Dora e njeriut eshte treguar shume e ashper me natyren.
2 posters
Faqja 1 e 1
Dora e njeriut eshte treguar shume e ashper me natyren.
Dhjete vitet qe ndryshuan Token
1999-2009, kur dora e njeriut është treguar shumë e ashpër me natyrën
Një
ishull formohet, një liqen thahet, pyjet mund të zhduken: NASA ka
dokumentuar në internet pamje se si ka ndryshuar Toka në dhjetëvjeçarin e
fundit, me një sërë fotosh satelitore, të pabesueshme dhe të tmerrshme
në të njëjtën kohë.
Dhjetë vjet ndryshime
Me rastin e
dhjetëvjetorit të "Nasa Earth Observatory", organizata që merret me
publikimin e fotove onlajn për NASA-n, sajti ka bërë publike imazhet e
dhjetë viteve të fundit të aktiviteteve të "EOS", sistem i agjencisë
ajrore amerikane të satelitëve që kontrollojnë sipërfaqen e globit.
Faqja e internetit ka dokumentuar kështu rezultatet e kërkimit mbi
klimën dhe ka treguar efektet e katastrofave natyrale. Për këtë
përvjetor, shkencëtarët kanë publikuar edhe një projekt special, të
quajtur "World of Change". Të ndara vit pas viti, nga viti 1999 e deri
më sot, imazhet satelitore tregojnë se si ndërhyrjet e njeriut kanë
ndryshuar rrënjësisht natyrën dhe për rrjedhojë edhe "fytyrën" e
planetit tonë.
Puna e NASA-s
"Nasa Earth
Observatory" është burimi kryesor i imazheve satelitore dhe
informacioneve shkencore për sa i përket Tokës të parë nga publiku.
Aktiviteti i saj përqendrohet sidomos te klima dhe ambienti. Kështu,
nëse sot ekziston një faqe onlajn, ku kanë të gjithë akses, siç është
ajo e "Earth-Observatory", kjo është padyshim meritë e shkencëtarëve të
NASA-s, Yoram Kaufman dhe David Herring. Faqja e internetit është një
bibliotekë që përmban një seri imazhesh të jashtëzakonshme të shkrepura
nga lart. Njëra prej tyre, një pamje spektakolare e Tokës me ngjyra,
është bërë jashtëzakonisht e famshme: e njohur ndryshe si "Blue Marble",
ajo është edhe imazhi që shfaqet mbi ekranet kur ndez iPhone-t e
"Apple"-it.
Liqeni i tharë
Të vizitosh sajtin e
"NASA Earth Observatory" është në çdo rast një eksperiencë interesante
dhe mbresëlënëse. Aty, përveçse tregohen fotografi të Tokës, të
realizuara me teknologji të avancuara, sajti propozon edhe galeri ku
janë mbledhur imazhe që tregojnë ngjarje klimatike dhe kataklizma të
llojeve të ndryshme: nga stuhitë e rërës, uraganet, e deri te blloqet e
akullit që shkrihen nga zjarret e dhunshëm.
Një nga shembujt më
drastikë të propozuar nga NASA është ai që dokumenton tërheqjen e
ujërave nga liqeni i Aralit, mes Kazakistanit dhe Uzbekistanit, i
konsideruar dikur si liqeni i katërt më i madh në botë, me një sipërfaqe
prej 68 mijë kilometrash katrorë. Sot, nga ai liqen ka mbetur shumë
pak. Që kur në vitet ‘60 Bashkimi Sovjetik i atëhershëm filloi të
shfrytëzonte degët më të rëndësishme, mes të tjerash për të vaditur
plantacione gjigande pambuku, niveli i ujit të këtij liqeni gjigand ka
nisur të bjerë vazhdimisht në mënyrë drastike.
Zhdukja e Amazonës
Se
sa shpejt njeriu mund ta ndryshojë Tokën, është shumë e dukshme në
fotot satelitore, në pyjet e dendura të Amazonës, në provincën
braziliane të Rondonias. Procesi i shpyllëzimit duket i pandalshëm, i
nxitur në një pjesë të mirë nga rritësit e kafshëve dhe nga kompanitë
shumëkombëshe të sektorit agro-ushqimor. Në 30 vitet e fundit, sipas
asaj që kanë treguar kërkuesit e NASA-s, janë prerë në total më shumë se
67764 kilometra katrorë pyje.
Diga në Las Vegas
Në
mesin e viteve ‘60, liqeni Kolorado në veri të Las Vegasit u prish.
Rezultati ishte Lake Pouell: një basen i madh mbledhës që furnizon me
ujë të pijshëm disa pjesë të Utah, Arizonës, madje edhe të Kalifornisë.
Ndërkaq, është vend i famshëm edhe për stabilimentet turistike dhe
sportive që gjenden aty. Në një foto të satelitit të NASA-s, "Landsat
5", në vitin 1999, duket akoma një liqen i thellë dhe i begatë. Vetëm
shtatë vjet më vonë, situata ka ndryshuar dukshëm. Për shkak të
tërheqjeve, niveli i ujit ka rënë në mënyrë dramatike.
Palma në Dubai
Një
tjetër shembull i asaj se si njeriu e ka deformuar planetin gjatë
dhjetëvjeçarit të fundit, vjen edhe me fotot e shkrepura në Dubai. Në
fakt, që prej disa vitesh është në ndërtim e sipër ishulli i famshëm në
formë palme: Jumeira Palm Island, i pari nga tre të tillë të parashikuar
në projekt. Sekuencat e propozuara nga fotot satelitore tregojnë se nga
viti 2000 e deri më sot, mund të lindë një ishull artificial
superluksoz, që është njëkohësisht edhe ishulli më i madh në botë i
ndërtuar nga dora e njeriut.

Re: Dora e njeriut eshte treguar shume e ashper me natyren.
Mase e vertet gjith keto gjona qe po bejne edhe krijojne normale qe dora njeriut Tregohet me ashpersi shum gjera jan shtuar ne kete bote saqe bota po permbyset dita dites.
Re: Dora e njeriut eshte treguar shume e ashper me natyren.
lere se nuk lane peme me kembe,,,
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Similar topics
» Ajo që disa njerëz e quajnë "dhunë psikologjike" në fakt është thjesht menaxhim i ashpër.
» Fati eshte nje shpikje e njeriut..?
» Pse jeta e njeriut është kështu…?
» Mendja është trupi i njeriut
» Çfarë është aura e njeriut
» Fati eshte nje shpikje e njeriut..?
» Pse jeta e njeriut është kështu…?
» Mendja është trupi i njeriut
» Çfarë është aura e njeriut
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi