Gërmime në Korçë (Kamenicë, Liqenas etj.)
Faqja 1 e 1

Kamenica, Pompei shqiptar
14/08/2008 Rruga drejt turizmit kulturor
Rruga nga Tepelena për në Sarandë, për të cilën ka pak kohë që po punohet, është një arsye më shumë për të drejtuar sytë nga fshati Kamenicë.
I ndodhur në rrethin e Delvinës, rrëzë shpatit jugperëndimor të Malit të Gjerë, për fshatin mesjetar të Kamenicës ka shumë pak studime vitet e fundit, por asfare të thelluar.
Studimet e deritanishme, të mbështetura në vëzhgimet sipërfaqësore të rrënojave të shumta të banesave dhe kishave, u përkasin viteve shtatëdhjetë dhe janë kryer nga E. Riza dhe A. Meksi. Në studimin e tyre ata janë mbështetur në arkitekturën e banesave dhe të kishave pa pasur mundësi për të vjelë material tjetër arkeologjik.
“Kjo qendër me vlera të shumta arkeologjike për fshatin e periudhës shek. XIII deri në XVII, por pak e studiuar dhe e survejuar, më ngjalli interesin për ta vizituar dhe për të bërë provëzën time të parë në fushën e të shkruarit, prandaj edhe e zgjodha si temë në përfundim të studimeve 3-vjeçare dhe për të synuar që në të ardhmen të jem pjesë e ekipit që do të merret me këtë fshat të rëndësishëm”, - shprehet një studente e re, e cila si objekt studimi për mbrojtjen e diplomës së saj ka zgjedhur Kamenicën.
Fshati Kamenicë, i ndërtuar në një zonë të pasur, ku ndërthuret fusha me zonën kodrinore, por paksa larg rrugëve kryesore të komunikimit, megjithëse me tipare të qarta urbanistike dhe një numër të madh banesash, nuk mundi të shndërrohej në një qendër qytetare, siç ndodhi me Delvinën dhe Gjirokastrën.
Duket se arsyeja kryesore ka qenë largësia nga rruga që lidhte Janinën, Gjirokastrën me limanin e Sarandës, rrugë që favorizoi fshatin e Delvinës të shndërrohej në një qytet gjatë periudhës otomane.
Megjithatë, Kamenica deri në braktisjen e saj ka konkurruar në këtë zonë, dhe kjo më së miri duket nga të dhënat e regjistrave kadastral të vitet 1431-1432, ku janë regjistruar 267 familje dhe në vitin 1583 janë 606 familje.
Në kërkim të një date
Problem më i vështirë për t’u zgjidhur në mungesë të të dhënave është ai i datimit të ndërtimeve të Kamenicës dhe ai i kohës rreth së cilës u braktis fshati. “Mendimin për një braktisje kolektive të fshatit e sugjeron gjendja e rrënimeve, e cila është pothuajse e të njëjtit nivel në të gjithë ndërtimet e tij”, - shprehet Skënder Muçaj, specialist në Institutin e Arkeologjisë, Tiranë, duke folur për një lloj historiku të Kamenicës.
“Rrënojat e fshatit të Kamenicës pas largimit të banorëve nuk është ripopulluar më, por pranë saj është ndërtuar fshati Palavli”, - shpjegon ai.
Çfarë ka kaq të veçantë dhe interesante, që ia vlen të ruhet, të studiohet dhe të investohet më tej në këtë fshat?
Një pjesë të rëndësishme të tij e zënë kishat, ku tregohet mënyra e ndërtimit të tyre, rëndësinë që kanë pasur, funksionin e tyre dhe numrin që ato zënë si dhe disa kisha jashtë vendbanimit. Pa harruar qeramikën e gjendur këtu, tipat, prejardhjen dhe kohën e prodhimit.
Pozita gjeografike
Fshati mesjetar i Kamenicës ndodhet në rrethin e Delvinës, rrëzë shpatit jugperëndimor të Malit të Gjerë.
Ato shtrihen mbi dy kodra të ulëta, me pjerrësi të butë të bashkuara me një qafë prej lindjes në drejtim të perëndimit Fshati në të kaluarën zinte dy lartësitë e kodrave, qafën që i bashkon ato si dhe shpatin e tyre jugor.
Terreni rreth tyre paraqitet mjaft i favorshëm për zhvillimin ekonomik: poshtë, nga jugperëndimi shtrihet një fushë e gjerë me toka pjellore, në veri gjenden kullota të mira për bagëti, ndërsa klima e butë favorizon rritjen e ullirit.
Nga ana tjetër, para Kamenicës kalonte rruga që ndërlidhte Finiqin dhe Delvinën me luginën e Kardhiqit dhe më tej me atë të Drinos. Rruga që të çonte në fshat kalonte duke ndjekur qafën ndërmjet dy kodrave në jug të tij. Ajo përfundon në qendër të fshatit, i cili është sheshi më i gjerë, në masën e dendur të ndërtimeve. Kësaj qendre i përket dhe toponimi: Qafa e Pazarit. Në pjesën jugore shpati zbret në një shesh të gjerë që përfundon në një kanion të thellë dhe vazhdon të ngrihet në krahun tjetër të kanionit drejt majës së lartë të Ljulies.
Në faqen e pjerrët pranë kanionit tarracat kanë dhënë mundësi për ndërtime të disa banesave dhe kishave si në vendin e quajtur Fiqtë e Lapes dhe te kisha e Jominait. Në anën lindore kodra e Kamenicës zbret duke krijuar mundësinë për t’u lidhur me njëra-tjetrën luginën e përroit Vrisit (Qafëdardhë), përroit Gjovarakës.
Më pas kodra lartësohet drejt kreshtës së Malit të Gjerë, kurse lugina e përroit të Vrisit shkon drejt fshatit Varfit. Kodra e Kamenicës në anën veriore ka një pjerrësi shumë të theksuar drejt përroit të Gjovarakës, që e bënë të pamundur ngjitjen drejt fshatit. Në krahun tjetër të përroit terreni ka dhënë mundësi për ndërtimin e fshatit të ri të Kopaçës.
Në perëndim, ashtu si dhe në jug, kodra zbret drejt një sheshi që më pas ngrihet në një kodër të ulët, ku është ndërtuar fshati i Palavlisë, i cili është ndërtuar pas braktisjes së fshatit Kamenicë.
Nga kodra e Kamenicës syri të kapë një hapësirë të gjerë të fushës së Vurgut drejt liqenit të Butrintit, detit Jon dhe ishullit të Korfuzit, kurse më tej drejt perëndimit dhe veriut vargjet kodrinore mbyllin shikimin. Edhe qafa e Skërficës, që e lidh pellgun e Delvinës me luginën e Drinosit, humbet nga vështrimi.
Në jug rruga në rrëzë të kodrave të çon drejt manastirit të Mesopotamit dhe Delvinës. Përrenjtë e shumtë që zbresin nga Mali i Gjerë, furnizojnë lumin e Kalasës, ku duket se kanë qenë ndërtuar dhe mullinjtë e fshatit Kamenicë.
“Kushtet klimatike dhe relievi bëjnë të mundur që kjo krahinë të ketë lulëzuar në kulturat e saj kryesore: drithërat, pemët frutore dhe bagëtitë e imëta (dhentë dhe dhitë). Këto burime natyrore dhe afërsia me detin kanë bërë të mundur që të lulëzojë gjatë periudhës antike qyteti i Foinikes”, - shpjegon arkeologu Muçaj, duke vërejtur se gjatë periudhës prehistorike tregues janë varrezat tumulare të Bajkajt.
Ndërsa për periudhën mesjetare “manastiri i Mesopotamit, kisha e Shën Janit dhe Nivicës janë dëshmi të një zhvillimi të pandërprerë dhe në nivele të larta prosperiteti”.
Në lupën e munguar të historisë
Burimet historike të autorëve që e përmendin dhe që na japin informacione rreth këtij fshati, janë relativisht të pakta. Në regjistrin e vitit 1431-1432 fshati Kamenicë, i përfshirë në vilajetin e Vajonetës, kishte gjithsej 267 familje, duke pasur si pronë të fshatit 400 rrënjë ullinj. Të ardhurat nga ky fshat ishin 19 740 akçe. Këto të dhëna e bënin Kamenicën një nga qendrat e banuara më të mëdha të kësaj zone.
Mjafton të përmendim se Gjirokastra, kryeqendra e sanxhakut të Shqipërisë, kishte 163 familje dhe të ardhurat pa taksat e vilajetit dhe tregut ishin 16 938 akçe. Në regjistrin e vitit 1583 fshati kishte 606 familje dhe katër lagje. Këto janë dy të dhënat më të sakta që disponohen deri më sot për Kamenicën.
Çelebiu, i cili kaloi në mesin e shekullit XVII, nga Delvina në Kalasë, përbri Kamenicës nuk e përmend këtë të fundit. Aravantionoi në listën e hollësishme të fshatrave të Epirit, që i përket gjendjes së fillimit të shekullit XIX nuk e përmend po gjithashtu Kamenicën si fshat, por në një pasazh ai flet për vendin e quajtur Kamenicë.
Pukëvili përshkruan rrënojat e Palavlisë, për të cilat shpreh mendimin se duhen indetifikuar me Helaon e Ptolemeut. Nga përshkrimi i tij mund të mendohet se Pukëvili për mbeturinat ″antike″ të Palavlisë të ketë pasur parasysh pikërisht rrënojat e Kamenicës.
Ugolini dhe Hamondi gjithashtu e përmendin Kamenicën pa prurë ndonjë të re. Së fundi Dh. Budina mendon se ndoshta rrënojat e Kamenicës duhen identifikuar me ato të qytetit të vjetër Baiake, të përmendura nga Stefan Bizantini.
“Duke gjykuar nga gjendja dhe karakteri i ndërtimeve që trashëgojmë në Kamenicë, përjashtohet mundësia e identifikimit të tyre me qendrat e përmendura nga Pukëvili dhe Budina, sidoqoftë fjalën e saktë e japin gërmimet arkeologjike. Së fundi mendimin më të plotë e kanë shprehur E. Riza dhe A. Meksi, duke e përcaktuar atë si një fshat të ndërtuar në shek. XIV”, - nënvizon Muçaj, duke shtuar se ndryshimet rrënjësore që ndodhën në Perandorinë Bizantine pas kryqëzatës së katërt (1204), u pasqyruan edhe në territoret shqiptare dhe sidomos në territorin e Kamenicës.
Sipas Traktatit të ndarjes së tokave, i nënshkruar nga Venediku dhe fuqitë e tjera pjesëmarrëse në kryqëzatë, në prag të sulmit përfundimtar mbi Kostandinopojën, në 1205, parashikohej, që provincat bregdetare nga Durrësi në Prevezë apo ndryshe nga Glyky-a në Dyrrhachium të kalonin nën sundimin e Venedikut, ku përfshiheshin “provinca e Durrësit dhe Arbërisë me kartularatët e Glavinicës, Vagenetias, provincën e Janinës, provincën e Drinopojës...”.
Theksohej veçanërisht provinca Vagenecie, e cila do të ishte në mënyrë të drejtpërdrejtë e varur prej Venedikut. Podesta venedikase në Kostandinopojë dekretoi në vitin 1205 se provinca bregdetare me emrin provincia Vagenecie duhej të ishte nën urdhrat e drejtpërdrejta të Venecias, por venedikasit nuk ishin të interesuar për të marrë edhe prapatokën Epirote dhe për këtë ata caktuan Mihail Komnen Dukas (Michael Comnanus Dux) për të qeverisur si vasal të tyre nga kufijtë e provincës (venedikase) së Dyrrachiumit deri ne Naupakt.
Mihail Komnen Duka, vasali i Venedikut përfitoi duke zgjeruar kufijtë e Despotatit të Epirit ose ndryshe i Artës. Gjatë jetëgjatësisë më shumë se dy shekullore, ky despotat e ndryshoi disa herë shtrirjen e tij, megjithatë bërthama e qëndrueshme territoriale mbeti tema e dikurshme bizantine e Nikopojës. Në të përfshiheshin qytete e kështjella të rëndësishme, ku përveç Artës, kryeqendër e tij, përmenden Janina, Ajdonati (Paramithia), Himara, Berati, Kanina dhe për një kohë të shkurtër edhe Durrësi (1213-1253)...
Ndërtimet
E pasur me plot ndërtime karakteristike, studimi sistematik që pritet t’u bëhet rrënimeve të kësaj qendre të banuar në të ardhmen, pa dyshim do t’i japë një përgjigje më të bazuar e më të saktë shumë çështjeve e sidomos vendosjes në kohë të këtyre ndërtimeve.
“Ndërtimet rrethojnë Qafën e Pazarit, duke u shtrirë kryesisht nga kodra e madhe në perëndim të saj dhe më pak në kodrën e vogël në lindje”, - vijëzon arkeologu Muçaj.
Ndërtimet kanë një dendësi të madhe, por kjo është veçanërisht e theksuar në zonën rreth qendrës së fshatit. Ato janë të orientuara, përgjithësisht nga jugu dhe më pak nga juglindja e jugperëndimi, duke ndjekur pjerrësinë e terrenit. Të vendosura buzë rrugëve, kurse në mjaft raste në zonat periferike jugore dhe perëndimore ndërtimet rrethohen me mure që krijojnë oborre të vegjël dhe duke u lidhur me njëri-tjetrin ose me banesat ata krijojnë një lloj fortifikimi.
Në anën veriore, ku terreni bie në mënyrë të thiktë për shkak të vegjetacionit tepër të dendur është tepër e vështirë për të përcaktuar nëse rrugët përfundojnë deri në fund apo ndërpriten nga shtëpitë, ashtu siç e vërejmë në fshatin e vjetër të Qeparoit, ku rrugët nga ana e greminës nuk kanë dalje.
Në brendësi të fshatit mungojnë kopshtet, kurse hapësirat e lira vërehen vetëm në pjesën e qafës, ku duket se kanë qenë vendosur dyqanet, e shprehur kjo dhe nga toponimia Qafa e Pazarit.
“Në sheshin poshtë kodrës ruhen vetëm rrënojat e një kishe, kurse disa mure të dëmtuar gjatë punimeve të një pusi nafte. Në anën lindore, te Gryka e Mirës, në një shesh të përshtatshëm për ndërtime ruhen gjurmët e dy banesave, njëra nga të cilat njihet nga banorët si kisha Nominajt. Kurse në fshatin e sotëm të Palavlisë, ku mund të ketë pasur ndonjë lagje të paktën në shek. XVI, deri tani nuk janë kryer kërkime”, - vijon Muçaj, duke arritur në përfundimin se fshati Kamenicë në pikëpamje të urbanistikës është me tipare të qarta të një qyteti mesjetaro-bizantin.
“Në gjendjen e sotme fshati i rrënuar i Kamenicës ruan deri diku mirë një numër të madhe ndërtimesh, ku pjesën dërrmuese e zënë banesat, krahas tyre ruhen dhe disa kisha. Numri më i madhe i tyre ndodhet në pjesën jugperëndimore të kodrës së madhe. Muratura e ndërtimeve për shkak të punimit të mirë dhe lidhësit të fortë, ruhet shpesh, thuajse deri në lartësinë origjinale, ndërsa nga elementet e drurit kanë mbetur vetëm gjurmë.”

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Gërmime në Korçë (Kamenicë, Liqenas etj.)

Arkeologët e ekipit shqiptaro- francez, të cilët kryen gërmime arkeologjike në zonën e Korçës, kanë zbuluar dy punishte prehistorike për prodhimin artizanal të veglave të punës prej guri, në komunën e Liqenasit.
Në kërkimet e sivjetshme, ekspedita që drejtohet nga prof. Petrika Lera për palën shqiptare dhe prof. Zhil Tyshe (Gilles Tuchais) për palën franceze, ka bërë zbulime të rëndësishme që pasurojnë hartën arkeologjike të rajonit të Korçës.
Vëmendja e tyre u përqëndrua në njërin nga vendbanimet më të mëdha prehistorike neolitike me një sipërfaqe prej 8 hektarësh, pranë liqenit të Prespës, ku ekipi i arkeologëve qëndroi për një vit rresht në terren për studime, kërkime dhe sondazhe.
Sipas arkeologut Lera ky vendbanim që shtrihet në bregun e liqenit të Prespës së Madhe, njihet si "vendbanimi i Kallamasit" ose me toponimin "Ostrovo".
"Në përvojën 30-vjeçare të gërmimeve në terren në pellgun e Korçës, zbulimet e fundit mund të konsiderohen nga më interesantet. Kjo hapësirë e gjerë e rendit vendbanimin prehistorik neolitik të Kallamasit ndër vendbanimet më të mëdha të zbuluara në gjithë hapësirën e Mesdheut", tha Lera.
Arkeologët thonë se gërmimet kanë nxjerrë në dritë një material të bollshëm qeramike, enë me përmasa të ndryshme dhe të zbukuruara në mënyra të ndryshme, që flasin për botën dhe kulturën e popullsisë e cila jetonte në këtë pellg, për zhvillimet e natyrës kulturore dhe artizanatit, krahas faktit se aty kishte një jetë intensive.
Përveç enëve të shumta, në punishte dhe në zonën ku janë kryer gërmimet është zbuluar një sasi e madhe materiali arkeologjik, kryesisht punime prej guri, kocke, stralli, briri. Megjithatë, pjesa më e rëndësishme e këtij materiali janë veglat e punës prej guri, pasi shfaqen për të parën herë në këto vendbanime të shumta të pellgut të Korçës.
Faza e dytë e punës së ekspeditës do të jetë programi arkeologjik i kërkimeve përmes projeksionit, ose vrojtimi në terren, ku ekipi është angazhuar që gjatë vitit të kaluar, kryesisht në pjesën veriore të fushës së Korçës. Kjo synon që të studiohet evolucioni që ka pasur liqeni i vjetër i Maliqit me zgjerimet dhe tkurrjet e veta, si dhe reagimet e popullsive që jetonin rreth tij. Ky evolucion po ndiqet që nga mijëvjeçari i dytë p.e.s., deri në periudhën romake.
Për dhjetë vjet rresht ekipi arkeologjik shqiptaro-francez ka kryer gërmime të shumta në pellgun e Korçës, si më i pasuri me vendbanime të hershme, pasi përmban në hartën arkeologjike 100 të tilla.
http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=43780

Krateri i një vendbanimi neolitik në fshatin Vashtmi të Korçës është dëmtuar nga ndërtimet e reja. Pjesa e vendbanimit është rrethuar me mure, ndërsa në territorin në nëntokën e të cilit arkeologët pretendojnë se ka objekte me vlera arkeologjike janë hedhur shtresa me zhavorr dhe çakëll.
Ky pretendim vjen nga ana e muzeut arkeologjik të Korçës ku sipas përgjegjësit Florenc Cenolli, në këtë territor ndodhet në një shtrirje të gjerë një vendbanim i neolitit të hershëm. Rrethimi i zonës ku shtrihet vendbanimi dhe hedhja e inerteve mbi të ka bërë që Drejtoria e Muzeut Arkeologjik të Korçës të kërkojë pezullimin e punimeve.
Përgjegjësi Florenc Cenolli deklaron se në një sipërfaqe me shtrirje të madhe në zonën ku janë kryer punime private ekziston një vendbanim në të cilin janë kryer edhe kërkime arkeologjike, ndërkohë që zona është monument kulture.
"Në këtë pjesë, ku janë kryer punime, rezulton se ndodhet vendbanimi i neolitit të hershëm dhe nga gërmimet që janë kryer me ekspedita të mëparshme nëntokë janë identifikuar shenjat e jetesës së hershme dhe një sërë objektesh, të cilat mbahen të dokumentuara në muze. Nga hedhja e shtresave me zhavorr dhe çakëll për llogari të vetë pronarit të truallit, është mbuluar krejtësisht zona ku ndodhet kjo pjesë e vendbanimit, në një kohë që ne kemi planifikuar të kryejmë edhe një ekspeditë me një etapë të dytë kërkimore me gërmime. Pasi punimet kanë avancuar, i janë dërguar Komunës së Libonikut shkresat zyrtare për të ndaluar punimet në këtë vend, si pasojë e shkatërrimit të vlerave arkeologjike të sitit të Vashtmit", thotë Florenc Cenolli.
Pronari i truallit, Luanar Belishta, thotë se nuk ka qenë në dijeni të faktit se në truallin e tij, ku janë kryer ndërtime, ka ekzistuar më parë një vendbanim që u përket monumenteve të kulturës dhe ka vlera arkeologjike. Ai pretendon se pas ankesës nga ana e institucionit të muzeut dhe sigurimit të dokumentacionit në fakt ka mundur të saktësojë edhe nëpërmjet topografëve se vendbanimi ndodhet i pozicionuar më larg se trualli i tij edhe pse ky i fundit është betonuar dhe shtruar me çakëll.
"Pasi më është kërkuar të ndërpres punimet në një kohë që disponoj dokumentacionin e plotë mbi pronësinë, kam kërkuar edhe anën dokumentare për të saktësuar me piketime se ku ndodhet vendbanimi që pretendohet nga muzeu. Më ka rezultuar se në truallin tim nuk kalon vendbanimi, pasi nga matjet dhe planimetria ai është në distancë nga vendi ku unë po kryej punime. Kam kontaktuar edhe me Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës dhe nga ana e muzeut këtu nuk kanë ardhur me një hartë specifike. Vetëm më është kërkuar të ndërpres punimet, pasi mendohet se këtu ndodhet një vend që i përket arkeologjisë. Kam ndërprerë përkohësisht punimet, por këto do t‘i vazhdoj, pasi mendoj se ndërhyrja nga ana e muzeut është e gabuar", shprehet Luanar Belishta.
Në këtë zonë ku ndodhet i pozicionuar vendbanimi i hershëm mijëravjeçar, sipas Cenollit janë kryer gërmimet e para në vitin 1974, ndërkohë që sipas tij aty mund të ketë edhe objekte të tjera me interes arkeologjik dhe për këtë arsye vitin e ardhshëm do të zhvillohet një ekspeditë kërkimore në një etapë të dytë.
Sipas tij, nga survejimi dhe gërmimet janë gjetur objekte qeramike që datojnë nga neoliti i hershëm. Këto objekte janë të ruajtura në muze dhe kanë mbishkrimin e vendbanimit nga ku janë gjetur.
http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=55192

Përmbyten varret monumentale të Kamenicës
KORÇE- Mëngjesin e ditës së martë varret monumentale të tumës së Kamenicës janë gjetur të përmbytura nga uji dhe balta, duke rrezikuar kështu seriozisht strukturat monumentale të varrit qendror (ose varrit të parë apo fillestar të tumës), por në të njëjtën kohë po kaq të rrezikuar mbeten edhe strukturat e varreve të tjerë rreth varrit të parë.
Nisur nga situata e krijuar, uji dhe balta mund të sjellin shkatërrimin e të gjitha vlerave që mbart tuma e Kamenicës, e kthyer tashmë në një muze arkeologjik natyror e vizitueshme nga vendasit dhe të huajt. Alarmi mbi këtë situatë të krijuar është dhënë nga vetë përgjegjësi i këtij muzeu, arkeologu, prof.as.dr Skënder Aliu
Shkaku i përmbytjes
Sipas prof. as. dr. Skënder Aliut, përmbytja e varreve monumental është shkaktuar nga banorë të fshatit Kamenicë, të cilët ujitin të mbjellat e tyre që gjenden rreth e përqark këtij muzeu.
Gjatë natës ata kishin marrë ujë nga një kanal kryesor që njihet si “kanali i Gjançit”, ku një pjesë e ujërave të tij ishte derdhur në brendësi të tumës aty ku ndodhet varri qendror dhe strukturat monumentale të tij.
Por sipas Aliut, në këtë përmbytje nuk është vetëm faji i fermerëve, por edhe i firmës që realizoi sistemim -asfaltimin e rrugës që të çon te kjo tumë, pasi nuk u mendua për krijimin e pusetave nga do të merrnin ujin fshatarët që këta të fundit të mos kërkonin rrugë të tjera për të siguruar ujin për vaditje. Megjithatë në këtë rast mund të thuhet se fermerët janë treguar të papërgjegjshëm.
“Gjithsesi tashmë kërkohet marrja e masave të menjëhershme, me qëllim që të dilet nga kjo situatë, pasi përmbytja e tumës mund të ndodhë sërish dhe atëherë do të kishim një shkatërrim të vlerave që ruan ky muze”.
Uji dhe balta, shpjegoi Aliu bën që bazamenti ku gjendet varri qendror dhe strukturat e tjera të zbutet dhe gurët të lëvizin nga pozicionet e tyre, kur këtë gurë janë ruajtur ashtu siç kanë qenë vendosur që në shek XII p.e.s.
Përmbytja
Sipas prof. as. dr. Skënder Aliut, përmbytja e varreve monumental është shkaktuar nga banorë të fshatit Kamenicë, të cilët ujitin të mbjellat e tyre që gjenden rreth e përqark këtij muzeu. Gjatë natës ata kishin marrë ujë nga një kanal kryesor që njihet si “kanali i Gjançit”, ku një pjesë e ujërave të tij ishte derdhur në brendësi të tumës
Shkaqet
Sipas Aliut, në këtë përmbytje nuk është vetëm faji i fermerëve, por edhe i firmës që realizoi sistemim -asfaltimin e rrugës që të çon te kjo tumë, pasi nuk u mendua për krijimin e pusetave nga do të merrnin ujin fshatarët që këta të fundit të mos kërkonin rrugë të tjera për të siguruar vaditjen.
Vlerat historike të tumës së Kamenicës
Tuma e Kamenicës është një nga tumat më të mëdha të njohura deri më tani, në të cilën u evidentuan 400 varre, mbetje skeletorë të 430 individëve dhë më shumë se 3500 objekte. Varret më të hershëm të saj i përkasin periudhës së bronzit të vonë rreth shek XII p.e.s.
Kjo tumë ka pushuar së funksionuari rreth mesit të shek VI p.es, pra ka një histori gati 700- vjeçare. Në këtë tumë gjenden të konservuara si, Unaza e varrit qendror të tumës, grupi i parë dhe i dytë i varreve me strukturë monumentale si dhe pjesa tjetër që është lënë e pa gërmuar, ku mendohet se në atë pjesë të tumës ekzistojnë edhe 400 varre të tjerë.
Duke qenë një muze tepër i veçantë, ai ka qenë gjatë gjithë kohës i frekuentuar nga vizitorë vendas dhe nga turistë të huaj, pasi përveç vlerave arkeologjike aty gjen një mjedis mjaft të këndshëm, çlodhës dhe të gjelbëruar.
Për plotësimin e të gjitha kushteve është investuar në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa së fundi për ndërtimin e rrugës u investuan 15 milionë lekë. Megjithatë, duket se përmbytja e muzeut nga fshatarët e Kamenicës mbetet një akt i papërgjegjshëm, pasi duhet të jenë vetë fshatarët ata që duhet të kontrollojnë ujitjen dhe të disiplinojnë këto ujëra.
Aktualisht pritet të merren masa për parandalimin e situatave të tilla.
http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=61322

Zbulohet vendbanimi prehistorik në Goricë
Zbulohet në Korçë vendbanimi më i madh i periudhes së neolitit në Ballkan. Ai zë një sipërfaqe prej rreth nëntë hektarësh dhe shtrihet në zonën e Goricës. Sipas arkeologëve këto enë e vegla pune janë përdorur shtatë mijë vjet p.e.s.
Nga numri i madh i mjeteve të zbuluara, mendohet se zona ka qenë shumë e populluar në periudhën e neolitit të mesëm dhe të vonë.
Vëmendja e ekspeditës shqiptaro-franceze tashmë është përqendruar në zbulimin e shkaqeve se pse ka përfunduar jeta në këtë vendbanim, pas periudhes së neolititit të vonë.
Rajoni juglindor numëron rreth 80 vendbanime të hershme.
http://www.vizionplus.tv/news_vizion_single.aspx?28746

Zbulohet vendbanimi më i madh i neolitit ballkanik
Korçë- Ekspedita gjeologjike shqiptaro-franceze ka zbuluar në fshatin Goricë në zonën e Prespës vendbanimin më të madh të neolitit, krahasuar kjo me vendbanimet e identifikuara dhe të zbuluara deri tani në rrafshin mesdhetar dhe në atë ballkanik.
Gjetjet arkeologjike të sapozbuluara tregojnë jo vetëm për një vendbanim të madh, por edhe për një vazhdimësi jete që nga neoliti i mesëm e deri te neoliti i vonë, ku pas kësaj periudhe duket se jeta është ndërprerë. Megjithatë, fal hapësirës ku shtrihet ky vendbanim dhe intensitetit të jetës që ka pasur ai, gjetjet arkeologjike kanë qenë të shumta, të cilat kanë ndihmuar arkeologët në datimin e këtij vendbanimi.
Sipas arkeologëve të kësaj ekspedite, materialet e gjetura janë mjete pune dhe mjete të përdorimit, përfshi këtu edhe prodhimet prej qeramike. Lidhur me këto gjetje arkeologët do të ndalen dhe në analizën e mënyrës së prodhimit dhe mjeshtërisë së tyre.
Megjithatë, nga përfundimet e nxjerra rezulton se ky vendbanim ka ekzistuar 7 mijë vjet përp.e.s.
Të njëjtët burime bënë të ditur se vendbanimi eneolitik i zbuluar në këtë vend, shtrihet në një sipërfaqe prej 9 hektarësh, çka do të thotë se tashmë ky vendbanim do të kthehet në një vend studimi jo vetëm për arkeologët, por edhe studiuesit, historianët etj, të cilët do të mund të hedhin dritë mbi kulturën materiale dhe shpirtërore të banorëve të këtij vendbanimi.
Gërmimet dhe studimet e mëtejshme nuk përjashtojnë as analizat tipologjike të gjetjeve arkeologjike. Një vendbanim kaq i madh, i pazbuluar deri më sot në rrafshin ballkanik do të tërheqë vëmendjen e arkeologëve edhe për sa u përket analizave krahasuese, në lidhje me marrëdhëniet që kanë pasur këta banorë me të tjerët.
Gjithsesi shpjegimi se për çfarë arsyesh është ndërprerë jeta në periudhën e neolitit të vonë do të jetë një tjetër objekt studimi, i cili është i lidhur ngushtësisht dhe me faktet historike dhe lidhjes me popujt e tjerë.
Në zonën juglindore të vendit deri tani numërohen rreth 90 vendbanime, por pas këtij zbulimi në krye të vendbanimeve të zbuluara do të qëndrojë vendbanimi neolitik i zonës së Prespës.
Në këtë zonë gjatë viteve të fundit, arkeologët kanë mundur të zbulojnë në mënyrë të vazhdueshme gjetje arkeologjikë të prehistorisë, që me sa duket gjurmët e deritanishme, i çuan në vendbanimin më të madh neolitik të Ballkanit.
http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=61404

Zbulohet një varrezë antike në Liqenas
Një ekspeditë e përbashkët arkeologjike shqiptaro-greke në ishullin e Maligradit në zonën e Liqenasit, ka nxjerrë në dritë zbulime të reja që pasurojnë me vlerat e tyre pasurinë arkeologjike të kësaj treve.
Nga gërmimet e ditëve të fundit që kanë kryer arkeologët shqiptarë dhe ata grekë në ishullin e Maligradit, i cili është i vendosur në liqenin e Prespës së madhe, është zbuluar një varrezë me dhjetë varre prehistorike që datojnë nga periudha e bronzit deri në atë bizantine.
Drejtuesi grek i kësaj ekspedite, Stavros Ikonomidis, u shpreh se varreza e zbuluar gjatë kësaj ekspedite ka dhjetë varre të ndara në katër seksione. Sipas tij, çdo varr është i ndarë nga tjetri me anë të një muri, ndërsa e gjithë varreza është e rrethuar me një mur karakteristik që i përket periudhës romake.
Nga verifikimet e deritanishme të arkeologëve del se ka një vijimësi jetese në këtë varrezë prehistorike, që shkon nga periudha e bronzit deri në atë bizantine të mesjetës. Mbetjet skeletore që janë gjetur gjatë gërmimeve në këtë varrezë do të analizohen më tej nga antropologët, për të saktësuar moshën e njerëzve të varrosur në to, si dhe shkaqet e vdekjes.
Arkeologët, duke u nisur nga verifikimet paraprake thanë se mosha e këtyre njerëzve të varrosur në këtë lloj varreze kolektive mund të jetë afërsisht 30 vjeç. Skeletet e zbuluara janë pa stoli dhe të varrosur sipas riteve të shekullit të 5-të para erës sonë.
Arkeologët që kanë arritur në këto zbulime, thanë se varreza përmban diçka unike. Ata shtojnë se edhe pse kanë tre vjet që kryejnë ekspedita në ishullin e Maligradit, kjo është hera e parë që kanë arritur të zbulojnë diçka me kaq vlerë. Nisur nga zbulimi i fundit, ekspedita parashikohet të zgjasë edhe dy vjet të tjera.
http://www.gazeta-shqip.com/kulture/...ff8ca8d4f.html

Similar topics
» Oshmare Korçe
» Arkitektura italiane ne Korce
» Korce, pranga hajdutit te kishave
» Prishet shtëpia e flamurit në Korçë
» Korce, arrestohet prostituta 21-vjecare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi