Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tiranë, gruaja punonte prostitutë, bashkëshorti i gjente klientë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tiranë, gruaja punonte prostitutë, bashkëshorti i gjente klientë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tiranë, gruaja punonte prostitutë, bashkëshorti i gjente klientë

Shko poshtë

Tiranë, gruaja punonte prostitutë, bashkëshorti i gjente klientë Empty Tiranë, gruaja punonte prostitutë, bashkëshorti i gjente klientë

Mesazh nga WebMaster Thu 1 Nov 2012 - 7:24

[You must be registered and logged in to see this image.]

Një çift “mendje hapur” mund të cilësohet ai mes Adriatik Kasës dhe
B.Kasa, të cilët kishin vendosur të vijonin bashkëjetesën e tyre, edhe
pse bashkëshortja i kishte deklaruar se punonte si prostitutë. Kjo gjë
nuk e ka shqetësuar Adriatikun, i cili e ka pranuar këtë fakt dhe kishin
rënë dakord që ajo të punonte si prostitutë dhe fitimet t’i ndanin
bashkë. Madje, Prokuroria ka arritur të dokumentojë dhe një rast, ku ka
qenë pikërisht ky i fundit, i cili i ka gjetur një klient bashkëshortes
së tij. Edhe pse jeta e tyre ka vijuar normalisht për disa kohë, ka qenë
pikërisht B.Kasa e cila e ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj,
duke pretenduar se ai e shfrytëzonte për prostitucion. Pas hetimeve të
kryera organi i akuzës ka depozituar dosjen në gjykatë në ngarkim të
Adriatik Kasës, me akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana
rënduese”. Edhe pse gjatë gjykimit Kasa ka pranuar krimin e kryer,
Gjykata e Tiranës e ka shpallur atë fajtor duke e dënuar përfundimisht
me 4 vjet e 8 muaj burg.
Vendimi i Gjykatës
Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se i pandehuri Adriatik Kasa dhe
kallëzuesja B.Kasa janë bashkëshortë dhe kanë dy fëmijë. Gjatë kohës së
martesës, B.Kasa ka qenë nën presionin e të pandehurit, pasi ai ishte
përdorues alkooli dhe e keqtrajtonte shpesh. Sipas të pandehurit, në
vitin 2010 B. është larguar nga shtëpia pa i thënë gjë bashkëshortit. Ky
i fundit ka shkuar për t’u interesuar tek prindërit e saj në Pezë. Atje
i pandehuri ka marrë dijeni se bashkëshortja kishte lënë fëmijët e më
pas ishte larguar. Pas rreth tre muajsh i pandehuri ka kontaktuar me
B.Kasën, e cila i ka thënë se ndodhej në Sarandë. Më pas, ajo ishte
kthyer në shtëpi dhe i kishte thënë Adriatikut se kishte punuar si
prostitutë në Sarandë. Pas kësaj Adriatiku kishte vendosur ta mbante si
bashkëshorte, por kishin rënë dakord të bashkëjetonin dhe B.Kasa të
punonte si prostitutë dhe paratë do t’i ndanin bashkë. Më pas B. ka
punuar si prostitutë, duke i gjetur klientët vetë. Rreth muajve mars –
prill 2011, i pandehuri Adriatik Kasa është takuar me R.D. në një lokal.
Adriatiku i ka propozuar atij që të kryente marrëdhënie seksuale me një
femër, që do t’ia gjente ai, kundrejt një shpërblimi 10 mijë lekë. R.D.
ka rënë dakord dhe i ka dhënë leket. Adriatiku ka shkuar në shtëpi, ka
marrë bashkëshorten, i ka thënë të kryente marrëdhënie seksuale me R.D.
kundrejt shpërblimit dhe është kthyer. Ai e ka prezantuar R.D. me
bashkëshorten e tij, B.Kasa. R.D. ka marrë B.Kasën dhe kanë shkuar në
një motel në Vaqarr, ku kanë kaluar natën dhe kanë kryer marrëdhënie
seksuale. Kur është pyetur nga policia R.D. ka deklaruar se nuk mbante
mend se sa para kishte paguar. Për shkak se i pandehuri e ka shfrytëzuar
B.Kasën për të ushtruar prostitucion, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj
saj, kjo e fundit ka bërë kallëzim përpara oficerëve të policisë
gjyqësore në Policinë e Tiranës.
Hetimet
Nga
përgjimet e kryera ka rezultuar se i pandehuri në një rast e kishte
ndërmjetësuar bashkëshorten për të kryer prostitucion kundrejt
shpërblimit. Gjatë hetimit janë pyetur i pandehuri Adriatik Kasa,
kallëzuesja si dhe disa persona të tjerë, të cilët kanë patur dijeni për
ngjarjen. Nga provat e marra, organi i prokurorisë ka arritur në
përfundimin se nga ana e të pandehurit Adriatik Kasa është kryer vepra
penale e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese. Në seancë
gjyqësore i pandehuri e pranoi plotësisht akuzën dhe fajësinë, si dhe
tregoi pendim të thellë për veprën e kryer prej tij. Ai deklaroi se
kishin rënë dakord me bashkëshorten që ajo të ushtronte prostitucion,
për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të familjes.
Vendimi

përfundim të procesit gjyqësor, Gjykata e Tiranës vendosi: Deklarimin
fajtor të të pandehurit Adriatik Kasa për kryerjen e veprës penale të
“shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese” dhe dënimin e tij
neni me 7 vjet burgim; në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës
Penale e dënon përfundimisht të pandehurin Adriatik Kasa me 4 vjet e 8
muaj burgim. /BalkanWeb/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi