Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Varfëria, 35-vjecarja: Dy fëmijët do t'i lë në jetimore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Varfëria, 35-vjecarja: Dy fëmijët do t'i lë në jetimore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Varfëria, 35-vjecarja: Dy fëmijët do t'i lë në jetimore

2 posters

Shko poshtë

Varfëria, 35-vjecarja: Dy fëmijët do t'i lë në jetimore Empty Varfëria, 35-vjecarja: Dy fëmijët do t'i lë në jetimore

Mesazh nga WebMaster Mon 24 Sep 2012 - 23:21

TIRANË- Nëna 35-vjeçare, Albana Josif, e njohu
bashkëshortin e saj të parë jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Ai
ishte shtetas grek, por fatkeqësisht u nda nga jeta pak vite pas
martese. Jetesa me të i dhuroi një djalë, të cilin ka vendosur ta
strehojë në një jetimore në Greqi. Ashtu siç shpjegon vetë 35- vjeçarja,
ky është një vendim që e ka marrë edhe vetë vogëlushi, i cili tani
është 9 vjeç. Kriza që ka pushtuar shtetin fqinj, e detyroi Albanën të
kthehej para 7 muajsh në atdhe,

Deri ku mberrin kulmi i varferis intervista e bere .

Jetesa me të i dhuroi një djalë, të cilin ka vendosur ta strehojë në një
jetimore në Greqi. Ashtu siç shpjegon vetë 35- vjeçarja, ky është një
vendim që e ka marrë edhe vetë vogëlushi, i cili tani është 9 vjeç.

Kriza
që ka pushtuar shtetin fqinj, e detyroi Albanën të kthehej para 7
muajsh në atdhe, veprim ky që e përplasi me shumë vështirësi ekonomike.
Kjo situatë është një prej arsyes që e ka çuar nënën e re drejt vendimit
për të braktisur fëmijët e saj, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të
shtëpisë...

Albana, sa fëmijë ke?
Kam tre
fëmijë. Një fëmijë e kam me një burrë grek që ka vdekur, ndërsa dy
fëmijët e tjerë i kam me një njeri që kam bashkëjetuar, por ai u largua.
E futën në burg, gjeti një femër tjetër dhe u largua. Unë erdha në
Shqipëri se kam qenë në Greqi dhe na mban nëna me babanë të cilët
jetojnë me qira. Jetë mizërie.
Kur u ktheve nga Greqia?
Para shtatë muajve.
Çfarë moshe kanë fëmijët?
Fëmija i parë është 9 vjeç
e gjysmë, fëmija i dytë është tre vjeç, kurse e treta, vajza është 2 vjeç e gjysmë.
Në çfarë moshe i ke ke lindur fëmijët?

parin e linda kur isha 25 vjeç, të dytin kam qenë 32 vjeç sepse kanë 7
vjet diferencë, të tretin 33 vjeç, kanë shumë pak diferencë. Fatkeqësitë
e jetës.
Pse ke vendosur t'i lësh fëmijët tek shtëpia fëmijës?
Për
arsye ekonomike e sociale. Sepse shtëpi s'kemi dhe as mbështetje. Edhe
babai m'i keqtrajton fëmijët dhe nuk i do t'i mbajë në shtëpi. Me pak
fjalë bëjnë një jetë të keqe.
Ju nuk punoni?
Këtu
edhe të duash të punosh nuk të lenë fëmijët sepse nënën e kam të sëmurë
dhe nuk mundet që t'i mbajë sepse vuan nga këmbët dhe nga tensioni.
Është e sëmurë me pak fjalë. Ka punuar 25 vjet në kimike dhe ka disa
lloje sëmundjesh. Nuk mund t'i mbajë dot fëmijët. Domethënë arsyeja
është ekonomia e keqe dhe nuk kemi as shtëpi. Nesër pasnesër po na
përzuri qiraxhiu ne ngelim rrugëve.
Po djalin tjetër do e mbash vetë?
Djalin
tjetër them ta çoj tek shkolla ku ka qenë më përpara në Greqi. Atje ka
qenë në një jetimore, siç është këtu edhe them ta çoj atje. Meqenëse ka
qëndruar tre vjet e gjysmë atje më mirë është që të rrijë në Greqi. Por
edhe ai e kërkon një gjë të tillë për shkak të shokëve që ka njohur.
E ke të vështirë që po i lë?
Shumë, shumë...
Po nëse do të ndryshojnë kushtet ekonomike një ditë, do të vish t'i marrësh sërish?
Ua.... patjetër që do të vij t'i marr.
Po nuk ke frikë se nuk se nuk do të duan të vijnë me ty?
Shpresoj që të më mirëkuptojnë sepse në fund të fundit unë po e bëj për ta, për të patur një jetë më të mirë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Varfëria, 35-vjecarja: Dy fëmijët do t'i lë në jetimore Empty Re: Varfëria, 35-vjecarja: Dy fëmijët do t'i lë në jetimore

Mesazh nga Anakonda Tue 25 Sep 2012 - 5:10

e tmerrshme...o zot ne cfar gjendjeje qe jetojn disa njerez;sa keq qe me vjen per femijet e gjore....sidomos per ket gruan qe per arsye nga pamundsia ekonomike te coj femijet e saj njetimore....nca shteti qe jetojm na rujt zoti nga trut e kokes
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi