Mundeni turpin dhe skuqjen!
2 posters
Faqja 1 e 1
Mundeni turpin dhe skuqjen!
Skuqja, djersitja e shuplakave, rrahja e
zemrës, dridhja, shtrëngime në stomak, janë vetëm disa nga simptomat e
të qenit të turpshëm që shfaqen në ndërveprim me të tjerët.
Nëse personi nuk arrin t’i përballojë, situata vetëm do të
përkeqësohet. Megjithatë, lajmi i mirë është që shkathtësitë sociale
mund të mësohen gjatë tërë jetës. Përballoni drojën hap pas hapi ose të
paktën ndaluni të mendoni për të si për ndonjë të metë.
Personat e turpshëm kanë vështirësi në komunikim, në krijimin e
raporteve shoqërore ose realizimin e synimeve për të cilat është i
nevojshëm vetëbesimi. Janë të qetë, të tërhequr dhe jokomunikativë. Në
bisedë zakonisht kanë vështirësi, nuk mund të shikojnë bashkëbiseduesin
në fytyrë, belbëzojnë, skuqen. Në parim, kjo është frika nga
mosmiratimi, refuzimi, nënqeshja, sikleti. Në planin emotiv me
turpshmërinë shkojnë edhe tensioni, vetmia dhe dëshpërimi. Në situatat
më të rënda shfaqen edhe gjendjet e forta depresive.
Frika ose droja mund të çojnë në bllokada totale, veçanërisht nëse
jemi në situatë që të flasim para një grupi më të madh të njerëzve, në
provim, intervistat për punë, në raport me autoritetet ose gjininë e
kundërt. Kështu, në të gjithë situatat ku njerëzit e tjerë në njëfarë
mënyrë duhen të na vlerësojnë.
“Sikleti shkakton skuqjen, ndërsa arsyeja kryesore është vëmendja e
padëshiruar shoqërore”, thotë dr. Mark Leary, profesor i psikologjisë
nga Universiteti Duke.
Fatkeqësisht shfaqjen e skuqjes nga turpi nuk mund ta kontrolloni me
forcën e vullnetit. Madje është zbuluar që ndihmon kur njerëzit të cilët
skuqen tentojnë ta theksojnë atë sa më shumë që të jetë e mundur,
shpjegojnë ekspertët dhe shtojnë që nëse këtë fenomen e shikoni si diçka
të dëshirueshme, do të zvogëlohet stresi i cili përkeqëson simptomat.
Megjithatë, mjekët besojnë që me ushtrime mundet tërësisht të ndalohet
kjo shfaqje e padëshirueshme.
Në të përballuarit e aftësive sociale duhet të shkohet hap pas hapi
nga gjërat që nxisin më pak tremë. Ndërsa keni parasysh edhe që:
- Askush nuk e di që jeni të turpshëm.
- Jeni nervoz, por bashkëbiseduesi nuk është i vetëdijshëm për këtë
gjë. Ekzistojnë hulumtime që pohojnë që vetëm në 20 për qind të rasteve e
vëmë re nervozen te personat me të cilët kemi ndërveprim.
- Vleni po aq sa të tjerët. Ajo çka nxit turpin shpesh është ndjenja e
inferioritetit. Gjithmonë ta keni në mendje që vleni po aq sa edhe
personi tjetër.
- Ndryshimi është gjithmonë i mundshëm.
- Krijimi i kontakteve sociale është aftësia e cila është e mundshme
të mësohet në çdo periudhë të jetës. Mos e humbni mundësinë që të
filloni menjëherë
Re: Mundeni turpin dhe skuqjen!
Do ishte shum mir qe ta mundja sepse shum her nga turpi edhe skuqja i ngatrroj fjalet edhe harroj ate qe doja te thoja...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Të fshehësh skuqjen
» "Mundeni të keqen me forcën e dashurisë"
» Mundeni të keqen me forcën e "Dashurisë"
» Dieta më e mirë për heqjen e dhjamit nga barku
» "Mundeni të keqen me forcën e dashurisë"
» Mundeni të keqen me forcën e "Dashurisë"
» Dieta më e mirë për heqjen e dhjamit nga barku
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi