Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit?

Shko poshtë

Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit? Empty Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit?

Mesazh nga WebMaster Sat 28 Nov 2009 - 7:02

Pluhuri shpesh shoqërohet me harresën, por vetëm kur cështja mendohet thellë, del se është pluhuri në sipërfaqe që zbulon të padukshmen. Heminguei përdori një parim të ngjashëm, ashtu si Kadareja gërvishtte pluhurin e diktaturë për t’a zbuluar atë. Eshtë i njëjti parim që u përvetësua nga arti fotografik, ku trupi lakuriq mbulohej

me nje tyl të hollë për t’a bërë më joshës a për të shmangur censurën ndaj pornografisë. Kjo të shtyn të mendosh se shprehja “pluhuri i harresës” apo i mbulesës krijohet nga ata që e dinë që në një periudhe të caktuar të së kaluarës, dicka e keqe e turpshme ka ndodhur, ose nuk ka ndodhur asgjë për t’u regjistruar, dhe përpiqen që mbi harresën të krijojnë një histori të rremë a të shtrembëruar.
Kur njeriu largohet, pas mbeten gjurmët e tij, të cilat si shenjat e gishtrinjëve, sa më të padukëshme në kohën e prekjes aq më të theksuara bëhen kur mbi to hidhet pluhur apo ndricohen nga një dritë e re.
Shpesh nevojitet vetëm një vështrim i tillë për të kuptuar se njeriu duhet vlerësuar jo më shumë për rezultatin sesa për punën e mundin drejt këtij rezultati. Kur Davincin e përgëzonin për pikturën MonaLisa, ata nuk e dinin se për këtë vepër artisti kishte punuar për 4 vjet. “Falë Zotit, që nuk e dijnë këtë” thoshte da Vinci me vehte nga frika se mos të tjerët talleshin. Po ashtu kritikët qeshnin me skulptorin Auguste Rodin kur ky u thoshte se kishte punuar 7 vjet për statujën e Balzakut dhe ende nuk e quante të përfunduar. Në historinë e artit, Rodin sot renditet si skulptori më i madh që nga koha e Mikelanxhelos.
Historianët thonë se Enriko Karuzo, një nga tenorët më të mëdhenj që ka njohur bota, kur dilte në skenë admirohej nga të gjithë, por kush e shikonte pas shfaqjes, në mbrapaskenë, të rraskapitur në kulm, të djersitur e mezi mbushej me frymë, mendonte ndryshe. Adhurimi ndaj një personi është deri-diku dëshira për t’u bërë njësoj si ai, por pa u lodhur. Kjo është edhe arsyeja që shumë njerëz ëndërrojnë të bëhen të pasur por pak janë të tillë. Shume e dëshirojnë suksesin, por jo të gjithë e duan lodhjen, megjithatë prapë nuk heqin dorë e përpiqen të gjejnë rrugë të tjera, më të shkurtrën e mundur. Por kjo vijë midis njeriut dhe qëllimit, si ajo midis dy pikave, është e drejtë vetëm në gjeomoetri, pasi në jetë është e gjatë e me shumë kthesa, ngritje, rënie e ndalesa të shkaktuara nga mundimi e lodhja.
“Kam njohur shumë njerëz të mëdhenj, por të rrallë janë ata që mund të krahasohen me plakun e urtë shqiptar, Ismail bej Qemalin”, shkruante gazetari britanik Somerville Story në vitet 1920. Dhe ai përmend mjaft emra që sot janë harruar, flet kalimthi mbi figura bashkëkohore si Pucini e Karuzo që i kishte njohur personalisht, por përshkruan si një figurë nga më tërheqëset, Ismail Qemalin, mbi shpatullat e të cilit rëndonin shpifjet e kundërshtarëve vendas a të huaj, vitet e jetës, dhe halle të gjithfarëshme, kombëtare e vetiake, që nga ato për sigurimin e jetesës. Këto përbënin atë pluhurin që zbulonte vlera të cilat u vunë re nga shkrimtari britanik Sommerville Story.
Në vitin 1927, Sommerville Story, botoi librin “20 year in Paris with a pen”, ku flet rreth pervojës se tij si gazetar. Në kapitullin “A few famous people”, Story thotë se nuk mund t’a linte pa pëfshirë në këtë libër Ismail Qemalin, jo vetëm sepse ai ishte një nga figurat më interesante që kishte njohur personalisht por edhe sepse bashkëpunoi me të për 16 muaj për hartimin e librit “The Memoirs of Ismail Kemal bey”.
Në vitin 1916, gazetari amerikan William Morton Fullerton në atë kohë korrespondent i gazetës London Times në Paris, hyri në zyrën e Storyt i shoqëruar nga një burrë i rreth të 70-ve; Ismail bej Qemalin, ish diplomat i perandorisë osmane, guvernator i Rumelisë, nxitësi i lëvizjes xhonturke, njeriu që bëri Shqipërinë, dy herë president i saj dhe tani thuajse i dëbuar e që jetonte në mërgim. Për këta dy gazetarë të huaj, historia e tij i ngjante asaj të një profeti, i mohuar e i zënë me gurë në vendin e tij. Atë ditë ata u takuan, e biseduan gjatë dhe përshtypjet e para duket se ishin të mira, pasi shënuan “fillimin e një bashkëpunimi të suksesshëm, megjithëse të vështirë”, tregon Sommerville Story në librin; “20 vjet në Paris me penë”. Më poshtë vijon tregimi i Storyt, shkëputur nga kapitulli “A few famous men”

***
“Bisedat me Qemal beun ishin leksione, pasi ky plak i urtë që kishte qenë për 50 vjet guvernator e guvernator i përgjithshëm në disa provinca të perandorisë osmane, dinte thuajse gjithcka që njeriu ia vlente të mësonte rreth politikave, sjelljeve dhe mendësive në Lindjen e Afërme. Ishte interesante dhe stimuluese të dëgjoje diskutimet mbi politikat lindore e evropiane nga një njeri që kishte biseduar me sulltanin Abdyl Hamidin po aq familjarisht sa edhe me mua, që kishte njohur nga afër gjeneralin britanik Charles Gordon i njohur si Gordoni i Khartumit – dhe nderonte kujtimin e tij – kishte qenë mik me kryeministra e kishte biseduar me monarkë evropianë e burra shteti gjatë jetës së tij të gjate politike.
Në bisedë të lirë Ismail Qemali ishte i këndshëm e plot humor, ndërsa kur fillonim punën për të regjistruar kujtimet ai bëhej tepër serioz. Megjithë përvojën dhe intelektin e tij, ai tregonte kujdesin e një diplomati. I. Qemali nuk mbante me vete asnjë shënim a dokument dhe shpesh shprehte keqardhje që të gjitha letrat e tij i kishte lënë në Stamboll. Kur ndonjëherë donte t’i referohej një dokumenti diplomatik, ose të gjente datën e saktë të një ngjarjeje qe ai kishte përjetuar, ne na duhej të shkonim në librarinë Quai d’Orsay ose në Bibliotheque Nationale.
Për të punuar, përdornim një tryezë të madhe. Une ulesha në karrige në njërin skaj e Ismail Qemali në skajin tjetër të tryezës dhe ai fillonte të tregonte incidente e ngjarje të ndryshme nga jeta e tij. Por atij nuk i pëlqente që unë të mbaja shënime edhe as nuk donte që ai të diktonte e unë të shkruaja. Kjo m’a bënte punën shumë të vështrirë. Ndonjëherë ai fliste për një orë a më shumë, dhe nëse më shikonte që mbaja shënime, nevrikosej, e ndërpriste tregimin dhe ma hiqte letrën nga dora. Ismail Qemali ishte shumë i përpiktë për ato që donte të përfshiheshin në librin e kujtimeve dhe për ato që duheshin lënë jashtë. Këto të fundit, zakonisht ishin pjesët më interesante dhe përbënin një burim të jashtëzakosnshëm për një shkrimtar. Po kujdesi i tij që ato të mos përfshiheshin në libër, ishte edhe më i jashtëzakonshëm. Ismail Qemali ishte i mendimit se në kujtimet politike duhet të përfshihen vetëm ngjarje serioze.
Kur mbaronim bisedën dhe Qemal beu ikte, unë ulesha e shkruaja ato që mbaja mend dhe kur vinte heren tjetër ia lexoja cfarë kisha shkruar. Pasi i miratonte, unë i shtypja me makinë shkrimi dhe ai më kërkonte t’ia lexoja përsëri. Në disa raste më duhej të bëja edhe ndryshime, sepse I. Qemali shpesh ndryshonte mendje e donte që ndonjë pjesë të tregohej ndryshe ose të mos tregohej fare. Bisedat i zhvillonim në frëngjisht, por unë shënimet i mbaja në anglisht dhe pastaj ia lexoja të përkthyera në frëngjisht, sepse nuk e kuptonte mirë anglishten.
Ismail Qemali ishte shumë i kujdeshëm për ato që tregonte dhe një herë me të qeshur thashë, “Ju keni ardhur tek një gazetar e shkrimtar i cili pak-a-shume i njeh shijet e publikut. Përse nuk më lejoni t’a shkruaj librin ashtu sic di vetë? Ndoshta do te dilte më interesant?” Sigurisht përgjigja e tij ishte se gjithmonë e njëjtë – “Nuk dua të dëgjoj gjëra të tilla”.
Ismail Qemali ishte shumë i thjeshtë dhe gjithmonë ndjehej ngushtë kur e lëvdonin. Ndonjëherë mendoja se historia mund të kishte qënë ndryshe, nëse ky njeri do të kishte marrë vendime të prera e të rëndësishme në momentin e duhur dhe në se do të ishte treguar më shumë ambicioz.
Një herë një revistë e njohur franceze i kërkoi Ismail Qemalit të shkruante dicka “të lehtë” rreth përvojës të tij. Në këtë rast ai u shpreh lirshëm, duke e mbushur shkrimin me episode plot humor, pasi e dinte se publikut francez i pëlqenin gjëra të tilla. Por ai nuk pranoi që ky shkrim te përfshihej në “Kujtimet” në anglisht, duke thënë, si gjithmonë, se ato nuk ishin mjaft dinjitoze për të zenë vend në librin e një diplomati.
Nisur nga përvoja, Ismail Qemali parashikoi shumë zhvillime që më pas edhe ndodhën. Por vetëm për një prej zhvillimeve më të rëndësishme parashikimi i tij doli i gabuar. Ismail Qemali besonte se Lufta e parë Botërore do të përfundonte me fitoren e Gjermanisë. Kjo jo sepse Gjermania ishte ndër fuqitë më të mëdha ushtarake të kohës, por sepse Britania e Franca do të mundeshin. Ai bënte krahasim me të kaluarën kur politikat britanike e franceze ndaj Lindjes shumë herë kishin qënë të gabuara. Ismail Qemali thoshte se Gjermania e Austro-Hungaria kishin hyrë aq thellë në Ballkan vetëm falë pakujdesisë dhe indiferentizmit të Britanisë dhe se kishte qenë frika ndaj Gjermanisë që prej periudhës së Bismarkut, që ndikoi në krijimin e aleancës franko - ruse dhe po ashtu frika ndaj Gjermanisë që i shtyu sllavët e jugut të bashkoheshin në një federatë, duke menduar se vetëm kështu mund t’i bënin ballë kërcënimit gjerman e austro-hungarez.
Një herë e pyeta Ismal Qemalin se përse pranoi të largohej nga vendi dhe nuk e mbajti pushtetin me cdo kusht e me forcë, sic do të kishin bërë shumë të tjerë në pozitat e tij. Ai tundi kokën dhe me një zë të mendueshëm tha “ Gjëra të tilla nuk mund t’i bënte një njeri që kishte luftuar për Liberalizim në një vend të prapambetur”.
Ismail Qemalit nuk i pëlqente të fliste për veten pasi i dukej se mburrej, prandaj edhe puna për të shkruar kujtimet e tij zgjati më shumë sesa unë kisha parashikuar, pasi ndonjëherë më duhej t’ia nxirrja fjalët thuajse një nga një. Me ditë a javë të tëra ai zhdukej dhe kur kthehej i lodhur, më tregonte për takimet që kishte zhvilluar me ministra, diplomate, burra shteti e bashkëatdhetarë për të ndihmuar cështjen shqiptare. Ndonjëherë prefereronte të ulej pranë zgjarrit e të bisedonte. Por libri i Kujtimeve kurre nuk përfundoi si duhej; kapitulli rreth Shqipërisë, kurrë nuk u skicua as në vija të trasha. Më 1919, Ismaili Qemali u nis per në Spanjë, pasi duke qenë vend neutral, mendonte se ai mund të ishte më i pavarur në punën e tij për Shqipërinë. Disa ditë para se të nisej, më pyeti nëse do t’a ndihmoja mbi një libër tjetër më të gjërë mbi gjeografinë, historinë dhe etnografinë e Shqipërisë. Unë i thashë, po, por më gjatë nuk e diskutuam. Shqetësimi im i vetëm ishte se nëse puna
do të kryehej me ritmin e shkrimit të “Kujtimeve”, që kishte ecur shumë ngadalë, për një libër të dytë do të na duheshin disa vite.

Nga Spanja, miku im i vjetër, me ftesë të qeverisë italiane shkoi në Itali, dhe kur arriti atje, autoritetet e mbajtën nën mbikqyrje; dhe ashtu zemërthyer e afro 80 vjecar, Ismail Qemali vdiq në Peruxha.
Gjithashtu për ata që besojnë në bestytni nuk mund të lë pa treguar një ngjarje që ndodhi në Parisi. Miku im Reginald Darcy, pianist i njohur që jetonte në Algjer, kishte ardhur për vizitë në Paris. Një mbrëmje, ai, Ismail Qemali dhe një miku i tyre po hanin darkë dhe Qemal beu i pyeti nëse u besonin bestytnive. Ata u përgjigjën se jo, dhe pastaj u befasuan kur Ismail Qemali tha se dëshironte të dëgjontë Marshin Funeber të Shopenit. Darcy e luajti në piano, të gjithë pjesën deri në fund. Në më pak se një vit pas kësaj ngjarjeje, Ismail Qemali dhe Reginald Darcy vdiqën, ndërsa personi i tretë ndërroi jete disa muaj më vonë”.
***

Libri “Memoirs of Ismail Kemal bey” u botua më 1920 në Londër e Nju Jork, me një pamje e përmbajtje me të vërtetë serioze, sic e kishte dashur Ismail Qemali kur ishte gjallë. Sot ky libër është një nga veprat më të cituara nga studiues e historianë mbi cështje të Lindjes së Afërme e të vendeve të ish perandorisë osmane. Libri përmban edhe një parathënie shkruar nga W.M.F, akronim i përdorur nga Willam Morton Fullerton,(1865-1952) mik i Sommerville Storyt dhe nxitësi kryesor që Ismail Qemali të hidhte në letër kujtimet e tij. Fullerton ka qenë një prej gazetarëve dhe analistëve te njohur të gjysmës së parë të shekullit të XX. Lindur në Konektikat e i diplomuar në Harvard, në vitet 1890, Fullerton u vendos në Paris, ku punoi si korrespondent për London Times. Ai është autor i disa librave si “Problems of Power’ edhe “Patriotism and Science” ku analizohen politikat e fuqive të mëdha në fillim të shekulli të kaluar. Shumë kritikë thonë se filmi i kohëve të fundit “Wings of the Dove” ba
zohet në jetën e Fullertonit, të paktën gjatë rinisë së tij.
Ndërsa të dhënat biografike rreth Sommerville Storyt janë tepër të pakta. Mendohet se ai lindi në Britani aty nga mesi i viteve 1800, punoi si gazetar në disa kryeqytete të fuqive të evropiane deri aty nga vitti 1903, kur u vendos përfundimisht në Paris, ku edhe vdiq para fillimit të Luftës së dytë Botërore. Somerville Story la pas shumë shkrime, monografi e përshkrime, por më shpesh emri i tij përmendet për librin


Edituar për herë të fundit nga Klea@Love në Wed 24 Nov 2010 - 13:15, edituar 1 herë gjithsej
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit? Empty Re: Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit?

Mesazh nga WebMaster Thu 24 Dec 2009 - 11:46

Quhej Isa Boletini, i njëjti shqiptar nga Mitrovica, që u shfaq në një nga faqet më të ndritura të kombit tonë si krahu i djathtë i Ismail Qemal Vlorës. Ndërsa ngjarja, e njohur mbase nga vetëm një numër i kufizuar të interesuarish, ka në qendër pikërisht ekzekutimin e tij më 23 janar të vitit 1916, saktësisht 92 vite më parë, në Podgoricë, tashmë kryeqytet i Malit të Zi. Bëhet fjalë mbase për një sekuencë, së cilës fare pak i afrohen versione të ngjashme të historisë botërore, qofshin të hiperbolizuara nga fantazistë. Ja skena e papërsëritshme: "I futur në kurth, Isa Boletini qëllohet nga të gjitha anët me plumba, por nuk bie teksa arrin të qëllojë deri në fund mbi ekzekutorët e vet. I bërë sallatë nga predhat, ai nuk shtrihet, nuk nxjerr zë, nuk dridhet, nuk bën asnjë hap pas, si të ishte prej shkëmbi. Dikur plagët e rrëzojnë në gjunjë, por sërish ai arrin të mbajë armën në duar duke qëlluar... Dhe në momentin që dora e djathtë i copëtohet, e kalon revolen në të majtën...".

Prologu i vrasjes

Vrasësit e njeriut më të fortë në krah të Ismail Qemalit, njeriut që shpalli Shqipërinë të pavarur, ishin xhandarët malazezë të urdhëruar nga qeveria e këtij vendi, kurse ata që e prenë në besë ishin disa diplomatë francezë. Ishte janar i vitit 1916, pikërisht koha kur trupat austriake pushtonin Malin e Zi, pothuaj pa hasur në asnjë rezistencë. Porse qeveritarët e Malit të Zi, pa u turpëruar nga ky pushtim, pa u turpëruar prej faktit se nuk rezistuan deri në fund, u kujdesën gjithsesi të hiqnin qafe armikun e hershëm, shqiptarin e tmerrshëm, Isa Boletinin, të cilin e mbanin prej disa kohësh të izoluar.
Sipas rrëfimeve të një të afërmi të Isa Boletinit, të pasqyruara në librin e Skënder Luarasit "Isa Boletini", botim i vitit 1971, kthesa përfundimtare e jetës së shqiptarit të madh nis me përfshirjen e Kosovës nën Jugosllavinë, sipas vendimeve të fuqive më të mëdha të Evropës në takimin e Londrës më 1913. Në vitin 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën dhe legjendës së rezistencës për bashkim kombëtar i mbetet të kërkojë ndihmën e ndërkombëtarëve. Francezët afrohen dhe konsulli i tyre në Shkodër, Bikok, i thotë Isa Boletinit dhe njerëzve të tij që të shkojnë në Ambasadën Franceze në Cetinë, asokohe kryeqytet i Malit të Zi, nga ku do të merrnin vizë për të shkuar në ndonjë vend neutral. Pikërisht këtu nis edhe plani për ekzekutimin e shqiptarit të madh. Njerëz të Boletinit kishin vënë re një lidhje të çuditshme të diplomatëve francezë me ata malazezë në Shkodër, por kjo do u vinte në mendje më pas. Gjithsesi Boletini dhe shpura e tij mbërrijnë në Cetinë dhe më tej bëjnë një vizitë në ambasadën franceze, ku u tregohet një telegram i paraqitur si urdhër i ministrit të Jashtëm francez për t'i nxjerrë në një vend neutral. Ndërkohë, anglezët, më bujarë, e ftojnë Boletinin ta marrin nën mbrojtje, por nisur nga ligjet e maleve, ai preferon "mikun që i hapi derën i pari". Pak orë më pas, në mëngjes, Isa Boletini sheh se shtëpia ku bujte ishte rrethuar me xhandarë malazezë. Shqiptarët merren dhe dërgohen në Nikshiq, duke u mbajtur gjatë gjithë kohës nën survejim.

Ekzekutimi

Thyerja e frontit malazez nga austriakët në të njëjtën periudhë kohe dënon me vdekje përfundimisht Isa Boletinin. Ushtarët malazezë e shoqërojnë atë bashkë me njerëzit më të afërt në Danilograd dhe më pas në Podgoricë. Më 23 janar 1916, në ditën kur malazezët po u dorëzonin kryeqytetin pa luftë austriakëve, duket urdhri për vrasjen e Boletinit dhe njerëzve të tij nuk mund të shtyhej më tej. Ekzekutimi i besohet një njësie ushtarake që kishte për qëllim mbajtjen e rregullit në qytet, deri në dorëzimin e tij trupave austriake. Ja rrëfimi i Tafilit, nipit të Isa Boletinit, që i mbijetoi ngjarjes, sipas librit të Skënder Luarasit: "Nja 80 xhandarë kishin zënë pritë në të dyja anët e urës së Ribnicës, karshi prefekturës, afër kishës katolike. Unë me dy vëllezërit, sipas lajmërimit të kasnecit, po ktheheshim për në shtëpi, te axha (Isa), patrulla në krye të urës, që po priste ardhjen e axhës, na ndali. Kur oficeri urdhëron ndalimin, xhandarët me pushkët gati të qëllojnë pyesin: Kush asht Isa Boletini?! Por oficeri ndërhyn duke u thënë: Mos shtini, nuk është asnjë nga këta!".
Por që tre vëllezërit nuk kanë mundësi të lajmërojnë Boletinin për vendimin e malazezëve, pasi me përdhunë, nën kërcënimin e armëve mbyllen në një shtëpi dhe mbahen të bllokuar. Në këtë kohë Isa Boletini, vet i tetë, kishte hedhur hapat e parë në dërrasat e urës së Ribnicës pa e dalluar se edhe nga pas krahëve xhandarët e mbyllën udhën që të mos kishte asnjë mundësi daljeje. "Një oficer komandues u kërkon shqiptarëve të dorëzojnë armët, por Isa Boletini kundërshton: Jo besa! S'ja kam dorëzue, as Krajlit, as Mbretit. Dhe nxjerr armën. I pari që shtie ishte njëfarë Pero Buriqi nga Vasoviçi. Menjëherë flakë për flakë përgjigjet edhe Isa Boletini dhe të tijtë me nga dy revolverë në duar. Brenda disa minutave, të rrethuar nga të gjitha anët nga dhjetëra xhandarë, vriten të gjithë, Isa Boletini dhe dy të bijtë, Halili dhe Zahidi, që ishte student në Vjenë, dy nipërit, Jonuzi dhe Halili, Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isait, djali i vëllait të Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Bala nga Isniqi. Nga ana tjetër mbetën të vrarë tetë xhandarë dhe plagosen dyfishi. Shfaqja u sodit nga disa ministra malazezë të strehuar në prefekturën e qytetit", rrëfen i mbijetuari.

Sipas Gjillasit

Nuk ka ndodhur shpesh që sllavët të shkruajnë me respekt për shqiptarët, aq më pak ata të jugut. Por duket madhështia e Isa Boletinit i ka kaluar caqet. Millovan Gjillas, shkrimtari i njohur disident, në veprën e tij "Toka pa Drejtësi", botuar në versionin anglisht në Nju Jork, në vitin 1958, shkruan me respekt për shqiptarin në këtë vepër të tijën, që shumë e kanë krahasuar të barasvlershme me "Donin e Qetë" të Shollohovit. Ja si e sjell ai momentin e vrasjes së Boletinit: "Beteja e Isës me ushtarët e tij vullnetarë nuk kishte vazhduar shumë, pavarësisht heroizmit të rreptë të shqiptarëve. Nga kjo goditje kishte rënë udhëheqësi i tyre dhe besnikët e tij të devotshëm. Njerëzit më të afërt të Isës ishin likuiduar dhe të tjerët ishin shpërndarë në katër anë. Isa Boletini ishte vrarë, por kishte luftuar trimërisht, madje për një kohë të gjatë, pavarësisht se kishte mbetur i vetëm në rrugë të madhe. Ashtu, i plagosur, ishte ngritur në gjunjë dhe sado që nuk kishte fuqi për të mbajtur pushkën, qëllonte me revole që të paktën të vriste ndonjë prej armiqve para se të jepte shpirt. Babai im ishte turrur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen në dorën e majtë, por nuk kishte pasur kohë të hapte zjarr. Një ushtar e kishte vënë në shenjë dhe Isa kishte rënë përdhe. Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte vështruar me sytë e mëdhenj dhe të përgjakur, kishte thënë çka në gjuhën e tij amtare dhe në atë çast kishte dhënë shpirt. Babai e kishte marrë mauzerin e tij të gjatë me dorezë të stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin më të shtrenjtë. Për çudi edhe ne fëmijëve na vinte keq dhe ndienim hidhërim dhe kishim mbajtur zi për Isa Boletinin. Edhe babait i vinte keq, megji-thëse ai ishte krenar që ishte vrarë prej grupit të tij. Ky ishte një pikëllim i veçantë, ishte më tepër një admirim për një hero sypatrembur të Shqipërisë, që kishte luftuar deri në fund në një fushë të zhveshur, në mes të rrugës së madhe, pa iu lutur kërkujt dhe pa falur askënd, ashtu drejt në këmbë, i pambrojtur. Admirimi për të bënte pjesë gjithashtu në pikëllimin tonë. Në qoftë se një njeri duhet të vdesë, do të ishte mirë të binte ashtu siç kishte rënë Isa Boletini. U kujtoftë për jetë nga ata që e panë dhe nga ata që kanë dëgjuar për të! Shumë më vonë ne i patëm treguar babait dhe e ngacmonim për këtë, se kishim lexuar që Isa Boletini kishte vdekur në Shkodër. Babai nuk e pranonte një gjë të tillë. Por për të nuk kishte aq rëndësi nëse ky kishte qenë Isa Boletini vetë, apo ndonjë nga oficerët e tij, kryesorja ishte se shqiptarët që kishin luftuar në atë betejë dhe, sidomos prijësi i tyre, që nuk mund të ishte njeri tjetër veç Isa Boletini, ishte vrarë. Babait i kishin thënë se ky ishte Isa. Dhe kjo mjaftonte për të, fakti i rënies së tij ishte provuar për jetë të jetëve me zjarrin e pushkëve".

Varrimi

Të marrë në pyetje nga autoritetet austriake, ministrat malazezë u justifikuan se kishin pasur informata se Isa Boletini do të provokonte ngjarje për të djegur dhe plaçkitur qytetin. Sipas tyre, ai ishte vrarë duke sulmuar prefekturën në përpjekje me patrullat e ushtrisë. Organizatorë të drejtpërdrejtë të vrasjes ishin ministri i Luftës, gjenerali Veshoviq, i kunati i Krajl Nikollës, komandanti i Përgjithshëm, gjeneral Janko Vukotiqi, ministri i Punëve të Brendshme, Plamenac, prefekti i Podgoricës, Ramadanoviçi e të tjerë. Trupat e Isa Boletinit dhe njerëzve të tij u vendosën fillimisht në një dhomë të prefekturës, ku u bë edhe identifikimi. Varrimi u bë në Podgoricë dy ditë më pas me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve banorë të zonës. Nasuf Dizdari nga Shkodra mbajti një fjalim para se arkivoli i Boletinit të futej nën dhe. Gjithsesi askush nuk besonte për vrasjen e Boletinit, pasi nuk ishte hera e parë që lajmet e bënin të vrarë. Po kështu nuk u besua dhe një komunikatë zyrtare e ushtrisë austriake, që jepte lajmin e vrasjes së tij "gjatë një përpjekjeje me malazezët".

Nga Mitrovica në Vlorë, biografia e një shqiptari të madh

Isa Boletini u lind në 15 janar 1864 në Boletin të Shalës, Mitrovicë, në kufi me Serbinë. Në moshën 17 vjeçare mori pjesë në Lidhjen e Prizrenit.
Mbështeti rilindësit shqiptarë, veçanërisht për shkollat, madje ndërtoi shkollën e parë në gjuhën shqipe për Boletinin e Shalës. Turqit kërkonin shkatërrimin e Boletinëve dhe veçanërisht zhdukjen e Isës, pasi ata ishin kthyer në kundërshtarët kryesorë të pushtimit. Pikërisht një gjeneral turk, Dervish Pasha, shtypi popullin e krahinës dhe dogji kullën e parë të Boletinëve.
Armiqësia ndaj serbëve nis më 1908, kur Isa me njerëzit e vet çarmatos bandat serbe të komanduara nga konsulli rus i asaj kohe, të furnizuara me armë po nga Rusia. Pas Luftës së Parë Botërore turqit, të mbështetur nga serbët vendas sulmuan Boletinin, por nuk ja arritën qëllimit pasi ushtria turke thyhet. Kjo ngriti shumë reputacionin e Isa Boletinit dhe si rrjedhojë me të u bashkuan qindra shqiptarë të tjerë. Në të njëjtën kohë ai rindërtoi kullën si dhe shkollën shqipe, që ruhen edhe sot.
Duhet thënë se Isa Boletini ka qenë në krye të kryengritjeve shqiptare kundër serbo-malazezëve, por edhe turqve, nga viti 1901 deri në vitin 1912. Në këtë periudhë emri i tij u lakua e komentua shumë në shtypin e kohës i lidhur me betejat e Cernalevës, Kaçanikut, Shkupit dhe të Kalasë së Mitrovicës, ku gjeti vdekjen edhe konsulli rus që ndihmonte serbët në operacionet kundër shqiptarëve.
Në nëntor 1912, për ti shkuar në krah Ismail Qemalit, Isa Boletini i ndjekur nga serbo-malazezët e turqit, përmes një moti të ashpër, e shkurton në kohë rekord largësinë nga skaji më verior i banuar me shqiptarë, deri në Vlorë. Këtu ngarkohet dhe krijon Gardën e parë të Ushtrisë shqiptare duke vendosur rregull në disa zona të jugut e duke mbrojtur zonat e bregdetit nga forcat greke.
Më 1913 shkon në Londër si përfaqësues i Ushtrisë shqiptare. Në muzeun historik të Londrës gjendet një portret i tij i titulluar: Gjenerali me qeleshe të bardhë.
Më 1915 vihet në mbrojtje të qeverisë së Princ Vidit dhe me mbështetjen e kolonelit holandez Thomson, krijon xhandarmërinë e parë shqiptare.
Më 1916 gjendet në Shkodër për të organizuar mbrojtjen nga malazezët, kohë kur sajohet edhe vrasja e tij.
Vepra e Isa Boletinit është nderuar në çdo kohë në gjithë Shqipërinë etnike. Emrin e tij e mbajnë shkolla, rrugë, lagje e sheshe. Gjithashtu ka një batalion special të ushtrisë shqiptare, aktualisht i instaluar në Irak, që mban emrin e Isa Boletinit.

Autori: Ferdinand Dervishi

Kortezi e Panorama
Panorama
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit? Empty Re: Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit?

Mesazh nga WebMaster Wed 24 Nov 2010 - 13:18

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit? Empty Re: Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit?

Mesazh nga WebMaster Wed 24 Nov 2010 - 13:19

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit? Empty Re: Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit?

Mesazh nga WebMaster Wed 24 Nov 2010 - 13:21

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit? Empty Re: Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit?

Mesazh nga WebMaster Wed 24 Nov 2010 - 13:38

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit? Empty Re: Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi