Cili do të jetë shteti më i pasur në botë në 2050?
2 posters
Faqja 1 e 1
Cili do të jetë shteti më i pasur në botë në 2050?
Se e ardhmja i takon Azisë, kjo frazë është e njohur për prognozuesit e së ardhmes. Në këtë kontekst zakonisht flasim për Kinën, Indinë, Korenë e Jugut, euroazinë ruse… Por, “Zvicra” e prosperitetit aziatik, sipas analizës së Citibank, do të jetë Singapori
Qytet-shteti me pesë milionë njerëz, në Gadishullin Malay, sipas analizave të fundit do të jetë shteti më i pasur në botë më 2050, bazuar në matjes së GDP-së me paritetin e fuqisë blerëse të qytetarëve.
Ekonomia e saj përfshin kompani multinacionale nga tërë bota, ndërsa rregullisht kryeson në listën e vendeve me ekonominë e lirë, por edhe si shteti me indeksin e më të ulët të korrupsionit (në të vërtetë, si një oazë tatimore është ndoshta edhe një nga qendrat për evaduesit botëror të tatimit).
GDP e Singaporit duhet, sipas Citibank, deri në gjysmën e shekullit aktual të arrijë në 137,710 dollarë. Pas saj vjen oaza tjetër e tatimeve, Hong Kongu me 116,639, e ndjekur nga Tajvani (në qoftë se e ruan pavarësinë nga Kina) me 114,093, Koreja e Jugut (107,752) dhe SHBA (100.802 dollarë).
Por, ne pothuajse harruam të përsërisim: liria ekonomike në Singapor nuk ndiqet nga liria demokratike. “Tokë e premtuar” aziatike është në vendin më të ulët të renditjes botërore për lirinë e shtypit. Shërbimi ushtarak në atë vend është dy vjet, e shërbim civil nuk ka. Ky është një vend që praktikon rrahjet me kamzhik si një ndëshkim për vepra më pak të rënda dhe vrasjen për ato më të mëdha. Singapori ka një frekuencë të madhe të ekzekutimit të dënimit me vdekje, në raport me popullsinë e saj (rreth 400 njerëz u varën nga viti 1993 e deri më 2001.). “Human Rights Watch” paralajmëron se vendi injoron luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, se prostitucioni është dukuri që lulëzon aty.
Përndryshe, analizat për vitin 2050, për ekonominë më të fortë në botë, e parashohin në vendin e parë Indinë, në të dytin Kinën, ndërsa të tretin SHBA-të. E katërta do të jetë Indonezia, e ndjekur nga Brazili, Nigeria dhe Rusia.
Është interesante se rritjen më të madhe vjetore ekonomike në botë (me 8.5 për qind) e ofron vendi më i populluar afrikan, Nigeria. Pastaj vijnë India, Iraku, Bangladeshi, Vietnami dhe Filipinet. /Telegrafi
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Cili do të jetë shteti më i pasur në botë në 2050?
ehu kismet kur tvij 2050/....
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Në 2050-n, 400 milionë të moshuar mbi 80 vjeç
» Në vitin 2050, meshkujt do tradhëtojnë me prostituta robotë
» Një jetë lind për të krijuar jetë pas saj .
» Shteti ynë legen
» Shteti që ka në arkë vetëm 200 dollarë
» Në vitin 2050, meshkujt do tradhëtojnë me prostituta robotë
» Një jetë lind për të krijuar jetë pas saj .
» Shteti ynë legen
» Shteti që ka në arkë vetëm 200 dollarë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi