Kërkimet për thesare, një zbavitje popullore për britanikët
2 posters
Faqja 1 e 1
Kërkimet për thesare, një zbavitje popullore për britanikët
Kërkimet për thesare, një zbavitje popullore për britanikët
Në Britani kërkimi për sende metalike është një hobi popullor prej vitesh. Klube të të apasionuarve pas këtij aktiviteti ekzistojnë në të gjithë vendin. Vitin e kaluar individët që merren me kërkime të tilla, apo detektoristët, siç i quajnë britanikët, kanë zbuluar objekte të rëndësishme si nga ana e vlerës ashtu edhe e rëndësisë arkeologjike.
Roger Mintit i buzëqeshi fati. Këto janë disa nga 6 mijë monedhat e arta dhe të argjendta që ka gjetur duke kërkuar për sende metalike në jug-lindje të Anglisë disa vjet më parë. “Këto monedha janë ar i pastër”, tregon Mintey.
Ai bëri rreth 250 mijë dollarë nga ky zbulim. Monedhat datojnë nga shekulli i 13 deri në të 15-in dhe ofrojnë një dritare mbi atë periudhë. “Këtu shihet një anije dhe mbreti. Një simbol për t’ua kujtuar të gjithëve, edhe armiqve, se Anglia ishte fuqi e madhe”.
Mintey i zbuloi monedhat në një kantier ndërtimi. Atje tani është ngritur një shtëpi. Zbulimi, siç e pohon ai vetë, ishte thjesht fat: “S’do të gjej më kurrë diçka të ngjashme, por kjo nuk më bën ta lë kërkimin. Nuk jam detektorist për famën, apo për paratë, por sepse më pëlqen”.
Sot ai ka dalë për kërkim dhe shpreson që pajisja të japë sinjal. Kur merr sinjal, ai fillon gërmimin, por këtë radhë gjen vetëm metal pa vlerë. Në Britani ky është një aktivitet popullor me klube entuziastësh në të gjithë vendin. Ka njerëz që kanë zbuluar objekte me shumë vlerë.
Në Muzeun Britanik të Londrës, Staffordshire Hoard, është koleksioni më i madh i objekteve të artizanatit anglo-sakson, por njëkohësisht zbulimi më i madh i bërë ndonjëherë nga një detektorist. Këto objekte u zbuluan vjet në Stafordshire në Anglinë qendrore. Michael Lewin është zëvendës drejtori i muzeut për objekte dhe thesare të vogla.
“Ka plot sende ari e argjendi, kryesisht nga objekte lufte, si këllëfi i shpatës dhe gjëra të tilla, pra është një zbulim fantastik”.
Ekspertët thonë se kur objektet pastrohen dhe analizohen, ata mund të ndryshojnë plotësisht botëkuptimin tonë për atë periudhë. Këto objekte anglo-saksone i gjeti Terry Herbert. Ai do të ndajë shpërblimin prej 5 milionë e 250 mijë dollarësh me të zotin e shtëpisë. “Më ka sjellë më shumë kënaqësi se të fitoj lotarinë. Gjëra të tilla ka ende nën tokë. Ndoshta ka edhe objekte më të vlefshme se ato që gjeta unë”.
Pas zbulimit, arkeologët erdhën për të nxjerrë thesarin nga toka, pasi Herbert njoftoi autoritetet lokale. Lewis i Muzeut Britanik thotë se shumë zbulime arkeologjike janë bërë nga detektoristët dhe mes tyre dhe historianëve ekziston një bashkëpunim i mirë.
“Jemi shkëputur nga periudha kur mes detektoristëve dhe arkeologëve kishte konflikte të shumta dhe jemi tani në periudhën kur përpiqemi të punojmë së bashku dhe të përdorim aftësitë e detektoristëve më të mirë të arkeologjisë”.
Ndërkaq, Roger Mintey vazhdon të kërkojë, por ende s’ka gjetur ndonjë thesar të ri. “Nuk është monedhë romake siç shpresoja, bile nuk është as monedhë e periudhës së Viktorias”.
Mintey thotë se rreth 60 për qind e objekteve që gjen janë pa vlerë. Të tjerat mund të jenë metal për t’u shkrirë ose monedha aktuale. Por ai e bën këtë për tjetër arsye: “Për ekzaltimin, pasi nuk i dihet kurrë se çfarë zbulon kur dëgjon një sinjal të ri”.
Sinjali mund të paralajmërojë ekzistencën e një thesari. Megjithëse Mintey pohon se zbulimet e mëdha ndodhin një herë në jetë, ai nuk heq dorë nga kërkimi. /VOA/
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Kërkimet për thesare, një zbavitje popullore për britanikët
e paskan si sporet mesa duket
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Proza popullore shqiptare dhe kërkimet rreth saj.
» Britanikët zbulojnë sekretin e piramidës së Keopsit
» VAZHDOJNË KËRKIMET NË RESTELICË
» Fantazmat ne Keshtjellen e Edinburgh dhe kerkimet shkencore
» Gjirokaster: Rinisin kerkimet arkeologjike ne Adrianopol
» Britanikët zbulojnë sekretin e piramidës së Keopsit
» VAZHDOJNË KËRKIMET NË RESTELICË
» Fantazmat ne Keshtjellen e Edinburgh dhe kerkimet shkencore
» Gjirokaster: Rinisin kerkimet arkeologjike ne Adrianopol
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi