SHBA: Veshja e femrave shqiptare, e ekzagjeruar. Në biseda merren me thashetheme, meshkujt flasin për politikë
3 posters
Faqja 1 e 1

Në kabllogramet e ambasadës amerikane për Shqipërinë, zbulohen
edhe detaje interesante se si e shohin ata mënyrën e jetesës dhe veshjes
së shqiptarëve, sidomos femrave. Më poshtë janë dy kabllograme të
shkruara në shkurt të 2008-s, ku flitet për modën që ndjekin shqiptarët,
si dhe për bisedat e zakonshme të tyre dhe se si shihet dhe gjykohet
femra në Shqipëri.
Teksa ecën teposhtë rrugëve të ”Bllokut”, zona më moderne e
Tiranës, të lind dyshimi nëse je vërtet në një vend në zhvillim.
Makinat e shtrenjta dhe veshjet e modës janë të rrejshme për syrin në
fillim – por po ti shohësh nga afër kupton që nuk jnaë aq të shtrenjta,
më shumë sesa farfuritëse e pompoze. Ndërsa moda ndjek trendet dhe
stilet perëndimore, përshtatja e tyre në vend është interesante. Gratë
menaxhere apo profesionale në Perëndim zakonisht priren
drejt elegancës “casual” dhe praktike, por femrat shqiptare duket se e
kanë humbur nga sytë veshjen praktike, aq sa shpesh i sheh duke ecur me
taka stiletto në kalldrëmin e thyer të Sheshit Skënderbej apo përgjatë
trotuareve me gropa të qytetit të tyre. Për gruan e re mesatare moda
e përgjithshme konsiderohet ajo e kategorisë së klubeve të natës së
e Hollivudit, ndërkohë që të rinjtë zgjedhin xhinse (mesatarisht i
veshin një numër më të vogël se i tyri) dhe t-shirt të ngjitur pas
trupit.
Megjithatë, në qytetet e vogla të periferisë ka
një përzierje interesante të veshjeve të vjetra tradicionale me stilet e
modës së fundit. Kjo ndodh zakonisht për shkak të boshllëqeve që
ekzistojnë mes brezave, ku të vjetrit e një brezi janë mbërthyer pas
traditës, ndërsa të rinjtë përpiqen të ndjekin modën “perëndimore” sa më
shumë që të jetë e mundur (brenda kufijve zakonisht striktë të buxhetit
të tyre). E veshura mirë perceptohet si një shenjë e pasurisë, e
kundërta me periudhën komuniste, kur shumica e njerëzve kishin vetëm pak
veshje të cilat i mbanin për vite me rradhë. Tani shumë
njerëz harxhojnë një sasi të mirë të parave për rroba në përpjekjet e
tyre për të ndjekur një mënyrë jetese perëndimore.
Nëse je shofere, të trajtojnë si “down” në timon… sepse je femër!
Në lokale, femrat veç, meshkujt veç. Femrat bëjnë
thashetheme e flasin për flokët, meshkujt për gjëra “të rëndësishme” si
politika!
“…Në një shoqëri patriarkale si Shqipëria, gratë janë të drejtuara në
jetën shtëpiake ose në sferën private, ku ka shumë pak hapësirë për
veten e tyre, ndërsa meshkujt janë të drejtuar në jetën publike. Si
rezultat, marrëdhëniet ndërmjet femrave dhe meshkujve, dhe më vonë edhe
në mes të njerëzve të të njëjtit seks, janë të ndërtuara në parimin e
fitim-humbje ose të pushtuesit dhe të pushtuarit.
Pjesëmarrja e grave në sferën publike është disi e limituar për shkak
të seksualitetit të tyre. Shembuj të tillë mund të gjenden kudo. Nëse
je shofere femër të kujtojnë të paktën një herë në ditë për aftësitë e
tua të kufizuara si shofere. Në tavolinat e bareve brenda vendeve të
punës “ndahen” në bazë të seksit pasi meshkujt ulen dhe flasin për
çështje të “rëndësishme” politike dhe ekonomike ndërsa femrat flasin për
veshjet, flokët dhe tualetin, dhe bëjnë thashetheme për të tjerët.
Për më tepër të jetuarit vetëm nëse prindërit e tu jetojnë në të
njëjtin qytet mund të konsiderohet si e çuditshme dhe si e
papërshtatshme. Shumë qiradhënës shpesh pyesin nëse keni marrëdhënie të
mira me familjen, pasi ata nuk e kuptojnë pse do të donte një vajzë e re
të jetonte vetëm. Gjinia bëhet ngjitësi që mban bashkë shumicën
ndërveprimeve njerëzore në jetët tona të përditshme.
Një aspekt që në përgjithësi neglizhohet në Kodin e ri Elektoral
është një sistem kuote për kandidatet femra, i cili synon të përmirësojë
pjesëmarrjen e grave në politikë dhe përfaqësimin e tyre në parlament.
Fatkeqësisht, ky sistem kuote për kandidatet femra është më shumë një
ngjitës mbi plagë sesa një kurë.
Megjithëse mund të gjejmë shumë “zgjidhje-leukoplastë” për problemet e
shkaktuara nga sistemi i fortë patriarkal i Shqipërisë, ato nuk do të
japin një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme për shumë femra
shqiptare në jetën e tyre të përditshme. Si pasojë, ato do të
dështojnë…”
Shekulli

Re: SHBA: Veshja e femrave shqiptare, e ekzagjeruar. Në biseda merren me thashetheme, meshkujt flasin për politikë
Ca mendimi ke ti per ket artikull Klea?
Vizitor- Vizitor
Re: SHBA: Veshja e femrave shqiptare, e ekzagjeruar. Në biseda merren me thashetheme, meshkujt flasin për politikë
Klea nuk paska mendim.
Po ju te tjeret ca mendimi keni?
Po ju te tjeret ca mendimi keni?
Vizitor- Vizitor
Re: SHBA: Veshja e femrave shqiptare, e ekzagjeruar. Në biseda merren me thashetheme, meshkujt flasin për politikë
Mendimi im ilirziu thjesht kan thene te verteten ata qe kan shkruajtur shihet sot ske nevoj te ikesh ne SHBA per te kuptuar veshjen e shqiptareve ose qe smeren me thashetheme sepse mjafton te shikosh edhe te degjosh ne shqiperi ilirziu
Re: SHBA: Veshja e femrave shqiptare, e ekzagjeruar. Në biseda merren me thashetheme, meshkujt flasin për politikë
Ah ok.
Shif te them un i gje tjeter ty tashi Klea.
Keta Amerikanet jan shume xheloz sepse Europianet gjithmone vishen me bukur dhe dine ta shijojne jeten.

Si shijohet jeta ilirziu duke hapur komet me ke te propozoj apo duke u mor me thashetheme politike mashkullit qe si intereson fare se si eshte apo si jeton populli
Re: SHBA: Veshja e femrave shqiptare, e ekzagjeruar. Në biseda merren me thashetheme, meshkujt flasin për politikë
Ta shpjegoj pak me von se po me bi celulari dhe sa ka ardh trageti ne Durres.
KLM.
KLM.
Vizitor- Vizitor
Re: SHBA: Veshja e femrave shqiptare, e ekzagjeruar. Në biseda merren me thashetheme, meshkujt flasin për politikë
Pse amerikonet se mbajn veten sipas ktyre?Nuk kan me cte merren shqiptar prandaj merren me thashetheme...po te ket pun sbesoj se do kishin nkoh me bo thashetheme por ja cme bo...sa per veshjet esht moda e atille
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: SHBA: Veshja e femrave shqiptare, e ekzagjeruar. Në biseda merren me thashetheme, meshkujt flasin për politikë
ilirziu shkruajti:Ah ok.
Shif te them un i gje tjeter ty tashi Klea.
Keta Amerikanet jan shume xheloz sepse Europianet gjithmone vishen me bukur dhe dine ta shijojne jeten.
Plotesisht dakort me zoterine
Si nga moda dhe nga menyra e jeteses europianet jane me lart se amerikanet"..
Kurse per shqiptaret skane ca flasin sepse dhe ai qe eshte fukara mundohet te ndjeke moden duke veshur ndonje D&G, LV apo Gucci imitacion...pak rendesi ka qe nuk eshte origjinale... te pakten e njeh...kjo ka rendesi.
Re: SHBA: Veshja e femrave shqiptare, e ekzagjeruar. Në biseda merren me thashetheme, meshkujt flasin për politikë
E kuptove tani Klea qe kjo nuk ka te beje me hapjen e kembeve por me hipokrizine e ketyre Amerikaneve?
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Meshkujt merren më shumë me thashetheme se femrat
» Veshja e femrave ndikuese në gjykimin e meshkujve
» Pse nuk mund të merren vesh meshkujt dhe femrat

» Pse femrave u pelqen te flasin pas shpine?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi