Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vrasje 3-fishe për pasion, burri braktis trupin e bashkëshortes në morg People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vrasje 3-fishe për pasion, burri braktis trupin e bashkëshortes në morg People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrasje 3-fishe për pasion, burri braktis trupin e bashkëshortes në morg

2 posters

Shko poshtë

Vrasje 3-fishe për pasion, burri braktis trupin e bashkëshortes në morg Empty Vrasje 3-fishe për pasion, burri braktis trupin e bashkëshortes në morg

Mesazh nga WebMaster Sun 7 Oct 2012 - 23:12

KORCE - Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin
Podgorie në Korçë mbrëmjen e djeshme. Tre persona nga i njëjti fshat
kanë mbetur të vrarë. Viktor Rrovani, 57 vjeç, ka vrarë me automatik të
dashurën e tij, Elsa Çoçka, 40 vjeçe dhe personin që e shoqëronte atë,
Floridon Bollguri, 40 vjeç. Mësohet se viktima Elsa Çoçka, nënë e dy
fëmijëve, kishte lidhje dashurie me 2 personat njëherazi.

Telefonata
Uniformat
blu të qytetit të Korçës janë njoftuar nga vetë autori i ngjarjes,
57-vjeçari Viktor Rrovani, për ngjarjen. "Jam Viktor Rrovani, hajdeni në
Podgorie, kam vrarë 2 persona. Kam vrarë të dashurën time, Elsa Çoçka
dhe dashnorin e saj, Floridon Bollguri, me të cilin më tradhtonte. I kam
vrarë të dy, ndaj duhet të vini në vendin e ngjarjes", kanë qenë fjalët
e autorit. Më pas, ai i ka shpjeguar policisë se si mund të vinin në
vendin ku kishte ndodhur vrasja dhe ka mbyllur telefonin. Pas njoftimit
policia ka pyetur në fshat për personat dhe ka shkuar në rrugën ku
kishte ndodhur tragjedia, ku ka gjetur të vetëvrarë edhe 57-vjeçarin
Viktor Rrovani.

Ngjarja
Ka qenë ora 19:30 e
mbrëmjes së djeshme, kur 40-vjeçarja Çoçka ka dalë me Floridon
Bollgurin, me taksinë e këtij të fundit me targa KO 514 A, në një rrugë
dytësore të fshatit Podgorie, 100 metra nga aksi Podgorie-Pojan. Sipas
dëshmive, Viktor Rrovani, autori i krimit, prej kohësh dyshonte se e
dashura e tij e tradhtonte dhe ditën e ngjarjes ka qëndruar gjithë kohën
në klubin e fshatit, ku mësohet edhe të ketë dëgjuar se e dashura e tij
është larguar me Gurin. Menjëherë është nisur për në shtëpinë e tij po
në fshatin Podgorie, ka marrë automatikun dhe i është drejtuar
skarpateve të malit, ku kishin ndaluar 2 personat. Viktima Floridon
Bollguri, në momentin e vdekjes ka qenë në timonin e automjetit, ndërsa
gruaja në sediljen e pasme. Sipas rindërtimit të skenës së krimit,
dyshohet që para vrasjes, 40-vjeçarja të ketë debatuar ashpër, madje
edhe të ketë pasur përplasje fizike me Rrovanin, pasi në momentin e
fundit ajo ka hapur derën e pasme të makinës. Më tej, Viktor Rrodhani ka
shtënë me breshëri ndaj tyre dhe pastaj është vetëvrarë po me të
njëjtën armë. Sipas dëshmive të marra në vendin e ngjarjes dhe burimeve
nga Policia e Korçës, 2 viktimat e para, e frekuentonin rregullisht këtë
vend për të kryer marrëdhënie.
Dëshmia

afërsi të vendit të ngjarjes, ishte një gurore; një nga punonjësit e
saj, Agim Toçka, ka treguar për Gazetën se si e ka parë ngjarjen. "Pashë
një burrë, ishte rreth të 50-ve, kishte një automatik dhe nxitonte në
anësoren e rrugës. Dukej i rënduar emocionalisht, pasi shpeshherë këmba i
shkiste në kanal, ndoshta ishte edhe i pirë, bërtiste dhe shante. E
ndoqa me sy se ku do shkonte, sepse më bëri përshtypja sjellja e tij.
Nga larg vura re që ai shkoi tek një "Benz" i bardhë, që ndodhej mes
skarpateve të malit. Ajo që unë dëgjova ishte 'Më në fund të gjeta, tani
mohoje tradhtinë' dhe më pas dëgjova një breshëri automatiku. Edhe unë
njoftova policinë pak minuta më vonë, se për momentin u hutova nga të
shtënat, por policia më tha se ishte njoftuar për ngjarjen", - ka thënë
Toçka.

Burri nuk tërheq trupin nga morgu
Burri
i Elsa Cockës nuk ka pranuar të tërheqë trupin në morg. Bashkëshorti i
40-vjecares që u vra dje me armë nga bashkëfshatari Viktor Rrovani
tregon se gruaja e dhunonte sistematikisht.
Trupi i viktimës, nënë e 2 fëmijëve të mitur u tërhoq nga prindërit e saj.

(er.nu/News24/GSH/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vrasje 3-fishe për pasion, burri braktis trupin e bashkëshortes në morg Empty Re: Vrasje 3-fishe për pasion, burri braktis trupin e bashkëshortes në morg

Mesazh nga Anakonda Tue 6 Nov 2012 - 5:22

"PIKA JU RAFT AKSHAMIN MOS E ZBARDHSHIN MESHKUJT E TILL"
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi