Gjirokaster: Rinisin kerkimet arkeologjike ne Adrianopol
Faqja 1 e 1
Gjirokaster: Rinisin kerkimet arkeologjike ne Adrianopol
GJIROKASTER- Për të tetin vit radhazi arkeologët shqiptarë dhe italianë janë rikthyer në rrënojat e qytetit antik të Adrianopolit, pranë fshatit Sofratikë, në rrethin e Gjirokastrës. Prej disa ditësh në këtë sit arkeologjik misioni kërkimor shqiptaro-italian po punon intensivisht për zbulimin dhe studimin e gjetjeve të ndryshme arkeologjike.
Sipas bashkëdrejtuesit të ekspeditës, arkeologut Dhimitër Çondi, puna kërkimore do të përqëndrohet në zonën arkeologjike pranë teatrit antik, me qëllim evidentimin e gjetjeve të ndryshme. “Pjesë e punës sonë do të jenë edhe elementët e ndryshëm studimorë në lidhje me këtë qytetërim të lashtë”, thotë arkeologu Çondi.
Ndërsa për bashkëdrejtuesin tjetër të ekspeditës, profesorin italian Roberto Perna, një rëndësi të veçantë në këtë mision arkeologjik do t'i kushtohet edhe restaurimit të objekteve të ndryshme që do të zbulohen në rënojat e qytetit antik. “Krahas elementëve kërkimorë dhe studimorë kjo ekspeditë synon edhe rijetëzimin e qyteti antik të Adrianopolit në shërbim të zhvillimit të turizmit dhe kthimin e këtij siti në një Park Arkeologjik”, thotë Perna.
(BalkanWeb)
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Katalog dixhital për monumentet arkeologjike
» Tajlandë, rinisin manifestimet në Bangkok
» Monumentet arkeologjike në një katalog dixhital
» VAZHDOJNË KËRKIMET NË RESTELICË
» Kërkimet për thesare, një zbavitje popullore për britanikët
» Tajlandë, rinisin manifestimet në Bangkok
» Monumentet arkeologjike në një katalog dixhital
» VAZHDOJNË KËRKIMET NË RESTELICË
» Kërkimet për thesare, një zbavitje popullore për britanikët
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi