Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zbulohet varri i mbretëreshës së Mayave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Zbulohet varri i mbretëreshës së Mayave

Shko poshtë

Zbulohet varri i mbretëreshës së Mayave Empty Zbulohet varri i mbretëreshës së Mayave

Mesazh nga Emona prej Tue 9 Oct 2012 - 5:55

Arkeologët besojnë se kanë zbuluar varrin dhe mbetjet mortore të mbretëreshës së Majave në Guatemalë. Ajo ishte varrosur me stoli të punuara nga gurët e çmuar dhe thika nga xhami vullkanik. David Freidel, një arkeolog amerikan, i cili zbuloi varrin në rajonin Peten, ka thënë se bëhet fjalë për një ndër zbulimet më të rëndësishme që lidhen me Mayat. Në varr janë zbuluar edhe vazo qeramike nga shekullit VII dhe VIII, si dhe guaca, gurë të çmuar dhe thika prej gurit të zi. Kufoma e gruas është dërguar në laboratorin për testimin e ADN-së në Guatemalë. Freidel ka thënë se 43 vjet punon në Guatemala, Meksikë dhe Belize dhe se ky është zbulimi i tij më i madh deri më tani për shkak se bëhet fjalë për një mbretëreshë emri i së cilës është i njohur si Kalomt'e K'abel. “Ajo ka qenë gruaja e mbretit K'inich Bahlam II, por titulli i saj, Kalomt'e ose Luftëtare Supreme, tregon se ka pasur më shumë autoritet sesa burri i saj”, ka thënë Freidel. Çifti ka udhëhequr mbretërinë Vak së paku në dy dekadat e fundit të shekullit VII. K'abel është e paraqitur edhe në pjesë të një shkëmbi (El Peru-Waka) i cili momentalisht është i ekspozuar në Muzeun e Artit në Cleveland.


Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbulohet varri i mbretëreshës së Mayave Empty Re: Zbulohet varri i mbretëreshës së Mayave

Mesazh nga Anakonda prej Fri 19 Oct 2012 - 18:00

Pse nuk solle naj foto te sajen...nejse besoj se do te ket qwen varr madheshtor...

Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31709
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 24
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi