Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Na sillni një flamur në Preshevë… People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Na sillni një flamur në Preshevë… People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Na sillni një flamur në Preshevë…

2 posters

Shko poshtë

Na sillni një flamur në Preshevë… Empty Na sillni një flamur në Preshevë…

Mesazh nga WebMaster Mon 19 Nov 2012 - 9:05

Katër persona nga Presheva nisen në këmbë për në Vlorë”. “Tre persona
nga Gjilani nisen për në Vlorë”. “Katër të rinj nga Struga, kanë marrë
udhën për në qytetin e pavarësisë”. “100 veta me bajrak në dorë po i
afrohen Vlorës, por do të bëjnë edhe një ndalesë në Tiranë…”. Mediat
shqiptarë kanë sjellë këto ditë disa nga lajmet që janë mbushur me
patriotizëm dhe patetizëm kuqezi nga rreshti i parë e deri në fund. Këta
pelegrinë kombëtar, i sjellin padyshim një epizëm dhe fuqi
jashtë-protokollare ceremonive të shpallura për 100 vjetorit e
themelimit të shtetit shqiptar, pasi normalisht Vlora personifikon
“Qabenë” për shqiptarët, si tempulli kuptimplotë dhe shtëpia natyrale e
flamurit kuqezi. Por, në Vlorë, jo vetëm normale që ta ngresh flamurin,
është një veprim që kushto mund ta bëjë pa protokoll, e ble në një
kioskë dhe e vë ku të duash, dhe nuk pyet për ceremoni. Prej 100 vitesh
Shqipëria është shtet dhe e ka simbolin e saj. Pas pavarësisë së
Kosovës, asaj dite të 17 shkurtit 2008, që jo vetëm Prishtina por të
gjitha viset u veshën më shumë kuqezi sesa me flamurin zyrtar të
Kosovës, çdo shqiptar mund ta bëjë lirisht dëshirën e tij nacionale. Por
më duket se në këtë 100 vjetor është harruar “cepi” i shqiptarizmës,
por që nuk është vetëm se barkushja e djathtë e zemrës kuqezi që rreh
prej mijëra vjetësh-Lugina e Preshevës. Asaj pjese që dikush i thotë
Kosova Lindore dhe Beogradi e quan Serbia Lindore, por tre komunat:
Presheva, Bujanoci dhe Metvegja, janë trevat më të fundme ku rrënja
kuqezi është e ndaluar dhe e dënuar nga shteti, por që brezat nuk ndalen
së pasuri ëndërr jo vetëm bashkimin, por edhe aspektin që nuk do të
ngelen gjithnjë “jetimë” të qendrave vendimarrëse, gjegjësisht Tirana
dhe Prishtina. Për ne preshevarët, e drejta më elementare nacionale, ajo
e ngritjes e shpalosjes, e puthjes, e mbështelljes me flamurin kuqezi
të Ismail Qemalit, është një “mollë e ndaluar” por edhe një krim që
dënohet nga Beogradi. Ju lutem, meqë në mediat tona po shohim shumë
flamurtarë këto ditë nëpër Shqipëri, a na i sillni dhe ne në Preshevë,
se po ti sillni ju nuk ju dënojnë, i referohen zyrtarëve dhe
politikanëve. Nëse kthehemi prapa ekzaktësisht 101 më herët, atëbotë
kishte patriotë të cilët luftuan e luftuan dhe gjetën një vend për ta
ngritur, për ta vënë një flamur të shtetit shqiptar. Dhe ashtu ndodhim
me gjak e plot sakrifica më 28 Nëntor 1912, ku Ismail Qemali me
bashkëpunëtorë nga Kosova e viset tjera shqiptare e shpalosi flamurin në
Vlorë…

Por sot pas 100 vjetësh, a nuk do të ishte mirë që
patriotët tanë të “thyejnë” rrugën që flamuri kombëtar të ngrihet në ato
mjedise ku ka nevojë dhe ku e pret me admirim populli ynë. E trevat në
Ballkan, që kanë nevoj për flamur sot janë Presheva dhe Janina. A do të
ishte mirë që dikujt t’i shkonte mendja të merr një rrugë nga Vlora për
në Preshevë për ta vënë një flamur, aty mu ku ka nevojë popullata, gjest
 i cili do ta kishte peshën dhe vlerën e vet ndoshta sa krejt Kosova
apo Shqiptarët që do të shkonin në Vlorë. Kjo pasi çështja e flamurit në
Vlorë, sot në Shqipërinë e çliruar nuk është më as teme tabu e as një
aktivitet i ndaluar nga serbët apo turqit…dhe një flamur nga kushdo që
do të sillej sot në Preshevë do të kishte simbolikën e vet.  Sepse të
marrësh rrugën për në Vlorë ta zëmë nga Persheva është lehtë, të cilën
do ta bënte edhe nëna Rukë me vitet e saj mbi supe, e cila ndoshta nuk
do të arrinte për dy javë si djemtë e rinj, por ndoshta për nja 3-4
javë.

Por, a mundet ndokush që nga Vlora të niset në këmbë për në
Preshevë të na e sjellin një “pikë flamur” sepse shqiptarët e Luginës së
Preshevës janë të etur për simbolin kombëtar dhe shtetëror. Për këtë
etje e kanë paguar edhe me gjak, sakrifica, burgosje, keqtrajtime, e
ndjekje, duke filluar nga protestat e viti 1968, pastaj 1974, 1981, 1990
dhe tani së fundit me rënien e 28 dëshmorëve që luftuan për liri dhe mu
për ketë flamur që e presin të na e sjellin nga Vlora…

Një
aktivitet i tillë do të mund të organizohej fundja përmes një pik-nik te
Molla e Kuqe, pse jo edhe në Karadak në fshatin Sefer, vendlindjen e
Idriz Seferit për t’i përkujtuar apo treguar atyre që nuk e dinë se ky
dhe është pjesë e tokave shqiptare. Ndërkaq, se si e sheh Shqipërinë,
Kosovën dhe shqiptarët në Ballkan 100 vjet pas pavarësisë, Kadare për
agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” ishte shprehur, se
“kombi ynë në përgjithësi ka arritur shumë suksese, sidomos dekadën e
fundit, në çdo sferë, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dhe viset e
tjera të Ballkanit. Por, jo edhe në Preshevë të cilët kanë halle të
shumta si të flamurit, por probleme tjera përballë politikës
diskrimunuese serbe. Prandaj, kjo nuk do të thotë të ndalemi këtu. Me
suksese Shqipëria dhe Kosova duhet të vazhdojë… gjithnjë duke menduar
dhe punuar dhe përkujdesur për viset tona jashtë territorit
administrativ të dy shteteve tona me perspektivë drejt Europës të
bashkuar si komb..” Presheva po ju pret, mirësevini, por jo pa flamur!

*Autori është drejtor i Agjencisë Informative “Presheva Jonë”

dhe korrespodent i Gazetës “Shqip” në selinë e OKB në Gjenevë

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Na sillni një flamur në Preshevë… Empty Re: Na sillni një flamur në Preshevë…

Mesazh nga Anakonda Sat 24 Nov 2012 - 23:38

Na sillni një flamur në Preshevë… 168252_184684844894024_698759_n
kjo foto flet sesht nevoja me then fjale
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi