Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Univers plot surpriza People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Univers plot surpriza People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Univers plot surpriza

3 posters

Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Univers plot surpriza

Mesazh nga WebMaster Sat 25 Aug 2012 - 1:33

Vec nje shekull me pare,shkencetaret mendonin se krejt universi
permblidhej ne galaktiken tone Udha e Qumeshtit.Megjithate,gjate
shekullit te 20-te,perparimet e medha ne astronomi,fizike dhe teknologji
zbuluan sa maramendes eshte kozmosi.Gjithashtu,disa prej zbulimeve kane
treguar se sa pak dime.Per shembull,ne dekata e fundit astronomet kane
kuptuar se nuk e dine nga cfare perbehet me shume se 90% e universit.Per
me teper,zbulimet qe cuan drejt ketij perfundimi i kane bere
shkencetaret te vene ne pikepyetje kuptueshmerine e tyre rreth bazave te
vet fizikes.Sigurisht,keto ceshtje nuk linden sot.

Per
shembull,nga fundi i shekullit te 19-te,fizikantet verejten dicka te
cuditeshme per shpejtesine e drites.Ata zbuluan se ne lidhje me nje
vrojtues,drita gjithmone udhetonte me te njejten shpejtesi,pavarsisht se
sa shpejt levizte vrojtuesi.Por kjo nuk dukej logjike.Problemi u
trajtua ne vitin 1905 nga Albert Ajnshtajni ne teorine speciale te
relativitetit.Me kete teori ai tregoi se largesia (gjatesia),koha dhe
masa jane relative.Pastaj,ne vitin 1907,fale nje shkendije te
intuites,te cilen e quajti ''mendimi me i lumtur i jetes
time'',Ajnshtajni filloi te hartonte teorine e pergjithshme te
relativitetit,te cilen e botoi me 1916-en.Ne kete veper
revolucionare,Ajnshtajni nderthuri bashke gravitetin,hapesiren dhe
kohen,si edhe permiresoi shpjegimet e Isak Njutonit per fiziken.

Univers ne zgjerim

Duke
u bazuar ne deshmite e asaj kohe,Ajnshajni mendonte se universi eshte
statik,pra as zgjerohet,as tkurret.Gjithsesi,ne vitin 1929,astronomi
amerikan Edvin Habell paraqiti prova qe tregonin se universi po
zgjerohet.

Gjithashtu,Habelli hodhi drite rreth nje misteri te
vjeter per disa njolla te ndriteshme te turbullta qe vereheshin naten ne
qiell.Ato i quanin nebuloza ose mjegullnaja,ngaqe dukeshin si re
gazi.Por,a gjendeshin brenda galaktikes sone keto mjegullnaja apo jashte
saj,sic kishte thene ser Uiljam Hershelli (1738-1822) para nje
shekulli?

Kur Habelli llogariti per here te pare largesine e
njeres prej ketyre mjegullnajave,Mjegullnajes se Madhe ne yjesine e
Andromedes,ai nxori perfundimin se kjo mjegullnaje ishte nje galaktike
nje milion vite-drite larg.Pra ishte goxha larg nga Udha e Qumeshtit,e
cila ka nje diameter vetem 100.000 vite-drite.Ndersa maste largesite e
mjegullnajave te tjera,ai nisi te zbulonte permasat kolosale te kozmosit
dhe zgjoi nje revolucion ne astronomi dhe kozmologji.

(Astronomia
studion trupat dhe lenden jashtetokesore.Kozmologjia eshte dege e
astronomise dhe,sipas THE WORLD BOOK ENCYCLOPEDIA,''studion strukturen
dhe zhvillimin e universit,si dhe forcat qe veprojne ne te.Kozmologet
perpiqen te shpjegojne si u krijua universi,cka ndodhur qysh atehere dhe
cmund te ndodhe ne te ardhmen.'')

S'kaloi shume dhe Habelli
verejti se universi po zgjerohet pasi dalloi se galaktikat e largeta
largoheshin prej nesh.Gjithashtu vuri re se,sa me larg ishte
galaktika,aq me shpejt largohej.Keto vrojtime nenkuptojne se dje
universi ishte me i vogel se sot.Kur Habelli botoi vepren e tij novatore
ne vitin 1929,hapi udhen per zhvillimin e teorise se Big-Bengut,per
origjinen e universit.Sipas kesaj teorie,universi erdhi si rezultat i
nje shperthimi kozmik rreth 13 miliard vjet me pare.

Sa shpejte ndodh zgjerimi?

Qe
nga koha e Habellit,astronomet jane munduar ta matin sa me te sakte te
jete e mundur shpejtesine e ketij zgjerimi,qe quhet edhe konstantja e
Habellit.Pse eshte kaq i rendesishem njehsimi i saj?Nese llogaritnin sa
shpejt po zgjerohet universi,kete mund ta perdorin per te llogaritur
moshen e tij.Per me teper,shpejtesia e zgjerimit mund te nenkuptoje
pasoja serioze per te ardhmen.Ne c'kuptim?Sipas arsyetimeve,ne rast se
universi zgjerohet teper ngadale,graviteti do te fitoje e do te shkaktoe
qe gjithcka te ngjeshet ne nje njesi te vetme te quajtur Big-Kranc.Nga
ana tjeter,nese zgjerimi eshte teper i shpejte,universi mund te
zgjerohet pambarimisht e te shperbehet krejt.

Ndonese matje me te
sakta u kane dhene pergjigje disa prej pyetjeve,pyetje te tjera jane
ngritur,per kuptueshmerine tone rreth materies dhe forcave themelore te
natyres.

Energjia e erret dhe lenda e erret

Me
1998-en,kerkuesit gjeten prova se zgjerimi i universit po
pershpejtohet,teksa studionin driten e nje lloji te vecante supernove
ose ylli shperthyes.

(Yjet shperthyese quhen supernova te tipit
Ia dhe per nje kohe te shkurter mund te ndricojne sa nje miliard diej te
marre se bashku.Astronomet i perdorin keto supernova si standart per
matjet.)

Fillimisht shkencetaret ishin mosbesues,por shpejt
provat u shtuan.Natyrisht,ata ishin kureshtare se c'lloj energjie po e
shpejtonte zgjerimin.Se pari,dukej se vepronte kunder gravitetit,dhe se
dyti,nuk parashikohej nga teorite e kohes.Kjo energji misterioze eshte
quajtur me vend energjia e erret dhe mendoni qe ajo mund te perbehet
gati 75% te universit!



Sidoqofte,kjo energji nuk eshte e
vetmja cudi e erret e zbuluar kohet e fundit.Nje tjeter dukuri u
konfirmua ne vitet 80-te te shekulli te 20-te kur astronomet analizuan
galaktika te ndryshme.Shpejtesia me te cilen keto galaktika,ashtu si
edhe galaktika jone,rrotulloheshin rreth vetes,ishte aq e madhe
sa,normalisht duhej te shperbeheshin.Pra,me sa duket,duhej te ekzistonte
ndonje lende qe u jepte terheqjen gravitacionale te nevojshme.Po
c'lende ishte kjo?Meqe shkencetaret nuk e dine,e kane quajtur lende te
erret,pasi nuk thith,nuk leshon dhe as pasqyron ndonje sasi te
dallueshme rrezatimi.Sa lende te erret ka ne univers?Llogaritjet
tregojne se ajo mund te perbeje 22% a me shume te mases se universit.

Mendoni:sipas
llogaritjeve te sotme,lenda e zakonshme ze rreth 4% te mases se
universit.Dy enigmat e medha:lenda e erret dhe energjia e erret,duket se
zene pjesen tjeter.Keshtu,gati 96% e universit mbetet mister i plote
deri ne zbulimin e rradhes.
(Hipoteza per lenden e erret u hodh ne
vitet 30 te shekullit te 20-te, dhe u vertetua ne vitet 80.Sot
astronomet masin sa lende te erret mund te kete nje grumbull
galaktikash,duke vrojtuar si e perthyen ky grumbull driten qe vjen nga
objektet me te largeta.
Viti 2009 eshte quajtur Viti Nderkombetar i
Astronomise dhe shenon 400 vjetorin e perdorimit per here te pare te
teleskopit astronomik nga Galileo Galilei.)


Edituar për herë të fundit nga KleaLove në Mon 27 Aug 2012 - 7:21, edituar 1 herë gjithsej
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Re: Univers plot surpriza

Mesazh nga WebMaster Sat 25 Aug 2012 - 1:33

Një ferr i akullt! Ky është përshkrimi që i bëjnë shkencëtarët dhe
studiuesti e hapësirës përplasjes së rreth 2 mijë kometave në hapësirën e
yllit Fomalhaut.

Univers plot surpriza 301815_399310970093777_236304299727779_1384366_1480447064_n


Femalhaut
ndodhet rreth 25 vite dritë larg Tokës. Agjencia Europiane e Hapësiarës
(ESA) thotë se në qiejt e këtij ylli përplasen çdo ditë dymijë kometa
dhe temperatura shkon deri në 200 gradë nën zero.

Shkencëtarët e
ESA-s dolën në këtë përfundim pas studimit të imazheve të përftuara nga
sateliti Herschel dhe krahasimit të tyre me ato të kapura nga teleskopi i
NASA-s, Hubble.

Fomalhaut cilësohet si një yll i ri me
qindra-milionë vite jetë “mbi supe” (Dielli ynë ka 7 miliard vite jetë),
është 25 mijë vjet dritë në distancë nga Toka dhe me përmasa sa dyfishi
i Diellit tonë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Re: Univers plot surpriza

Mesazh nga WebMaster Sat 25 Aug 2012 - 1:34

ASTEROIDI 2012 EG5 RREZIKOI TË PËRPLASEJ ME TOKËN, KALOI SHUMË PRANË SAJ TE DIELEN E KALUAR..


Univers plot surpriza 305500_392874167404124_236304299727779_1363909_1553702948_n

dielën e kaluar, një asteroid me gjatësi 45 metra, iu afrua shumë pranë
planetit tonë. Shkëmbi i hapësirës, me emër 2012 EG5, iu afrua Tokës në
një distancë prej 230.000 km dhe në rast se do të binte, do të
shkaktonte shpërthim, të ngjashëm me atë të një arme bërthamore.
Ky
asteroid “ishte kapur” nga teleskopi Pan-STARRS 1 në Havai, më 13 mars.
Ka diametër 1.8 metra dhe është projektuar që të kërkojë objekte të
lëvizshme në hapësirë. Gjithashtu, teleskopi në fjalë përmban edhe
kamerën më të madhe dixhitale në botë, me 1.400 megapixels.
“Përplasja
e kometave dhe asteroideve nuk është e rrallë për planetin tonë. Por
gjithsesi, goditjet e mëdha janë të rralla. Përplasja e fundit më e
madha ka ndodhur para 65 milion vjetësh, dhe si pasojë erdhi zhdukja e
dinosaurve”, sqarojnë shkencëtarët e NASA-
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Re: Univers plot surpriza

Mesazh nga WebMaster Sat 25 Aug 2012 - 1:34

Univers plot surpriza 542781_392396144118593_236304299727779_1362336_1517569965_n

Jemi
qenie jashtokësore. Mjaft kërkuat për gjurmë të alienve, ata gjenden
këtu në tokë. Ne jemi qeniet aliene të planetit. Shkencëtarët kanë
zbuluar prova që mbështesin teorinë se pjesë të ADN-së tonë vinë nga
thellësitë e hapësirës.

Njerëzit kanë zbuluar pjesë të ADN-së në
meteorite që në vitin 1960, por shkencëtarët duhej të ishin të sigurt
nëse materiali vinte nga hapësira apo ishte thjeshtë një ndotje nga jeta
tokësore. Për herë të parë, kemi provat se pjesë të ADN-së janë krijuar
në hapsirë.
Lajmi vjen nga Dr. Michael Callahan, studiues në NASA.
Ai është drejtuesi i studimit të publikuar me punën e akademisë
kombëtare të shkencës në Amerikë.

Ekipi gjeti Adeninë dhe Guaninë
në meteoritë të pasura me karbon që vinin nga hapësira. Këto dy
përbërës janë dy nga katër bazat që formojnë acidin Dezoksiribonukleik
(ADN). Dy të tjerat janë Citozina dhe Timina. Bashkë të katër përbërësit
janë baza e jetës në tokë dhe me shumë mundësi në vende të tjerë në
Univers.

Ekipi i studiuesve arriti në konkluzionin se dy bazat
nuk ishin ndotje nga jeta në tokë, duke qenë se ato ishin krijuar në një
proces kimik jo-biologjik.

Sipas studimit, i jepet suport
teorisë se një “kit” me pjesë të gatshme, i krijuar në hapësirë, është
dërguar në tokë me meteoritët dhe ka sjellë si pasojë krijimin e jetës.
Zbulimi implikon se blloqet e jetës, të gatshëm, janë shpërndarë në
gjithë universin dhe mund të kenë krijuar jetën edhe në planetë të
tjerë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Re: Univers plot surpriza

Mesazh nga WebMaster Sat 25 Aug 2012 - 1:34

ishte i mbushur me ujë

Univers plot surpriza 577817_421165017908372_236304299727779_1435970_1961459616_n

Studiuesit
të cilët kanë kryer studimin e të dhënave mbi shpërthimet vullkanike
dhe sipërfaqes aktuale të planetit të kuq e më në fund kanë arritur në
këtë konkluzion:

Dikur planeti Mars ka qenë i mbuluar nga uji
njësoj si toka në ditën e sotme. Një nga arsyet pse uji nuk mund të
egzistojë në Mars është sepse atmosfera e tij është më pak se 1% e
densitetit të tokës.

Por, profesori Josef Dufek nga Georgia Tech
University studioi prapa në kohë me miliarda vjet për të llogaritur këtë
çështje dhe konstatoi se atmosfera e tij ishte 20 herë më e dendur në
fakt. Sipas tij presioni i atmosferës ka luajtur një rol të rëndësishëm
në zhvillimin e sipërfaqes së Marsit.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Re: Univers plot surpriza

Mesazh nga WebMaster Sat 25 Aug 2012 - 1:34

Univers plot surpriza Earth-widescreen-wallpaper-20

Kur
njerëzit flasin se si po mbarojnë rezervat e ujit, natyrisht e kemi të
vështirë të besojmë për shkak se 70 përqind e Tokës është e mbuluar me
ujë. Por agjencia qeveritare amerikane për studime gjeologjike ka
treguar se e gjithë rezerva ujore e tokës mund të përfshihet në një
flluskë 860 milje të gjerë. Shkaku: shtresa e mbuluar me ujë në tokë
është shumë, shumë e hollë.

Dhe po të mendosh se 96 përqind e
këtij uji është i kripur, atëherë gjërat bëhen edhe më të frikshme.
Sepse është uji i ëmbël ai për të cilin kanë nevojë njerëzit, kafshët
dhe bimët.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Re: Univers plot surpriza

Mesazh nga WebMaster Sat 25 Aug 2012 - 1:35

Univers plot surpriza 540342_422729857751888_236304299727779_1440193_1140455928_n

Teleskopi
Herschel i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, ka zbuluara se deri më
tani, galaktikat e largët janë fajtore për mjegullën kozmike, në
rrezatimin info të kuq.
Galaktikat janë disa nga objektet më të
largëta dhe më pak të dobëta që ka mundur të diktojë teleskopi Herschel,
duke hapur kështu një dirtare të re, në lindjen e yjeve në Gjithësinë
fillesatre.
Astronomët, konsiderojnë se galaktikat janë dia triliardë, ndërsa ekzitojnë dhe shtatë triliardë nanogalaktia.

Kjo
është llogaitja që bëjnë astronomët rreth objekteve në universin e
dukshmëm (d.m.th brenda një distance prej 14 miliard vite dritë):

Ypersmini në universin e dukshëm = 10 milionë

Grupet e galaktikave në gjithësin e dukshëm = 25 miliardë

Galaktikat e mëdha në universin e dukshëm = 350.000.000.000
In e dukshëm = 7 trilirdë vite dritë larg

Yjet në universin e dukshëm = 30 miliardë trillion (3 × 10 ² ²)

Astronomët
bëjnë me dije se ata mund të kenë nënvlerësuar numrin e galaktikave në
disa pjesë të universit, madje deri në 90 për qind të tyre, sipas Mateut
Hayes i Observatorit të Gjenevës, i cili udhëhoqi hulumtimin me
instrumentin më të përparuara optik në botë – e teleskopi Very Large
Evropian (VLT) në Kili, i cili ka katër gjigandët pre 8.2 metra.
Ata
kthyen dy teleskopët gjigand, në një zonë të menduar mirë e të tudiuar
me kujdes, për nga e hapësira e thellë të quajtur fusha GOODS-South.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Re: Univers plot surpriza

Mesazh nga WebMaster Sat 25 Aug 2012 - 1:35

Univers plot surpriza Images
“Krijimi i Vestas regjistrohet 4.5 miliard vite më parë, përpara formimit të Tokës”, shpjegojne specialistet

Një planet i vërtetë i lindur që përpara Tokës e që mbijetoi thuajse pa
u cenuar, prej fillimeve të lindjes së sistemit diellor. Bëhet fjalë
për asteroidin Vespa, një fosil astronomik, që falë të dhënave të
mbledhura nga sonda Dawn, lejon nxjerrjen në dritë të momenteve të para
të lindjes së një planeti, të cilit revista prestigjioze "Science" i ka
dedikuar një hapësirë të gjerë, shoqëruar nga plot 6 studime.

“Krijimi
i Vestas regjistrohet 4.5 miliard vite më parë, përpara formimit të
Tokës”, ka shpjeguar Maria Cristina De Sanctis e Institutit të Astro
Fizikës, autore e një prej artikujve të publikuar. Të dhënat e mbledhura
mbi Vestën, asteroidin e dytë të sistemit diellor, mund të hedhin dritë
mbi fillesën e formimit të sistemit tonë planetar dhe të planetëve në
përgjithësi. Ky asteroid rezulton një farë embrioni planetesh, që ka
mbetur i ngrirë në fazat e tij të para të formimit, duke i ofruar
kërkuesve një panormë unike në llojin e vet, përsa i takon mekanizmave
evolues të sistemit diellor.
“Vesta ka kryer hapat tipikë që kanë
sjellë formimet e planetit, po ato që janë kryer edhe deri në formimin e
Tokës – kanë shpjeguar specialistët -. Por ai nuk arriti dot të
përfundojë rrugën e vet”. Faktikisht nuk arriti të kompletojë rritjen
dhe mbeti shumë i vogël (vetëm 530 km në diametër), i shqetësuar nga
prania e madhe gravitacionale e Jupiterit. Ndërkohë që thuhet se me
shumë mundësi do të kishte arritur të shndërrohej në një planet të
ngjashëm me Marsin.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Re: Univers plot surpriza

Mesazh nga WebMaster Sat 25 Aug 2012 - 1:35

Per pak i shpetuam nje asteroidi!

Univers plot surpriza 546649_426349817389892_236304299727779_1452108_1191556265_n


dielën mbrëma shumë pranë Tokës (në largësi prej 191.500 kilometrash,
që sipas llogaritjeve astronomike është “për një fije”) ka kaluar
‘Asteroidi 2012 JU’.
Sipas Huffington Post, asteroidi me gjerësi
rreth 12 metra i është afruar shumë Tokës para se të zhdukej në
hapësirë. (Hëna gjendet në një largësi prej 382.900 kilometrash nga
planeti ynë, ndërkohë që ky asteroid ishte shumë më afër).
Fatmirësisht,
ky asteroid, madhësia e të cilit llogaritet sa një autobus, nuk
paraqiste ndonjë rrezik për Tokën, mirëpo është një paralajmërues se
ekziston mundësia e goditjes me ndonjë nga mbetjet e Sistemit diellor.
‘Asteroid
2012 JU’ para dy muajsh ka udhëtuar nga Marsi në drejtim të Tokës,
ndërsa tani ka vazhduar rrugën në drejtim të Jupiterit.
NASA
aktualisht është duke përcjellë lëvizjen e 8.900 asteroideve në afërsi
të Tokës duke shpresuar në zbulimin e rrezikut (në rast të ekzistimit të
tij) para se të vijë te ne. (Kështu supozohet të ketë ndodhur para 65
milionë vitesh, kur janë zhdukur dinozaurët).
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Re: Univers plot surpriza

Mesazh nga WebMaster Sat 25 Aug 2012 - 1:35

Univers plot surpriza 534342_430917340266473_236304299727779_1467557_2046774763_n

Një
asteroid i ri 45 metra i gjerë mund t’i afrohet kaq shumë tokës në
muajin shkurt, sa mund të godasë satelitët e komunikimit. I zbuluar nga
astronomët e observatorit “LaSagra” në Spanjë, “DA14” është vlerësuar të
kalojë afër planetit duke dëmtuar rëndë satelitët gjeosinkronë më 15
shkurt 2013. Dhe ndërsa NASA ka deklaruar se shanset që ky satelit të
godasë Tokën janë 0.031 për qind, nëse kjo ndodh, forca e shpërthimit të
tij do të jetë 2.4 megaton, e ngjashme me ngjarjen misterioze Tunguska
të vitit 1908, që shkatërroi qindra kilometra katrorë nga pyjet
siberiane. Lëvizjet e asteroidit tashmë po monitorohen nga NASA. Guri
hapësinor është llogaritur të peshojë rreth 140.000 tonë dhe, nëse godet
Tokën (mundësia mund të jetë në 2020), shpërthimi i tij nuk do ta
shkatërrojë botën, por do të marrë shumë jetë nëse bie në vende të
populluara.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Re: Univers plot surpriza

Mesazh nga WebMaster Sat 25 Aug 2012 - 1:36

Univers plot surpriza 401745_431956916829182_236304299727779_1470445_1096458319_n

Sado
që Hëna tregon e pandryshueshme dhe e pa lëvizshme, ajo kurrë nuk ka
qenë ashtu siç tregon. Shkencëtarët e NASA-ës, janë munduar të
përmbledhin një hipotezë ndryshimi në satelitin e Tokës, duke e
paraqitur atë në një video mbresëlënëse.

Krateret dhe formacionet në sipërfaqen e Hënës, ndryshojnë nga herë.
Pra,
“ndalesën” fenomenale, që bënë satelitin e tokës të duket thuaj se nuk
ka evoluar kurrë, tashmë NASA me një punë të shkëlqyer të shkencëtarëve
të saj vjen ta përmbysë, me videon e observatorit të saj: Lunar
Reconnaissance Orbiter!

Falë punës së shkëlqyer të shkencëtarëve
mund të shohim një pamje të plotësuar dhe një historik më bindës rreth
evoluimit të Hënës.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Re: Univers plot surpriza

Mesazh nga WebMaster Sat 25 Aug 2012 - 1:36

Univers plot surpriza 543352_431913993500141_236304299727779_1470345_210301444_n

Shumë
herë, detarët e lodhur, të “goditur” nga rrezet e forta të diellit si
pasoj e ekspozimit të tyre shumë orësh, në të shkuarën kanë dëshmuar se
kanë parë Sirena të notojnë në oqeane.
Por, dëshmitë e tyre ishin të
dobishme vetëm për përralla-treguesit dhe për ata të cilët dinin se si
të interpretoni një mit tërheqës që e adhuronin atë dhe ia shërbenin të
tjerëve.

Tashmë shkencëtarët, thonë se është gabim mos besimi në to!

Studiuesit
kishin arritur në përfundimin se qeniet e çuditshme që detarët
shikonin, ishin gjitarë zhytës, që i përkasin familjes së sirenave të
cilat shumë herë janë të njohura dhe si… lopët e deti.
Por, konkluzioni i tyre rezultoi i gabuar.

Një
studim i ri, i kryer nga shkencëtarët, zbulon se pas legjendave të
detarëve fshihet e vërteta: “Sigurisht që është një teori shumë radikale
për zhvillimin e qenies njerëzore, por kemi përqasur legjendën e
stërlashtë me një studim shumë të detajuar dhe shumë shkencor, ndaj dhe
vërtet besojmë se kjo ka si bazë të vërtetën”, deklaroi Charlie Foley i
Animal Planet, në edicionin e lajmeve të kanalit televiziv Fox.

Sipas
teorisë së re, pra, ekzistonte dikur në tokë, një qenie majmuni zhytës,
gjitarë, që jetonte në det dhe ngjante shumë me atë çka ne kemi në
mendjet tona dhe e imagjinojmë dhe e quajmë “Sirena”./albobserver.com/

“Është
shumë e komplikuar si teori, për vetë faktin se për dikë mund të duket
shumë e pa imagjinueshme dhe vërtet mund të ekzistonin këto qenie. Le të
kujtojmë se, evolucioni i njeriut mund të ketë lidhje direkte me detin.
Është e sigurt se njerëzit prehistorik, jetonin në bregdet. Diçka e
njëjtë me atë të Andertalëve, të cilët datohen deri 100.000 vjet më
parë. Gjurmët e të cilëve janë zbuluar në shumë vende të ndryshme të
botës, duke veçuar ato të Ballkanit jugor dhe perëndimor”, shpjegon
Charlie Foley, duke theksuar se Sirenat janë një qenie paranjerëzore, e
të njëjtës “racë”.

Ekipi i tij i studimit, e di shumë mirë se
rezultati i tyre do të ngjalli shumë reagime të forta, pasi prezantojnë
me një mënyrë më të specifikuar shkencërisht teorinë e zhvillimit të
specieve në tokë.
“Ka shumë diferencë, midis nesh dhe gjitarëve
prehistorik, por shumë karakteristika tona ne i ndajë me gjitarët e
detit. Siç p.sh; rrjeta midis gishtave -të cilën në shumë gjitarë të
tjerë prehistorik nuk ekziston- si dhe shtresa e yndyrës nënlëkurë dhe
mungesa e pushit/qimeve në trup”, shpjegon Foley dhe thekson diçka shumë
të rëndësishme: “Nuk ju bënë përshtypje se njerëzit kanë aftësitë e
instinktit të notojnë dhe të[ kontrollojnë frymëmarrjen e tyre, kur
ndodhen në det. Njerëzit mund të mbajnë frymëmarrjen deri në 20 minuta,
më shumë se çdo kafshë tjetër tokësore”
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Re: Univers plot surpriza

Mesazh nga WebMaster Sat 25 Aug 2012 - 1:36

Univers plot surpriza Twist

Ekzistenca
e një unazë të gazit dhe pluhurit në qendër të galaktikës sonë ishte i
njohur shumë kohë me par per shkencëtet, të cilët deri tani kishin
arritur të gjeni vetëm të vogla, segmente të shkëputura. Observatori i
Agjencisë Evropiane të Hapësirës, ​​me bashkëpunimin me NASA, arriti për
herë të parë për të regjistruar të gjithë strukturën kozmike (në foto
ESA / NASA / JPL-Caltech)."Unaza kozmik" është në thelb një re e dendur e
gazit të ngrirë dhe pluhuri,e cila ka formen e nje rripi zona e te
cilit eshte 600 vite drite larg.Gazi nxehte dhe pluhuri shfaqen në
ngjyrë blu në foto me lart,ndërsa materialet e ftohtë janë të kuqe.
Unaza
është përshkruar në të verdhë, të bërë nga gazi dhe pluhuri në vetëm 15
gradë mbi zero absolute. Zonat e ndritshme janë të dendur, dhe
përmbajnë brenda tyre disa nga faqet më aktive për të formuar yjet të
reja në galaktikës sonë.Një nga gjërat që impresionojne shkencëtarët
është fakti se qendra e rrethit nuk është i njëjtë - siç pritej, me
qendrën e galaksisë. Profesor Bruce Swinyard, Rutherford Appleton
Laboratory, shpjegoi se ky zbulim ka ngacmuar komunitetin shkencor që
tani është duke u përpjekur të deshifroj me karakteristika të rralla dhe
unike të rrethit kozmike
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Re: Univers plot surpriza

Mesazh nga Shkembi Sat 25 Aug 2012 - 9:09

Univers plot surpriza = Univers perplot mrekullira
nje ndryshim i vogel ne titull...
po burimi ose autori,kan shkuar ne drejtim te paditur? Univers plot surpriza 1644352394

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Re: Univers plot surpriza

Mesazh nga WebMaster Sat 25 Aug 2012 - 20:10

Te kishte pasur Autorin real e kisha ver po meqe skishte autor edhe ku i kam mor un kete i kam mor tek nje sito qe quhet...Jeta ...Prandaj te qeshuren tende qe ke bere gjith ironi mbaje sepse ska asgje per te qeshur edhe nese ti je i zgjuar me shum se mua gjeje titullin real edhe na e trego .flm gjithsesi per shpjegimin tend .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Re: Univers plot surpriza

Mesazh nga Shkembi Mon 27 Aug 2012 - 7:05

Univers plot surpriza

Autori dhe hapsi i temes ne Univers Explorer eshte SHKELBA

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Re: Univers plot surpriza

Mesazh nga WebMaster Mon 27 Aug 2012 - 7:20

Shkembi ta kem mor aty ku thua ti kete teme te jesh i sigurt qe e kisha shkruajtur Titullin ndryshe ashtu si thua ti edhe kisha shkruajtur edhe emrin e forumit ..Po meqe se kam mor aty edhe e kam mor tek nje sito qe shkruhet .........Jeta........ Edhe e postova ashtu si ishte pa autor .po nese titulli eshte ashtu si thua ti e nderrojme edhe ska problem .Pavarsishte qe jan shum tema te hapur te tilla qe i kam hapur un edhe gjete difekt ne kete teme se kuptoj po hajt mo po e kaloj .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Re: Univers plot surpriza

Mesazh nga Shkembi Mon 27 Aug 2012 - 7:32

Ndoshta eshte ashtu si thua ti.Por edhe site e Uiversit e ke...
Per titullin dhe autorin e temes te jesh e sigurte qe eshte ky qe dhashe une,c'arsye do te kisha ta thosha nje gje te tille?

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Re: Univers plot surpriza

Mesazh nga WebMaster Mon 27 Aug 2012 - 7:47

Ok shkembi ne rregull gjithcka e Modifikova Titulliin .Flm per vemendjen .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Re: Univers plot surpriza

Mesazh nga Anakonda Tue 18 Sep 2012 - 5:26

supriza e ca surprizash qonkan...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers plot surpriza Empty Re: Univers plot surpriza

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi