10 mistere që shkenca nuk po i shpjegon dot
2 posters
Faqja 1 e 1
10 mistere që shkenca nuk po i shpjegon dot
Revista ‘The New Scientist’ ka hartuar një listë të aspekteve të
përditshëm të jetës që vazhdojnë të turbullojnë mendjet më të mëdha,
duke përfshirë arsyet prapa puthjes, skuqjes e madje edhe kapjes së
hundës.
Një editorial i revistës thoshte: “Nuk ka asgjë më
magjepsëse për shumicën prej nesh se sa vetja jonë. Kështu që, nuk ka
pse habitemi përse kemi bërë shumë përpjekje për t’i shkuar në rrënjë
domethënies së të qenit njerëzor.
Ajo çfarë të habit është se ka
kaq shumë tipare që mbeten enigmatikë. Këto variojnë që nga sublimja, si
arti, ëndërrimi dhe altruizmi, deri tek qesharakja, si qimet, skuqja
dhe kapja e hundës.
Mund të duken të çuditshme, por shpjegimet më të
mirë për to shpesh kanë pasoja të thella. Ja disa teori që tregojnë
përse ne i bëjmë ato gjëra që bëjmë dhe disa prej problemeve:
1 –
Skuqja: Charles Darwin luftoi shumë për të shpjeguar përse evolucioni na
bëri të skuqemi kur gënjejmë, gjë që sinjalizon të tjerët. Megjithatë,
disa mendojnë se kjo mund të ndihmojë për eleminimin e konfrontimit apo
ushqejë intimitetin, duke zbuluar dobësi.
2 – E qeshura:
Endorfinat që përmirësojnë gjendjen shpirtërore çlirohen kur ne qeshim,
gjë që duket një arsye normle për ta bërë këtë, por një studim 10-vjeçar
i turbulloi disi ujërat kur zbuloi se më shumë të qeshura shkaktohen
nga komente banalë se sa nga shakatë.
3 – Puthja: shpjegimi për
puthjen nuk ka gjasa të jetë gjenetik, pasi jo të gjithë shoqëritë
humane e bëjnë. Ka teori që është e lidhur me kujtimet e ushqimit në gji
dhe që njerëzit e lashtë ua prisnin gjirin foshnjave, duke i ushqyer me
gojën e tyre, gjë që përforcoi lidhjen.
4 – Endërrimi: Teoria e
ëndrrave e Zigmund Frojdit, sipas të cilës ëndrrat shprehin dëshirat
tona të nënvetëdijes janë diskredituar përgjithësisht dhe është pranuar
se ato na ndihmojnë të përpunojmë emocione, por arsyeja përse ne shohim
vizione kaq të çuditshëm nuk është shpjeguar plotësisht.
5 –
Supersticioni: zakonet e pazakontë, por që sjellin qetësim nuk kanë
kuptim nga këndvështrimi i evolucionit; megjithatë, njerëzit e lashtë do
të kishin përfituar nëse nuk do të kishin injoruar fëshfërimën e
këmbëve të një luani në bar, duke e quajtur thjeshtë shkulm ere. Feja
duket se e ka burimin tek ky impuls.
6 – Kapja e hundës: zakoni
aspak tërheqës, por i zakonshëm i “gërryerjes së vrimave të hundës” nuk
ofron pothuajse asnjë dobi ushqyese, atëherë përse një e katërta e
adoleshentëve e bëjnë të paktën katër herë në ditë? Disa mendojnë se
forcon sistemin imunitar.
7 – Adoleshenca: asnjë kafshë tjetër nuk
i nënshtrohet viteve të paparashikueshëm të adoleshencës. Disa mendojnë
se ajo ndihmon trurin tonë të madh që të riorganizohet përpara rritjes,
apo lejon eksperimentim në sjellje përpara përgjegjësisë që do të
sjellin vitet e mëvonshëm.
8 – Altruizmi: të japësh gjëra pa patur
të sigurtë rikthimin është sjellje e çuditshme, nga pikëpamja e
evolucionit. Mund të ndihmojë në lidhjet e grupeve, apo thjeshtë të japë
kënaqësi.
9 – Arti: piktura, vallëzimi, skulptura dhe muzika mund
të jenë të gjitha ekuivalenti human i bishtit të palloit që mund të
tregojnë se sa i mirë mund të jetë dikush, si shok apo bashkëshort.
Megjithatë, mund të jetë njëkohësisht një mjet i përhapjes së dijes apo
ndarjes së eksperiencave.
10 – Qimet e trupit: arsyet e supozuara
mund të jenë në rol në përhapjen e aromës së trupit, ngrohje apo edhe
mbrojtje nga acarimet njerëzore që ata nuk kanë arritur t’i shpjegojnë
plotësisht.
/kuriozitete-enigma/
Re: 10 mistere që shkenca nuk po i shpjegon dot
Interesante...per skuqjen spo japim hall ne njerzit jo mo shkenca...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Një pasardhës i majave shpjegon profecinë për 2012
» Të Vërtetat e Fshehura
» Mistere që nuk shpjegohen
» Mistere
» MISTERE !!!!!!!!!!
» Të Vërtetat e Fshehura
» Mistere që nuk shpjegohen
» Mistere
» MISTERE !!!!!!!!!!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi