Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vdes ne spital vrasesi i bashkeshortes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vdes ne spital vrasesi i bashkeshortes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdes ne spital vrasesi i bashkeshortes

Shko poshtë

Vdes ne spital vrasesi i bashkeshortes Empty Vdes ne spital vrasesi i bashkeshortes

Mesazh nga An0nim Fri 26 Jul 2013 - 2:32

Vdes ne spital vrasesi i bashkeshortes 1374829472-vdes_ne_spitalI braktisur nga familja, Ilirjan Cani, që vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas plagosi veten, ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak. 40-vjeçari, i cili ruhej në spital me policë, pasi akuzohej për vrasjen e Alketa Canit, 35 vjeçe, ndërroi jetë dje pasdite, dhjetë ditë pas krimit makabër në banesën e çiftit, që ndodhet në rrugën “Sadik Petrela”, në zonën e njohur si “Kodra e Priftit”. Burimet nga spitali shpjeguan se ai nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra, pasi tentoi të vrasë veten, ndërkohë që pranë tij ndodheshin vetëm efektivët e policisë, pasi familja e kishte braktisur.
 
Menjëherë pas njoftimit të vdekjes, policia ka shkuar në spital dhe ka sekuestruar kartelën e 40-vjeçarit Cani, pasi tashmë pritet të kryhen veprimet për mbylljen e dosjes për vrasjen e Alketa Canit, të cilën e kreu në gjendje të dehur. Mbi bashkëshorten e tij, ai qëlloi tri herë, duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas qëlloi mbi veten në pjesën e gjoksit. Që prej 15 korrikut, Cani ka qëndruar në gjendje kome dhe nuk ka mundur t’i shpëtojë plagës së rëndë, ndonëse ka qenë nën kujdesin intensiv të mjekëve. Askush prej familjarëve nuk ia fali krimin që bëri. Mjekja që kujdesej për Ilirjanin herë pas here dilte në korridor, për të kërkuar familjarët e tij, por ishte e kotë.
 
Ata ishin të zemëruar për veprimin e rëndë që ai kishte bërë në gjendje të dehur. Shumë herë i kishin thënë që të hiqte dorë nga pija dhe të mos bënte sherre në shtëpi, por ai kurrë nuk i dëgjoi dhe kjo shkaktoi zemërim te familjarët e 40-vjeçarit, i cili la jetimë dy djem të vegjël. Askush nuk mund ta justifikonte veprimin e Ilirjan Canit, por përkundrazi e kishin braktisur vrasësin e nënës së dy fëmijëve të tij. Më i zemëruar prej tyre ishte babai i Ilirjanit, Qerim Cani, i cili u shpreh për gazetën “Shqip” që nuk kishte shkuar në spital për të parë gjendjen shëndetësore të të birit dhe se nuk do të shkonte asnjëherë.
 
“Nuk e di se në çfarë gjendjeje shëndetësore është im bir. Ai është në spital dhe nuk kam shkuar që ta shoh, e nuk do të shkoj. Nuk më intereson fare kjo gjë. Ai ka kryer një krim, më vrau nusen e shtëpisë dhe më la jetimë dy djem. Unë nuk ia fal një gjë të tillë”, u shpreh i moshuari para disa ditësh, kur Ilirjani dergjej në shtrat. Fajtor për Qerimin ishte i biri, i cili kurrë nuk hoqi dorë nga pija dhe kurrë nuk u kujdes për familjen e tij, përkundrazi shkaktonte tek ata terror dhunë fizike dhe psikologjike. Të njëjtën linjë ka ruajtur edhe pjesa tjetër e familjes së 40-vjeçarit. “ Nuk ka rëndësi nëse ai shpëton. Pas asaj që bëri, do të ishte më mirë që të vdiste, sepse jeta e tij nuk ka më kuptim” do të shprehej një kushëri i afërm i Canit. Tri ditë pas ngjarjes, gjykata kishte lëshuar ndaj autorit të krimit masën e arrestit “Burg pa afat”. Procesi gjyqësor u zhvillua në ambientet e spitalit dhe që prej ditës së djeshme Cani është ruajtur nga shërbimet policore. Ilirjan Cani njihej nga banorët e zonës si person i varur prej alkoolit.
 
Gjithashtu ai ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, sa herë që shkonte në shtëpi i dehur. Motivi i sherrit ishte për gjendjen e dobët ekonomike, ku 40-vjeçari të gjitha të ardhurat financiare i harxhonte lokaleve, duke e lënë familjen pa bukë. E njëjta situatë ka ndodhur edhe pasditen e 15 korrikut. Ndërkaq, Alketa Cani kurrë nuk e denoncoi të shoqin në polici dhe as te familja. Në dijeni për sherrin ishte vetëm nëna e të ndjerës. Madje tri ditë para se ta vriste, ai e kishte dhunuar bashkëshorten. Në mënyrë sistematike, ai i thoshte se do ta vriste, nëse ajo tentonte që ta linte. Si pasojë e presionit, ajo qëndronte me babanë e dy fëmijëve, të cilët sot kanë mbetur jetimë dhe po mbahen nën kujdestarinë e gjyshërve të Alketa Canit./shqiperia.com
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi