Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kalenderi Historik. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kalenderi Historik. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kalenderi Historik.

2 posters

Shko poshtë

Kalenderi Historik. Empty Kalenderi Historik.

Mesazh nga Emona Fri 2 Dec 2011 - 0:58

Publikuar: 02.12.2011 - 08:54


1804: Napoleoni është shpallur perandor i parë i Francës.



1805: Napoleoni u ka shkaktuar humbje austriakëve dhe rusëve gjatë betejës së Austerlitz.



1918: Armenia ka shpallur pavarësinë nga Turqia.



1923: Është lindur Maria Callas, soprano amerikano-greke.



1939: Është hapur aeroporti i parë i tregtisë në New York “La Guardia Airport”.



1942: Reaksioni i parë nuklear është arritur në “University of Chicago”.



1954: Joseph McCarthy, senator nga Wisconsin, i cili kishte provuar që të gjente komunistët në qeveri dhe në industrinë e argëtimit, është dënuar dhe është larguar nga Senati i SHBA-së.



1961: Fidel Castro e ka shpallur veten një marksist-leninist, i cili do ta shpinte Kubën në komunizëm.



1969: Futurakja e parë “ Boeing 747” ka udhëtuar nga Seattle në qytetin New York .



1970: Ka filluar punën Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në SHBA.



1970: Senati i SHBA-së ka votuar që 48 mijë akre tokë në New Mexico t’iu kthehen indianëve.



1982: Dentistit Barney Clark i është vënë zemra e parë artificiale në botë, operacionin e të cilit e ka bërë Dr. Robert K. Jarvik.



1990: Kancelari i Gjermanisë Perëndimore, Helmut Kohl, është zgjedhur kancelar i Gjermanisë së bashkuar.


Edituar për herë të fundit nga Emona në Tue 28 Aug 2012 - 19:40, edituar 1 herë gjithsej

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalenderi Historik. Empty Kalendari historic, 12 dhjetor

Mesazh nga Emona Mon 12 Dec 2011 - 0:20

12 dhjetor 1586 - Vdiq Stefan Batori, mbret i Polonisë prej vitit 1575. Si një mbret i fortë dhe ambicioz, ai u përpoq të bashkonte Poloninë, Muskovin dhe Transilvaninë. Në të njëjtën kohe ai vazhdoi të mbante Poloninë Lindore të lirë prej sulmeve ruse.



12 dhjetor 1792 - Ludvig Van Bethoven, në moshën 22 vjeçare, mbërrin në Vienë dhe, sipas shënimeve në ditarin e tij, me vete kishte vetëm 15 dukate, nje sasi të hollash që mjaftonin vetëm për një mësim me kompozitorin Franc Jozef Hajden.



12 dhjetor 1896 - Gulielmo Markoni bën në Londër, demostrimin e parë publik të transmetimit pa tel (në eter).



12 dhjetor 1915 - Lindi Frenk Sinatra, këngëtar dhe aktor i famshëm amerikan. Ai fitoi një çmim 'Oscar' për rolin e tij në filmin "Nga këtu deri në përjetësi". Ndër këngët e tij më të njohura përfshihen "Rruga ime" dhe "Të huajt natën".



12 dhjetor 1936 - Udhëheqësi kinez Çang Kai Shek i shpall luftë Japonisë.



12 dhjetor 1940 - Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Jugosllavia nënshkruan një pakt të miqësisë së përjetshme me Hungarinë, me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve me Gjermaninë.



12 dhjetor 1955 - Inxhinieri britanik Kristofer Kokerell merr patentën për shpikjen e prototipit të parë të motoskafit me jastëk ajri.



12 dhjetor 1966 - Britaniku Frensis Ciester mbërrin në bregun e Sidnit, mbas lundrimit më të gjatë në histori të kryer nga një njeri i vetëm. Me barkën e tij "Xhipsi Mah II" ai përshkoi 13.750 milje për 107 ditë.



12 dhjetor 1969 - Greqia tërhiqet nga Këshilli i Europës pak përpara së të përjashtohej për shkak të regjimit të saj ushtarak.



12 dhjetor 1979 - Porti i Tumakos në Kolumbi goditet nga një tërmet i shkallës 8-të sipas Rihterit. Të paktën 2200 persona gjetën vdekjen.



12 dhjetor 1993 - Eduardo Frei, arrin fitore në zgjedhjet presidenciale në Kili, zgjedhjet e para pas largimit, me 1990, të diktaturës ushtarake.



12 dhjetor 1996 - Djali i madh i presidentit Sadam Husein, qëllohet dhe plagoset ndërsa udhëtonte me makinë në kryeqytetin Bagdat. Sipas komenteve kjo qe një përpjekje për vrasjen e tij.



12 dhjetor 1998 - Gjykata e Apelit të Katanias (Siçili) dënoi 20 mafiozë me burgim të përjetshëm, ndërsa 22 të tjerë me 244 vjet burgim në total, të gjithë anëtarë të Koza Nostras. Mafiozët, mes të cilëve, 3 mjekë, 2 infermierë dhe një roje i brigadës financiare, u gjykuan për 20 vrasje të kryera gjatë viteve 1983-1993.



12 dhjetor 2000 - Një komision i veçantë antikrim në Brazil propozoi uljen e moshës për përgjegjësi penale nga 18 në 11 vjeç, një element ky mjaft i diskutueshëm në luftën e gjerë ndaj krimit në rritje/koha.net/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalenderi Historik. Empty Re: Kalenderi Historik.

Mesazh nga Anakonda Sun 3 Jun 2012 - 0:43

ka ndonje gje tjeter qe ka ndodhur me 2 dhjetor
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalenderi Historik. Empty Re: Kalenderi Historik.

Mesazh nga Anakonda Sun 3 Jun 2012 - 0:44

po ndonje gje interesante ka po me kete date?
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalenderi Historik. Empty Kalenderi Historik.

Mesazh nga Emona Tue 28 Aug 2012 - 19:38

Kalendar – 29 Gusht

Disa nga ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në këtë datë në botë…

29 gusht 1632: Ditëlindja e Xhon Lok, filozof anglez.

29 gusht 1780: Ndërron jetë Zhak Zhermen Suflo, arkitekt francez.

29 gusht 1844: Ka lindur Eduard Karpenter, poet anglez.

29 gusht 1862: Ka lindur Moris Meterling, shkrimtar belg, u nderua me çmimin Nobel në letërsi më 1911.

29 gusht 1885: Gotlieb Daimler patentoi motoçikletën e parë.

29 gusht 1891: Ndahet nga jeta Pier Lalmed, krijuesi i biçikletës.

29 gusht 1898: U krijua shoqëria e prodhimeve të gomës Goodyear.

29 gusht 1907: Gjatë punimeve për ndërtimin e urës së Kebekut, ajo u shemb duke shkaktuar vdekjen e 75 punëtorëve.

29 gusht 1904: Vjen në jetë Verner Forsman, mjek gjerman, u nderua me çmimin Nobel në mjekësi më 1956.

29 gusht 1929: Ka lindur Tom Gan, poet anglez.

29 gusht 1931: Ditëlindja e Stelios Kazanxidhis, këngëtar i mirënjohur grek.

29 gusht 1949: Bashkimi Sovjetik provoi për herë të parë bombën atomike në zonën e Semipalatinskut të Kazakistanit.

29 gusht 1959: Ka lindur Rebeka De Mornei, aktore amerikane.

29 gusht 1966: “Beatles” dhanë koncertin e tyre të fundit në “Candlestick Park” të San Franciskos.


29 gusht 1977: Vdes Brajan Maguajër, drejtues në gara me makina, u vra gjatë provave të makinës në moshën 32-vjeçare.

29 gusht 1982: Ditëlindja e Karlos Delfino, basketbollist argjentinas.

29 gusht 1982: Ndërron jetë Ingrid Bergman, aktore suedeze.

29 gusht 1989: Ndahet nga jeta Piter Skot, kërkues dhe piktor anglez.

29 gusht 1997: Organizata terroriste islamike e Algjerisë, GIA, sulmoi fshatin Rais duke vrarë 97 banorë.

29 gusht 2004: Përfunduan Lojërat e 28-ta Olimpike të Athinës.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalenderi Historik. Empty Re: Kalenderi Historik.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi