Surpriza e Juliana Pashës me Eneida Tarifën
2 posters
Faqja 1 e 1
Surpriza e Juliana Pashës me Eneida Tarifën
Këtë vit Juliana është pjesëmarrëse në Festivalin e 52-të në RTSH, por jo si konkurrente. Ajo këndon një këngë përshëndetëse me konkurrenten e këtij festivali, Marjeta Billon. Në një intervistë për “Shekullin”, Juliana tregon emocionet e pjesëmarrjes në festival si përshëndetëse, planet e saj më të afërta, si dhe bashkëpunimin që do të sjellë shumë shpejt.
Ajo është një nga këngëtaret më të talentuara të skenës shqiptare, me një zë të mrekullueshëm. Është vlerësuar me disa çmime të para dhe madje një ndër më të rëndësishmit, ka qenë çmimi i parë në Festivalin e 48-të në RTSH. “Nuk mundem pa ty” ishte kënga fituese e këtij festivali, me të cilën Juliana përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në Eurovizion 2010.
Është folur për një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Eneda Traifa. Mund të na tregoni diçka më tepër lidhur me këtë projekt?
Unë dhe Eneda do të jemi së bashku në një bashkëpunim të vogël në spektaklin

Unë dhe Eneda do të jemi së bashku në një bashkëpunim të vogël në spektaklin duke thënë një datë të caktuar se kur do të dalë ky projekt, pasi duhet të gjejmë këngën e duhur dhe bashkëpunëtorët e duhur, në mënyrë që të realizojmë një këngë me vlerë.
Në Festivalin e 52-të të RTSH-së jeni pjesëmarrëse me një këngë përshëndetëse. Si është të mos jesh konkurrente, ndërkohë që ju keni dalë fituese nga ky festival?
Realisht janë dy role shumë të ndryshme, kur je konkurrente ke një përgjegjësi dhe emocion shumë të madh, ndërsa si përshëndetëse je më e lirshme. Duke mos qenë konkurrente nuk kam asnjë lloj emocioni negativ, apo emocione të tipit si do të më presë publiku dhe juria, por është një emocion shumë i bukur. Kënga që këndoj është vërtet shumë e bukur, e kënduar nga një këngëtare e madhe si Anita Bitri. Kjo është një këngë që e kam zgjedhur vetë, pasi Anita është një zë i madh i muzikës shqiptare dhe meriton t’i këndohen këngët, e t’i përmendet emri.
Çfarë mendoni për këngëtarët pjesëmarrës në këtë festival?
Në fakt kam një këngë të preferuar, por nuk dua ta them se cila është, preferoj të pres deri në fund të festivalit. E vetmja gjë që mund të zbuloj është fakti që është një duet.
Ju jeni një nga këngëtaret më aktive të jetës së natës. Si e menaxhoni kohën?
Periudha e dhjetorit në të cilën ndodhemi aktualisht, është ndër më të ngarkuarat. Jam çdo ditë duke kënduar diku. Në këtë moment që jam me ju, jam vetëm me tre orë gjumë dhe kjo situatë do të jetë ë njëjta çdo ditë, deri në fund të vitit.
Jemi në prag të Vitit të Ri. Ku do e kaloni natën e ndërrimit të viteve?
Profesioni që kam nuk më mundëson ta kaloj natën e ndërrimit të viteve në shtëpi, por duke kënduar mes shumë njerëzish dhe miqsh. Ne do të mundohemi të krijojmë atmosferë në ambientet e resorit, ku ne do të këndojmë, në mënyrë që çdo kush të ndihet si në shtëpinë e tij.
Duke menduar që jeni kaq shumë e angazhuar në punë, a keni planifikuar pushime pas festave?
Do të kisha shumë nevojë të pushoja, por menjëherë pas festave do të mblidhem me familjen time për të festuar. Ndoshta javën e dytë të janarit me shumë dëshirë do ta bëj një pushim total.
Cilat janë projektet më të afërta tuajat, përveç bashkëpunimit me Enedën?
Kam pasur që në muajt e verës në dorë dy projekte, të cilat duhet të kishin përfunduar dhe duhet të ishin hedhur në treg, por tekstet e këngëve nuk ishin gati dhe për këtë e ka fajin Alban Skënderaj që nuk i ka përfunduar (Qesh) Në janar, Albanit nuk do t’i ndahem nga shtëpia deri sa të ketë përfunduar tekstet.
Eurovizion 2010
Juliana Pasha ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion 2010, pasi fitoi çmimin e parë ne Festivalin e 48-të në RTSH. Kënga me titull “Nuk mundem pa ty” rezultoi shumë e suksesshme dhe u kualifikua në finalen e Eurovizionit.
Ato ishin vërtet momente emocionuese për të gjithë shqiptarët, pasi paraqitja e Julianës ishte fantastike, duke dhënë optimizëm dhe shenja reziku për vendet e tjera konkuruese. Muzikën e këngës e ka bërë Ardit Gjebrea, ndërsa teksin e ka shkruar po ky i fundit në bashkëpunim me Pirro Çakon.
Orjona Braimllari
Re: Surpriza e Juliana Pashës me Eneida Tarifën
e mir kjo juljana
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Univers plot surpriza
» Surpriza e Gentes per ditelindjen e saj
» Juliana Pasha dhe Yllka Kuqi duet në “E diell”
» Albani, Juliana, Vesa dhe Pandi i shpallin sfidë njëri-tjetrit nesër në “X Factor”
» Surpriza e Gentes per ditelindjen e saj
» Juliana Pasha dhe Yllka Kuqi duet në “E diell”
» Albani, Juliana, Vesa dhe Pandi i shpallin sfidë njëri-tjetrit nesër në “X Factor”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi