Kthimi i eshtrave të Zogut, detyrim moral e patriotik”. Jahjaga: “Po vendoset drejtësia hyjnore”
2 posters
Faqja 1 e 1

Pas mbylljes së homazheve në Pallatin e Brigadave, u mbajt ceremonia
për rivarrosjen në mauzoleun e familjes mbretërore. Në fjalën e tij
gjate ceremonisë, presidenti Bujar Nishani e vlerësoi një detyrim moral
prehjen e eshtrave të Mbretit Zog I për rolin e tij në forcimin e
shtetit shqiptar.
“Historinë mund ta harrosh, deformosh, por edhe kjo është
afatshkurtër dhe për të keqen e atij që e beson. Mund të duket se me
historinë mund të bësh ç’të duash, por nuk është ashtu, se nuk të lë
historia ty ta shpërfillësh, pa të ndëshkuar për gabimet dhe pa të
shpërblyer për të mirat”, ka thënë Nishani gjate fjalës së tij, raporton Ora News.
“Historia jonë ka nxjerrë jo pak njerëz të shquar, luftëtarë,
princër, mbretër, madje edhe perandorë. Një numër prej këtyre qenë të
tillë kur Shqipëria nuk ishte ende shtet, dhe shumica e tyre në atdhe të
huaj. I pari dhe i vetmi mbret i Shqipërisë shtet është Ahmet Zogu,
eshtrat e të cilit po rivarrosim sot. Për një periudhë kohe, vendi pati
një mbret real. Mbret i një Shqipërie që aspironte, por nuk kishte
vetëdije politike, rend dhe praktikisht asnjë infrastrukturë. Mbreti ynë
shtetin e bëri vetë. Ahmet Zogu ka lënë pas një diskutim të gjerë mes
palëve, por ai është një prej figurave kryesore të historisë shqiptare.
Ai premtoi të sjellë rendin dhe progresin, këtë synoi dhe nisi të bënte.
Ai nisi ta bënte Shqipërinë shtet me atributet e një shoqërie ku
sundonte qytetërimi. I dha shtetit shqiptar Kodin Civil dhe Penal që
mungonin, krijoi administratë të efektshme gjyqësor të besueshëm, luftoi
fanatizmin, krijoi kushtet për lirinë e shtypit, forcoi monedhën,
shtroi premisat për një shtet modern. Nëse në celebrimin e Zogut si
mbret rreth orës 17.00 të ’28-s, kishte pak gazetarë, lajmi i krijimit
të monarkisë shqiptare nuk kaloi pa u vënë re. Nëse në varrimin e tij
larg Shqipërisë morën pjesë pak njerëz, ajo që ai bëri për Shqipërinë
nuk u harrua”, tha Nishani.
Nishani nga ana tjetër kërkoi rishikimin e historisë, në mënyrë që të vlerësohen figurat historike pa ngjyrime politike.
“Sot në prag të 100 vjetorit të pavarësisë, është gjest fisnik,
detyrim moral dhe patriotik që eshtrat të prehen në vendin, të cilit ai i
kushtoi vitet më të mira të jetës, në vendin ku pati edhe kundërshtarë,
por ku kujtesa e popullit do ta mbante gjallë emrin e tij. Historia e
vendit tonë nuk është boshe. Kthimi i eshtrave është dukje e një shteti
që të ardhshmen e ndërton duke marrë më të mirën e mundshme nga e
shkuara dhe e sotmja”, tha ai.
Ndërsa presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duke vlerësuar
kontributin e Ahmet Zogut në konsolidimin e shtetit shqiptar, tha se
kthimi i eshtrave të tij në atdhe simbolizon drejtësinë hyjnore dhe
paqen politike.
“Prehja në tokën tonë e atyre që u përpoqën për shtetndërtimin
është një amanet i mbetur peng që ne duhet ta kryejmë me nder e krenari.
Me këtë dëshmojmë urtësinë duke fituar qetësinë shpirtërore si njerëz
dhe komb, duke pasur respekt për punën e prijësve tanë. Shqipëria në
udhëheqjen e naltmadhnisë nga një vend i varfër e i pazhvilluar, fisnor e
i përçarë u bë një vend modern i kohës, me shtrirje të pushtetit dhe
administratës në secilin cep, me tolerancë fetare, shembull për vendet e
tjera. Me qeverisjen e tij ndërlidhjen datat më të rëndësishme, që nga
shpallja e pavarësisë në Vlorë, luftën në mbrojtje të Shkodrës, duke
përzënë trupat malazeze, serbe, greke, italiane dhe trupat e tjerë të
huaj nga territori i shtetit, në zbatim të vendimeve të kongresit të
Lushnjes. Zogu dhe gjithë populli i pritën me gjithë zemër kosovarët e
përzënë nga vendi i tyre, respektoi tolerancën fetare. Eshtrat e
patriotëve nuk i tret dheu i huaj dhe guri i rëndë peshon në vendin e
vet”, tha Jahjaga.
Ne ceremoni ishin të pranishëm edhe kreu i qeverisë shqiptare, Sali
Berisha, kryeparlamentarja Topalli, anëtarë të kabinetit qeveritar e të
tjerë personalitete.
Ceremonia e vendosjes së eshtrave në banesën e fundit u shoqërua me të shtëna nga pushkatarët e Ministrisë së Mbrojtjes.

Re: Kthimi i eshtrave të Zogut, detyrim moral e patriotik”. Jahjaga: “Po vendoset drejtësia hyjnore”
me faslni po spat faj thaci qe tha........se yogu esht shkaku qe shqipria esht ndar nga kosova
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Parfumi, zbuloni se ku duhet të vendoset ai
» Atifete Jahjaga shtatzënë?!
» Pushime pranë detit… me detyrim nga shteti
» Shtatorja e Isa Boletinit vendoset tek ura që ndan Mitrovicën
» Atifete Jahjaga zgjidhet presidente e Republikës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi