Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përkujdesja intime, higjiena është primare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përkujdesja intime, higjiena është primare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përkujdesja intime, higjiena është primare

3 posters

Shko poshtë

Përkujdesja intime, higjiena është primare Empty Përkujdesja intime, higjiena është primare

Mesazh nga WebMaster Thu 1 Nov 2012 - 7:13

Përkujdesja intime, higjiena është primare Perkujdesja-300x225

Femrat shpesh bisedojnë dhe ndajnë përvojat dhe këshillat për
kujdesin e lëkurës, flokëve dhe për përdorimin e grimit. Por shumë
rrallë temë e bisedës është rëndësia e higjienës intime. Mirëmbajtja e
higjienës në zonën intime është shumë me rëndësi te femrat sepse lejon
të shmangin problemet e pakëndshme dhe ndonjëherë të rrezikshme
shëndetësore që mund të paraqiten.
Një higjienë e mirë intime mund
të ruhet edhe me gjeste shumë të thjeshta. Fillimisht duhet ta dini që
vagina është një lloj “vetë pastruesi”. Kur flasim për higjienën intime
flasim edhe për florën vaginale. Por çfarë është në të vërtetë ajo?
Flora vaginale është ekosistemi që ne duhet të mbrojmë. Kjo florë është
një bashkësi bakteriesh mbrojtëse. Kur gjithçka shkon mirë, këto
bakterie jetojnë në harmoni. Më i rëndësishmi ndër ta është ai që quhet
laktobacil. Ai ka aftësinë të sekretojë disa substanca si peroksidi i
hidrogjenit dhe acidi laktik të cilat na mbrojnë nga infeksionet e
ndryshme. Në të vërtetë këto dy substanca ndalojnë shumimin e baktereve
patogjenë. Janë pikërisht ato që ndërtojnë një mur për të na mbrojtur
nga infeksionet si dhe bëjnë të mundur ruajtjen e sasisë normale të
aciditetit. Nëse për arsye të ndryshme (siç mund të jetë marrja e
antibiotikëve) ky bakter shkatërrohet, bakteriet e tjera vaginale
shumohen dhe lindin infeksionet.
Gjatë verës, të nxehtit i rrit
mundësinë e zhvillimit të infeksioneve të ndryshme në trup. Si rrjedhim
është shumë e rëndësishme të kemi një higjienë të mirë të pjesëve
intime. Aparati gjenital femëror ka në vetvete mekanizma mbrojtës
fiziologjikë që kooperojnë për ta mbrojtur atë nga dyndja dhe shumimi i
mikroorganizmave jashtëzakonisht patogjenë, si dhe për të mbajtur
ekuilibrin delikat. Aciditeti vaginal (zakonisht tregohet nga një vlerë e
pH) përbën mbrojtjen më të rëndësishme: përveç ruajtjes së
paprekshmërisë dhe elasticitetit të mukozës, të mbron edhe nga
infeksionet e jashtme. Aciditeti vaginal garantohet nga Laktobacillus
Acidophilus, i quajtur ndeyshe bacili i Döderlein për nder të
gjinekologut gjerman, i cili është i pranishëm në vaginë dhe që bën të
gjithë acidifikimin e zonës. Një tjetër mekanizëm mbrojtës përfaqësohet
nga struktura anatomike “e mbyllur” e aparatit gjenital femëror, e cila
zëvendëson një lloj barriere mekanike.
Gjatë një terapie me
medikamente ose gjatë momenteve të ndryshme të jetës, kur jeni në moshën
e pubertetit, në menopauzë ose gjatë një periudhe stresuese, ekuilibri
delikat i florës bakteriale vaginale mund të ndryshojë duke shkaktuar
inflamacion. Inflamacionet e aparatit gjenital femëror të tipit
bakterial, alergjik, irritues ose traumatik, janë të zakonshme. Në të
gjithë këto raste një higjienë intime e mirë është jashtëzakonisht e
rëndësishme, edhe pse jo gjithmonë, kjo mund ta zgjidhë problemin.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përkujdesja intime, higjiena është primare Empty Re: Përkujdesja intime, higjiena është primare

Mesazh nga Arabela Thu 1 Nov 2012 - 7:18

shume e bukur,,,, :5454787:
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përkujdesja intime, higjiena është primare Empty Re: Përkujdesja intime, higjiena është primare

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 6:22

shum interesante si tem
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përkujdesja intime, higjiena është primare Empty Re: Përkujdesja intime, higjiena është primare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi