qenë nën komandën e motrës së Skënderbeut, Mamica Kastriotit.
Sot në ambientet e saj ka shërbim
restoranti. Prej andej hapet një pamje mjaft e bukur drejt luginës së
Erzenit, kodrave me ullinj dhe maleve përreth.


Kalaja e Porto Palermos
Kalate e Shqiperise. Porto%20palermo

Është një kala e vogël e vendosur në
një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik
të Porto Palermos (në antikitet e njohur si gjiri i Panormes) .

Kalaja ka formë tre këndore. Përmasat e saj janë 150 x 400 metra. Lartësia e mureve arrin në 20 metra.
Ali Pasha e ndërtoi këtë kala për nder të së shoqes, Vasiliqisë. Në të njëjtën kohë ajo shërbente edhe si pikë kontrolli.
Gadishulli ku gjendet kalaja është i
mbuluar me shkurre mesdhetare gjithnjë të gjelbërta, ndërsa nga bedenat
hapet një pamje mjaft e bukur e detit ku dallohet edhe gjiri ku mendohet
se lahej Vasiliqia.


Kalaja e Prezës
Kalate e Shqiperise. Preza

Ndodhet sipër fshatit me të njëjtin
emër, në kreshtën e kodrës. Kjo është një kështjellë e vogël e cila ka
nisur të ndërtohet në shek e XIV dhe ka përfunduar në fillim të shek e
XV nga ana e familjes feudale të zonës, Topiajve.

Kalaja është shpallur monument kulture.
Në qoshet e saj kalaja ka katër kulla rrethore.
Kulla e sahatit është ngritur rreth
viteve 1800 - 1850. Ajo shquhet për pozicionin mjaft të bukur, duke
kontrolluar fushën e Tiranës.

Po kështu përballë saj ndodhet kalaja e Krujës.
Kjo kala ndodhet gjithashtu, fare pranë aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza", të Rinasit.
Në kala ndodhen restorante dhe lokale shërbimi .

Kalaja e Rodonit


Kalate e Shqiperise. Rodoni

Ndodhet në kepin e Rodonit. Heroi ynë
Kombëtar Skënderbeu synonte një dalje të afërt në det,kështu ngriti
këtu një kështjellë. Kjo kala filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë
të Krujës në vitin 1450. Përfundimi i saj mendohet të jetë rreth vitit
1452.

Muri i kështjellës së Rodonit arrinte
në një gjatësi prej 400 metrash dhe në kulmet e saj kishte kulla të
rrumbullakëta.Në vitin 1500, kalaja u pushtua nga Venediku. Si rezultat i
veprimtarive abrazive të ujërave të detit, një pjesë e mureve janë
zhytur nën ujërat e detit Adriatik.

Sot vizitorët mund të shikojnë muret e jashtëm të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët.
Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banorët si vend i shenjtë.

Kalaja e Rozafës
Kalate e Shqiperise. Rozafa
Rozafa është një prej kështjellave më
të rëndësishme në të gjithë Shqipërinë dhe objekti kryesor turistik në
qytetin e Shkodrës. Ajo rrethohet prej ujërave të tre lumenjve: Bunës,
Drinit dhe Kirit.

Emri Rozafa del në mesjetë, me të
cilën lidhet legjenda që ka në qendër mbajtjen e fjalës së dhënë. Si
subjekt është murosja e Rozafës, nuses më të re të tre vëllezërve që
ngrinin muret e kalasë, por që shembeshin natën.

Në hyrje të kalasë ndodhet
bozorelievi i Rozafës dhe uji gëlqeror që depërton tek hyrja kryesore
dhe lidhet me fantazinë popullore si qumështi i gjirit të Rozafës , i
cili u la jashtë gjatë murosjes për të ushqyer foshnjën e saj.

Sot shumica e mbetjeve të kalasë i
përkasin periudhës veneciane, asaj osmane (shek XVI - XVII) dhe
Bushatllinjve (shek XVIII - XIX).

Muret e kalasë së Rozafës kanë një gjatësi prej 880 metrash dhe rrethojnë një sipërfaqe prej 9 hektarësh.
Objekte të tjera brenda kalasë janë
cisternat e ujit të shek XV, katedralja e shek XIII e cila pas pushtimit
osman u kthye në xhami. Aty ndodhet edhe muzeu i Rozafës që shpjegon
periudhat e ndryshme të kalasë.


Kalaja e Tepelenës




Kalate e Shqiperise. Tepelena

Kalaja e Tepelenës është një monument fantastik dhe me një vlerë të jashtëzakonshme.
Kalaja, është një revalorizim i Ali Pashë Tepelenës.
Ali Pasha ka lidhur një pjesë të
madhe të historisë së mbretërimit, të veprimtarisë së tij, të lidhjeve
të tij familjare dhe dashurive të tij.

Kjo kala ka pasur brenda saraje,
garnizone dhe ambiente të një jete aristokratike dhe kjo duket qartë nga
struktura solide dhe organizimi perfekt.Kalaja e Tepelenës, në Mesjetë
shquhej për pozitën e saj strategjike, duke pasur nën kontroll rrugët,
nga Gjirokastra përgjatë luginës së Drinos dhe tjetra nga Përmeti gjatë
luginës së Vjosës.

Periudhës para pushtimit turk, i
përkasin gjurmët më të lashta, të një vendbanimi të fortifikuar të
kohës. Muratura e këtyre konstruksioneve është ngritur me gurë të
rëndomtë të endoisur në shtresë të trashë llaçi e gëlqere.

Periudha e dytë e ndërtimit ka të
bëjë pikërisht, me ndërtimin e kështjellës së vogël drejtkëndëshe e
përforcuar me dy kulla rrethore në anën perëndimore të saj. Në murin
rrethues, dallohen qartë dy teknika ndërtimi: teknika Klausonazh,
kryesisht pjesa e poshtme e murit verior dhe pjesa tjetër është ngritur
me muraturë guri të vendosur në shtresë të bollshme llaci gëlqerorë.




Kalaja e Tiranës ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit
Mansio-Mutatio. Ajo përbënte qendrën e një vendbanimi, të emërtuar me
një variacion emrash që në shekujt e parë të erës sonë. Tirkan (shek IV
e.s ), Tergiana (1297) kur në të ishte vendosur kancelaria e sundimtarit
të saj Karli I Anzhu, dhe në formën e sotme Tyranna (1505) sipas
Barletit. Ky tiponim akoma nuk është saktësuar plotësisht. Por kalaja,
dëshmia më e lashtë e këtij qyteti, ndodhet pikërisht në vendin ku
derdheshin e kryqëzoheshin rrugët e vjetra e të reja që e lidhnin
kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipërinë - veriun me jugun, lindjen me
perëndimin.







Kalaja e Pogradecit

Kalaja e Pogradecit është e vendosur në majën e kodrës, në pjesën
perëndimore të qytetit të Pogradecit, me lartësi 205 m mbi nivelin e
liqenit të Ohrit. Ka filluar të banohej që në shek. V para Krishtit,
ndërsa në shek. IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtëse. Ka pasur një
vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qenë një kala iliro - shqiptare
e hershme.

Kalaja e Badhrës

Kalaja e Badhrës ndodhet në Jug-Perëndim të fshatit Borsh dhe shtate kilometra nga Fterra
Kalaja ka formën e një elipsi të çrregullt. Kalaja e Badhrës si nga
teknika e ndërtimit të mureve, 2 m lartësi (me gurë të papunuar) me
përmasa mesatare e të vogla dhe pa lidhje llaçi, ashtu edhe nga
materiali arkeologjik, paraqet një nga fazat më të hershme të ngritjes
së vendbanimeve të fortifikuara të epokës së bronzit të vonë, 1500-1200
vjet para Krishtit. Linja e murit është gjarpëruese, e parregullt, e
pasigurt, duke iu përshtatur terrenit, mbrohet nga ana jugore nga
rrëzime shkëmbore, si një ndërtim i bërë pjesë-pjesë. Sipërfaqja brenda
mureve është pjesërisht shkëmbore dhe nuk ka gjurmë banimi. Fortifikimi
nuk është llogaritur për një kohë të gjatë, por vetëm për qëndresa
kundër grabitësve. Këto të dhëna na japin fizionominë e një vendbanimi
fisnor, ku bashkësia patriarkale është vendosur në një territor të
përshtatshëm për blegtorinë. Jashtë mureve të kalasë (në anën Veriore e
Perëndimore) ruhen rrënojat e 15 banesave, të cilat kanë rëndësi sepse
janë banesat e para të epokës së bronzit në Shqipëri. Ato hedhin dritë
mbi organizimin fisnor patriarkal të shoqërisë ilire të asaj kohe.
Kalaja e Badhrës është e një periudhe me kalatë e tjera ilire të
zbuluara ne bregdetin e Jonit, si: në Koros, Qeparo, Kalivo. Me Badhrën
kemi modelin më të hershëm të lindjes së fortifikimit. Ajo përfaqëson
etapa të ndryshme në realizimin e lidhjes midis hapësirës së fortifikuar
dhe asaj të banuar. Kalaja e Badhrës është dominuese e të gjithë
bregdetit Lukovë, Borsh, Piqeras. Brenda fortifikimit janë zbuluar
banesa në formën rrethore. Venbanimi datohet në bronzin e mesëm e të
vonë.

Kalaja e Borshit

I përket shek IV B.C. dhe është rindërtuar në mesjete. Ajo ka një
sipërfaqe prej 5 hektaresh dhe ka një bazament prej blloqe gurësh. Pas
periudhës antike është përmendur për herë të parë në vitin 1258 me emrin
Arkontea e Sopotit. Po në këtë vit kalaja i jepet si prikë bijës së
Despotit të Epirit , Helenës.
Në vitin 1417 u pushtua nga turqit, ndërsa në vitin 1441 u pushtua nga
princi arbër Kostandin Muzaka. Turiqit e rimorën përsëri në 1848 .
Kalaja njohu edhe pushtimin nga ana e Ali Pashait. Ajo ndodhet në majë
të një kodre dhe është e dëmtuar.




Kalaja e Shkodrës

Kalaja e Shkodrës është e ngritur mbi një kodër shkëmbore në perëndim të
qytetit të Shkodrës. Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret
rrethuese të cilat zenë një sipërfaqe rreth 9 ha. Në periudhën e lashtë
muret ishin të stilit poligonal, gjurmë të të cilave ruhen edhe sot. Si
qendër e fortifikuar ilire përmendet për herë të parë gjatë sundimit të
mbretit Gent dhe historiani Tit Livi e quan “vendi më i fortë i
labeatëve”. Kështjella del me emrin Rozafa në periudhën e mesjetës,
gjatë së cilës u pushtua herë nga sllavët dhe herë nga bizantinët.
Brenda mureve të saj ruhen një sërë mjedisesh si garnizone, depo, një
ndërtesë administrative etj.


Kalaja e Skelës

Në vitin 1531 Sulltan Sulejmani ndërtoi Kalanë e Skelës e cila gjendej
në afërsi të Skelës së sotme, dhe deri në vitet e fundit ishte 4 km larg
periferisë së qytetit. Kronikani turk Evliha Çelebi shkruan se largësia
midis dy kullave skajore ka qenë 90 m. Rrjedhimisht, sipërfaqja e
kalasë ka qenë rreth 3.5 ha. Sipas peizazhit që përshkruan Çelebiu kur
thotë se “ky qytet (Vlora) nuk ka asnjë kontakt me kalanë”, kuptojmë se
kjo shkëputje nuk ndodhi në shekujt që pasuan ndërtimin e kalasë, por
lindi që në fillim. Qenia e kalasë në një largësi të madhe nga qyteti
tregon se Vlora, si qytet i hapur nuk lindi prej rritjes së popullsisë
së kalasë dhe as kalaja nuk u ndërtua për mbrojtjen e Vlorës, strukturë
kjo mjaft specifike që nuk e hasim në ndonjë qytet tjetër të vendit
tonë. Për numrin e kateve dhe kupolën e saj, na vë në dijeni Çelebiu, i
cili shkruan se kulla ishte 7- katëshe dhe mbulohej me kupolë plumbi,
mbi të cilën lartësohej një shtizë e gjatë, me sa duket shtiza e
flamurit, të cilën e shohim dhe në një nga gravurat. Prej të dhënave del
se brenda kullës gjendeshin magazinat dhe banesa e komandantit të
kalasë. Ruajtja në të e municioneve kërkonte mure të fuqishëm që të mos
shpoheshin prej predhave. Së fundi, në të dëshmohet prania e topave në
pjesën e sipërme të kullës. Mbrojtja e kalasë kryhej edhe prej
kryekullës. Kronikani turk që e kishte parë këtë vepër arkitekturore më
shumë se një shekull pas ndërtimit shkruan: “ata që s’kanë parë fortesën
e Vlorës nuk kanë dijeni mbi mjeshtërinë e osmanëve”.


Kalaja e Prezës

Barleti përmend Prezën si qyteza e Parthinëve. Fakti që e përmend
Barleti tregon se Kalaja e Prezës duhet të jetë ndërtuar para rrethimeve
të Krujës dhe ndërtimi i saj duhet të jetë në fillim të shek. XV nga
Topiasit të cilët ishin zotëruesit e kësaj zone. Me sa kuptohet,
braktiset në kohën e Gjon Kastriotit dhe vetë i biri i tij. Pas
pushtimit turk asaj iu bënë disa riparime, ndërmjet të tjerave u ndërtua
edhe një xhami.

Kalaja e Tiranës

Kalaja e Tiranës ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit
Mansio-Mutatio. Ajo përbënte qendrën e një vendbanimi, të emërtuar me
një variacion emrash që në shekujt e parë të erës sonë. Tirkan (shek IV
e.s ), Tergiana (1297) kur në të ishte vendosur kancelaria e sundimtarit
të saj Karli I Anzhu, dhe në formën e sotme Tyranna (1505) sipas
Barletit. Ky tiponim akoma nuk është saktësuar plotësisht. Por kalaja,
dëshmia më e lashtë e këtij qyteti, ndodhet pikërisht në vendin ku
derdheshin e kryqëzoheshin rrugët e vjetra e të reja që e lidhnin
kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipërinë - veriun me jugun, lindjen me
perëndimin.

Kalaja e Tujanit

Kalaja e Tujanit, një fortifikatë e gurtë me formë katërkëndëshe, ku
gjurmët e jetës hasen që nga periudha e parë e hekurit. E rindërtuar në
shek e IV e.s., ajo ishte porta hyrëse e koridorit Dibër-Tiranë-Durrës


Kalaja e Kanines

Kalate e Shqiperise. Karina-500x443
Në mesin e gjirit të Vlorës, male të larta i afrohen së tepërmi bregut,
duke e ndarë atë në dy pjesë. Në këtë zonë, paksa e tërhequr në
thellësi, ngrihet një kodër 379 m e lartë, në të cilën gjenden rrënojat e
një qyteti të vjetër, atij të Kaninës. Pikërisht këtu, lugina e lumit
të Vlorës shtyhet deri në rrëzë të kodrës, duke e lehtësuar tepër
lidhjen e zonës bregdetare me hinterlandin. Faktor me rëndësi ky, pasi
më në jug, malet fitojnë lartësi të madhe, ndërsa më në veri, largësia
midis bregdetit me luginën e lumit të Vlorës rritet mjaft shpejt. Këto
janë dhe kushtet që përcaktojnë rëndësinë strategjike të Kaninës, si
ndaj kalimit nga pjesa jugore në atë veriore (dhe në të kundërt), po
ashtu dhe ndaj lidhjes së trevës së lumit të Vlorës me Gjirin e Vlorës.
Nga ana tjetër, kodrat përreth saj krijojnë kushte të mira për
zhvillimin e blegtorisë, ndërsa në lindje gjenden troje mjaft të gjera
dhe të përshtatshme për bujqësi, duke plotësuar kështu krahas pozitës
strategjike dhe atë ekonomike.
Kushtet e mësipërme ndikuan në këtë vend, qysh në periudhën antike, të
linde një qendër e fortifikuar, jeta e së cilës zgjat thuajse
pandërprerje, deri në shekullin e kaluar. Natyrisht, roli i kësaj qendre
nuk ka qenë kurdoherë i njëjtë, kështu ajo ka pasur rol të dorës së
parë ose ka qenë në varësi të qendrave të tjera në funksion të kushteve
ekonomiko-shoqërore të periudhave përkatëse.
Përveç kushteve strategjike dhe ekonomike, vendi plotëson dhe kërkesa të
tjera të nevojshme për ngritjen e një qendre të fortifikuar: mundësinë e
komunikimit, praninë e ujit të pijshëm, nxjerrjen e gurit të ndërtimit,
si dhe mbrojtje natyrale.

Qyteti i Fortifikuar i Kaninës është ngritur aty nga shekulli i IV p.e.
sonë. Në të gjithë sistemin fortifikues dallojmë disa faza ndërtimi që
shtrihen në dy periudha, në periudhën antike, si dhe në atë të periudhës
mesjetare.
Në antikitet kemi mbeturinat e murit ilir, gjurmët e të cilit u zbuluan
në të gjitha anët e kështjellës. Në murin ilir kemi të përdorur sistemin
“izodomik katror“.

Në antikitetin e vonë kemi rindërtim në muret rrethues të kështjellës.
Këtu kemi të bëjmë me një mur të ndërtuar me teknikën “opus mixtum“.
Periudha e mesjetës, si ajo e hershme e më tej, përfaqësohet me
rindërtimet dhe meremetimet e murit rrethues. Në fazat e mesjetës, muri
është ndërtuar kryesisht prej gurësh mesatar të papunuar dhe blloqe
antike te ripërdorura të lidhur me llaç gëlqere. Në muret rrethues të
periudhës mesjetare kemi përforcime me kulla, me trajta të ndryshme.

Veç rrethimit të fortifikimit, në territorin e brendshëm të kështjellës
në të gjitha pikat, u zbuluan mure ndërtesash, që ndonëse të dëmtuara,
na lejojnë të kapim gjurmë të planimetrive dhe të krijojmë një ide mbi
trajtën e banesave të kësaj qendre në lashtësi.

Në territorin brenda kështjellës, gjenden të zbuluara dhe elementë të tjerë ndërtimorë, si rrugë me kalldrëm, kanale e strera
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi