Ka nje kuptim….qe sjell gezim
2 posters
Faqja 1 e 1
Ka nje kuptim….qe sjell gezim
Gjithnjë kam menduar se jeta duhet të ketë kuptim. Jo
domosdoshmërisht çdo çast i çdo dite. Dua të them, sa kuptim ka të lash
rrobat? As që jeta duhet të jetë gjithnjë serioze. Ne të gjithë kemi
nevojë për doza të mëdha gallate!
Por jeta është më shumë sesa kërkimi i qejfeve, pjesërisht sepse
kënaqësia nuk zgjat përgjithmonë. E ke aty për një çast, pastaj të ikën.
Publicisti Ravi Zakarias e ka thënë mirë: “Nëse nuk ka një kuptim të
madh në jetë…atëherë jeta është pa një forcë shtytëse, pa substancën apo
shpjegimin e plotë”.
Për shumë vite studiova filozofitë e Dostojevskit, Sartrit, Niçes,
Sokratit dhe shumë të tjerëve–duke kërkuar për një qëllim të lartë,
motivues për jetën time. Çdo dy-tre javë do të “provoja” një filozofi të
re për të parë nëse funksiononte. Por këto filozofi më dolën zhgënjyese
kur i zbatova në situatat reale të jetës. Kërkimi im vazhdoi.
Një korrespondent ndërkombëtar lajmesh për revistën TIME, Dr. David
Aikman, hodhi dritë mbi këtë temë. Ai ka disa grada pas-universitare,
është ekspert i historisë ruse dhe kineze dhe i çështjeve komuniste, ka
punuar në më shumë se 30 vende, flet rrjedhshëm gjashtë gjuhë të huaja
dhe është një mendimtar i thellë për çështjet e jetës. Ai tha: “Secili
nga ne ka një qëllim, arsye pse jemi këtu, që askush tjetër nuk mund
t’ua thotë, por mund ta zbulosh nga Perëndia.” Dr. Aikman rekomandonte
fillimin e një marrëdhënie me Jezu Krishtin.
Dr. Aikman dha këtë përshkrim: “Kur dëgjova fjalët e Jezusit [në
Bibël], m’u duk sikur i foli zemrës sime dhe po thoshte: ‘Unë jam udha
drejt jetës. Nëse më ndjek dhe bën atë që të them, jeta jote do të
ndryshojë.’” Më pas foli për marrjen e hapit të parë për të filluar një
marrëdhënie me Jezu Krishtin, duke i kërkuar Atij të hynte në jetën e
tij. Dr. Aikman konkludoi: “Unë mund të të premtoj …kushdo që merr hapin
e parë drejt Jezu Krishtit do të ketë një jetë të gëzueshme.”
Ashtu si Dr. Aikman, unë vij nga një e kaluar ateiste, dhe ashtu si
ai, mësova se deklaratat e Jezusit për veten e tij ishte mjaft unike.
Jezusi nuk i drejton njerëzit tek filozofia e Tij mbi jetën, por tek
vetja e vet. Jezusi tha se mund të falë mëkatet tona, të na japë paqe të
brendshme në mes të rrethanave të vështira dhe të na udhëheqë drejt një
jete të lirë.
E vendosa se në qoftë se kishte vërtet një Perëndi, unë doja ta
njihja Atë. Por, ende isha skeptike. Debatoja dhe sfidoja të krishterët
që njihja. Doja prova që Jezusi ishte Perëndi. Një ditë, i shqyrtova me
sinqeritet provat për ekzistencën e Perëndisë dhe hyjninë e Krishtit,
dhe u habita kur zbulova kaq shumë fakte logjike dhe historike. Atëherë e
kuptova se duhej të merrja në vendim. A do t’i kërkoja Atij të hynte në
jetën time dhe ta ndikonte atë siç donte Ai, apo do ta mbyllja
kapitullin për këtë aspekt të jetës sime dhe do të refuzoja të shqyrtoja
mundësinë e “Perëndisë” përgjithmonë?
Pasi rishikova arsyet konkrete, intelektuale për të besuar në
Jezusin, i kërkova Jezusit të vinte në zemrën time. Dhe po atë ditë,
kërkimi im për kuptimin e jetës mori zgjidhje përfundimtare.
Mahnitesha që mund të kisha një marrëdhënie me Perëndinë. Bisedoja me
Të dhe, përmes ndryshimeve në rrethana, Ai tregonte se më kishte
dëgjuar. Ai më udhëhoqi në rrugët e karrierës të cilat janë shumë më
tepër të gjera dhe të gëzueshme nga ç’i kisha ëndërruar. I bëja pyetje
dhe më çonte tek përgjigjiet e duhura dhe të dobishme nga Bibla.
Këto gjëra nuk ndodhën në një ditë të errët me stuhi. Ishte një
marrëdhënie e sinqertë e dyanshme me Perëndinë të cilën po e shijoja
vazhdimisht dhe që vazhdoj ta shijoj ende. Kjo nuk ndodhi sepse u bëra
shenjtore, por sepse Jezu Krishti dëshiron të hyjë në jetën e kujtdo që
vërtet do ta njohë dhe ndjekë atë.
Një gëzim i madh vjen kur ndjek Perëndinë. Ndryshe nga çdo gjë ose
çdo njeri tjetër, njohja e Jezu Krishtit solli qëllim real në jetën
time.

Re: Ka nje kuptim….qe sjell gezim
Shum interesante,edhe kjo tem qenka me shum kuptim
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Poezi te Gëzim Ajgeraj
» A do te kishte kuptim nje bote pa mashkullin?
» Do kishte kuptim dashuria pa parane
» Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
» Gezim Kaso - Kuq e zi per cameri [2013]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi