Skandal në qendër të Tiranës, policët civilë përplasen me ata me uniformë. Shkaku: një gërvishtje makinash (VIDEO)
2 posters
Faqja 1 e 1

Një
ngjarje e pazakonte ka ndodhur pasditen e së enjtes në qendër të
Tiranës. Një gërvishtje e vogël e një makine ka prodhuar një sherr
banal, qe arriti deri në përdorimin e sendeve të forta e në dhunë
fizike, raporton Vizion Plus.
3 efektivë policie, të veshur civilë, të cilët po lëviznin me një
makine tip BMË me targa gjermane, kanë parakaluar me shpejtësi dhe kanë
gërvishtur një autobus që transportonte punonjësit e një firme private.
Sapo autobusi ka ndaluar në stacion, efektivet e policisë, që
dyshohet të jenë efektive të njësisë operacionale, kanë zbritur nga
makina dhe e kanë goditur shoferin me tytën e pistoletës, ndërsa kanë
thyer xhamat e autobusit.
Kanë qenë banorët e lagjes dhe kalimtarët e rastit që kanë njoftuar
policinë. Me të mbërritur në vendngjarje, forcat e rendit kanë dalë në
mbrojtje të shoferit të paarmatosur dhe kanë nisur të konfliktohen me
policët civile. Këta të fundit madje kanë nxjerrë edhe armët e zjarrit,
por fatmirësisht asnjë palë nuk ka qëlluar.
Gjithë konflikti ka zgjatur për rreth 30 minuta, duke shkaktuar panik
si dhe bllokim të trafikut. Nga dëshmitë e para mësohet se kanë mbetur
të plagosur lehtë 2 policë si dhe shoferi i autobusit, i cili mësohet se
është në gjendje më të rëndë.

Re: Skandal në qendër të Tiranës, policët civilë përplasen me ata me uniformë. Shkaku: një gërvishtje makinash (VIDEO)
Skandaloze nje gje shum e peshtir sesi policia e shtetit ton sulmon thjesht nje person te thjesht e per cfare per nje gervishtje makine....ca shteti esht ky kur ata vet po dhunojn popullin e thjesht ather ku te gjejn mbeshtetje njerezit e gjore...skandaloze
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Prostituta të shtrenjta në qendër të Tiranës !
» Rikthehet Pazari i vjetër në qendër të Tiranës
» Sherr me armë për një vajzë në qendër të Tiranës
» Policet greke, ja kur hipokrizia shfaqet hapur (video)
» Skandal, prifti shfaq video gay në ceremoninë e rrëfimit të fëmijëve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi