Leonora Jakupi irritohet nga ‘Facebook-u’
2 posters
Faqja 1 e 1
Leonora Jakupi irritohet nga ‘Facebook-u’
Plasimet në rrjetin social Facebook nga njerëz të ndryshëm për
martesën e këngëtares Leonora Jakupi nuk kanë të ndalur. Ajo tani po
ndjehet mjaftë e irrituar me këta njerëz të cilët plasojnë spekulime
nëpër faqet e internetit, duke montuar foto me djem të cilët nuk janë të
njohur për Leonorën. “Sinqerisht po ndjehem shumë e mllefosur për
shpifje të shumta që po bëjnë tani së fundi nëpër rrjetin social
Facebook duke shfaqur foton time me njerëz të panjohur. Në fakt këtë po e
bëjnë njerëz të pandërgjegjshëm të cilët po mundohen që nëpërmjet
këtyre klikimeve të përfitojnë”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Ka pasur raste ku në këto foto Leonora është shfaqur me familjarë,
dhe është plasuar kinse është martuar me ta. Ky fakt po e trondit mjaftë
shumë, dhe në realitet nuk ka se si ta parandaloj. “Sikur të mundja ta
parandaloja kishte qenë shumë mirë, mirëpo këtu shfaqen njerëz me adresa
të rrejshme dhe nuk di se si të veproj me ta. Por sido qoftë kjo le të
mbetet në ndërgjegjen e tyre, sepse mua personalisht nuk mund të më
dëmtojnë në asnjë mënyrë”, shton ajo.
Leonora nuk është e dhënë pas internetit dhe në fakt ajo nuk ka asnjë
adresë në Facebook apo në Twitter, kështu që edhe pse në emër të saj
mund të gjesh shumë adresa në Facebook asnjëra nuk është e vërtetë. “Nuk
kam asnjë adresë qoftë në Facebook apo në Twitter, dhe me adresa të
shumta në emër timin në Facebook po bëhen shumë manipulime.
Kam dëgjuar që njerëz të shumtë flasin në emër timin dhe në fakt unë
nuk jam ajo”, thekson Leonora. Ajo aktualisht është duke punuar në disa
projekte të reja muzikore për të cilat do të flas më vonë. E rëndësishme
për të tani për tani është karriera, ndërkaq sa i përket jetës private
vazhdon të jetë beqare.
Kastriote Bajrami
Burimi: vipat.info
Re: Leonora Jakupi irritohet nga ‘Facebook-u’
ka tdrejt nga njana an se te acaron fb-ja
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Leonora Jakupi pozon në kopertinën e një reviste
» Leonora Jakupi RELAKSOHET vetëm në Durrës
» Leonora Jakupi: Nuk kam vjedhur këngën nga serbët
» Leonora Jakupi hapë faqen zyrtare në FB
» Leonora Poloska: Duhet të ngel shtatzënë që të martohem
» Leonora Jakupi RELAKSOHET vetëm në Durrës
» Leonora Jakupi: Nuk kam vjedhur këngën nga serbët
» Leonora Jakupi hapë faqen zyrtare në FB
» Leonora Poloska: Duhet të ngel shtatzënë që të martohem
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi