Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria dhe Xhelozia People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria dhe Xhelozia People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria dhe Xhelozia

+2
WebMaster
donito121
6 posters

Shko poshtë

Dashuria dhe Xhelozia Empty Dashuria dhe Xhelozia

Mesazh nga donito121 Fri 28 Sep 2012 - 8:49

flisni diqka rreth kesaj teme

donito121
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/09/2012
Mosha Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria dhe Xhelozia Empty Re: Dashuria dhe Xhelozia

Mesazh nga WebMaster Fri 28 Sep 2012 - 10:17

Donito mire se erdhe ne rrall te pare ..Ndersa per temen eshte e hapur nje teme tjeter njesoj si kjo do i bashkoj bashke te dyja ..

Gjithsesi po i pergjigjem temes

Dashuria hmm kush e njeh e din se cfar do thote duhet ta ndjesh me zemer per ti dhene nje shpjegim ..Ndersa xhelozia hmm gje e keqe shum varet gjithmon motivi i xhelozise
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria dhe Xhelozia Empty Re: Dashuria dhe Xhelozia

Mesazh nga Anakonda Fri 28 Sep 2012 - 17:03

aty ku ka dashuri ka edhe tradheti.......dashuria edhe tradhetia jan te kunderta me njera tjetren....mirpo xhelozia e teperme esht semundje edhe esht arsyeja qe shum cifte jan ndare me njeri-tjetrin
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria dhe Xhelozia Empty Re: Dashuria dhe Xhelozia

Mesazh nga Anakonda Fri 28 Sep 2012 - 17:33

Shumë
prej nesh, kush më shumë e kush më pak, është ndier xheloz për
partnerin kur ka kuptuar se ai ka kërkuar të krijojë një marrëdhënie, i
është përgjigjur "ngacmimit" të dikujt tjetër, ose është larguar prej
nesh për të patur një lidhje të re. Kur e dëshiron shumë një person, nuk
do që ta humbasësh atë.

Deshiron ta kesh pran teje pergjigthmon?Për ta mbajtur pranë, për ta mbrojtur
marrëdhënien, kontrollon sjelljen e partnerit, bëhesh xheloze. Në disa
raste xhelozia mund të jetë e bazuar në "fakte", në raste të tjera ne
mund të jemi shkaku i saj. Xhelozia nuk është e njëanshme. Jo vetëm
femra, por edhe mashkulli është xheloz... Shpesh neve na është thënë ose
kemi dëgjuar t'i thuhet dikujt. "Nuk më pëlqeu mënyra se si të pa ai
tipi...". "Mos ta kthesh kokën as majtas, as djathtas...". "Je veshur
kështu që të biesh në sy". "Paske ndonjë variant sot?". "Duhet të
qëndrosh në shtëpi dhe të merresh me fëmijët...". "Nuk më pëlqen të
punosh aty sepse ka shumë meshkuj, madje edhe...". "Do të të vras nëse
marr vesh gjë...". "E vrava sepse më tradhtonte..." etj. Përse mashkulli është xheloz në marrëdhënien me partneren?
Nëse
partneri nuk është i sigurt në marrëdhënien e tij me partneren, ka
shumë mundësi që të ndihet i kërcënuar nga prania e meshkujve të tjerë
në jetën e saj. Pasiguria për të ardhmen e lidhjes shkakton xhelozinë.
Kjo formë e xhelozisë mund të jetë një ndër treguesit e periudhës së
vështirë që kalon marrëdhënia. Në këto kushte, xhelozia mjegullon pamjen
dhe nuk të lejon të kuptosh atë që po ngjet realisht me të dy
partnerët. Xhelozia dhe përkushtimi i partneres
Nëse
përkushtimi ndaj partnerit është në nivele të ulëta, ka shumë mundësi
që ai të reagojë ndaj saj me xhelozi. Partneri, i cili merr pak vëmendje
dhe dashuri, do të vihet në kërkim të shkaqeve: Përse ajo nuk më do si
më parë? Përse ka ndryshuar? Dhe në fakt, mendja shkon për keq: Mund të
jetë dikush tjetër është në jetën e saj. Një mendim i tillë mund të
mjaftojë për të "minuar" paqen shpirtërore dhe për t'i dhënë goditjen e
parë lidhjes. Xhelozia dhe tiparet e partneres
Nëse
partnerja është miqësore, hyn shpejt në komunikim, tërheq vëmendjen e
meshkujve, partneri do të ndihet i kërcënuar. Ai e interpreton sjelljen e
partneres si provokim dhe i sheh meshkujt e tjerë si rivalë të
mundshëm, të cilët mund të paraqesin interes për partneren e tij. Për
shkak të frikës dhe inferioritetit, ai shfaq xhelozi për partneren në
marrëdhëniet që ajo krijon dhe do të fitojë sa më shumë nga vëmendja e
saj. Xhelozia dhe historitë e mëparshme të partneres
Nëse
partnerja nuk ka qenë e qëndrueshme në lidhjet e mëparshme, partneri
priret të mendojë se ajo mund të jetë e paqëndrueshme edhe me të dhe
mund ta lërë për dikë që mund t'i përgjigjet më mirë shijeve të saj.

Xhelozia dhe historitë e mëparshme të partnerit
Nëse
edhe në marrëdhëniet e mëparshme mashkulli ka qenë xheloz, ai do të
vazhdojë të shfaqë xhelozi edhe në lidhjen në vazhdim. Në disa raste
xhelozia mund të shkaktohet nga sjellja e partneres ose nga shkaqe të
jashtme, ndërsa në raste të tjera ajo është tipar i mashkullit dhe ka
nevojë të trajtohetXhelozia dhe dëshira për kontroll
Nëse
partneri kërkon të ketë kontroll në jetën e partneres dhe ajo ka thënë
"po" për çdo vendim që ai ka marrë për të, ai do të tregohet xheloz nëse
ka pak mundësi të kontrollojë atë që partnerja bën. Ai do të bëhet
xheloz për shkak të mungesës së kontrollit.

Xhelozia dhe modelet në familje
Nëse partneri është rritur në një familje kubabai ka reagur me xhelozi ndaj nënës, edhe ai do
të priret të imitojë modelin e babait në marrëdhënien e tij me
partneren. Ndikimi i modelit prindëror vazhdon të jetë i pranishëm në
jetën tonë, edhe kur nuk jemi më fëmijë. Gjithashtu, edhe modelet e
shokëve apo të të afërmëve të tjerë ndikojnë në sjelljen tonë. Nëse
miqtë e partnerit priren të jenë xhelozë me partneret e tyre, kjo do të
jetë një arsye më shumë që ai të jetë xheloz me partneren e tij.

Xhelozia dhe përfundimi i lidhjes Nëse lidhja po shkon drejt fundit dhe partnerët
nuk kanë forcën e duhur për t'i thënë gjërat në sy, për të qenë sa më të
hapur dhe të drejtpërdrejtë, ai do të nisë t'i nxijë jetën partneres me
skena xhelozie, derisa ajo ose ai të thotë fjalën e fundit.

[b]Ti dhe xhelozia. Si mund ta zbutësh xhelozinë

-
Mbrojtja më e mirë kundër xhelozisë është ruajtja e marrëdhënies. Nëse
dashuria mbahet gjallë, nëse partnerët janë të përkushtuar ndaj
njëri-tjetrit, nëse e kanë njëri-tjetrin në qendër të vëmendjes në
lidhjen e tyre, nuk ka vend për xhelozinë e sëmurë. - Kontrollo mendimet dhe imagjinatën: me kë është
ai? Çfarë është duke bërë? Ti mund të kuptosh që në disa raste disa
"lojëra" mund të luhen nga partneri për të të bërë xheloze, që partneri
mund të jetë shumë i dhënë pas vetes dhe në disa raste mund të mos
tregojë ndaj teje kujdesin e duhur. Një episod, një mendim i vetëm mund
të bëhet shkak për një "telenovelë" të një jete të dyfishtë të
partnerit. Në këtë mënyrë ti i hedh benzinë zjarrit, shqetëson veten dhe
partnerin.
- Mos e "përdorni" xhelozinë si tregues të dashurisë.
Xhelozia e vazhdueshme nuk nënkupton dashuri të vazhdueshme. Xhelozia
reflekton nevojat e tua, dëshirën për të ruajtur atë që ti e dëshiron
për momentin dhe kërkesat për atë që do të sjellë e ardhmja. Xhelozia
reflekton interesat personale dhe dashurinë për veten sesa dashurinë reciproke.
- Hidh një shikim pas në
marrëdhëniet e tua: ke qenë xheloze edhe në marrëdhëniet e mëparshme,
apo vetëm në këtë marrëdhënie? Nëse për çdo partner je ndier xheloze,
duhet të jesh më e kujdesshme për akuzat që bën. Je ti që e paragjyon
partnerin, je ti që sheh në sjelljen e tij atë që pret të shohësh, duke
mos i dhënë rëndësinë e duhur aspekteve të tjera të sjelljes së tij.Mos u hidh në sulm nëse e sheh që partneri yt është duke flirtuar me dikë:
Tregoji
sesi u ndjeve, tregoji sesa i rëndësishëm është ai për ty dhe që
dëshiron të vazhdosh marrëdhënien në kohë. Mos u bë qaramane. Jo të
gjithë meshkujt janë në gjendje t'i bëjnë ballë gruas në një situatë të
tillë. Dhe si vetëmbrojtje zgjedhin "ngritjen e zërit" ose i kujtojnë
asaj një histori të "vjetër". Nëse ju nuk sulmoni, do ta keni më të
lehtë të komunikoni me partnerin tuaj. Ndershmëria shpesh është mënyra
më e mirë për të përballuar xhelozinë.
[/b]
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria dhe Xhelozia Empty Re: Dashuria dhe Xhelozia

Mesazh nga Arabela Sat 29 Sep 2012 - 6:00

kush esh ne gjendje et kete ke te doje por ka vetem nje te zgjedhur nuk behet asnjehere xheloz,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria dhe Xhelozia Empty Re: Dashuria dhe Xhelozia

Mesazh nga Bukurosh-Djal Sun 30 Sep 2012 - 5:30

Dashuria&Xhelozia =Gjithmon shkojn dor per dore.
Bukurosh-Djal
Bukurosh-Djal
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Frankfurt.am.Main
Postime Postime : 3611
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/05/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : ''Nese ke vendos me u nda nese kurr me s'don mem pa, Ti me trego mos me mundo,Mos loto nese ke vendos me shku ska rendesi veq knaqu ti Dashuri ''Te dua perjet''

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria dhe Xhelozia Empty Re: Dashuria dhe Xhelozia

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sun 30 Sep 2012 - 6:02

Jane shoqe te ngushta.[You must be registered and logged in to see this image.]

Persoanlisht nuk jam xheloze hic, skam arsye
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria dhe Xhelozia Empty Re: Dashuria dhe Xhelozia

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi