Komuna e Kumanovës heq gjuhën shqipe nga faqja zyrtare
Faqja 1 e 1

KUMANOVE - Komuna e Kumanovës nuk përdor gjuhën shqipe në faqen zyrtare të internetit. Autoritetet e kësaj komune kanë hequr përdorimin e gjuhës shqipe nga faqja zyrtare, ku qytetarët shqiptarë kanë probleme lidhur me informacionet që duhet siguruar.Portali zyrtar i komunës vijon të mbetet në gjuhën maqedonase, ndërsa nga komuna vazhdimisht kanë arsyetuar se problemi është teknik dhe pritet të bëhet versioni edhe në shqip.
Komuna e Kumanovës përbëhet nga rreth 30 për qind shqiptarë, pa përfshirë komunën e Likovës. Kryetari i kësaj komune Zoran Damjanovski ka arritur që të sigurojë mazhorancën dhe bashkëqeverisjen edhe me dy këshilltarë shqiptarë.
Qytetarët për këtë rast fajësojnë edhe përfaqësuesit shqiptarë në kuadër të kësaj komune se nuk bëjnë asgjë për të ndryshuar këtë situatë, por edhe për gjendjen e përfaqësimit të shqiptarëve.
Partitë shqiptare të opozitës në këtë qytet theksojnë se Damjanovski gjatë dy mandateve të tij të pushtetit ka arritur që të manipulojë me disa parti shqiptare, duke mos realizuar projekte infrastrukturore dhe zhvillimore për shqiptarët, por duke u fokusuar vetëm nëpër zonat kryesisht të banuara me maqedonas.
(er.nu/ina/BalkanWeb)

Similar topics
» Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe
» Ministrat maqedonas injorojnë gjuhën shqipe
» Greqi, fshati ku historia flet gjuhen shqipe
» "Cunami" "Tsunami" Perkthimi ne gjuhen Shqipe
» Drejtëshkrimi dhe shqiptimi i zanoreve në gjuhën shqipe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi