Vrasja e trefishtë në Lezhë, policia 10 mln lekë shpërblim për kapjen e autorit
Faqja 1 e 1

LEZHË- Policia e Lezhës ofron 10 milionë lekë shpërblim për çdo person që jep informacion për vendndodhjen e autorit të vrasjes së trefishtë, një natë më parë në Blinisht të Lezhës.
Për këtë arsye, Policia e Lezhës ka vënë në dispozicion edhe numrin e telefonit 0694106434, për personat që ofrojnë informacione të vlefshme.
NGJARJA
Tre pjesëtarë të një familjeje u gjetën mbrëmë të vrarë në oborrin e banesës së tyre. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës bëjnë me dije, se ngjarja ku mbetën të vrarë me breshëri automatiku kryefamiljari Rrok Shtjefni, 57 vjeç, bashkëshortja e tij, Mira Shtjefni, 55 vjeç dhe djali i tyre 24-vjeçar, Fatjon Shtjefni, ndodhi në fshatin Blinisht të këtij rrethi.
Në hyrje të banesës së familjes Shtjefni u gjet i pajetë 55-vjeçari Rrok Shtjefni, si dhe bashkëshortja dhe djali i tyre 24-vjeçar. Tre viktimat u dërguan në Spitalin Rajonal të Lezhës, por mjekë të këtij spitali pohuan mbrëmë për "Gazeta Shqiptare", se bashkëshortët Shtjefni dhe djali i tyre kishin ndërruar jetë. "Tre pjesëtarët e familjes Shtjefni nuk arritën të merrnin ndihmën e parë mjekësore. Ata mbërritën të vdekur dhe kishin plagë të rënda me armë zjarri", - tha drejtori i Spitalit të Lezhës, Nevruz Bare. Ngjarja e rëndë ka ngritur në këmbë Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Lezhës.
Pas kryerjes së hetimeve paraprake dyshohet se viktimat u ekzekutuan nga bashkëfshatari i tyre, Kastriot Zhuba, i cili është shpallur në kërkim. Mësohet se autori i krimit (djali i xhaxhait të kryekomunarit të Blinishtit), është person me precedent penal, dhe se po punohet për arrestimin e tij. Ndërkohë, burime pranë grupit hetimor sqarojnë se dyshohet që vrasja e trefishtë ka ndodhur për motive pronësie.
(e.m/er.nu/BalkanWeb)

Similar topics
» Vrasja në autobus, nëna e autorit: Për atë që vrau djali im, kanë të drejtë të hakmerren
» Lezhe, policia arreston 5 persona
» Vrasja në Fushë-Kosovë, policia arreston katër të dyshuar
» Fotografia e parë e një ylberi të trefishtë
» Vrau kamerieren se i vonoi birrën, gjykata e Elbasanit: Burg pa afat autorit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi