Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Kerkoheni Lumturine sot!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Kerkoheni Lumturine sot!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kerkoheni Lumturine sot!

2 posters

Shko poshtë

 Kerkoheni Lumturine sot!  Empty Kerkoheni Lumturine sot!

Mesazh nga Darius Wed 12 Sep 2012 - 9:04

Ndoshta lumturia është një çështje edhe e stinës; e vështirë për të folur për të në dimër kur qielli është i rëndë, natyra është në gjumë, pushimet janë shume larg dhe puna zë të gjitha mendimet dhe brengat tona ... Fakti është që tani është pranverë..
Lumturia pikë së pari duhet të kërkohet në të tashmen, në gjërat që keni dhe që bëni, në ndjenjat e njerëzve që duam e na duan. Sipas psikologes dr. Giuliana Proietti, lumturia mund të jetë edhe gëzimi në arritjen e një qëllimi, për të cilin ti je lodhur apo ke punuar shuam që ta arrish. Shpesh, megjithatë, ne kemi mësuar se njerëzit janë shumë më të lumtur gjatë periudhës kur shpresojnë për diçka, të përpjekjeve për të arritur, sesa kur ne e arrijmë atë që e kemi dëshiruar, sepse vetë ato momente janë më drithëruese në kuptimin e mirë të fjalës. Për faktin e thjeshtë se motivimi për të bërë diçka e bën njeriun që të ndjehet më i rëndësishëm, të dobishëm, plot energji, të guximshëm dhe të fortë. Pasi arrihet objektivi adrenalina zhduket dhe disponimi sa më shpejt kthehet në depresion. Pra, sekreti është që gjithmonë te të pasurit një projekt që do të realizohet, por pa menduar se lumturia duhet domosdoshmërish të vijë më pas: të shpresosh për të ardhmen dhe të gëzosh të tashmen është maksimumi i urtisë dhe mençurisë së njeriut. Lumturia nuk është një gjendje konstante, por një gjendje e momentit. Kur je i lumtur gjestet e trupit përpiqen të lëvizin nga pozicioni i mëparshëm duke u bërë më të dukshëm jashtë, je më i gatshëm për të buzëqeshur, në kontaktet me njerëzit e tjerë.
Lumturia në fakt të jep një sens të të qenit shumë mirë që të bën të ndjehesh i fortë, i gatshëm për të përballur çdo frikë apo paaftësi. Këto ndjenja janë të kundërta me lumturinë, sepse projektojnë pritjet në të ardhmen, nuk e kanë mundësinë për t’i gëzuar tani, këtë moment.
Njerëzit që janë në përgjithësi ziliqarë e kanë të vështirë ta provojnë lumturinë e vërtetë, sepse ata nuk janë kurrë të kënaqur me të tashmen, madje e streson dhe ne kushtëzon të provojë gëzimet e jetës, sepse përqendrohet aq shumë në problemet dhe shqetësimet e veta. Lumturia është të ndjesh se çfarë është e bukur në jetë. Kjo është aftësi individuale, jo një rezervë e fatit: të gjithë mund të jenë të lumtur nëse mësojnë të kuptojnë se si duhet ta bëjnë këtë. Në fakt, për të jetuar një jetë të lumtur ju duhet të jeni në gjendje për të shijuar atë që ju tashmë e keni. Gjithkush prej nesh mendon se ka diçka ende që i mungon të jetë i lumtur: martesa, puna, karriera,, shtëpia diplomimi, pushimet. Kështu lumturia, e shtyrë gjithmonë, vazhdon të na evitojë. Mos harroni se pa marrë parasysh se sa kemi, por sa gëzohemi për atë që kemi. Është gjithmonë e kotë të kalojmë jetën duke ndjekur suksesin, famën, paratë. Në vend të kësaj ne duhet të jemi në gjendje për të gjetur gëzimin te gjërat e vogla të jetës së përditshme sipas vlerave tona.
Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Kerkoheni Lumturine sot!  Empty Re: Kerkoheni Lumturine sot!

Mesazh nga Anakonda Mon 8 Oct 2012 - 0:00

Çfarë është lumturia?
Shkruar nga Nathif Xhama Adam & Ghalib Masri
Friday. 02 March 2007


Në fjalorin e "Webster's Third New International Dictionary",
lumturia është një gjendje në të cilën njeriu ndihet mirë, është e
karakterizuar me emocione të këndshme në një kohë të shkurtër dhe me
një dëshirë natyrale për vazhdimin e mëtejshëm të këtyre emocioneve. Në
këtë term ka edhe sinonime që përkufizojnë lumturinë, si: gëzim i
zgjatur, gëzim i plotë, bekim, hare.
Gëzim i zgjatur: është një fjalë shumë letrare që tregon diçka më shumë, si: gëzim më të gjatë ose lumturi të përsosur.
Gëzim i plotë: i referohet në këtë rast lumturisë më të madhe, lumturia e të bekuarit.
Bekimi: sugjeron kënaqësinë e thellë të dashurisë së pastër ose pranimin nga Zoti.Hare: kjo fjalë mund të përdoret për një lumturi të plotë dhe të siguruar.
Disa studentë të edukimit e përkufizojnë lumturinë si një vazhdimësi e
ndjenjës ose e gjendjes së kënaqësisë dhe burimin e lumturisë nga
ndjenja e qëndrueshme e të qenit mirë, mirësisë së jetës dhe mirësisë së
fatit të njeriut.

Burimet e lumturisë
Individë të ndryshëm ose grupe të ndryshme njerëzish kanë ide të
ndryshme lidhur me mënyrat më të mira për të arritur lumturinë.
Megjithatë, janë disa teori dhe spekulime të ndryshme të cilat shumë
njerëz i konsiderojnë si burimet e lumturisë. Këto mund të klasifikohen
si më poshtë:
1- Pasuria2- Grada dhe pozicioni
3- Arritjet e larta në edukim [edukimi akademik dhe titujt e nderit]
4- Fama [p.sh.: në politikë, në arte, në sport, në shkencë, etj.]

Lumturia në pasuri
Pasuria është, me sa duket, elementi më i afërt, në qoftë se nuk
është sinonimike, me lumturinë përderisa shumë njerëz e besojnë këtë. Ky
kuptim është i rrënjosur thellë në zemrat e shumë personave duke pasur
parasysh se shumica e njerëzve kudo në botë janë të dhënë për
përvetësimin e pasurisë. Ata e shohin pasurinë si shkakun e parë të
lumturisë me qëllimin se të dyja këto, lumturia dhe pasuria janë të
gërshetuara. Sa të gëzuar janë ata burra dhe gra që zotërojnë kompani
perandorake, gjerësi të mëdha toke dhe prona, depozita të mëdha bankare,
etj.Me të vërtetë shumë janë ata persona që zotërojnë miliona dhe biliona
por janë duke vuajtur për të patur një moment paqeje në mendjen e tyre.
Kjo vjen si rezultat i frikës që ata kanë për pasurinë e tyre dhe frikën
që kanë se mos po bëhet ndonjë çrregullim politik, ndonjë lëvizje e
tregut, luftë, plaçkitje, therje, etj. Dhe nuk është vetëm kjo që i lë
pa gjumë natën këta njerëz por është edhe tensioni, ankthi mendor,
ataket e zemrës dhe vdekja. Shumë shpesh dëgjojmë në media lajme të
tilla, si:
- Humb pasurinë dhe jetën pas një ulje financiare në tregti.
- Një tregtar nga Tokio qëllon veten, me sa duket pas humbjes së parave në tregti.
- Njeriu më i pasur i Australisë u dërgua me nxitim në spital në gjendje kritike dhe të dielën pësoi një atak zemre.
Duhet kuptuar dhe pranuar që lumturia nuk ka të bëjë asgjë me grumbullimin e pasurisë. Ky është përfundimi më real që mund të arrijmë.
Me materialet e mjaftueshme nga jetët e shumë njerëzve është më e lehtë
për të aprovuar thënien tonë: "Pasuria nuk sjell lumturinë!"

Karuni
Historia e Karunit shërben si shembull tipik i njerëzve të
pasur, të cilët pasuria i mbush me krenari dhe arrogancë dhe i bën ata
të harrojnë rolin e pasurisë në jetën e njeriut. Pasuria duhet të
përdoret për mirëqënien e njeriut dhe të shoqërisë së tij në përputhje
me dëshirat dhe urdhërimet e Allahut të Madhëruar, i Cili i ka garantuar
njeriut ekzistencën e tij, i ka dhënë atij aftësi, fuqi, ushqim dhe
pasuri.
Historia e Karunit tregohet në Kur'anin Famëlartë:"Vërtet, Karuni ishte nga populli i Musait, por ai u sjell me kryeneçësi
ndaj tyre. Dhe Ne i dhamë atij gjithë thesaret e begatitë, aq sa
çelësat ishin një peshë e madhe për t’u mbajtur nga një grup i madh
burrash të fortë. Kur populli i tij i tha atij: “Mos u ngazëlle (me
mosmirënjohje ndaj Mirësisë së Allahut). Vërtet, Allahu nuk i do ata që
ngazëllehen." (Sure El-Kasas: 76)

"E ai (Karuni) doli para popullit të tij me kryelartësinë e tij..." (Sure El-Kasas: 79)

Kur ai ishte në kulmin e lavdisë së tij, njerëzit u shprehën se e
kanë zili dhe menduan se sa të lumtur do të ishin në qoftë se do të
ishin në vend të tij. Por, njerëzit e zgjuar nuk u hutuan nga pasuria e
stërmadhe e Karunit, sepse ata e kishin kuptuar se pasuria e kësaj bote
është e përkohshme dhe ishin të sigurtë se pasuria e vërtetë është shpërblimi i Allahut në botën tjetër për besimtarët dhe për ata që
kryejnë vepra të mira. [shih në Kur'an suren El-Kasas: 80]
Karuni ishte mendjemadh dhe u paraqiste para njerëzve të popullit të vet
si "zot i një pasurie të madhe". Ata e admironin fuqinë e tij por
harronin realitetin se si ishte. E gjithë kjo ishte një "lumturi
iluzioniste" ose një lumturi e përkohshme tamam si një ëndërr ose si një
film.Por si ishte përfundimi? Çfarë ndodhi me shkëlqimin, pasurinë,
krenarinë dhe arrogancën?
"Kësisoj Ne bëmë që atë ta përpijë toka bashkë me vendbanimin e tij.
Pastaj ai nuk pati asnjë grusht njerëzish ta ndihmonin atë përveç
Allahut, as nuk ishte prej atyre që mund të shpëtojnë vetveten." (Sure
El-Kasas: 81)

Kristina OnasisKëtu gjendet një histori tjetër e rëndësishme e cila provon padyshim se
pasuria, çfarëdo sasie që të jetë ajo, nuk mund të jetë në gjendje të
sjellë lumturinë e vërtetë! Kjo është një histori që për shumë vjet ka
ndenjur në mendjet e shkrimtarëve, reporterëve dhe gazetarëve nëpër
libra dhe nëpër faqet e gazetave dhe revistave!
Kjo është historia e Kristina Onasis, vajza së të famshmit dhe grekut më
të pasur Aristotle Onasis, i cili zotëronte flota anijesh dhe
aeroplanësh, liqene dhe ishuj, prona të mëdha, depozita bankare të
stërmëdha, etj. Mbas vdekjes së të atit Kristina ishte e vetmja që mund
të trashëgonte gjithë pasurinë përveç gruas së dytë të të atit, Zheklin
Kenedit (Jacqueline Kennedy). Trashëgimia arrinte në biliona dollarë
përveç gjërave të tjera, si: flotat e anijeve dhe aeroplanëve, liqenet
dhe ishujt, pronat e mëdha, depozita bankare të stërmëdha, etj. Çfarë
trashëgimie!!! Sigurisht, sipas gjykimit, arsyetimit, ndjenjave dhe kriterit të
shumicës së njerëzve, ai që trashëgon një pasuri të stërmadhe si kjo
duhet të jetë njeriu më i lumtur në tokë - por a ishte kjo e vërtetë, a
ishte e lumtur Kristina? Përgjigjen do ta gjejmë më poshtë duke kuptuar
se si do të vazhdojë jeta e saj.
Kristina ishte e martuar me një amerikan gjatë kohës kur babai i saj
ishte gjallë, por vetëm disa muaj më pas martesa mbaroi me divorc. Pas
vdekjes së të atit, ajo u martua për së dyti me një grek por martesa e
tyre zgjati vetëm disa muaj, të mos themi disa javë! Kristina qëndroi
larg martesës për disa kohë. Me sa duket kërkonte lumturinë jashtë
martesës. Por, prapë nuk e gjeti lumturinë dhe pas disa vitesh e gjeti
përsëri veten duke e kërkuar lumturinë në martesë. Kësaj here ajo e
zgjodhi bashkëshortin e saj nga një vend krejt tjetër, nga Rusia
komuniste. Kushdo që e njihte stilin e sajperëndimor të jetës, ky hap i saj me të vërtetë e çudiste dhe ia
shtonte kureshtjen se çfarë do të ndodhte më tej. Kur u pyet njëherë nga
një gazetar për këtë veprim të saj, gazetari mori një përgjigje të
gatshme e cila ishte e thjeshtë, e shkurtër por e sinqertë: "Jam duke
kërkuar lumturinë!"
Pasi dy martesat e saj të para ishin me burra nga perëndimi, dhe
meqënëse ato dështuan, ajo mendoi se duhet ta kërkonte lumturinë nga
lindja. Pra, edhe kësaj here ajo po provonte fatin e saj megjithëse nuk
kishte asgjë të garantuar. Kur gazetari e pyeti herën tjetër duke i bërë
përsëri të njëjtën pyetje, ajo iu përgjigj duke replikuar me të
njëjtën përgjigje: "Jam duke kërkuar lumturinë...!"
Por, a ishte ajo me të vërtetë e lumtur nga martesa në Rusi? Kurrë! Ajo
qëndroi me rusin më shumë se një vit dhe u nda! Ky ishte fundi i një
martese të ankthshme.Por ajo nuk u dorëzua. U kthye përsëri në Evropë dhe mendoi t'i jap
vetes edhe një mundësi të fundit duke zgjedhur për bashkëshort një
industrialist francez. Pra, ajo u martua me katër burra nga vende
krejtësisht të ndryshme për një periudhë kohore prej dy vitesh! Sa jetë e
mjerueshme dhe e pasuksesshme! Në një festë që bëri për martesën saj të
katërt u pyet nga një gazetar se a ishte ajo gruaja më e pasur dhe
përgjigjja e saj e sinqertë ishte: "Po! Jam gruaja më e pasur por më e
palumtura..."
Organizimi i martesës me industrialistin francez u zhvillua siç ishte
planifikuar por iu deshën vetëm disa muaj dhe gjithçka mori fund!
Pasi nuk e gjeti lumturinë në martesë ajo vendosi që të mos martohej më
dhe të përpiqej që ta gjente lumturinë "vetëm". Por, lumturia ishte e
pamundur për të, edhe vetëm, dhe ajo e kaloi pjesën tjetër të jetës e
dëshpëruar, plot mërzi dhe zhgënjime duke udhëtuar shpesh nëpër qytetet
më të mëdha të botës. Në fund ajo u gjend e vdekur brenda një hoteli në Argjentinë. Kush e vrau? Ajo
kishte kryer vetëvrasje! Çfarë fundi i trishtueshëm për një grua shumë,
shumë të pasur!Pra, a ishte në gjendje pasuria e saj të blente
lumturinë? KURRË, ME TË VËRTETË KURRË!

Marrë nga libri: "The way to happiness"
Autor: Ghalib Masri dhe Nathif Xhama Adam
Përktheu: Erisa Haspepa
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi