Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Greqi, fshati ku historia flet gjuhen shqipe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Greqi, fshati ku historia flet gjuhen shqipe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greqi, fshati ku historia flet gjuhen shqipe

Shko poshtë

Greqi, fshati ku historia flet gjuhen shqipe Empty Greqi, fshati ku historia flet gjuhen shqipe

Mesazh nga WebMaster Mon 1 Apr 2013 - 12:10

Historia është baza mbi të cilën duhet të mbështeten marrëdhëniet e një fqinjësie ëe mirë, bashkëpunuese e përtej konflikteve të mbartura ndër shekuj.

E kjo histori nuk mund e nuk duhet te jete pjese e retorikave ekstreme nacionaliste, por thjesht e nje realiteti të ngritur mbi bazen e arkivave e dokumentacionit perkates.

Sepse vetem permes tyre mund te mblidhen pjesezat e verteta te historise jo asaj imagjinare, por asaj te mbeshtetur mbi fakte reale qe nuk kane e nuk duhet te kene lidhje me ekstremizmat e shkuara.

Bellkameni, fshati i kolonjareve, dikur pjese e vilajetit te Manastirit mbetur ne krahun tjeter ne Greqi, se bashku me shume zona shqiptare prej një shekulli, eshte pjese e kesaj historie te mbeshtetur ne ato fakte qe gjenden te gjalla ende edhe sot.

Kamera amatore eshte serisht e vetmja zgjidhje per një pjese të grupit të xhirimit të pa shpallur “non grata” e që mund të udhetojë drejt fshatit qe sot ka një emer tjeter, Dhrosopigi.

Fshati i Spiro Bellkamenit, luftetarit te shume betejave ndaj grekeve e osmaneve per çlirimin e tokave shqiptare ne gjithe kete zone e deri thelle ne Korçe duket i heshtur mes banoreve te pakte qe ikin e vijne rrugicave te tij.

Jane miqesore dhe disa prej tyre nuk refuzojne apo nuk druhen te tregojne te vertetat e tyre.

« Nëna ime nuk dinte greqisht. Plakat, më parë, përfshi nënën time, flisnin vetëm shqip », thotë Stravro Stilollari, banori i Belkamenit.

Stavro e ka mbartur gjuhen brez pas brezi, kjo edhe sepse shkolla ne gjuhen shqipe ka funksionuar siç tregon vetem nje vit diku ne 1909 – 1910. Qe atehere, ajo eshte mbyllur nga greket per te mos u hapur me kurre.

“Shiko, te te them keshtu jane rrenjet, sido qe te behet rrenjet jane rrenje. Une e ndiej se jam shqiptar, them se jam shqiptar. Po jo se dua qe te behet Shqiperia ketu apo te behet, atje’’, pranon me sinqeritet, me një shqipe të pastër Stavro.

Por, ndryshe nga babai mendon djali, qe shqip kupton shume mire, por qe nuk pranon te flase. E per me teper hedh poshte pohimet e te atit.

« Nuk mesuam shqip sepse nuk kemi pasur gjyshe ne shtepi dhe per shkak te punes pastaj dhe mungeses se kohes nuk mesuam shqip. Une ndihem grek sepse te tille jemi », thotë i biri.

Ne mase derrmuese te gjithe te moshuarit flasin me drojtje shqip. Edhe pse thone se jane greke ato vete tregojne se kete gjuhe e kane mesuar ne shkolle, ndersa ate shqipe e kane trasheguar nga te paret. Toskerishtja e ketyre aneve eshte e qarte edhe pse e grryer jo pak nga koha.

« Epo greke jemi nuk jemi shqiptare. Plakat ishin shqiptare ama dinin edhe ato greqisht me neve qe vinim ne shkolo”, shprehet një e moshuar e Dhrosopigisë.

Shumica shmangen, e nuk duan te ngaterrohen siç thone jashte kameras, pasi kjo mund t’u hape jo pak probleme me autoritetet jo vetem lokale, por edhe qendrore.

Disa theksojne me fjalesh te shkurtera e te terhequra se tashme gjithçka po humbet. Shqipja rron mes te moshuarve ndersa po vdes perfundimisht tek te rinjte.

« Femijet e mi nuk llafosin shqip, nuk dijne. Ketu dijne shqip nga neve e larte, nga neve e poshte jo”, thotë një tjetër i moshuar.

Ne Bellkamen ka te tjere edhe me serte edhe pse pergjigjen e japin ne te njejten gjuhe.

E kuptueshme kjo edhe per shkak te presionit te jashtezakonshem qe ka patur ne keto zona e qe ka bere qe shqiptaret te shkrihen pas mbetjesh jashte kufirit zyrtar shqiptar.

« As qe e di nga kane ardhur. Nuk e di une. Une jam grek, ç’pune kam une me shqiptaret, jam grek jo shqiptar », shprehet një tjetër banor.

Ne muzeun e fshatit fotot e sendet e vjetra pasojne njera tjetren , tregues te identitetit te hershem te tij.

E megjithate mes tyre nuk gjen askerrkund qofte edhe nje tregues te vogel se ketu eshte folur e flitet gjuha shqipe. E megjithate mes radheve te mesuesit e rojtarit te ketij muzeu mund te kuptosh qartazi edhe pse greqisht prejardhjen e ketij fshati.

“Aty rreth 1844 erdhem ne kete fshat nga Plikati, perpara tij patem ardhur nga nje tjeter vend, më duket se nga Erseka, Vithkuqi dhe nga Voskopoja, e nga zona e Sulit. Njerezit qe erdhen ketu kishin origjine te njejte, tradita, doke, zakone te njejta », thotë rojtari.

«Ne llafosnim shqip, ne fshat benim keto qe te thashe keto zakonet qe bejme, keto gostirat, kendonim shqip, edhe na drejtoheshin të ardhurit duke na thënë shqiptarë ».

Edhe pse banoret jane perqendruar ketu, fshati rrenjet e tij i ka lart ne mal. Sot, kudo ne fshatin e vjeter kane mbetur vetem rrenoja veç kishes qe eshte rikonstruktuar nga e para.

Diku ne nje cep duket edhe shtepia e Spiro Bellkamenit, komandantit te nje cete kombetare te njohur gjate viteve 1908- 1912 e qe u vra sipas arkivave të kohës, pikerisht ne kete vit ne pabesi nga agjentet greke ne Nivicë.

Sot, per te nuk gjen me asgje ne kete fshat, perveç radhëve greqisht ne nje liber botuar se fundmi.

Fshati mbetet pas e bashke me te edhe e shkuara e tashmja qe lidhen pashmangshmerisht me te njejtat rrenje te perbashketa qê nëse do të njihen si të tilla nuk do bënin gje tjeter veç do të forconin urat e miqësisë e fqinjësisë së mirë midis shqiptarëve e grekëve, Shqipërisë e Greqisë.

Njohja e historisë si një realitet i ngritur mbi dokumenta e fakte ndihmon mirëkuptimin, shkembimin,vlerat e nuk duhet të nxisë aspak ato pjese të politikës që mbijetojnë duke ushqyer ndasitë.

« Ky eshte Ballkameni, fshati ku historia flet shqip. Per “Top-Channel”, nga Kapshtica, “non grata””, përfundoi reportazhin e tij, Marin Mema.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi