Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
FMN: Kujdes, kriza e Eurozonës do godasë Shqipërinë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
FMN: Kujdes, kriza e Eurozonës do godasë Shqipërinë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FMN: Kujdes, kriza e Eurozonës do godasë Shqipërinë

Shko poshtë

FMN: Kujdes, kriza e Eurozonës do godasë Shqipërinë Empty FMN: Kujdes, kriza e Eurozonës do godasë Shqipërinë

Mesazh nga WebMaster Tue 2 Oct 2012 - 2:01

TIRANË- Shefi i misionit të FMN për Shqipërinë, Nadeem Ilahi vlerëson se ekonomia e vendit tonë ka ecur mirë që nga fillimi i krizës globale në vitin 2008, por thekson se në vitet që vijnë kriza në Eurozonë do të ketë goditje të forta dhe do të ndikojë në rritje të lehtë ekonomike. Por, vijimi i krizës në Eurzonë, po transmeton goditjet dhe efekti po vjen në Shqipëri. Kjo ndikohet se Shqipëria ka lidhje të forta me Italinë dhe Greqinë. Agjentët ekonomikë po ndikojnë kërkesën e brendshme. Në vlerësojmë se rritja ekonomike në 2012 do jetë 0.5% ndërsa në vitin e ardhme rritje të lehtë 1.3 %. Importet kanë rënë, dhe rritja e kreditimit ka rënë. Vitin tjetër ritmet e rritjes do varem nga mjedisi i jashtëm dhe zhvillimet në euro”,- theksoi Ilahi.

Përfaqësuesi i FMN, këshilloi që buxheti i vitit 2013 të ruajë nivelin aktual të borxhit publik, i cili sipas tij vijon të mbetet i lartë.

"Ministria ka shumë të drejtë ku vë në dukje se niveli i buxhetit nuk është rritur aq shumë sa është rritur në vendet e Ballkanit dhe Europës. Por, ne jemi të mendimit se niveli i borxhit mbetet i lartë dhe përbën një rrezik për nevojat në treg cdo vit. Ne diskutuam nevojën për të reduktuar borxhin, por edhe për të mbështetur nevojën e tregut. Këshilla jonë, për vitin 2013 buxheti duhet të ruajë nivelin e borxhit në po atë nivel që është këtë vit. Kjo do kërkojë rritjen e të ardhurave dhe kufizimin e shpenzimeve, por edhe hapat e parë në reformën e pensioneve",- deklaroi MIlaj, duke shtuar se ‘parashikimet tona nuk hyjnë privatizimet që mund të bëjë vendi, mënyra si do përdoren të ardhurat mund të krijoje stimul për ekonominë.

Bode: FMN i vlerësoi politikat fiskale, të kujdesshme
Ministri i Financave dhe përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, si edhe të Bankës së Shqipërisë kanë zhvilluar sot një konferencë të përbashkët për të analizuar ecurinë ekonomike të Shqipërisë.

Në konferencën e mbajtur në ministrinë e Financave, Bode u shpreh se FMN i ka konsideruar politikat fiskale të ndërmarra si koherente dhe të kujdesshme.

“Si përfaqësues i qeverisë shpreh kënaqësinë që ky mision i konsideron politikat fiskale të ndërmarra si adeguatë e koherente, të kujdeshsme dhe për këtë arsye përshëndet politikat e ndjekuta nga qeveria në politikat fiskale”, tha Bode.

Bode deklaroi se për shkak të krizës europiane që ka ndikuar edhe në vendin tonë, rritja ekonomike nuk do jetë sa objektivi prej 4.3% por 3%.

“Ekonomia shqiptare ka pësuar ndikimet e ekonomisë europiane. Europa po përjeton një krizë të dytë, rënie me 7 dhe 2,5% për Italinë e Greqinë krahauar me një vit më parë. Ne kemi shpallur se rritja ekonomike do jetë 3% e ngadalësuar dhe nuk kap objektivin, por kjo bazohet tek rënia e kërkesës së brendshme”, tha Bode ndërsa shtoi se në këtë kohë krize Shqipëria ka vijuar të perfomojë pozitivisht, duke mbajtur një ritëm të rritjes ekonomike.

Ministri i Financave shtoi se borxhi publik do vijojë të ruhet rreth 60 për qind, ndërsa nënvizoi se për vitin e ardhshëm nuk do të ndryshojnë politikat fiskale.

“Zhvillimi në fushën e deficitit e borxhit buxhetor, ne mendojmë të jetë në linjë me parashikomet, ka predispozitë për rritjen e deficitit, por borxhi publik nuk do rritet, është më pak i dëmshëm se në gjithë rajonin. Vëmendja e qeverisë është fokusuar në mbajtjen e parametrave të borxhit”, vijoi ministri.

Ministri Bode vlerësoi më tej politikat e ndërmarra nga qeveria për të kryer disa privatizime, që sic komentoi ai, “zgjidhin problemet në likuidimin e disa kontratave, japin impakt në uljen e borxhit, në zbutjen e tij”.

Viti 2012, nënvizoi Bode, përkoi edhe me komunikimin e presionit të krizës edhe përmes një tjetër kanali, atij të sistemit bankar ku një prej bankave më të mëdha të ekonomisë shqiptare shënoi një ulje të ekspozimit të saj në ekonominë shqiptare çka ngadalësoi ritmet e kreditimit për ekonominë reale por edhe ritmet e mbështetjes së pjesëmarrjes në tregjet e bonove të thesarit në tregun financiar shqiptar.

Ky vit, sipas tij, ka edhe faktorë të tjerë që nuk lidhen me ekonominë dhe zhvillimet e saj, por që ka të bëjë me situatën energjetike që lidhet me situatën e reshjeve hidrike ku bazohet edhe prodhimi ynë i energjisë elektrike, ashtu si me performancën e hallkave të këtij sistemi, e cila kushtëzon shumë këtë zinxhir energjetik që funksionon në ekonominë shqiptare dhe që me mosfunksionimin e tij korrekt, ka impakte mbi zhvillimet e ekonomisë sot dhe në të ardhmen.
Kreu i financave publike tha se, reforma strukturore është një tjetër element i ndërmarrë nga qeveria për të krijuar një axhendë rritjeje dhe për të suportuar ritme të larta rritje, kur mundësitë e tjera ekonomike e financiare e stimujt fiskal bëhen gjithnjë e më të kursyer.

Kjo reformë, tha ai, përfshiu një sërë fushash që kanë të bëjnë me lehtësi ndaj biznesit, mundësitë për të tërhequr investitorët e huaj, kapacitetet për të gjeneruar punësim, dhe një sërë aspektesh të tjera.
"Kemi një axhendë intensive për privatizimet në sektorë energjetik të cilët do të mundësonin hapësira të reja për mbështetjen ekonomike në periudhën afatmesme ", u shpreh Bode.

Fullani: Problemet do ndikojnë në rritjen ekonomike në 2013
Banka e Shqipërisë evidenton faktin se problemet me të cilat përballet ekonomia e vendit do të reflektojë edhe në vitin 2013.

‘Ekonomia shqiptare është përballur me sfidën e rritjes, ndonëse zhvillohet në prani të themeleve të shëndosha financiare. Kërkesa agregate mbetet e zbehtë gjatë 9 mujve të parë, kërkesa e brendshme vuan nga pasiguria e lartë dhe hapësirat e pakta për politika stimuluese, gjë që nuk ka ndodhur në Shqipëri. Asnjë financim nuk është përdorur nga fondet publike për të mbajtur në këmbë sistemin bankar dhe financiar të vendit, madje ky sistem ka qënë mi i mirë kapitalizuar dhe në kërkim të gjetjeve më të mirë për të stimuluar ekonominë”,- deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Gullani.

Guvernatori Fullani sqaron se në kontekstin e huaj ekonomia shqiptare është përballur nga problemi i krizës botërore dhe oreksi i ulët për të investuar në vendet në zhvillim, ndërkohë në kontekstin e brendshëm, përballet me mungesën e stimujve. BSH parashikon që aktiviteti ekonomik pritet të jetë poshtë potencialit të tij në vitin 2013.

“Projeksionet tona sugjerojnë që balancat nga jashtë të vijnë në përmirësim, ndërsa rritja e ulët mund të krijojë presione mbi borxhin nëse nuk do faktorizohet në normat e duhuars. Duhet shkuar drejt qëndrueshmërisë afatgjatë të borxhit. Theksojmë se biznesi dhe konsumatori duhet të ketë qëndrim. Kredoja jonë është ruajtja e stabilitetit të cmimeve dhe stabilitetit financiar”,- shtoi Fullani.

(ma.ar/el.me/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi