Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tensionohet situata në   Tiranë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tensionohet situata në   Tiranë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tensionohet situata në Tiranë

2 posters

Shko poshtë

Tensionohet situata në   Tiranë Empty Tensionohet situata në Tiranë

Mesazh nga Emona Fri 21 Jan 2011 - 4:28

I përditësuar)- 16:05- Policia ka hapur zjarr në drejtim të protestuesve, ndërsa gazetarët në vendngjarje raportojnë se një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të rëndë. Lajmi konfirmohet nga gazetarët e Shekullit në vendngjarje, por edhe nga Ardian Klosi, i cili rrëfen se njeriu që u vra ndodhej pranë tij dhe se janë qëlluar me armë nga ana e policisë, me breshëri.



16:00- Përkeqësohet situata përpara Kryeministrisë, të shtëna nga ana e forcave të policisë para kryeministrisë, ndërsa ende nuk dihet nëse po qëllohet me plumba të vërtetë apo me plumba gome. Të shtënat vijnë nga brenda Kryeministrisë, ndërsa raportohet për dy persona të shtrirë përtokë.



15:47- Protesta tashme është zhvendosur nga nga sheshi para godinës së kryeministrisë në krah të saj, ngjitur me godinën e Piramidës. Ndërkohë, ka edhe një tërheqje të forcave të policisë. Janë pakësuar forcat e policisë, ndërsa ka vetëm një kordon forcash policore përballë kryeministrisë.




15:32- Vazhdon situata kaotike në sheshin para Kryeministrisë dhe Piramidës. Ndërkohë vazhdojnë të jenë në flakë një makinë e policisë dhe tre makina të tjera private. Gjithashtu në flakë janë edhe palmat para godinës së Kryeministrisë.




15: 20
Protestuesit pushtojnë shkallët e kryeministrisë me parulla në duar e thirrjet "Fitore, Fitore!"



15:13- Kryeministria rrethohet me tel me gjemba nga forcat e policisë, ndërkohë që para Piramidës vazhdojnë të digjen makinat e policisë. Pas zbrapsjes, demonstruesit rimblidhen përpara kryeminstrisë duke hedhur thirrje kundër qeverisë


15:08
Pas një tërheqjeje, forcat e policisë janë rikthyer sërish në konfrontimin me protestuesit.



15:03
Protestuesit qëllojnë me gurë në drejtim të forcave të policisë dhe djegin një makinë policie. Parullat e hedhura nga protestuesit janë "Fitore, fitore!".





14: 55- Situata sa vjen e përkeqësohet ndërsa aksioni i policisë për shpërndarjen e protestuesve vazhdon. Demonstruesit sapo mbërriten në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nisën konfrontimin me forcat e rendit. Pak minuta më vonë policia ndërhyri për shpërndarjen e tyre me ujë, gazlotsjellës dhe granata tymuese. Pamjet e drejtëpërdrejta televizive tregojne nderhyrjet brutale te policisë ndaj disa protestuesve.




14: 30- Funksionarë të policisë së shtetit po bejnë thirrje për qetësi dhe mospërdorimin e dhunës. Ndërsa vazhdon marshimi I protestuesve të cilët kanë rrethuar thuajse nga të katër anët selinë e kryeministrisë. Qe ne momentet e para te mberritjes se tyre perpara Kryeinistrise, jane shenuar disa incidente, perplajsje te qytetareve me forcat e policise.


Gazetaret e Shekulli-t ne terren njoftojne per dy police te plagosur dhe disa demostrues.


13:30
Kanë nisur grumbullimet e para të demonstruesve në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Janë me qindra qytetarët që janë mbledhur sidomos në zonën e Zogut të Zi dhe tek stacioni i trenit, të cilët sapo kanë nisur rrugën drejt qendrës së Tiranës. Bëhet e ditur se në këto rrugë, trafiku është tërësisht i bllokuar. Deri në këto momente, protestuesit mbajnë në duar vetëm parulla me emrat e qyteteve nga vijnë. Udhëtimi i tyre drejt qendrës kulmon para Kryeministrisë, ku sipas planit të organizuar nga PS-ja dhe forcat e tjera përkrahëse të opozitës, në orën 14:00 do të fillojë demonstrata.
Gazetarë të "Shekulli"-t shprehen se të gjitha dyqanet dhe bizneset përreth Kryeministrisë janë mbyllur dhe kanë mbetur të hapura vetëm lokalet.



12:00
Ndërsa që në orët e para të ditës ka nisur organizmi i nisjes së protestuesve që do të marrin pjesë në demonstratën e parashikuar, korrespondentët e "Shekulli"-t njoftojnë se nuk kanë munguar edhe kontrollet e policisë. Kështu autobusët e nisur nga Shkodra, si dhe furgonët janë ndalur nga postblloqe të policisë me qëllim kontrollin e tyre.


Bëhet e ditur se kontrolli ka qenë vetëm me kërkim dokumentacioni, megjithatë një gjë e tillë është parë si një presion për shkak se nuk ka ndodhur më parë ndalimi I autobusëve. Mësohet se janë ndaluar edhe të gjithë furgonët, të cilët dihet që ishin të linjës për në Tiranë. Sipas të dhënave të fundit, bëhet me dije se nga të gjitha rrethet është bërë nisja me autobusë dhe makina private. Korrespondentët tanë njoftojnë për një organizim paqësor të protestuesve nga ana e degëve lokale të PS-së.


11:00
Policia e Shtetit ka rrethuar Kryeministrinë. Gazetari i "Shekulli"-t Denis Dedej, i cili ndodhet në vendin ku pritet të mblidhen gjithë protestuesit raporton se përpara institucionit policia është bërë gardh me 4-5 rreshta
"Ka në të policë të thjeshtë e deri te forcat speciale, të cilët janë të pajisur me skafandra dhe mburoja", raporton Dedej.
Mësohet se ndërkohë deputetët socialistë i janë drejtuar pikave përkatëse të kryeqytetit nga ku do të udhëheqin protestuesit drejt qendrës e më pas kryeministrisë. Mësohet se çdo grup do të shoqërohet nga një makinë me megafonë.


Policia e kryeqytetit, me plan special masash për të mbikëqyrur protestën e sotme. Apel për mospërdorim dhune
Policia: Do të filmojmë demonstratën e opozitës
TIRANË - Policia e kryeqytetit ka paralajmëruar dje se do të regjistrojë të gjithë demonstratën e opozitës shqiptare që do të zhvillohet sot në orën 14:00. Një rrjet i tërë kamerash do të vendoset përgjatë itinerarit që Partia Socialiste i ka komunikuar policisë së Tiranës.
Kamerat do të jenë të instaluara në pikat kyçe të rrugëve, në shtylla dhe pranë semaforëve. Por protestuesit do të shoqërohen edhe nga efektivë policie që do të filmojnë protestën me kamera dore.
"Bazuar në Ligjin 'Për Tubimet', nga strukturat e policisë do të bëhet monitorimi i plotë dhe i hollësishëm i vendit të zhvillimit të tubimit (regjistrimi i tubimit), përmes kamerave të vendosura përgjatë gjithë itinerarit të tij", - thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Kjo skemë e policisë është konsideruar nga disa përfaqësues së opozitës si një formë presioni ndaj njerëzve që do të dalin të protestojnë kundër qeverisë.
"Duan të trembin njerëzit që të mos dalin. Duan t'iu thonë njerëzve që i kanë filmuar dhe se e dinë se kush ka dalë në protestë. Kjo dhe masa të tjera bëhen për të parandaluar daljen e njerëzve në protesta, por populli opozitar do të tregojë se koha e Sali Berishës ka përfunduar", - thanë dje përfaqësues të opozitës shqiptare.
Nga ana tjetër, policia e kryeqytetit ka pohuar se me rastin e protestës ka marrë masa speciale.
Krerët e Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë zhvilluar mbledhje të veçanta me shefat e komisariateve. Mësohet se drejtuesit e Policisë kanë porositur vartësit e tyre që të mblidhet sa më shumë informacion, mbi elementë të ndryshëm të protestës.
Të njëjtat burime thanë dje për "Shekulli"-n se është lënë porosi që informacione të merren, për mënyrën e organizimit të protestës në shesh, apo mënyrën e lëvizjes së grupeve të njerëzve, si dhe elementë të tjerë që policia i konsideron të rëndësishëm. Burimet thanë se në planin e masave parashikon mbikëqyrjen e rreptë të rrugëve kombëtare, urave apo objekteve të tjera që blutë mund t'i konsiderojnë me rëndësi të veçantë.
"Policia e Shtetit, fton pjesëmarrësit në këtë tubim të respektojnë me korrektësi dispozitat ligjore lidhur me Tubimet dhe të shmangin çdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave të policisë, të planëzuara me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike", - thanë dje burimet zyrtare të policisë.


****
TIRANË - Partia Socialiste ka tashmë gati skenarin mbi itinerarin që do të ndjekin demonstruesit për të dalë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Ndryshe nga sa kemi parë protestat e tjerë, këtë radhë, do të jenë më shumë pika ku demonstruesit do të grumbullohen, prej ku edhe do t'i drejtohen rrugës përpara kryeministrisë.
Të gjitha rrethet do të mblidhen në zona të ndryshme në hyrje të Tiranës për t'iu bashkuar kryeqytetasve dhe më pas vendit ku do të zhvillohet demonstrata. Të gjitha qytetet e largëta dhe ato të afërta janë porositur nga Partia Socialiste që të jenë rreth dy orë përpara fillimit të tubimit në zonat e caktuara.
Vendgrumbullimet e socialistëve do të jenë të shtrira në të gjithë Tiranën dhe do të nisin paralelisht për t'iu drejtuar bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Sipas një grafiku të detajuar nga sekretariati i organizimit, zona të ndryshme të vendit do të mblidhen në pika të caktuara.
Çdo deputet dhe i zgjedhur vendor socialist do të jetë në krye të demonstruesve për të mbajtur në kontroll situatën. Pasi të mblidhen nga të gjitha vendtakimet do të bëhet edhe nisja drejt kryeministrisë. Mësohet se përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" nuk do të jenë të instaluara as flamuj partiak, por as podium ku të flasin liderët e opozitës.
Deputetët do të kenë në dorë megafona, prej të cilëve do të japin deklaratat e tyre dhe do t'iu bëjnë thirrje qytetarëve në rrugë që t'i bashkohen protestës së tyre. Krahas kësaj, burime nga selia rozë bëjnë të ditur se ndonëse kërkesa që i është drejtuar Policisë së Tiranës është kërkuar leje vetëm për një ditë, kohëzgjatja e demonstratës do të varet nga dëshira dhe vullneti i njerëzve për të qëndruar dhe për të larguar qeverinë Berisha.
Të gjithë deputetët e qarqeve ndodhen në zonat e tyre prej disa ditësh për të komunikuar dhe për të marrë sa më shumë demonstrues në kryeqytet.
Mësohet se demonstruesit nga Durrës, Fushë - Kruja, Kruja dhe Berati do të mblidhen tek pallati i sportit "Asllan Rusi". Ky grup do të kalojë tek sheshi i Zogut të Zi, më pas tek "Rruga Durrësit", sheshi "Skënderbe" për të përfunduar më pas tek Bulevardi "Dëshmorët e Kombit". Ndërsa demonstruesit nga Elbasani, Korça dhe Pogradeci do mblidhen tek rruga e Elbasanit.
Këta protestues do të nisen nga këndi i lojërave tek Rruga e Elbasanit, për të kaluar para Parlamentit tek partizani panjohur dhe do të dalin në Sheshin Skënderbe, për të përfunduar tek bulevardi "Dëshmorët e Kombit".
Banorët e Fierit, Vlorës, Sarandës, Gjirokastrës do të mblidhen tek stadiumi Dinamo. Nga ky vendtakim ato do të nisen në drejtim të ambulancës, e më pas do të dalin në unazë, do të kalojnë tek ura e re e Lanës, më pas tek PS, sheshi "Skënderbe", dhe do të dalin në bulevardi "Dëshmorët e Kombit".
Nga ana tjetër, në kryqëzimin "21 dhjetori" do të grumbullohen qytetarë nga Peqini, Rrogozhina, Kavaja, Lushnja. Këta demonstrues do të kalojnë tek "Rruga e Kavajës", më pas te sheshi "Skënderbe", për të përfunduar përpara kryeministrisë.
Ndërsa tek stacioni i trenit do të grumbullohen demonstrues nga Lezha, Dibra, Kukësi dhe Shkodra. Ato do të ndjekin bulevardin Zogu i 1, më pas tek sheshi "Skënderbe", për të përfunduar tek bulevardi "Dëshmorët e Kombit". Në të gjitha zonat e caktuara, krahas demonstruesve që do të vijnë nga rrethet do të jenë dhe banorë të njësive përkatëse.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tensionohet situata në   Tiranë Empty Re: Tensionohet situata në Tiranë

Mesazh nga Amazone Fri 21 Jan 2011 - 8:45

cbehet keshtu thua te fillojne prape si ne 97? shpresoj qe jo
Amazone
Amazone
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Greece
Postime Postime : 4385
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/12/2010
Mosha Mosha : 114
Hobi Hobi : Hipizem /tenis

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi