Nis shpërndarja e teksteve shkollorë
Faqja 1 e 1
Nis shpërndarja e teksteve shkollorë
Tiranë, 27 gusht 2012, NOA - Ka nisur sot, në të gjitha shkollat e vendit shpërndarja e teksteve shkollore. Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se nxënësit do të mund të tërheqin tekstet shkollore deri më datën 10 shtator. Në këtë datë nis dhe viti i ri shkollor 2012-2013.
Për këtë vit, sipas Ministrisë së Arsimit, kompensimi i teksteve shkollore do të arrijë deri në masën 100% për kategori të veçanta nxënësish.
Nga rimbursim i plotë i teksteve do të përfitojnë nxënësit që u përkasin familjeve që trajtohen me asistencë sociale apo kanë në familje një person me aftësi të kufizuara. Po ashtu do të përfitojnë dhe fëmijët e komunitetit rom, si dhe ata të pakicave kombëtare. Një tjetër kategori për të cilën masa e subvencionit nga MASH është caktuar deri në 50%, është ajo e fëmijëve që vijnë nga familje me të ardhura mujore nën 30 mijë lekë në muaj. Për të përfituar rimbursimin, të gjithë nxënësit që u përkasin kategorive të përmendura duhet të ruajnë faturat e blerjes së teksteve.
a.k/noa.al
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Përkthimet e teksteve, jo për lëndën kombëtare
» Bode firmos: Më 1 prill fillon shpërndarja e bonove e letrave me vlerë
» Bode firmos: Më 1 prill fillon shpërndarja e bonove e letrave me vlerë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi