Filmi çek rrëmben “Gladiatorin e artë" në Durrës
2 posters
Filmi çek rrëmben “Gladiatorin e artë" në Durrës
Durrës, 31 gusht – Në qytetin e Durrësit përfundoi mbrëmjen e shkuar edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit.
Në mbyllje të festivalit mbrëmjen e shkuar, trofeun "Gladiatori i artë" e rrëmbeu filmi çek "Lidice", i regjisorit Petr Nikolaev, bën të ditur Start.
Çmimi më i lartë i këtij Festivali u dorëzua nga kryetari i bashkisë së qytetit, Vangjush Dako, i cili vlerësoi rëndësinë e kësaj veprimtarie në jetën kulturore dhe turistike të qytetit të Durrësit. Në ceremoninë e organizuar në sallën e teatrit "Aleksandër Moisiu" morën pjesë artistë shqiptarë dhe të huaj, aktorë veteranë të teatrit të Durrësit, përfaqësues të ambasadave të huaja në Tiranë, si dhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi.
Ndërsa organizatorët e festivalit i akorduan këtë vit Çmimin e Karrierës aktorëve të shquar të teatrit të Durrësit ndër vite, Nikolin Xhoja (pas vdekjes) dhe Vera Urumi. Juria ndërkombëtare, e kryesuar nga Mjeshtri i Madh, Mirush Kabashi, shpalli çmimet për seksionin "Vizione bashkëkohore”. Ajo i akordoi statuetën e "Gladiatorit" si aktorja më e mirë Agata Kulescas, për interpretimin në filmin polak "Roza". Çmimin për aktorin më të mirë e meritoi Oliver Gourmet, në filmin francez "Ministri", ndërsa trofeun për regjinë e fitoi për të njëjtin film regjisori Pierre Scoeller. Skenari më i mirë u konsiderua “Scialla”, film i skenaristit dhe regjisorit italian Francesco Bruni.
Filmi slloveno-kroat "Natën e mirë zonjushë" i regjisorit Metod Pevec u shpall më i miri në seksonin "Botë Ballkanike", ndërsa prodhimi kosovar i regjisorit Ekrem Kryeziu "Kodi i jetës" fitoi çmimin e Publikut. Drejtuesi i jurisë së shtypit, Pierre Simon Gutman, shpalli fitues të çmimit "FIPRESCI", filmin serb "Luanët e bardhë" të regjisorit Lazar Ristovski. Në kategorinë e filmave të shkurtër të studentëve shqiptarë, çmimi “Bukuroshja e Durrësit" iu dha regjisorit të ri kosovar Blerdi Malushi për filmin "Akropolis".
Një nga momentet më interesante të mbrëmjes së kaluar, drejtuar nga Mjeshtri i Madh, Timo Flloko, ishte bashkëbisedimi në gjuhën çeke në rrugë interneti "Skype", që zhvilloi drejtpërdrejtë nga salla regjisori i mirënjohur Pirro Milkani, me regjisorin e madh Milosh Forman. Regjisori çek Forman, që punon prej shumë vitesh në SHBA dhe Evropë, u shpreh i lumtur për Çmimin e Karrierës dhe "Gladiatorin" përkatës, i cili iu dorëzua në distancë nga organizatorët e festivalit të Durrësit, pasi për arsye shëndetësore nuk mundi të vinte në vendin tonë.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Filmi çek rrëmben “Gladiatorin e artë" në Durrës
E meritonte...se e kom pa
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Jolie “rrëmben” djalin e saj nga Vietnami
» City rrëmben pozitën e katërt
» Marku rrëmben zemrën e Marceles
» Kanada, shqiponja “rrëmben” fëmijën 2-vjeç
» Messi “rremben” cdo rekord, i pari edhe per golat

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi