Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dy foto të pabotuara nga varrimi i Ismail Qemalit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dy foto të pabotuara nga varrimi i Ismail Qemalit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy foto të pabotuara nga varrimi i Ismail Qemalit

Shko poshtë

Dy foto të pabotuara nga varrimi i Ismail Qemalit Empty Dy foto të pabotuara nga varrimi i Ismail Qemalit

Mesazh nga Emona Thu 16 Aug 2012 - 1:30

Dy fotot që shoqërojnë këtë shkrim botohen për herë të parë. Ato publikohen nga studiuesi vlonjat, Fahri Shaska, i cili i ka siguruar ato në arkivat e kohës.

Studiuesi Shaska, thotë se, "në këto dy foto, të zverdhura nga dekadat, evokohen momentet kur trupi pa jetë i Plakut të Pavarësisë, përcillej në varrezat e familjes, në fshatin Kaninë, aty ku do të prehej deri në vitin 1932.

"Është një ceremoni mjaft domethënëse, ku ka marrë pjesë gjithë populli i Vlorës e më gjerë, për të përcjellë për në banesën e fundit heroin e të gjithë shqiptarëve", thotë Shaska.

Në një prononcim për ATSH-në ai përsërit faktin se Ismail Qemali vdiq në Peruxhia, ku ndodhej i ftuar nga qeveria italiane për të arritur një bashkëpunim mbi të ardhmen e Shqipërisë. Ishte një moment, kur Plaku i Vlorës do të fliste përpara gazetarëve, por nuk arriti për shkak të turbullirave që ndjeu dhe rëndimit të mëtejshëm të gjendjes shëndetësore.

Ai ndërroi jetë në 24 janar të vitit 1919, por në Shqipëri do të transportohej dy javë më vonë. Gjatë kësaj kohe, trupi i tij u balsamos, duke ja hequr gjithë organet e brendshme çka, sipas Shaskës, hoqi mundësinë për një ekspertim të plotë mjekësor të kufomës dhe nxjerrjes së një përfundimi të saktë për shkaqet e vdekjes.

"Trupi pa jetë i Ismail Qemalit, i shoqëruar nga tre djemtë e tij, Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, u transportua më 8 shkurt me tren në Brindisi dhe më pas u vendos në bordin e anijes ushtarake "Alpino" për t’u dërguar në Shqipëri, ku mbërriti mbrëmjen e 10 shkurtit", tregon historiani vlonjat.

Dy ditë më pas, në 12 shkurt, sipas Shaskës, u organizua edhe ceremonia madhështore e përcjelljes në varrezat e familjes Vlora, në Kaninë. Por, këtu evokohet edhe një moment i rëndësishëm, ai i mbështjellës së arkivolit me Flamurin Kombëtar, çka nuk ishte lejuar më parë nga komanda e trupave italiane të pushtimit, që kishin zaptuar Vlorën prej përfundimit të Luftës së I Botërore. Këshilli bashkiak nuk lejoi që flamuri italian të mbante të mbështjellë arkivolin ku ishte vendosur trupi i Ismail Qemalit, por kërkoi që ai të vishej me flamurin kuq e zi, transmeton BW.

Sipas Shaskës, në atë kohë Vlora ndodhej nën pushtimin italian dhe komanda e trupave të pushtimit, e trembur nga ndonjë rebelim urdhëroi që në ceremoni të mos përdorej asnjë flamur shqiptar.

Por, këshilli bashkiak, këmbënguli për të kundërtën, çka u pranua nga komanda italiane. Arkivoli me flamurin e kuq me shqiponjën e zezë, që sipas historianëve ia kishte dhuruar Ismail Qemalit duka i Monpasiesë në mars 1913, kur ai bëri një vizitë në Vlorë dhe që e mbante djali i madh i patriotit, Et’hem Bej Vlora, u nis për në Kaninë, gjë që pasqyrohet edhe në një nga dy fotot që shoqërojnë shkrimin. Karroca ku ndodhej arkivoli tërhiqej nga gjashtë kuaj dhe shoqërohej nga dy rreshta ushtarësh.

Kortezhi udhëhiqej nga dymbëdhjetë kurora që mbaheshin nga djemtë e Vlorës, anëtarë të shoqërisë "Djelmoshat e Vlorës". Në korteun e përmortshëm përfshiheshin qindra qytetarë, njerëz të thjeshtë, përfaqësues nga shkollat, nga shoqëria, banda ushtarake, reparte të zgjedhura dhe drejtuesit më të lartë të ushtrisë italiane të pushtimit, krerët e komuniteteve fetare.

Përpara se të zbritej në banesën e fundit, flamuri që mbështillte arkivolin do të merrej nga djemtë e Plakut të Vlorës për t’u përdorur sërish në ceremoninë e rivarrimit më 28 nëntor të vitit 1932, në Sheshin e Flamurit në Vlorë, aty ku ndodhet edhe sot.

"Varrimi i Ismail Qemalit, ishte një apoteozë madhështore e të gjithë popullit pa dallim dhe një kurorë që ai e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij", citon Shaska, thënien e një historianeje, që e vlerëson kështu ceremoninë e varrimit të Ismail Qemalit./knni/
Dy foto të pabotuara nga varrimi i Ismail Qemalit 07S-Kult_Dy_foto_te_pabotuara_nga_varrimi_i_Ismail_Qemalit

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi