Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Veshjet intime për ditët e veçanta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Veshjet intime për ditët e veçanta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veshjet intime për ditët e veçanta

Shko poshtë

Veshjet intime për ditët e veçanta Empty Veshjet intime për ditët e veçanta

Mesazh nga Vizitor Sun 24 Jan 2010 - 3:56

E vetmja pjesë e veshjes, e cila nuk ndikohet aspak nga ndryshimi i klimës apo i temperaturës, janë të brendshmet.
Me ditë të tëra keni ëndërruar dhe planifikuar që të kaloni mbrëmjen vetëm me të dashurin tuaj. Jeni kujdesur për çdo detaj, për gjithçka. Lulet, shampanja, muzika romantike, ledhatimet, puthjet. Por në një ditë të tillë më shumë se asgjë nuk ka rëndësi se veshja juaj intime. Ato nuk mungojnë asnjëherë dhe duhet të jenë joshëse dhe provokuese, në mënyrë që të nxisni edhe fantazitë e partnerit tuaj.
Në një ditë të veçantë, sigurisht edhe veshjet intime nuk mund të mos jenë po aq të veçanta. Ato janë të njëjta si në stinën e verës, ashtu edhe në atë të dimrit. Gjithçka varet nga shijet tuaja personale, nga stili i juaj i veshjes varet edhe stili i të brendshmeve që do të vishni.
Disa thonë që ndërresat e brendshme tregojnë "unin" tuaj të brendshëm. Tregojnë se kush jeni në të vërtetë. Ndërkohë që përsa i përket zgjedhjes së ndërresave të brendshme, këshilla më e mirë do të ishte: dëgjoni zërin e "unit tuaj" të brendshëm, dhe do të bëni zgjedhje të qëlluar.
Por krahas kësaj këshille, edhe ndonjë ide tjetër nuk do të ishte aspak e panevojshme. Ja disa ide se si do të dukeni dhe çfarë përshtypje do të leni me ndërresat tuaja të brendshme.
Romantike: Janë me ngjyra të shkëlqyera, me detaje dhe motive të lehta, në formë rombi dhe të vogla, ndërsa materiali është i tejdukshëm dhe i lehtë. Problemi i vogël është se nuk përmbajnë pambuk dhe në ndonjë rast të veçantë mund të krijojë edhe alergji për lëkurën tuaj, sidomos, nëse ajo është shumë delikate. Të brendshmet romantike nuk dalin kurrë nga moda, kështu që këto modele u përshtaten pothuajse të gjitha femrave dhe për çdo rast.
Veshjet intime për ditët e veçanta Romatik1
Veshjet intime për ditët e veçanta Romantike2
Veshjet intime për ditët e veçanta Romantic3
Provokuese: Këto modele bien më shume në sy se të gjitha llojet e tjera, dhe nuk janë shumë delikate krahasuar me ato klasike. Këto veshje intime vishen për t’u parë dhe jo për t'u fshehur nën rroba. Ato janë interesante, pasi janë të "nënshkruara" nga krijuesit e modës, të cilët mendojnë që modelet e tyre do të ekspozohen gjithmonë. I quajtur ndryshe edhe stili Funky, ai është i rezervuar për vajza të reja të gatshme për argëtim. Janë prej pambuku të buta dhe shumë sportive.
Veshjet intime për ditët e veçanta Alketa1
Veshjet intime për ditët e veçanta Alketa2
Veshjet intime për ditët e veçanta Alketa3
Në foto: Alketa Musaj
Vamp: Nga vetë emri i tyre të krijojnë idenë e diçkaje argëtuese, provokuese dhe joshëse. Gjithnjë pjesa e tyre e poshtme është tanga, me ngjyra të errëta dhe të kombinuara me dantella dhe mëndafsh. Këto intime janë për femra të "gjalla" dhe guximtare, që dëshirojnë të trondisin.
Por krahas modeleve shumë e rëndësishme, janë edhe ngjyrat e veshjeve intime. Dhe, ndërsa të zezat, të bardhat dhe të kuqet janë ngjyrat tradicionale, provokuese dhe seksi, jo më pak janë edhe ngjyrat e tjera. Kështu, krijuesit për veshjet intime preferojnë të gjithë nuancat e ylberit për të dizenjuar dhe stiluar veshjet e brendshme. Kështu nuk mbeten pas edhe ngjyrat e kaltër, rozë, blu e thellë, vishnje, të verdha, etj., e rëndësishme është të ndjeheni rehat me veten tuaj. /Telegrafi/
Veshjet intime për ditët e veçanta Vamp1
Veshjet intime për ditët e veçanta Vamp2
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veshjet intime për ditët e veçanta Empty Re: Veshjet intime për ditët e veçanta

Mesazh nga Anakonda Tue 10 Apr 2012 - 17:53

Veshjet intime për ditët e veçanta Vamp2

Kjo me pelqeu me shume.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi