Çfarë është kanceri i stomakut
2 posters
Faqja 1 e 1
Çfarë është kanceri i stomakut
Kanceri
në stomak ndodh kur qelizat në një pjesë trupi fillojnë të mos
funksionojnë mirë. Ka shumë lloje kanceri dhe zhvillimi i tyre do të
vijë vetëm si pasojë e rritjes jashtë kontrollit të qelizave jo normale.
Lloje të ndryshme kanceri sillen në mënyrë të ndryshme. Kanceri në
mushkëri, në gjoks, në vaginë dhe kanceri në stomak janë sëmundje shumë
të ndryshme. Sëmundja rritet me ritme të ndryshme dhe i kundërpërgjigjet
në mënyra të ndryshme mjekimit. Njerëzit me kancer kanë nevojë për një
mjekim që i nevojitet llojit të kancerit në stomak që ata kanë.
Nëse një person mjekohet për një lloj tjetër kanceri në stomak,
atëherë sëmundja ekzistuese do të zhvillohet duke u rrezikuar edhe
jetën. Kanceri i stomakut quhet ndryshe edhe kanceri gastrik dhe
fillesën e tij e ka pikërisht aty, në stomak. Stomaku është i ndarë në 5
shtresa të ndryshme. Kanceri mund të zhvillohet në secilin prej këtyre
seksioneve.
Duke filluar nga shtresa më e jashtme, numërohen 5 shtresa dhe
shtresa më e brendshme quhet mukozë. Acidi i stomakut dhe lëngu tretës
janë të përbëra nga shtresa e mukozës. Shtresa tjetër quhet submukoza
dhe është e rrethuar nga muskulaturë, një shtresë muskujsh që lëviz dhe
përzien stomakun.
Dy shtresat e tjera janë subseroza dhe seroza që janë dhe pjesa
mbyllëse ose mbështjellëse e stomakut. Shtresa më e jashtme e stomakut
është seroza. Pjesa më e madhe e kancerit në stomak fillon bë mukozë.
Kanceri mund të zhvillohet edhe më thellë për shkak se infekton edhe
shtresat e tjera. Sa më i thellë të bëhet dëmtimi aq më e vështirë është
të kurohet kjo sëmundje. Kanceri në stomak mund të zhvillohet me
ngadalë në shumë vjet.
Ai nuk shfaqet në mënyrë të papritur. Pasi kanceri zhvillohet ka
shumë ndryshime që ndodhin në pjesën e brendshme të tij. Ndryshimet e
fillimit nuk sjellin shumë simptoma ndaj dhe në pjesën më të madhe të
rasteve janë të pakuptuara.
Çfarë është qeliza e kancerit
Ka qindra lloje qelizash po kështu edhe qindra lloje kanceri pak nga të
cilat mund të kurohen në të njëjtën mënyrë. Jeta e çdo qelize është
planifikuar të veprojë nëpërmjet instruksioneve të kodifikuara, të
quajtura gjene të cilat mbahen në bërthamën e tij.
Këto u tregojnë atyre si të veprojnë, kur të ndahen, kur të
riprodhojnë dhe kur të vdesin. Kur udhëzimet lidhur me shumëfishimin apo
vdekjen e qelizave janë të gabuara qeliza mund të filloje të ndahet në
mënyrë të pakontrolluar dhe nuk vdes në kohen e duhur. Në këtë mënyrë
kanceri nuk ndjek udhëzimet e duhura që bëjnë ndarjen e drejtë të
qelizave.
Sa herë që qelizat ndahen udhëzimi “i keq” riprodhohet dhe në këtë
mënyrë vazhdon shumëfishimi i pakontrolluar i qelizave. Këto qeliza
shumëfishohen shumë shpejt, mblidhen në të njëjtin vend dhe formojnë atë
që në quajmë tumor. Kanceri dëmton shëndetin në rrugë dhe forma të
ndryshme.
Tumori i kancerit mund të përzihet me organet pranë tij ose me tuba
që mbajnë kimikate të ndryshme që shkaktojnë dhimbje apo simptoma të
tjera. Për shembull një tumor në tru mund prekë pjesë trurit duke
shkaktuar bllokim të trurit, verbim, kriza ose probleme të tjera.
Këshilla
1- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime. Një dietë e pasur me futa dhe
perime të freskëta, sidomos ato të pasura më shumë vitaminë C, kanë
rezultuar se kanë një ndikim të madh në mbrojtjen kundrejt kancerit në
stomak.
2- Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se
janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit
të stomakut. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe.
3- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë
të kripësuara. Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më
shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve
nga kjo sëmundje.
4- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit.
5- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq,
sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të
stomakut.
6- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjelat.
Simptomat e para të sëmundjes
Përzierje të stomakut, të vjella si dhe djegie të stomakut, e cila në
disa raste mund të kalojë në të gjithë kraharorin tuaj, duket të jenë
edhe simptomat e para të sëmundjes. Më pas ajo karakterizohet nga dobësi
dhe lodhje. Humbje të oreksit ose fryrje të stomakut. Dhimbje e barkut
që mund të zgjasë nga pak minuta në disa orë dhe zakonisht dhimbjet mund
të largohen vetëm pasi keni marrë një dobësim të acidit. Në disa raste
dhimbje të cilat zgjasin me javë të tëra dhe largohen, që mund të
kalojnë më pas në dhimbje që ka një periudhë të caktuar dhe bëhet më e
fortë.
Humbja e oreksit dhe rënie në peshë. Këto simptoma, përfshirë dhe atë
që shoqërohet më rrjedhje gjaku, mund të shkaktohen nga ulcera në
stomak dhe një virus i thjeshtë mund të shkaktojë shumë të tjerë. Ka
teste të veçanta, të cilat mund të ndihmojnë në evidentimin që në fazat e
para të sëmundjes.
Cilat janë shkaqet e sëmundjes
Infeksioni përcaktohet si një nga shkaqet kryesorë. Kanceri i stomakut
është tjetër sëmundje, të cilin mjekët e lidhin me trupin e njeriut, që
është i përbërë nga lloje të ndryshme qelizash që veprojnë në mënyra të
ndryshme.
Një qelizë në veshkë, megjithëse përmban të njëjtin informacion
gjenetik të një qelize të trurit, luan një rol krejtësisht të ndryshëm.
Kanceri shfaqet atëherë kur një pjesë shumë e vogël e mekanizmit të
qelizës nuk funksionon në mënyrën e duhur. Kanceri në stomak është më
shumë i përhapur tek meshkujt, sidomos pas moshës 60-vjeçare.
Shkaqet:
1-Anemi e dëmshme, që ndikon pjesën e brendshme të stomakut dhe si rezultat një person ka mungesë të vitaminës B12.
2- Një çrregullim në stomak, i njohur ndryshe edhe si gastrit i atrofizuar
3- Infeksioni helikobakter, një infeksion i cili prek stomakun
4- Një gjendje heridetare, në të cilën njerëzit kanë polipe (si tumor) në stomakun e tyre.
Si duhet mjekuar kanceri në stomak
Ashtu si për çdo lloj sëmundje, kurimi për këtë sëmundje bëhet në mënyrë
individuale, pasi varet nga lloji i sëmundjes, zhvillimi, përhapja e
tumorit, faza e sëmundjes si edhe gjendja e përgjithshme e shëndetit të
pacientit.
Fatkeqësisht për shkak se stomaku në fazat fillestaret sëmundjes
shkakton shumë pak simptoma, sëmundja vazhdon të përhapet edhe kur
rezultatet kanë dalë të mira. Kurimi i kancerit të stomakut përfshin
kirurgjinë, kimioterapinë, terapinë biologjike. Pacienti mund t’i
nënshtrohet një operacioni të lehtë, i quajtur Biopsia, për të marrë një
kampion te vogël të kancerit për analiza.
Radioterapia dhe kimioterapia të kombinuara bashkë nëse sëmundja ka
përparuar shumë. Kirurgjia, një operacion për të evituar përhapjen e
kancerit. Kirurgjia është kurimi më i përhapur me kancerin e stomak. Në
saj të kësaj metodë kërkimi bëhet e mundur që të hiqet vetëm shtresa e
prekur me kancer i stomakut duke mos lejuar zhvillimin edhe në shtresat e
tjera.
Cilat llojet më të përhapura të kancerit
Janë më shumë se 9200 njerëz që vuajnë nga kanceri në stomak. Tre janë
llojet kryesore të kancerit në stomak: limfatik, tumori i stomakut, dhe
tumori kancerogjen. Limfatik, janë kancere të indeve të sistemit
imunitarë që ndonjëherë gjendet në “muret” e stomakut. Tumori i stomakut
zhvillohet nga indet e “mureve të stomakut”. Ndërsa lloji i tretë, pra
tumori kancerogjen janë tumoret e qelizave të stomakut.
Nëse të tre këta lloje kaceresh arrihen të identifikohen që në
fillimet e sëmundjes, atëherë mundësitë që të kurohen apo të evitohet
zhvillimi i mëtejshëm i tij është shumë i madh. Kanceri limfatik njihet
edhe si lloji më i rëndë i kancerit, i cili përparon shumë shpejt në një
kohë shumë të shkurtër dhe mund të çojë deri në humbjen e jetës
Re: Çfarë është kanceri i stomakut
Shpresoj qe asnjeher te mos me kap kjo semundje e tmerrshme
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Çfarë duhet që të përjetosh intimitet të vërtetë me dikë? Çfarë është dashuria? Çfarë është intimiteti?
» Cfare eshte per ju BURRERIA?!? Cfare ju ben te mendoni se jeni te tille??
» ÇFARË ËSHTË HYPOSPADIA?
» Cfare eshte per ju dashuria?
» Çfare eshte fantazia?
» Cfare eshte per ju BURRERIA?!? Cfare ju ben te mendoni se jeni te tille??
» ÇFARË ËSHTË HYPOSPADIA?
» Cfare eshte per ju dashuria?
» Çfare eshte fantazia?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi