Gatime shqiptare
3 posters
Faqja 1 e 1
Gatime shqiptare
PAÇE KOKE
Për 4-5 persona duhen:
Lëng koke 1 litër,
gjalpë ose vaj 1 filxhan kafeje,
miell 1 luge kafeje,
spec djegës 1/2 luge kafeje,
kripë, piper, uthull 2-3 lugë,
hudhra 4-5 thelpinj,
1 qepë, karota 2-3 copë,
selino, majdanoz
Koka pastrohet, copëtohet, vihet në ujë të ftohtë që të lahet e ti ikë
gjaku, pastaj vendoset në tenxhere, mbulohet me ujë të ftohtë dhe vihet
ne zjarr. Kur të ketë marrë i hiqet shkuma dhe lihet të ziejë në zjarr
të ngadaltë, duke i hedhur qepë karrota, selino, kripë, piper, dafinë
majdanoz. Lihen derisa të jenë zier mirë d.m.th. kur mishi të ndahet
lehtë nga kocka. Kullohet, qërohet mishi nga kockat dhe pritet në copa
të vogla kubike. Në një tenxhere hidhet yndyrë, pak salcë dhe lëngu i
marrë nga zierja e kokës. Kur lëngu të ketë marrë valë, shtohet mishi i
zier, pak spec i kuq dhe lihen të ziejnë në zjarr te avashëm edhe për
disa minuta duke i hedhur kripë e piper të zi. Në fund paçes i hidhen
hudhra të shtypura me uthull.

Re: Gatime shqiptare
Tavë Peshku Qefulli
Lyejmë peshkun qefull me miell nga të dy krahët dhe e skuqim lehtë në tigan me vaj. Tavën e lyejmë me vaj dhe e spërkasim sipër me bukë të thekur të thërrmuar imët (galetë). Vendosim në tavë peshkun e skuqur. Në vajin e ngelur në tigan skuqim lehtë qepët e prera në formë gjysmë hëne. Shtojmë aty domatet e grira ose në mungesë të tyre 1 lugë salcë domate. Shtojmë aty 1 gotë verë ose uthull, piper të zi të bluar, kripë. Këtë masë ja hedhim përsipër tavës me peshk. Në një tas përziejmë majdanoz të grirë imët, hudhra të shtypura dhe bukë të thekur të thërrmuar (galetë). Këtë masë ja hedhim tavës së peshqve përsipër. Shtojmë një gjysmë gote me ujë dhe e fusim në furrë për ta pjekur.
Masat: peshk sipas personave, 1 tufë majdanoz, 1 kokërr hudhër, 3-4 kokrra qepë, 5-6 kokrra domate ose 1 lugë salcë domate dhe bukë të thekur të thërrmuar (galetë), 1 gotë verë ose uthull, piper të zi, kripë.

Tavë Elbasani
Për 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. gjalpë 2 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugë gjelle, oriz 1 lugë gjelle, kripë.
Tava e Elbasanit përgatitet me mish qengji ose dashi. Po të jete me mish qengji ai piqet drejtpërdrejtë ndërsa me mish dashi zihet më parë. Mishi pritet në thela, vendoset në tepsi, i hidhet përsipër gjalpë dhe futet në furrë ose në tavë me korrent. Herë pas herë i hidhet nga pak ujë që të mos thahet. Pasi të piqet hiqet nga furra. Në tenxhere me gjalpë kaurdiset pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet; shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe vlojnë derisa të krijohet një salcë e trashë. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezë, kripë dhe përzihen mirë. Në tavë hidhet oriz gjysmë i zier, radhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalpë dhe piqet në furrë. Në qoftë se është mish dashi, ai më parë duhet të ziejë. 10-15 minuta para përfundimit të zierjes së mishit, hidhet pak oriz. Në tenxhere rrihen vezët, shtohet miell, kos, lëng mishi, gjalpë dhe kripë. Copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin, mbi to hidhet masa e përgatitur dhe gjalpë i freskët. Piqet në furrë derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe

Tavë Dheu Tiranëse
Përbërësit për 4 persona:
300g gjizë
250g mëlçi
3 domate
2 speca
150g vaj ulliri
3 thelpinj hudhra
spec i kuq 1 lug gjelle
2 kokrra qepë dhe kripë
Përgatitja:
Marrim një tigan dhe hedhim vajin në të. Po ashtu brenda në tigan hedhim mëlçinë, qepën dhe pastaj përzihen. Më pas hedhim domatet e grira, hudhrat, specin e kuq, i trazojmë dhe i lëmë për 20 min derisa të zihen. Pastaj hedhim edhe gjizën. Kjo shoqërohet me një gotë raki.

Supë Me Kokë Peshku Dhe Zarzavate
Përbërësit për 4 persona:
8 kokë peshku
2 karota
2 patate
2-3 qepë të njoma
një grusht selino/kopër
një lugë miell e rrafshët (mund të përdorni dhe miell drithërash nëse dëshironi)
3 lugë vaj ulliri
250 gr ujë (mund ta shtoni pakëz nëse ju duket pak)
Përgatitja:
Së pari ziejini kokat në zjarr të ulët deri sa të zbuten fare. Më tej hiqini nga tenxherja. Ndërkohë pritni karotat, patatet, qepët në copa të vogla dhe shtojini në tenxhere. Lërini të zihen sërish në zjarr të ulët. Nga fundi shtoni dhe selinon/koprën. Në një tigan skuqni vajin e ullirit dhe më tej shtoni miellin të cilin e skuqni pakëz sa të marrë një ngjyrë më kafe. Më tej, hidheni këtë të fundit në tenxheren e supës dhe përzieni mirë, për të mos lejuar formimin e topthave të miellit. Supa është gati. Servireni të nxehtë, duke e shoqëruar me lëng limoni.

Supë Peshku Me Perime
Përbërësit:
Për 4-5 persona duhen:
Lëng peshku 1,5 litra
patate 2-3 kokrra
karota 3-4 copë
mashurka 8-10 copë
selino
vaj 3-4 lugë gjelle
domate 2 kokrra
kripë, piper, majdanoz, dafinë
Gatimi:
Patatet, karotat, mashurkat dhe selinoja, pastrohen e priten në copa kubike. Në tenxhere me vaj (mundësisht vaj ulliri) kaurdiset qepa e grirë hollë, pastaj shtohen karota, selino, mashurka, pak miell dhe pasi kaurdisen shtohen domate të freskëta të cilave u është pastruar lëkura. Lëngu i peshkut i përgatitur qysh më parë dhe i kulluar, i hidhet përzierjes dhe lihet të marrë valë, shtohen patatet dhe lihen të ziejnë rreth 10-15 minuta, derisa të jenë gati. Gjatë zierjes hidhet një fletë dafine. Supa rregullohet me kripë, piper e majdanoz.

Salcë Kosi
Përbërësit:
Ju nevojitet vetëm një trastë napë. Fusni sa kos të doni brenda saj (psh nga 1,5 kg del nja 500 gr salcë kosi). Lijeni për një ditë në mënyrë që të pikohet komplet uji i tepërt. Më pas kur ta nxirrni mund t’i hidhni pak kripë për të rritur qëndrueshmërinë, si dhe sipër mund t’i shtoni pak vaj.

Salcë Domatesh Me Speca
Përbërësit:
725 ml vaj farërash
75 gr miell
7 qepë të vogla
4 speca djegës
2 speca të gjelbër
800 gr domate të pjekura
250 ml qumësht
hudhër, kripë, piper
Përgatitja:
Në një tenxhere të madhe ngrohni vajin me zjarr mesatar. Hidhni pak nga pak miellin dhe vazhdoni ta përzieni. Lëren i të skuqet derisa përbërja të marrë një ngjyrë të praruar. Në këtë çast shtoni qepën, që e keni prerë paraprakisht copa-copa. Lëreni të ziejë për rreth 5 minuta, shton i domatet e lara dhe të prera në copa. Tërë këtë masë përziejeni vazhdimisht. Shtoni qumështin dhe lëreni sërish të ziejë, ulni zjarrin dhe shtoni sheqerin dhe hudhrën. Hidhini kripë e piper dhe vazhdoni ta përzieni. Lëreni edhe për 10 minuta të tjera në zjarr të ngadaltë. Në një tenxhere tjetër zieni uji dhe kur të ketë vluar zieni për 5 minuta specat e verdhë. Kullojini dhe grijini në mikser, derisa të bëhet si pure. Hidhni salcën e domateve në çdo pjatë dhe shtoni në secilën një lugë pure specash.

Patëllxhanë Turshi -
Çajmë patëllxhanët për së gjati me majën e një thike, po nuk e çojmë deri në fund. I hedhim në një tenxhere me ujë të vluar dhe kripë të cilën e kemi hequr ndërkohë nga zjarri dhe i lëmë për disa minuta sa të fillojnë të zbuten. Pastaj i nxjerrim në një kullonjëse dhe u vëmë përsipër një peshë që t’u dalë lëngu i tepërt. I lëmë kështu gjithë natën. Të nesërmen i shtrydhim edhe një herë mirë patëllxhanët dhe përgatisim mbushjen. Grijmë në një enë disa speca të kuq e jeshilë, shumë hudhra dhe majdanoz (të gjitha këto të grira hollë), hedhim kripë, piper dhe spec djegës sipas dëshirës. I përziejmë mirë dhe i spërkasim me uthull. Me masën e përgatitur mbushim patëllxhanët e shtrydhur mirë dhe po të duam këta patëllxhanë mund t’i lidhim me një fije majdanozi ose selino që të mos hapen, por edhe pa i lidhur në rregull janë. Patëllxhanët e mbushur i rreshtojmë në një enë dhe i spërkasim me uthull e kripë dhe u vëmë përsipër një peshë. I lëmë kështu për rreth një javë deri në dhjetë ditë. Patëllxhanët do të jenë mbuluar ndërkohë nga lëngu që kanë nxjerrë. I heqim nga lëngu duke i lënë të kullojnë mirë dhe i rreshtojmë në një enë (më mirë do të ishte qelqi ose qeramike) dhe i mbulojmë me vaj ulliri. Ndërmjet patëllxhanëve mund të shtojmë edhe thelpinj hudhre të freskët të paprerë që do të marinohen me kalimin e kohës. Por ndërkohë turshia është gati.
SPECA TË MBUSHUR ME PATATE
Përbërësit:
6 speca
4 patate
200 g domate
50 g oriz
4 qepë
2 karota
piper
200 ml vaj
Erëza bimësh
Përgatitja:
Specave të larë ua hiqni farat dhe i përgatitni për mbushje. Në vajin e ngrohur i fërgoni qepët e grira imët. Kur të zbuten pak, ia shtoni karotën dhe patatet e prera në forma katrore dhe i fërgoni edhe ato. Ia shtoni pak ujë dhe e zini derisa të zbuten perimet. E përzini edhe orizin e zier dhe filtruar më parë, si dhe domatet e qëruara dhe të prera në forma katrore. Ia shtoni erëzat dhe biberin. Me këtë përzierje i mbushni specat, i radhisni në një enë paksa më të thellë, shtoni ujë dhe i zini në temperaturë të ulët. Kur gjysma e ujit të jetë avulluar, specat i vendosni në furrën e ngrohur dhe i piqni për 40 minuta.
SPECA TË MBUSHUR ME DJATHË
Përbërësit:
200 gr oriz me kokrrën e gjatë
1 lidhje majdanoz
50 gr ullinj jeshil pa fara
100 gr djathë feta
1 vezë
krip
piper
4 speca të mëdhenj
2 lugë vaj ulliri
250 gr domate të vogla – domate Cherry
1 lugë ullinj të zinj (ullinj të shtypur – të bërë krem)
Mënyra e përgatitjes:
E ziejmë orizin sipas këshillave në ambalazh. Ullinjtë jeshil dhe majdanozin e lajmë dhe i vëmë në mikser dhe i përziejmë deri sa bëhen krem. I heqim orizit ujin dhe e përziejmë me kremin e formuar në mikser. Shtojmë dhe 50 gr djathë të thërrmuar, vezë, krip dhe piper. E ngrohim furrën me flakë mesatare. Përgatisim specat, i presim për gjysmë dhe i vendosim në një tavë termorezistente. Mbushim gjysmat e specave me kompozicionin me oriz dhe ullinj dhe i spërkasim me vajin e ullirit. Shtojmë mbi specat djathin që na ka ngelur, domatet e vogla dhe kremin e ullinjve të zinj. Tava vendoset 15 minuta ne furrë. Në fund zbukurohet me borzilok të freskët.
MISH PULE ME VEZË E LIMON
Përgatitja për 6 persona:
1,5 kg mish pule,
3 qepë mesatare të prera trashë,
12 kërpudha të prera në feta,
1,2 kg kunguj të freskët të prera në copa,
lëngë të gjysmë limoni,
1 l lëng mishi,
kripë dhe piper.
Për vezët dhe limonin: 2 vezë, lëng të gjysmë limoni, 1,5 lugë të korn-flaur.
Vendosni tenxheren me pulën në zjarr mesatar. Shtoni qepët dhe kërpudhat, shtoni dhe kungujt e freskët. Hidhni kripën dhe piperin. Hidhni lëngun e limonit, 2 filxhanë ujë dhe kubikun e lëngut të mishit dhe e zini gjellën në zjarr për 30-40 minuta. Rrihni vezët. Shkrini në lëngun e limonit korn-flaur dhe këtë përzierje e hidhni tek vezët me limon duke mos pushuari së rrahuri. Hidhni tek vezët me limon disa lugë nga lëngu i ngrohtë i pulës dhe kur përzierja të ngrohet mjaft, e hidhni brenda në tenxhere me pulën. E lini pulën në zjarr për disa minuta dhe e servoni.

keto patellxhanet turshi me pelqejne shueme,,,,
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Re: Gatime shqiptare
Do te fillojme me antipastat
-Sanduicet perdoren ne raste pritjesh,kur nuk kerkohet preokupim i vecante per gatim.Ato pergatiten me cfaredolloj mishi te pjekur,me proshute, me sallam,me sardele,me djathe e garnitura te tjera.Forma dhe madhesia e tyre zgjidhen sipas deshires.
Pergatitja e sanuiçeve
1.Kryesisht perdoret buke e bardhe e prere ne feta te holla 1/2 cm te trsha
2.Fetat ndahen dy nga dy dhe lyhen me gjalpe.
3.Pergatitet mbushja e cila mund te jete:
-feta te holla dhe djathe kackavall
-feta rostoje dhe djathe
-sallam dhe djathe
-sardele te shtypura
-domate pa fara e leng-peshk ton i konservuar
-mish pule i grire ose feta
-veze dhe majdanos
-feta patateje
-speca te pjekur te lyer me vaj
4.Bashkohen fetat e bukes me njera tjetren ngjishen pak dhe priten ne forma te ndryshme si katrore trekendesha rripa etj...mjaft qe ato te kapen me lehtesi me dy gishta dhe te hahen pa veshtiresi.
5.Ruhen ne vend te fresket ,ne menyre qe te mos shkrije gjalpi dhe mbulohen me nje picete te lagur me pak uje qe te mos thahen.KANAPETE
Pergatiten njelloj si sanduicet,por vetem me nje fete buke dhe ne vendosjen e mbushjes tregohet me kujdes.Kane te njejtat forma dhe permasa.
KANAPE ME SARDELE
5 sardele
2 te verdha veze
feta te holla buke
gjalpe ose vaj
1.vendosen ne havan sardelet dhe te verdhat e vezeve.
2.shtypen mire derisa te perftohet nje mase kremoze.
3.skuqen fetat e bukes ne gjalpe ose vaj dhe lyhen siper me kremin e pergatitur

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Gatime shqiptare
KANAPE ME PROSHUTE
10 feta te holla proshute(ose mortadele)
2 veze te ziera
gjalpe
majdanoz
5 feta te holle buke
1.Lyhen fetat e bukes me gjalpe
2.Shtypim ne havan te verdhat bashkem me te bardhat dhe pak gjalpe.(ose mikser)
3.Fetat e proshutes mblidhen ne forme kaushi dhe mbushen me perzjerjen e pergatitur.
4.Kaushet vendosen dy nga dy ne ane te kunderta mbi fetat e bukes dhe ruhen ne te ftohte qe te mos shkrije gjalpi.KANAPE ME ULLINJ
2-3 Sardele pa hala
gjalpe i fresket
feta te holle buke
ullinj pa berthame
1 domate e madhe
1.Shtypen sardelet ne havan me gjalpin,deri sa te formohet nje mase kremoze. (ose mikser)
2.Lyhen fetat e bukes me nje shtrese te trashe nga perzjeria e pergatiur.
3.Ne mes te bukes vendoset nje fete e holle domateje pa leng dhe mbi te nje koker ulli.
KANAPE PARIZIANEfeta te holle buke,gjalpe,majoneze,veze e zier,pak majdanoz
1.skuqen fetat e bukes ne gjalpe.
2.pasi ftohen lyhen me majoneze.
3.ne qender vendoset pak majdanoz i grire dhe sperkaten me ta verdhen e vezes te therrmuar.
KANAPE ME DJATHE
feta te holla buke,gjalpe,salce beshamel,djathe,kackavall.
1.skuqen fetat e bukes ne gjalpe.
2.lyhen me nje shtrese te trashe salce beshamel
3.sperkaten me djathe kackavall te grire
4.futen ne furre te nxehete per disa minuta dhe sherbehen te nxeta.BRIOSH SURPRIZE
4 bukeza,salce beshamel,150gr kerpudha
1.hiqet tuli i bukezave
2.perzihet tuli i bukezave me beshamelin dhe me kerpudhat e gatuara ne gjalpe dhe te prera ne cope te holla.
3.mbushen bukezat me masen e pergatitur.
4.futen ne furre per disa minuta dhe sherbehen te nxehtaHAVAI TOST
6 feta te holle buke te bardhe
6 feta te holle proshute (sallami)
6 feta ananasi(komposto)
6 feta te holla kackavall i bute
6 kokrra qershi
1.Mbi fetat e bukes vendosen me radhe : proshuta(ose sallami),ananasi,kackavalli dhe ne qender kokrra e qershise.
2.Futen ne furre per 15 min dhe sherbehen te nxehta.
KRUT ARLEZIAN8feta buke tul , 6 domate, 100g ullinj te zinj,1 thelb hudher,100 g sardele, vaj ulliri, majdanoz dhe piper
1.priten domatet ne feta
2.pastrohen ullinjte nga perthamat dhe grihen bashke me sardelet.
3.zhyten fetat e bukes ne vaj ulliri.
4.vendosen siper bukes fetat e domateve dhe mbi to perzjeria e mesiperme.Shtohet majdanozi i grire bashke me hudhren dhe piper.
5.futen ne fure per tu pjekur dhe sherbehen te nxehta

Sallate me kastravece
3 kastravece,leng limoni,3luge supe krem qumshti,1luge supe majdanos i grire dhe kripe e piper.
1.Kastravecet qerohen e priten ne copa te medha.Pastaj futen per 1 min ne uje qe valon.Nxirren dhe lihen menjane te ftohen.
2.Kur te jene ftohur,priten ne copa me te vogla dhe siper tyre shtohet kremi i qumshtit,lengu i limonit,kripa dhe piperi.Perzihen mire dhe pastaj sperkaten me majdanozin e grire.Ftohen ne frigorifer per 30 min.Mund te shtohen edhe qepe te njoma te grira holle.
Sallate me laker te grire1laker mesatare(vetem zemra),2dege selino,4qepe te njoma,2luge supe majoneze,kripe dhe piper i kuq.
1.Zemra e lakres futet ne uje qe valon per 5 min:nxirret dhe lihet te ftohet.
2.Grihen holle te gjitha zarzavatet dhe perzihen mire.
3.Hidhet siper tyre kripa,piperi i kuq dhe majoneza.Perzihen me kujdes.
Sallate me panxhar te bardhe
1panxhar i bardhe,sardele,hudhra,vaj dhe kripe e piper.
1.Zgjidhet nje panxhar qe te mos kete fije ne brendesi dhe piqet ne furre.
2.Qerohet,pritet ne copa te holla dhe te vogla dhe vendoset ne nje sallatiere.
3.Hidhen siper sardele te prera ne copa te vogla dhe hudhra te grira.Shtohet kripe vaj e piper sipas deshires.
Sallate me mashurka te njoma
1/2kg mashurka te njoma,1patate e madhe,2qepe te njoma,2luge supe vaj 1luge supe uthull,3thelpinj hudhra,50g proshute,majdanoz dhe kripe e piper.
1.Mashurkat e pastruara dhe patatja e qeruar hidhen te ziejne bashke ne nje tenxhere me uje te ftohte.
2.Mashurkat e ziera vendosen mbi nje sallatiere dhe mbi to patatja e copetuar.
3.Pergatitet salca:Shtypen mire hudhrat me kripen,shtohet piperi,uthulla dhe perzihen mire.Pastaj shtohet vaji dhe vazhdon perzierja derisa salca te behet kremoze.Ne fund shtohen qepet e grira holle dhe perzihen.4.Salca e pergatitur hidhet me luge mbi sallate,pastaj hidhet majdanozi i grire holle dhe nese deshirohet shtohet proshuta e prere ne copa te vogla.
Sallate me oriz
125g oriz,3 domate, 1/2kavanozi bizele,4luge supe vaj,1luge supe mustarde,karkaleca deti te qeruar,ullinj te zinj,1spec,2veze,50g rrush i thate,1e1/2 uthullkripe piper dhe majdanoz
1.Orizi hidhet ne nje tenxhere me uje me kripe qe valon dhe lihet te zieje per 15-20min sipas llojitte orizit.Pas zierjes,shperlahet me uje te ftohte dhe kullohet.
2.Zihen vezet fort dhe qerohen.
3.Qerohet speci dhe pritet ne feta te holla per se gjeri.
4.Priten domatet me katersh.
5.Ne nje sallatiere te madhe pergatitet salcaerzihen uthulla me kripen dhe piperin derisa te tretet kripa.Shtohet mustarda dhe rrihen bashke me to,pastaj edhe vaji dhe vazhdohet derisa salca te behet kremoze.
6.Mbi salce hidhen me radhe rizi,karkalecat,rrushi i thate,speci,bizelet e kulluara,dhe te gjitha keto perzihen mire.
7.Siper sallates vendosen vezet e prera me katersh,domatet,ullinjte dhe majdanozi.Sallate e kuqe
150g oriz,nje panxhar,nje molle,50g kackavall,10 kokra arra,1 grusht stafidhe dhe uthull dhe kripe.
1.Vihet orizi te zieje ne uje te kripur.
2.Pasi kullohet mire orizi,vendoset ne nje sallatiere me panxharin e kuq,mollen e prere ne copa te vogla,kackavallin e prere e kuba te vegjel,arrat e qeruara dhe stafidhet e lara.
3.Hidhet uthull dhe kripe.

Sallate ''Vendeta''
1kastravec,2domate,150g panxhar,1spec jeshil e 1 i kuq,2 veze, 4sardele(konserve),1konserve peshku ton,100g ullinj te zinj,ereza,uthull,kripe dhe nje luge mustarde
1.Priten ne copa te vogla kastraveci,domatja,panxhari,specat.
2.Shtohen sardelet,toni i prere ne copa dhe ullinjte.
3.Hidhet uthull,kripe dhe mustarde te perziera bashke.
4.Sperkatet me ereza te grira.
5.Vendosen siper veze te ziera te prera me katersh.

TULLUMBA:
Per 25 cope nevojiten:
Për brumin :
Miell 1 gotë,
Vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle,
Vezë 3-4 kokrra,
Pak kripë e sheqer,
Ujë treçerek gote.
Për shurupin:
Sheqer 2 gota
Ujë 2 gota
Vaj për skuqje.
PërgatitjaBrumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.

Similar topics
» Gatime turke?
» Dubai, hiqet alkooli në gatime
» KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË
» Letersia shqiptare
» Letërsia Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi