Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si te rrisim floket e dobesuar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si te rrisim floket e dobesuar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si te rrisim floket e dobesuar

2 posters

Shko poshtë

Si te rrisim floket e dobesuar Empty Si te rrisim floket e dobesuar

Mesazh nga WebMaster Sat 20 Oct 2012 - 1:57

Dobësimi i flokëve mund të shkaktohet nga disa faktor të ndryshëm.

Si te rrisim floket e dobesuar ImagesDobësimi
i flokëve mund të shkaktohet nga disa faktor të ndryshëm. Sipas
Hairboutique.com gjinia, mosha dhe raca njashtu sikur edhe sezona
ndikojnë në procesin e rritjes dhe zhvillimit të flokut.




Nuk
mund të bësh asgjë ndaj këtyre kushteve por ka disa faktorë që ti mund
t’i rregullosh të cilët ndoshta edhe ndikojnë në dobësimin e flokut
tuaj.




Dieta,
stresi, gjumi dhe qarkullimi i gjakut janë të lidhura me ciklin e
zhvillimit të flokut tuaj. Ndrysho këto gjëra dhe ndoshta mund të
rritësh flokët në vend se të bien.




Hapi 1



Relaksohu.
Stresi ndikon për së keqi në rritjen e flokut, thotë Dr. HingHau Tsan
në një artikull të quajtur “Qasja natyrale ndaj rënies së flokëve.”
Provo yoga apo masazhe trupi. Një përparësi tjetër e Yogas është se ka
disa pozita ku juve ju duhet të mbani kokën poshtë kështu ju ndihmon të
rrisni qarkullimin e gjakut në lëkurë të kokës (skalp).




Hapi 2



Shko
në shtrat më herët. Jepi vetës shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë,
ashtu si rekomandohet nga Hariboutique.com. Mungesa e gjumit mund të
ndikoj në aftësinë e trupit për të zhvilluar flokët.




Hapi 3



Ha
ushqime që janë të pasura me biotin, një materie ushqyese e rëndësishme
për rritjen dhe zhvillimin e flokut. Sipas drugs.com ushqimet me biotin
janë, bananet, lulelakra, drithërat, peshku salmon, karotat, milli i
sojës dhe tharma. Gjithashtu merr suplement zinku prë shkak se Dr. Tsang
thotë se mungesa e zinkut në dietë mund të ndikoj në rënien e flokëve.




Hapi 4



Pi
një lugë gjelle vaj peshku apo vaj liri çdo ditë. Sipas “Shkaqet tjera
të rënies së flokëve” në dermatolgychannel.net, këto vajra përmbajnë
proteina, mungesa e së cilës në dietën tuaj mund të shkaktoj që trupi
juaj ti thotë folikulave të flokëve të ndalojnë të rrisin flok. Këto
vajra gjithashtu përmbajnë acid yndyrorë omega 3, për të cilin Dr.
Nicole Sundene në një artikull të titulluar “Si të rrisësh flok shpejt”
të publikuar në KitchenTableMedicine.com, thotë se të ndihmon të rrisësh
flok të fortë dhe shkëlqyes.




Hapi 5



Inkorporo
pemë dhe perime të gjelbra dhe verdha në dietën tuaj. Prodhimet me
ngjyrë të gjelbër dhe verdhë janë të pasura me beta-karotinë, i cili
sipas hariboutique.com është shumë i rëndësishëm në rritjen e flokëve.
Beta-karotina transformohet nga trupi juan në Vitaminë A, e cila është e
nevojshme për lëkurë dhe flok të shëndetshëm.




Hapi 6



Kontrollohu
që mos ke qerosën dhe seborrheic dermatitis. Këto gjendje të lëkurës
mund të shkaktojn dobësimin e flokut sipas dermatologychannel.net. Shiko
nëse ke vende ku lëkura është qerosur kjo mund të jetë shenjë e asaj që
quhet Sehorrheic dermatitis.













Burimi : ikub.al
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si te rrisim floket e dobesuar Empty Re: Si te rrisim floket e dobesuar

Mesazh nga Anakonda Thu 25 Oct 2012 - 23:50

Shum keshilla interesante sidomos ajo per dieten(dmth sesi ndikon dieta ne lidhje me flokun)
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi