Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sikur... T'i bënim një vizitë Ismail Qemalit... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sikur... T'i bënim një vizitë Ismail Qemalit... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sikur... T'i bënim një vizitë Ismail Qemalit...

Shko poshtë

Sikur... T'i bënim një vizitë Ismail Qemalit... Empty Sikur... T'i bënim një vizitë Ismail Qemalit...

Mesazh nga WebMaster Wed 18 Jul 2012 - 11:37

Me këtë
ndajfolje të gjuhës shqipe, e cila për të shprehur dëshirën tonë,
vazhdon me një folje në lidhore, ne kemi vendosur qysh nga numri i
kaluar e në vazhdim, t'ju propozojmë një destinacion në formën e një
pelegrinazhi, për të transmetuar vlerat e atij vendi që përmendim, e për
të sensibilizuar grupe të ndyshme interesi për këto vlera. E, në
përgjithësi e dimë se shumicën e këtyre vendeve që propozojmë,
shqiptarët i njohin pak ose aspak, diku duke i dëgjuar si shprehje
gjuhësore e diku duke i përmendur për arsye krejtësisht jashtë
kontekstit të turizmit pelegrin.

Për të kuptuar se sa pak shqiptarët dinë për vendin që do t'ju ofrojmë
të vizitoni këtë herë, mjafton të përmendim batutën e famshme të
ish-ministrit të turizmit “Po negociojmë për të sjellë në Shqipëri
eshtrat e Ismail Qemalit”. Eshtrat në fakt kanë dekada të tëra që prehen
në zemër të Vlorës por këtë shumë shqiptarë nuk e dinë, përfshi këtu
edhe ish-ministrin e turizmit dhe kulturës. Shqiptarët nuk e dinë këtë
fakt shumë të thjeshtë; që ky burrë i njohur edhe në botë, ka një varr
monumental, vetëm 10 metra larg Monumentit të Pavarsisë, simbol me të
cilin Vlora identifikohet dhe që është i pranishëm në pothuajse të
gjitha kartolinat turistike. Varri është ndërtuar në vitin 1932, kur
eshtrat e tij u zhvendosën këtu nga Kanina. Sipër varrit qëndron
skulptura e Luftëtarit Kombëtar, vepër e skulptorit Odise Paskali. Rreth
e rreth monumentit lulëzojnë pemë dhjetëravjecare, dhe
Sikur... T'i bënim një vizitë Ismail Qemalit... Ismail_qemali_travel1-1_7c7f3608f3de9d836548bd71e2edec13
një lulishte e pasur që lulëzon gati gjithë vitin e që sigurisht
mirëmbahet nga bashkia. Bëjini një pyetje vetes: Sa prej jush që do të
lexoni këtë shkrim dhe që keni qenë të paktën njëherë me pushime në
Vlorë gjatë verës, keni kthyer apo e dini se ku ndodhet varri i Ismail
Qemalit? Përgjigjen po e lemë t'ia jepni vetë vetes.

Cdo vit, me dhjetëra autobusë me nxënës që mbyllin vitin shkollor, i
drejtohen Sarandës, për të vizituar Butrintin, Syrin e Kaltër (me shumë
të drejtë) dhe kjo fatkeqësisht ndodh jo aq për të pasuruar njohuritë e
shkollës sesa ngaqë janë vende të mrekullueshme që kur i viziton të
japin kënaqësinë e të bukurës. është e pamundur që të gjithë këta
autobusë të mos ndalojnë në rrafshin e sheshtë ku fillon e zbritet
Llogoraja, aty ku deti i Palasës poshtë të bën të biesh në dashuri me
natyrën. Dhe dyndja për të dalë nga autobusi e për të shkrepur aparatin
është e madhe. Dhe nuk ka asnjë dyshim që kjo është e natyrshme, përsa
kohë natyra shqiptare në atë zonë është mahnitëse.



Por a nuk do të ishte e drejtë, sikur të gjithë këta autobusë, të
drejtuar nga mësuesit (që më parë janë kujdesur të bëjnë pazare të
leverdisshme me shoferët për kostot e udhëtimit), të bënin edhe një
ndalesë në hyrje të Vlorës, pikërisht tek sheshi famshëm i Flamurit, e
t'i drejtonin nxënësit për nga trotuari në të djathtë, për të vendosur
një lule të thjeshtë (ndoshta edhe nga lulishtja) në varrin e njeriut që
ka afro 100 vjet që na ka bërë me shtet, e që secili shqiptar duhet t'i
jetë minimalisht mirënjohës?



A nuk do të ishte vërtet për t'u respektuar, sikur secili prej nesh
(përfshi edhe autorin e shkrimit), ta drejtonte një mik apo mysafir që
donte të dinte për Shqipërinë, fillimisht në monumentin e atij njeriu që
bëri Shqipërinë, për të vazhduar më pas me pjesën tjetër të asaj që
Shqipëria ofron?



Mirë do të ishte që jo vetëm vendprehjen e Ismail Qemalit, por edhe
shumë të tjera të njerëzve që dhanë për vendin, ta dinim edhe jashtë
konteksteve historike, të cilat harrohen sapo lë bankat e shkollës. Që
të mos vijmë pastaj në nivelin total të padijes ku mendon se duhet
negociuar për të sjellë këtu dikë që ka dekada që prehet në gjirin e
tokës mëmë... E dini edhe sa shqiptarë të tjerë shqipëridashës prehen në
Shqipëri? Me qindra...



Sikur t'i dinim se ku janë.... ndoshta do t'ua bënim ndonjë vizitë....










albtravel
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi