Xhelozia, sëmundja e të gjithëve?
+4
Xhan
Єямєℓiиdå
Anakonda
WebMaster
8 posters
Faqja 1 e 1
Xhelozia, sëmundja e të gjithëve?
Përjetoje ndjenjën tërësisht
“Për ta larguar
xhelozinë, mjafton të shohësh se si ajo u bë pjesë e jotja. Analizo
sekuencat e mendimeve dhe të emocioneve në sistemin tënd dhe më pas
fshiji ato duke arsyetuar tërë procesin me inteligjencë.”
Nuk
mjafton vetëm të kritikuarit e vetes se ndjenja e xhelozisë nuk është
aspak pozitive. Nuk do të mjaftonte që ne ta largonim këtë fenomen nga
vetja. Nëse bëhemi më të ndërgjegjshëm rreth saj dhe i shkojmë situatës
përtej, duke e parë atë në rrënjët e saj, do të fillonim të eliminonim
emocionet negative. Lëreni veten ta përjetoni plotësisht ndjenjën e
xhelozisë. Duke u përballur me të do të shihni se si ajo do të
zvogëlohet gradualisht. Ja se si duhet të veproni më konkretisht.
Gjeni
një vend ku asnjëri nuk mund t’ju shqetësojë. Mbyllini sytë dhe filloni
të ndjeni xhelozinë. Vështo brenda vetes se prej nga buron kjo ndjenjë?
Si reflektohet ajo në trupin tuaj? A ju shtrëngon më tepër fyti? Apo
stomaku? Ju dhemb zemra? Bëhu vëzhgues. Është e rëndësishme t’i lini
ndjenjat t’ju dalin në sipërfaqe. Vini re që ajo që del nuk jeni ju
realisht, por nevoja e egos suaj për vëmendje në emër të mbijetesës.
Vazhdoni të vëzhgoni dhe ndjenjat tuaja do të fshihen gradualisht, duke
bërë këtë praktikë do të kaloni nga perspektiva e një egoje dhe do të
shihni realitetin nga perspektiva e një ndërgjegjeje më të zhvilluar.
Duaje veten
“Nëse
nuk e pranon veten tënde tërësisht dhe ta duash atë ashtu siç është, ju
do të jeni më të gatshëm për ta krahasuar atë me të tjerët duke gjetur
te vetja mangësira inekzistente”.
Vlerat e vetes rriten nëse
dashuria dhe vlerësimi ndaj saj rritet. Njerëzit të cilët janë rehat me
veten e tyre dhe të sigurt në cilësitë e tyre, rrallë lënë që xhelozia
t’i kontrollojë. Shiko brenda vetes, shpenzo kohë me veten, njihe veten
tënde të vërtetë. Fokuso më shumë te vetja se sa te personi që ke
përballë. Përdor dëshirat e tua për të ndryshuar perceptimet e gabuara.
Duhet të dish se ke gjithçka që të nevojitet për të qenë e plotë, e
vërtetë dhe e lumtur. Mendo se nëse ndjen se të mungon diçka i ke të
gjitha ftësitë për ta pasur atë, mjafton të kesh vullnetin e mirë.
Ndalo së krahasuari
“Krahasimi
është fara ndërsa xhelozia fruti”. Krahasimi të çon gjithmonë në
xhelozi, dhe janë të dyja gjendje të krijuara të mendjes. Mendja jonë
është kaq e etur për krahasim saqë shpesh na del nga kontrolli. Është e
nevojshme ta evitojmë këtë sjellje të krahasimit për të parë se si janë
gjerat vërtet. Fillo të vlerësosh ndryshimet. Shiko mbi të gjitha
përfitimet e unicitetit tënd!
Krahasimi dhe gjendja e saj nuk ka
fund në fakt sepse edhe pritshmëritë tona nuk kanë fund. Kujtoni herën e
fundit që përmbushët një qëllim të dëshiruar? Apo morët diçka që
prisnit. Çfarë ndodhi katër javë më vonë? A e vlerësove vërtet kaq
shumë?
Gjej se çfarë të kërcënon ty
Pyet
veten se çfarë nuk të pëlqen dhe duket se të kërcënon vazhdimisht. Për
çfarë ndihesh i pasigurtë? Çfarë ke frikë se mund të humbasësh? Çfarë
mendon se meriton? Sapo ta kuptosh, përpiqu ta kalosh këtë gjendje
pasigurie me një plan të fortë dhe efikas. Shiko se si mund ta vlerësosh
këtë situatë nga një gjendje bollëku dhe vetëkënaqësie sesa nga një
këndvështrim i frikshëm.
Shkruaj për gjendjen tënde
Psikologët
sugjerojnë se një nga mënyrat më të mira për të larguar ndjenja të
cilat na kërcënojnë e të cilat nuk i duam është të shkruajmë për to në
një copë letër. Duke i shkruar këto mendime, ju jepet një mundësi për të
shprehur veten, ashtu sikurse vendosen dhe opsionet e zgjidhjes së
problemit në fletë. Është si ta shohësh qytetin larg nga një aeroplan,
pasi kështu krijon një vizion më të qartë të pikturës së madhe. Pyet
veten pse ndihem kështu. Shkruaj të gjitha arsyet në letër. Shkruaj pa
hequr gjëra, çdo gjë që të vjen në mendje. Sapo të gjesh arsyet shkruaj
se ç’mund të bësh për t’i evituar ato. Kërko brenda pasigurisë tënde!
Bëhu realist
Pyet veten, a është ai person një rrezik i vërtetë për ty? Për marrëdhënien tënde, apo për biznesin që ke krijuar?
A
është ajo që po ndjen një ndihmë apo përfitim për ty apo për ndonjë
tjetër të përfshirë? Nëse nuk ndihesh mirë e për më tepër e gjithë
situata nuk është aspak ndihmuese, atëherë a ka kuptim që të vazhdosh të
ndihesh kështu?
A ka ndonjë mësim që unë po mësoj? Cili është
frymëzimi që po përfiton nga kjo situatë? Janë të gjitha këto pyetje që
duhen bërë vetes për të qenë realist.
Gjej forcën
Fokusohu
në forcën tënde dhe cilësitë unike që ke. Përpiqu të ndihesh mirënjohës
për dhuntitë që ke apo aftësitë me të cilat je i bekuar. Sapo t’i kesh
identifikuar se cilat janë atëherë ndrysho fokusin.
Zhvendosu nga objektivi negativ
Kur
ndihemi keq dhe në mënyrë negative është e vështrirë ndonjëherë të
mendojmë në mënyrë racionale. Jemi kaq shumë të fokusuar në ndjenjat
negative saqë e humbasim objektivin tonë real. Ndryshoje gjendjen
emocionale që të karakterizon duke ndryshuar edhe objektivin që të bën
të ndihesh xhelozë. Si për shembull, do të ishte shumë mirë sikur të
bëje pak vrap, apo pse jo të laje enët. Sapo të jesh qetësuar do t’i
shohësh gjërat më ndryshe pa mjegulla dyshimi apo xhelozie.
A është kjo ajo që duam?
Duke
u ndjerë kështu, i japim më tepër rëndësi seç duhet ndjenjës sonë duke u
shpërqendruar nga punët dhe objektivat tona. Në shumë raste ne jemi ata
që e ushqejmë ndjenjën e xhelozisë duke u përqendruar e foskuar pas
ndjenjave të çastit më shumë seç duam. Në fund të fundit korrim atë që
mbjellim. Po nëse do të ishe në pozicionin e tjetrit si do të ndiheshe.
Si mendon se ndihet ai tjetri? Vendoseni veten tuaj në pozicionin e
tjetrit. Nëse shohim dikë që është më i suksesshëm se ne në të njëjtën
fushë, festojeni suksesin e tyre sikur të ishte juaji dhe përdoreni
rastin e tyre si një model pas të cilit duhet të kapeni fort. Kjo është
mënyra më e mirë për të arritur sukses pa u ndjerë i ndrydhur nga
xhelozia, kjo ndjenjë shoqërore dhe personale aspak e shëndetshme!

Re: Xhelozia, sëmundja e të gjithëve?
Xhelozia eshte nje ndjesi qe te lodh shpritin. mendjen dhe te perpin si nje vorbulle ku fundin vetes nuk ja di...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Xhelozia, sëmundja e të gjithëve?
E imja jo.
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Xhelozia, sëmundja e të gjithëve?
Nga nje her eshte mir te jesh gjeloze, se punon me teper e nuk jet pertace...e kom fjalen gjelozi ne pun ...se gjelozi per te pas inat dikend pa nevoj ste qon para asgje
Xhan- Princeshë
- Postime : 4302
Gjinia :
Anëtarësuar : 21/11/2012
Re: Xhelozia, sëmundja e të gjithëve?
Themi se xhelozia eshte dicka normale,,,po pa teprime kuptohet.
Xhelozine secili prej nesh e ndien heret a vone,,,dikush e ndien me
shume e dikush me pak.Kjo nuk don te thot qe nuk jemi te sigurte ne
vete,apo a i besojme partnerit a jo.
Eshte ajo thenia qe e dime te gjithe,ku ka dashuri ka edhe xhelozi...
Teprimi me xhelozi me duket se eshte disi si nje lloj semundje e
pasherueshme. Po prap,,,nese shikojme ne anen tjeter,nje doze e vogel
xhelozie ne nje lidhje edhe lejohet,eshte shume normale.Kjo tregon se ke
ndjenja per ate person...!!! Te disa xhelozia eshte nje ndjenje e
friges qe do ta humbe personin qe e dashuron.
Kurr nuk duhet kaluar kufinjet me xhelozi,,,se askende nuk mundemi ta
kemi ne mbikqyrje (me nje fjale) 24 ore panderpre...si ne lidhje ashtu
edhe ne martese.
Duhet lene hapsire,poashtu,duhet pase mirekuptim te ndersjelle,dhe duhet
dite si te bisedohet,thjeshte duhet gjete nje gjuhe te perbashket...
Nese behen keto ,atehere kurre nuk kishim me pase probleme.

An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Re: Xhelozia, sëmundja e të gjithëve?
Dje tek show televiziv "E Diela Shqiptare" tek TvKlan me beri pershtypje gjyqi i nje cifti qe ishin ne prag divorci.
Gjeja qe me beri me shume pershtypje ishte xhelozia e semure e gruas...kur fliste me nje lloj histerizmi dhe nje xhelozi patologjike... Dmth do ndahej nga burri thjesht me supozime.
...te gjithe ndjejne xhelozi...por mos lejoni qe tju behet si semundje...ajo ju shkaterron...sepse nuk mund te akuzosh burrin pa fakte konkrete....atehere kur qenka keshtu qe nuk kontrollon dot xhelozine martohu me nje burre qe jeton maje malit e qe te sheh vetem ty...e rri rehat duke pa njoni tjetrin ne sy.

Gjelozija e tepert esht smundje se besoj se mundet me cen normale edhe shoh shum njerze ce kan kete smundje te pa sherushme me vjen keq per ata ose / ato ce juv ka bo si smundje kronike ??
Lazdrane- Princeshë
- Vendbanimi : Berlin City
Postime : 1458
Gjinia :
Anëtarësuar : 08/12/2012
Mosha : 34
Re: Xhelozia, sëmundja e të gjithëve?
Pak xhelozi duhet te kete ne nje lidhje ...se ndryshe nuk do quhej dashuri...dashuria...pikerisht per kete ...qe e do nje njeri kaq shume sa do ta kesh vetem per vete...
il conte- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5371
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2011
Mosha : 42
Hobi : cinema & calcio.formula uno
Re: Xhelozia, sëmundja e të gjithëve?
Gjdo gjelozi e teperte perfundon me ndarje ??
Lazdrane- Princeshë
- Vendbanimi : Berlin City
Postime : 1458
Gjinia :
Anëtarësuar : 08/12/2012
Mosha : 34
Re: Xhelozia, sëmundja e të gjithëve?
Un po plas nga gjelozina
Xhan- Princeshë
- Postime : 4302
Gjinia :
Anëtarësuar : 21/11/2012
Re: Xhelozia, sëmundja e të gjithëve?
Xhelozija eshte pjese e jetes martesore ....po jo deri ne ate pike qe te coje ne ndarje....sepse edhe xhelozija ka gjerat e bukura te saj...ne kete menyre ai ose ajo ndjehen me te dashur per njeri tjetrin ...
il conte- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5371
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2011
Mosha : 42
Hobi : cinema & calcio.formula uno
Similar topics
» Sëmundja Që Injorohet
» Semundja e Kancerit
» Pershendetje te gjitheve
» Rroftë sëmundja e dashurisë
» Rroftë sëmundja e dashurisë
» Semundja e Kancerit
» Pershendetje te gjitheve
» Rroftë sëmundja e dashurisë
» Rroftë sëmundja e dashurisë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi