Trevjeçari që kurrë nuk fle
2 posters
Faqja 1 e 1
Trevjeçari që kurrë nuk fle
Kushdo që e shikon Retin e vogël gjëja e parë që i vjen ndërmend është
se ai është djalë mëse normal si gjithë të tjerët, por edhe një djalë i
zgjuar, bukurosh. Por Reti trevjeçar i cili jeton në Pitersburg të
Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka fshehur një mister të madh që e
shpuri frikshëm drejt rrezikut për jetën, duke trazuar edhe jetën e
prindërve të tij.
Për arsye të cilat doli se ishin tejet të rralla, Rhett Lamb nuk arrin
dot të flejë. Dhe kur themi se nuk mundet të flejë, do të thotë se ai 24
orë në 24, kurrë nuk mbyll sytë për gjumë, raporton noa.
Mjekët shpjegojnë se truri nuk e shpie trupin në gjendje nevoje për
gjumë me pasojë qëndrimin e tij gjithmonë zgjuar. Vetë mjekët pohojnë se
janë të shokuar nga ky rast tejet i rrallë. Ata kanë kryer një sërë
analizash dhe kontrollesh me mjete më të specializuara të vizitave
shëndetësore.
Ajo që ndodhte me Retin u bë problem edhe për shoqërinë e gjerë. “Është e
tmerrshme. Djali ngaqë nuk flen dot, është bërë gjithnjë e më shumë i
stresuar. Reagimet e tij kanë ndryshuar. Atë nuk mund ta lësh me shokë.
Kafshon këdo që i del përpara. Me një fjalë na ka ndryshuar jetën”, –
tregonte babai i Retit.
Duke shtuar: Në shtëpi, derisa ai nuk flen 24 orë në 24, jemi dhe ne të
detyruar që të bëjmë dezhurn. Kështu që flejmë me turne, për të mos e
lënë kurrë vetëm.
Më në fund, mjekët e përcaktuan diagnozën: “Dysplasia dhiari”, një sëmundje e rrallë që prek trurin e njeriut.
Ky është një çrregullim neurologjik në pjesën e poshtme të trurit, në
trurin e vogël, i cili shkakton një shumëllojshmëri të simptomave
përfshirë pagjumësi.
Mjekët thanë se ishin të gatshëm të bënin një ndërhyrje të rrallë
kirurgjikale në tru, por paralajmëruan se shanset ishin të pakta për
mbijetesë.
Prindërit e Retit,
pranuan. Vogëlushi iu nënshtrua operacionit delikat që zgjati shumë orë
dhe më në fund, ia doli. Në spitalin e fëmijëve të Pitersburgut, mjekët
janë të lumtur.
Reti do të jetojë, e për më tepër, më në fund pas tre vjetësh, do të
arrijë të bëjë atë që bëjnë gjithë të tjerët, herë pas here, të flejë
gjumë.
Disa ditë pas këtij operacioni, mediat amerikane u sulën sërish në banesën e Retit. Edhe ata të lumtur, shohin me admirim si Reti fle normalisht. Gjithë natën. Si gjithë fëmijët e tjerë.
Duke vijuar kështu jetën normalisht. Prindërit dhe shokët, janë edhe më të lumtur. Ata mund ta përkëdhelin apo të luajnë me të, pa u rrezikuar më, si dikur.
Re: Trevjeçari që kurrë nuk fle
cudi se nuk i paska syt aq te enjtur...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ralph, lepuri me madhësinë e një trevjeçari
» Ti nuk më mjafton kurrë
» Ja pse kurrë s’thotë “më fal”
» Ai nuk do te me braktise kurre
» Kurrë mos thuaj “ABRAKADABRA” !
» Ti nuk më mjafton kurrë
» Ja pse kurrë s’thotë “më fal”
» Ai nuk do te me braktise kurre
» Kurrë mos thuaj “ABRAKADABRA” !
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi