Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A ka qen Jezuesi i Martuar. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A ka qen Jezuesi i Martuar. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A ka qen Jezuesi i Martuar.

Shko poshtë

A ka qen Jezuesi i Martuar. Empty A ka qen Jezuesi i Martuar.

Mesazh nga WebMaster Sun 7 Oct 2012 - 1:39

Nga Klaus Dahmann, Deutsche Welle

Nje cope papirusi nga shekulli i katert duhet te jete deshmi se Jezu Krishti ka qene i martuar. Shumica e eksperteve dyshojne per vertetesine e dokumentit.

I derguari i Zotit nuk duhet te kete jetuar aq dlirshem, sa t'u pershtatet konceptit te atyre, qe moren shekuj me vone besimin e krishtere. Jesus i Nazareth-it ka qene burre i martuar. E shoqja e tij mendohet te kete qene e perdala Maria Magdalena. Megjithate kjo i pershtatet konceptit te atyre, qe ne ditet e sotme u pelqejne te trondisin dogmat e kristianizmit. Njeri prej tyre eshte autori amerikan i librave thriller Dan Brown. Me librin e tij "Kodi i Da Vincit" ai arriti nje publik milionesh. Libri permban permbledhtasi disa teori aventureske mbi mundesite e jetes bashkeshortore te Jezu Krishtit. Per nje shkrimtar kjo lende eshte shume interesante, ai nuk ka faj?

Historiania e fese mbron tezen e saj

Por cfare ndodh, kur nje studiuese e nje universiteti me emer si Universiteti Humbold prezanton nje flete te madhe sa nje kartevizite te nje papirusi te shekullit te 4-te, ne te cilen eshte shkruar ne shkrimin koptik: "Jezusi i thote asaj: Gruaja ime..."?

Vertetesia e ketij fragmenti eshte kontrolluar nga ekspertet, kete e pretendon te pakten historiania amerikane e historise se fese, Karen L. King. Per gazetaret ajo thote se kjo nuk eshte nje deshmi e qarte, se Jezusi ka qene i martuar. Por gazetat titullojne artikujt me pyetjen: "Ka qene Krishti i martuar?" Me kete pyetje tani eshte duke u marre publiku.

Historia mund te kete qene krejt ndryshe: Ne vitin 1982 pas Krishtit, dikush ka ngjitur germa koptike ne papirus me perpjekjen per ta bere ate qe te duket sa me e vertete. Ky eshte versioni i historise, per te cilin dyshon koptologu i Universitetit te Mynsterit, Christian Askeland. "Made in Germany" eshte titulli, qe do duhet t`i vihej kesaj historie, thote ai duke nenqeshur. Ose me mire "Made in Berlin".

Dyshime per vertetesine

Pra fragmenti i shfaqur tani eshte vetem nje fallsifikim? "Disa gjera jane shume zbavitese", thote studiuesi amerikano- norvegjez. "Duket sikur dikush perpiqet sot, qe te kopjoje germa koptike nga nje liber. Ne shkrimet antike ekzistojne ose tekste shume te stilizuara me germa te shkruara bukur, ose tekste dokumentareske, ne te cilat germat nuk jane shume te bukura. Por ne menyren, si jane shkruar germat, mund te njihet stili individual i shkruesit. " Dhe kjo ndodh edhe ne kete rast. Pervec kesaj ne menyren e derdhjes se bojes ne papirus, apo ne konsistencen e bojes dallohet, qe nuk kemi te bejme me shkrime antike.

Dyshime nuk ka vetem Christian Askeland. Ne nje kongres nderkombetar per studimet koptologjike te mbajtur javen e kaluar ne Rome, historiania e historise se fese prezantoi zbulimet e saj dhe gati te gjithe pjesemarresit vune ne pikepyetje vertetesine e copes se papirusit. Por deshmia e vertete, nese kemi te bejme me nje fragment autentik te shekullit te 4 apo me nje falsifikim mund te jepet vetem pas nje analize, per shembull analize kimike.


Pyetja Lind ...A ka qene Jezusi i martuar?
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi