Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
1912 Pavarësia!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
1912 Pavarësia!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

1912 Pavarësia!

2 posters

Shko poshtë

1912 Pavarësia!  Empty 1912 Pavarësia!

Mesazh nga WebMaster Sat 20 Oct 2012 - 8:26

1912 Pavarësia!  Timthumb.php?src=http%3A%2F%2Fwww.mapo.al%2Fwp-content%2Fuploads%2F2012%2F10%2F01-1024x829
Njeriu që 10 ditë më pas do të shpallte krijimin e Shtetit Shqiptar, ka
qenë i rezervuar në kujtimet e tij për këtë takim. Ai kujton vetëm se
ishte në Vjenë. Pas takimit në Bukuresht dhe pas vendimit të atjeshëm
për pavarësi të Shqipërisë, plaku me mjaft eksperiencë politike e dinte
se nuk do të arrinte në Durrës pa marrë më parë një bekim
“austro-hungarez”. Në orën 14:00 të datës 19 nëntor të 1912-ës, i
shoqëruar nga 14 vetë, midis të cilëve: i biri i tij, Qazim Vlora, Luigj
Gurakuqi, Pandeli Cale, Dhimitër Berati, Dhimitër Mborja, Dhimitër
Zografi, Spiridon Ilo etj, Ismail Qemali u nis nga Triest[/i] Katër burra qëndronin ulur përballë njëri-tjetrit, në kolltukët e
bibliotekës së njërit prej pallateve më të rëndësishme të Budapestit,
rezidencës së Kontit Andrassy! Të gjithë në moshë, me vështrime të
ftohta dhe dukshëm mosbesues, diskutonin prej dy orësh një vendim që
pritej ta ndryshonte rrënjësisht Ballkanin e ndezur në luftë. Tre prej
tyre qenë diplomatë të njohur. I pari i zoti i shtëpisë, djali i njërit
prej kryeministrave më të famshëm të Austro – Hungarisë; i dyti, Konti
Hadik, nënsekretar shteti për politikën e jashtme; i treti, njeriu më i
rëndësishëm i diplomacisë, Ministri i Jashtëm, Konti Berthold!

Përballë tyre qe ulur një burrë i moshuar. Ish-këshilltar shteti i
Perandorisë Osmane, politikan i njohur në Stamboll, por edhe në Europë,
Ismail Qemal Beu.

Në cep, anash tij, një djalë i ri, seminarist, me jakën e bardhë, e
vetmja që dallohej në redigotën e zezë të priftit dhe që përkthente me
zë të ulët dhe me kujdes. Quhej Pater David Pepa, dhe studionte në një
shkollë katolike në Vjenë. Në mëngjes, ishte betuar që s’do ta rrëfente
kurrë bisedën që do të dëgjonte atë mbrëmje në Budapest. Djali e ruajti
sekretin e madh deri ditën që ndërroi jetë, në një qeli burgu komunist,
në Shqipëri. Natën përpara se shpirti i tij të ngjitej në parajsë, ai
dëshmoi thelbin e asaj bisede që deri më sot nuk di ta riprodhojë
askush.

Tre diplomatët po flisnin me Ismail Qemalin për shpalljen e
pavarësisë së Shqipërisë. Njeriu që 10 ditë më pas do të shpallte
krijimin e Shtetit Shqiptar, ka qenë i rezervuar në kujtimet e tij për
këtë takim. Ai kujton vetëm se ishte në Vjenë, kur mori një telegram nga
miku i tij i vjetër, Konti Andrassy, që e ftonte në Budapest sepse “një
mik” donte të takohej me të. Ismail Qemali kishte udhëtuar me tren, pa e
ditur se cili do të ishte bashkëbiseduesi i tij. Por ai e dinte temën e
bisedës së pritshme atë natë. Pas takimit në Bukuresht dhe pas vendimit
të atjeshëm për pavarësi të Shqipërisë, plaku me mjaft eksperiencë
politike e dinte se nuk do të arrinte në Durrës pa marrë më parë një
bekim “austro-hungarez”. Kish devijuar udhëtimin për këtë shkak në Vjenë
dhe në mungesën e një përgjigje zyrtare për takim, befas, kish marrë
telegramin e pritur.

Ismail Qemali qe befasuar atë mbrëmje, kur në bibliotekën e familjes
Andrassy, kish gjetur jo vetëm Kontin Hadik, diplomatin e ngarkuar me
Ballkanin, njeriun që do të bëhej për 17 orë kryeministri i fundit i
Perandorisë Austro-Hungareze, por edhe vetë Kontin Berthold, Ministrin e
Jashtëm të saj. Takimi ishte i fshehtë; biseda konfidenciale dhe Ismail
Qemali po dëgjonte se Berthold-i qe këshilluar edhe me Gjermanët dhe me
Italianët për atë që pritej të ndodhte ato ditë, pavarësinë e vendit ku
ai kish lindur. Por “pavarësi”, jo “autonomi”, kish këmbëngulur
diplomati ndoshta më i rëndësishëm i kontinentit. Ismail Qemali e dinte
që ai nuk besonte tek aksioni i shqiptarëve, por e kish ndërmarrë një
provë.

Po nëse nuk kam një shtizë ku ta var flamurin e pavarësisë së vendit tim, e pyeti plaku me qetësi!

Atëherë merr një bajonetë austro – hungareze dhe vendose aty! – i qe
përgjigjur Konti Berthold, me po atë zë të ngadalshëm, duke pritur që
Patër David Pepa ta përkthente deri në fund.

Patër David Pepa, që zëvendësonte atë ditë Patër Anton Harapin e
rrëfeu këtë frazë vetëm në fund të jetës. At Zef Pllumi e shkroi në
kujtimet e tij, pas 1990-ës, duke shkelur një betim të vjetër, por duke i
bërë një shërbim të madh historisë. Ai e publikoi atë në një moment kur
ata katër burra s’jetonin prej dekadash, por ajo që ata po i jepnin
formë atë natë, Shqipëria, ekzistonte thuajse prej 90-të vitesh si
shtet!



Ishte data 18 nëntor të vitit 1912. Ismail Qemali nuk qëndroi gjatë
atë natë. Hyri në zyrën e parë postare për të nisur këtë telegram që u
botua nga Lef Nosi vite më pas:

Me vaporrin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës asht
sigurue. Ju porosis qi tyke i u mbështetun fatit të atdheut të punoni
bashkë e si vllezën, të merreni me rregullimin e punëvet të përgjithshme
edhe të ruani qetësiën. I epni rrethevet lajmen e gzushme. Ju falem të
gjithëve atënisht.


Ismail Qemali.

Nuk dihet se përse telegrami është shkruar në gegërisht, por ky është
një prej kopjeve kryesore që ekziston. Më vonë është publikuar edhe një
i dytë me këtë tekst:

Përpara së premtes arrij në Durrës. E mbledhura e përfaqësuesve
në Durrës ose në Vlorë është e domosdoshme. I thirrni të gjithë. Gjersa
të vij unë mbani qetësi e bashkim. Çështja jonë politike u sigurua
përfundimisht.


Ismail Qemali.

Pavarësisht dy telegrameve, ajo që dihet publikisht dhe që Ismail
Qemali e ka pranuar edhe vetë, është se pas takimit me Kontin Berthold
ai qe i bindur për pavarësinë. Në fakt, ai kish ndërruar mendim pak më
herët, ndoshta dy javë më parë në Bukuresht. I nisur nga Stambolli me
idenë e shpalljes së autonomisë dhe krijimin e një shteti Shqiptar që do
të supervizohej nga Stambolli, Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi kishin
gjetur një tjetër atmosferë më 3 nëntor të 1912-ës kur mbërritën në
Bukuresht.



Në fakt, Historia e Pavarësisë së Shqipërisë, nëse i referohesh
kujtimeve të disa prej protagonistëve të saj, nis më herët. Në një
përmbledhje rrëfimesh të jetës së tij, të botuara në vitin 1921, Hasan
Prishtina, zbulon një takim të zhvilluar në Stamboll në fillim të vitit
1912. Pas një seance të tensionuar në parlamentin Osman, ku Veziri i
Madh Haki Pasha u kryqëzua për sjelljen e ekspeditës së Turgut Pashës në
Shqipëri, Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina u takuan në shtëpinë e
këtij të fundit. Të dy deputetë të Parlamentit Osman, ata arritën në
përfundimin se Perandoria nuk do ta pranonte autonominë e Shqipërisë dhe
se kjo do të ishte fatale për vendin. Burrat vendosën të veprojnë. Të
nesërmen, thirrën në një takim, në Hotel “Pera Palace” të Kryeqytetit, 5
deputetë shqiptarë të Parlamentit Osman: Myfit bej Libohovën, Esad
pashë Toptanit, Aziz pashë Vrionin dhe Syrja bej Vlorën. Takimi ishte më
entuziast sesa pritej, siç dëshmon Prishtina:

Kur në takim kuptuem se këta zotninj mendojshin si na të dy,
vendosëm me ba një mbledhje në shtëpi të Syrja Begut në Taksim. Mbledhja
u mbaj nën kryesim të Ismail bej Qemalit dhe ne e quajtëm Komploti i
Taksimit
.

Më 12 janar të 1912-ës gjashtë deputetë shqiptarë të Parlamentit
Osman hynë njëri pas tjetrit në shtëpinë e Syrja bej Vlorës në Taksim.
Hasan Prishtina rrëfen se të gjithë u betuam që askush të mos rrëfente
asgjë për atë mbledhje dhe as për vendimet që do të merreshin aty.
Mbledhja, ose “komploti i Taksimit” siç njihet në histori, nuk zgjati
shumë. Të gjithë ishin në një mendje dhe vendosën:

Për me i dhanë fund politikës tyrke në çashtje të kulturës
kombëtare e për me sigurue disa privilegje politike për Shqypni nuk ka
tjetër mjet përveçse me fitue me një kryengritje të përgjithshme
.

5 deputetë u shpërndanë në krahina të ndryshme të Shqipërisë, ndërsa
Ismail Qemali u ngarkua të siguronte mbështetjen ndërkombëtare në
Europë. Kryengritjet filluan realisht, sidomos në Kosovë. Trupat e
drejtuara nga Riza bej Kryeziu, Isa Boletini dhe Bajram Curri, nën
frymëzimin e Hasan Prishtinës, morën Shkupin e më pas Manastirin në maj
të 1912-ës, por pa arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët, sepse një
pjesë e liderëve nuk ishin dakord për ndarjen nga Perandoria. Stambolli e
shfrytëzoi këtë situatë dhe arriti ta ulë zemërimin e shqiptarëve, por
siç raporton gazeta amerikane “The New York Times”, e datës 17 korrik të
1912-ës, Kabineti Osman i quajti të papranueshme propozimet e Ministrit
të Luftës, Mahmud Muktar Pashës, për më shumë autonomi të shqiptarëve.
Si pasojë e kësaj, Qeveria ra.

Pak muaj më pas, në tetor të 1912-ës, Serbët, Malazezët, Bullgarët,
Grekët dhe Rumunët, të lidhur në një aleancë të përbashkët, i shpallën
luftë në të njëjtën kohë Perandorisë Osmane. Fitorja e shpejtë e
aleatëve ballkanikë, ishte një kërcënim për trojet e banuara nga
shqiptarët. Në këtë moment, patriotët shqiptarë kishin vendosur
shpalljen e Pavarësisë. Ismail Qemali gjendej në Stamboll. I bindur për
krijimin e një shteti shqiptar, ai kish refuzuar edhe një ofertë të
Vezirit të madh, Qamil Pasha, për të marrë një vend në kabinetin e ri
Osman, që po përballej me një nga momentet më të vështira të
Perandorisë, Luftën Ballkanike:

Në rrethana të tjera do ta kisha pranuar postin me kënaqësi dhe
nder, por një detyrë më e lartë më detyronte të mos e pranoja. Vendi im
nuk ishte aty dhe unë duhet t’i ofroja shërbimet e mia krejtësisht
atdheut tim
!

Nuk dihet nëse Ismail Qemali ishte në dijeni të demarsheve austro –
hungareze, që kërkonin krijimin e një shteti shqiptar sa më shpejt.
Ministri i saj i Punëve të Jashtme, Leopold Berchthold, i kishte kërkuar
Gjermanisë me anë të një shkrese, më 30 tetor të 1912-ës,

Të solidarizohej për “interesin jetësor” të monarkisë në
zhvillimin e lirë të Shqipërisë në mënyrë që në brigjet lindore të
Adriatikut të mos instalohej asnjë fuqi e madhe e huaj
.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Alfred von
Kiderlen-Wächter, ia paraqiti këtë më 3 nëntor të 1912-ës Kajzerit
Wilhelmi II me shënimin:

Duhet të krijohet një Shqipëri e aftë për të jetuar.

Perandori gjerman shkroi mbi dokumentin:

Një shtet hajdutësh nuk mund të bëhet kurrë i aftë për të jetuar.

Por Austro – Hungaria ishte e vendosur të shkonte deri në fund.
Atmosfera e vakët e Stambollit qe bërë alarmante sapo Ismail Qemali,
Luigj Gurakuqi dhe shoqërues të tjerë, kishin dalë nga kufijtë e
Perandorisë. Në kujtimet e tij, Ismail Qemali e shpjegon kështu vendimin
për ta zëvendësuar idenë e autonomisë me atë të pavarësisë:

Kur dëgjova që njësitë bullgare kishin pushtuar Kirkarelin,
ndërsa Serbët kishin hyrë në Shkup, kuptova që kishte ardhur koha për ne
që të vepronim me forcë për shpëtimin tonë…


Më 5 nëntor të 1912-ës, në Hotelin “Kontinental” të Bukureshtit,
shtypi rumun vuri re praninë e madhe të komunitetit shqiptar. Disa prej
tyre personalitete të njohura të jetës aty. Ismail Qemali dhe Luigj
Gurakuqi kishin mbërritur me tren 2 ditë më parë, me shpresën për të
gjetur mbështetjen e komunitetit të Rumanisë për autonominë e
Shqipërisë. Ata u befasuan nga entuziazmi i emigrantëve dhe nga bindja
se pavarësia e Shqipërisë ishte e vendosur. Mbledhja ngarkoi Ismail
Qemalin dhe delegacionin e tij të kontaktonte përfaqësuesit diplomatikë
të Fuqive të Mëdha dhe të merrte aprovimin për krijimin e shtetit
shqiptar!

Si për ta bërë gjithçka më bindëse, më 7 nëntor, në momentin e
largimit në stacionin e trenit, Kristo Meksi i la në dorë delegacionit
një çek prej 500 mijë frangash ari, dhuratë e kryeministrit rumun, Taqe
Junesku. Nuk dihet nëse kjo ishte një ndihmë e Mbretërisë Rumune apo
personale e politikanit më të rëndësishëm në vend, që mburrej për
origjinën e tij nga Voskopoja, por kjo ka pak rëndësi. Ato 500 mijë
franga, qenë buxheti i parë i Shtetit Shqiptar që do të formohej 3 javë
më pas në Vlorë.

Ismail Qemali nuk duhej të humbiste kohë. Javën e parë të nëntorit
osmanët qenë thyer në të gjitha frontet. Ushtria serbe po zbriste drejt
Shqipërisë së Mesme; malazezët kishin rrethuar Shkodrën dhe grekët
Janinën. Që ushtria serbe të mos mbërrinte në Durrës përpara pavarësisë
(një prej shqetësimeve kryesore të Vjenës), ai i kërkoi Ministrit austro
– hungarez që t’i vinte në dispozicion një anije për ta çuar nga
Triestja në Durrës. Konti Berchtold vuri në dispozicion të Ismail
Qemalit anijen “Brünn” të Lloyd-it austriak.

Ismail Qemali dhe shpura e tij prej 14 vetash, përfshi 3 djemtë e
tij, mbërriti në Trieste mëngjesin e 19 nëntorit të 1912-ës me trenin e
linjës Vjenë – Budapest – Lubjanë-Trieste. Delegacioni u vendos në
“Excelsior Palace-Hotel”, në shoqërinë e autoriteteve lokale austro –
hungareze. Po aty, ai dha edhe intervistën e parë për gazetën “Il
Piccolo”:

Dje në mëngjes mbërriti në qytetin tonë, me trenin direkt nga
Vjena, kryetari i partisë së pavarur shqiptare Ismail Qemal bej-Vlora.
Udhëtonin bashkë më të edhe 14 bujarë shqiptarë. Ai u prit në stacion
nga kreu i ri shqiptar, Mark Kakariqi, i njohur për studimet e tij mbi
çështjen shqiptare dhe nga bujarët e kolonisë. Ismail Qemal Beu qëndroi
në Excelsior Palace Hotel për disa orë dhe u nis në orën 2 pasdite me
vaporin “Brunn” për në Shqipëri
.

Pyetjes së gazetarit se çfarë pritej të ndodhte në Shqipëri, Ismail Qemali i qe përgjigjur me një frazë të vetme:

Një gjë fare e thjeshtë, por që ne e dëshirojmë me gjithë shpirt: Shpallja e Pavarësisë së Atdheut tonë.

Më tej ai shtoi:

Shpallja e pavarësisë është e pashmangshme. Ne duam t’i paraqesim
Europës faktin e kryer. Do të krijohet një qeveri e përkohshme dhe
ndoshta, unë do të jem kryetar. Ju siguroj se për idenë e pavarësisë
jemi të gjithë në një mendje
.

Në orën 14:00 të datës 19 nëntor të 1912-ës, i shoqëruar nga 14 vetë,
midis të cilëve: i biri i tij, Qazim Vlora, Luigj Gurakuqi, Pandeli
Cale, Dhimitër Berati, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Spiridon Ilo
etj, Ismail Qemali u nis nga Trieste për në Durrës.

(Vijon numrin e ardhshëm)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

1912 Pavarësia!  Empty Re: 1912 Pavarësia!

Mesazh nga Anakonda Fri 26 Oct 2012 - 21:18

Nëntorë 1912 jetonte i madhi
Ismail Qemali
Me 28 nëntorë
e ngriti flamurin në vlorë.

Atë ditë në Shqipëri
valonte flamuri kuq e zi.
Tanë shqipëtarët u tubuan
diten e flamurit e kremtuan.

Ismail o trim i rrallë
festa jote ska të ndalë
do të festohet anë e mbanë botës
ku ka shqipëtarë.
Me pelqeu kjo ndaj e solla ne forum...


Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi