Ai nuk do te me braktise kurre
3 posters
Faqja 1 e 1
Ai nuk do te me braktise kurre
Unë quhem Artiola dhe jam nga Çorovoda. Jam rritur në një familje me
traditë myslimane ( Bektashi), por në të vërtet ishim ateistë. Familja
dhe të afërmit e mi më kanë qëndruar gjithnjë pranë dhe më kanë rrethuar
me dashuri , por une mendoja se dashuria e tyre ishte e kushtëzuar.
Sipas mendimit tim e meritoja dashurinë e tyre sepse isha e zgjuar, e
këndshme etj. Kur isha në vitin e dytë në shkollë të mesme , 1995 pashë
një film, ne te cilin u kryqëzua një person i
pafajshëm. U preka shumë dhe fillova të mendoja më tepër rreth
dashurisë. Ndërkohe, motra ime vazhdonte studimet e larta dhe kishte
besuar në Jezusin si Zotin dhe Shpëtimtarin e jetës së saj. Kur shkova
në Tiranë, ajo më ftoi në një takim të organizuar nga “Jete Studentore”.
Më bëri shumë përshtupje dashuria që njerëzit kishin ndaj njeri-tjetrit
dhe ndaj meje. Më vonë, kur fola me motrën time, ajo më shpjegoi se e
gjithë kjo buron nga dashuria që njerëzit që ishin në takim kishin për
Krishtin. Më pas ajo më tregoi më shumë për sakrificën e Jezusit dhe
dashurinë që ai kishte për mua.
Kur u ktheva në shtëpi , ndërsa po mendoja për Krishtin, Perëndia më
ndërgjegjësoi për mëkatet e mia. Kuptova se nuk isha “aq e mirë” sa
mendoja. Nuk isha nje person i keq, nuk vidhja dhe s’kisha vrarë askënd,
por nuk po kërkoja Perëndinë dhe ky ishte mëkati më i madh që më ndante
nga Zoti.
Motra më tregoi se gjaku i Jezusit mund të na pastrojë nga cdo mëkat.
Kështu, vendosa te pranoj dhe të rrëfej mëkatet e mia përpara Zotit dhe
t’i jepja Atij jetën time. Isha shume e lumtur, por kjo nuk zgjati
shume. M’u desh një vit i tërë për të kuptuar se tashmë kisha një jetë
të re dhe se kjo jetë kishte nevojë të ushqehej me Fjalën e Perëndisë.
Fillova të lexoja Biblën dhe t’i lutesha Perëndisë. Jeta ime po
ndryshonte, fillova të kisha dashuri për të tjerët. Jeta ime ndryshoi
sepse qëllimet e mia ndryshuan.
Kur mbarova shkollën në Fakultetin e
“Gjuhëve të Huaja” ndërsa po mendoja për të ardhmen time kuptova që
doja t’i shërbeja Zotit me gjithe kohën time me studentët që s’e njohin
akoma Jezusin.
Tani jeta ime i përket Perëndisë dhe unë ia kam ofruar Atij me të
gjithë zemrën time. E di që nuk jam e përsosur dhe di gjithashtu se jeta
e krishterë është e vështirë, por jam e lumtur. Jam e lumtur se Ai
kurrë nuk do të më braktisë, por gjithmonë do të sigurojë për mua.
Faleminderit që e lexuat deri ne fund[You must be registered and logged in to see this image.]

Re: Ai nuk do te me braktise kurre
Shpresoj qe mos ta bej te tbraktise;pasi ska gje sesa te tbraktis dikushi tek i cili ke besim;shpresoj me gjith zemer qe mos tndodhe dicka e tille;por edhe nese tbraktis duhet tbehesh e forte,pasi jeta kte ka te tvej para problemeve dhe te tshoh sa e afte je ta perballosh;me guxim edhe vullnet perballon gjithshka
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Michelle Obama do ta braktisë Barackun?
» Obama pret Papandreun: SHBA nuk do t’ju braktise
» Ti nuk më mjafton kurrë
» Trevjeçari që kurrë nuk fle
» Ja pse kurrë s’thotë “më fal”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi