Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Remo Girone, Raul Bova dhe De Niro në Tiranë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Remo Girone, Raul Bova dhe De Niro në Tiranë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Remo Girone, Raul Bova dhe De Niro në Tiranë

Shko poshtë

Remo Girone, Raul Bova dhe De Niro në Tiranë Empty Remo Girone, Raul Bova dhe De Niro në Tiranë

Mesazh nga WebMaster Sun 14 Oct 2012 - 23:33

Remo Girone, Raul Bova dhe De Niro në Tiranë 59329TIRANË-
Remo Girone ka konfirmuar praninë e tij në edicionin e 13-të të
Festivalit të Filmit Shqiptar. Aktori i njohur italian, të cilin publiku
shqiptar e njeh veçanërisht për rolin e tij të Tano Karidit në filmin
“Oktapodi”, do të jetë në Tiranë gjatë ditëve të para të nëntorit. Ky
fakt është konfirmuar gjatë konferencës së djeshme për shtyp të
drejtorit të Qendrës Kombëtare Kinematografike, Artan Minarollit,
producentit dhe përfaqësuesit të Giffonit në Shqipëri, Namik Ajazit dhe
Caludio Gubitosit, drejtori i “Giffoni Film Festival”, që këtë vit ka
dhënë ndihmesën e tij për realizimin e festivalit. “Këtë vit ka pasur
një seri evenimentesh për të cilat kam ardhur tri herë brenda muajit në
Shqipëri. Falënderoj edhe njëherë Universitetin e Arteve që më akordoi
“Honoris Causa”. Me Giffonin do të jemi pjesë e Festivalit të Filmit
Shqiptar si partnerë dhe do të bashkëpunojmë në shumë nivele si
organizatorë. Së pari duke sjellë artistë italianë dhe tashmë Remo
Girone e pranoi ftesën. Me të do të bisedoj edhe për të zhvilluar një
master-klase me studentët. Kemi ftuar dhe Raul Bovën, një artist tjetër
italian, si kontributin tonë për 100-vjetorin tuaj të Pavarësisë”, - ka
theksuar Claudio Gubitosi. Bova ende nuk e ka konfirmuar praninë e tij.
Një ftesë i ka shkuar edhe aktorit të njohur Robert De Niro. “Zoti
Minarolli ka qenë iniciatori që t’i dërgohet një ftesë De Niros, duke
pasur parasysh edhe dëshirën që ai shprehu për të vizituar Shqipërinë
gjatë takimit me presidentin Nishani në vizitën e tij të parë në
Amerikë. De Niros i është çuar një ftesë zyrtare dhe jemi në pritje. Për
ardhjen e tij po lobojnë persona që kanë kontakte të vazhdueshme dhe
njohje me De Niron. Gjithçka varet nga axhenda e tij”, - ka thënë Namik
Ajazi.

FESTIVALI
Festivali i Filmit Shqiptar
do të zhvillohet në Kinema “Millennium” dhe në gjithë hapësirën dhe
anekset e pedonales, nga data 3 deri në 9 nëntor, ditë të cilat sipas
organizatorëve pritet të kthehen në një festë të madhe të filmit
shqiptar mbarëkombëtar, pasi në program janë përzgjedhur edhe filma nga
Kosova e Maqedonia. “Kemi gjetur mbështetjen e Giffon dhe besoj se do
realizojmë një festival dinjitoz dhe shpresoj që të kthehet në një festë
të madhe për 100vjetorin”, - tha Minarolli. Festivali i Filmit që do të
mbahet nga data 3 deri më 9 nëntor, do të hapet me filmin “Nëntori i
Dytë”, i cili vjen në një version të restauruar dhe do të pasojë po atë
natë me shfaqjen speciale të filmit “Besa” të Roland Sejkos. Në
Festivalin e 13-të të Filmit Shqiptar do të konkurrojnë 15 filma të
gjatë artistikë që janë krijuar në Shqipëri e Kosovë, prej vitit 2007
deri më sot. “Ne dhe Lenini”, regjia Saimir Kumbaro; “Maya”, regjia
Pluton Vasi; “Muajt e Mjaltit”, regjia Goran Paskaljeviç; “Sekretet”,
regjia Spartak Pecani; “Ballkan Bazar”, regjia Edmond Budina;
“LindjePerëndim-Lindje”, regjia Gjergj Xhuvani; “Koha e Kometës”, regjia
Fatmir Koçi; “Gjallë”, regjia Artan Minarolli; “Shqiptari”, regjia
Johannes Naber; “Gomerët e kufirit”, regjia Jeton Ahmetaj; “Amnistia”,
regjia Bujar Alimani; “Out of touch”, regjia Andi Deliana; “Përtej
rrugës”, regjia Yll Çitaku; “Mao-Ce Dun”, regjia Besnik Bisha dhe
“Pharmakon”, regjia Joni Shanaj, janë filmat artistikë. Janë ngritur dy
juri.

Ajo e filmit artistik përbëhet nga Muharrem Fejzo, Aurel
Plasari, regjisori irlandez Mark Cousins, Isa Qosja dhe italiani Claudio
Fragasso. Ndërsa filmat e shkurtër do të vlerësohen nga: Astrit
Alihajdaraj nga Kosova, Mujë Buçpapaj, drejtor i Zyrës Shqiptare të të
Drejtave të Autorit në Tiranë dhe Arben Zharku, producent, aktor nga
Kosova. “Jemi munduar që të krijojmë një juri të besueshme, sepse në
edicionet e kaluara ka pasur paragjykime për çmimet. Po hartojmë listën e
gjithë çmimeve që do jepen dhe do të shoqërohen me një vlerë monetare
për t’i dhënë një farë kuptimi. Shpresojmë që ky organizim të kthehet
në një festë të madhe për këtë 100-vjetor. Kostoja është më e vogël se
vitet e kaluara, 30% më pak materialisht”, - ka theksuar Minarolli.
Ndërkohë, studentët do të kenë hapësirën e tyre të projeksionit të
filmave në Teatrin Kombëtar. “Ne duam të bëjmë gjithçka të detajuar,
duke nisur nga prezantimi i filmit, i katalogut dhe gjithçka ka të bëjë
me atë se si do të jetë veshur ambienti i kinemasë, zona e pedonales,
ambienti i konferencave në Galerinë e Arteve dhe ato të produksioneve të
studentëve në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin e Komedisë. Veç filmave do
të ketë edhe aktivitete të tjera si workshope, master-klase
me
njerëz, autorë të rëndësishëm, që t’i shërbejnë komunitetit të
kineastëve”, -ka theksuar Namik Ajazi, i cili gjatë konferencës njoftoi
edhe çeljen e edicionit të tetë të “Giffoni Shqipëria” që këtë vit vjen
me të tjera risi, të cilat i prezantoi themeluesi i këtij formati,
Claudio Gubitosi. “Këtë vit Shqipëria do të bëhet qendra e Giffonit në
Ballkan, duke sjellë filma edhe nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova, gjë
që është risi e këtij edicioni”, - ka theksuar Gubitosi. “Giffoni
Shqipëria” nis nesër rrugëtimin në Durrës, ku do të shfaqen filmat më të
mirë për të rinj të dy viteve të fundit.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Remo Girone, Raul Bova dhe De Niro në Tiranë Spacer
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi