Atifete Jahjaga zgjidhet presidente e Republikës
2 posters
Faqja 1 e 1
Atifete Jahjaga zgjidhet presidente e Republikës
Gjeneralmajor Atifete Jahjaga është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës. Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të mbajtur të enjten në mbrëmje, Jahjaga – kandidate e përbashkët e PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, me votim të fshehtë, është zgjedhur gruaja e parë presidente e Republikës së Kosovës. Jahjaga është zgjedhur presidente në raundin e parë të votimit, me 80 vota “për” nga 100 deputetët e pranishëm, ndërsa kundërkandidatja Novoberdaliu ka marrë dhjetë vota.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, paraqiti kandidaturën e kandidates Atifete Jahjagës, të përkrahur nga PDK-ja, LDK-ja dhe AKR-ja. Kjo është një nga pikat e marrëveshjes ndërmjet ish-presidentit Behgjet Pacolli, kryeministrit Hashim Thaçi dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafa, e cila u arrit të mërkurën me ndihmën e ambasadorit amerikan, Christopher Dell. Ndërkohë Grabovci për të përmbushur nevojat e Kushtetutës, paraqiti formalisht edhe kandidaturën e kundërkandidates së Jahjagës, Suzanë Novoberdaliu, kjo e fundit, deputet e AKR-së.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u larguan nga salla para votimit, me arsyetimin se nuk dëshirojnë të tallen me qytetarët e Kosovës. Përkrahjen për Jahjagen e ka dhënë edhe Grupi Parlamentari i LDK-së dhe ai i AKR-së. Ndërsa Ardian Gjini, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, tha se deputetët e kësaj partie do të qëndrojnë në sallë, por nuk e bëri të ditur nëse ata/ato përkrahin ndonjërën nga kandidatet për presidente.
Deputeti Visar Imeri tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta votojë Jahjagen, sepse është produkt i një marrëveshje partiake që i jep fund Republikës. Kjo marrëveshje sipas tij ia zgjat jetën kësaj qeverisje për dy vjet e gjysmë, kohë e mjaftueshme për ta shitur Postën, KEK-un, Trepçën dhe për të përfunduar bisedimet me Serbinë, bosnjizimin e Kosovës. “Si mund ti përfaqësoj Jahjaga qytetarët e Kosovës kur qytetarët e Kosovës nuk e dinë kush është ajo, çfarë mendon ajo për Kosovën?”, pyeti Imeri duke njoftuar se deputetët e Vetëvendosjes do të largohet nga salla.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Atifete Jahjaga zgjidhet presidente e Republikës
shum ma mir kjo se sa pacolli hehhe...go women power:D:D
LaDescarada- Princeshë
- Postime : 11767
Gjinia :
Anëtarësuar : 29/12/2009
Similar topics
» Zgjidhet kryesuesi i KK të Gjilanit
» Presidentja Atifete Jahjaga u takua me Presidentin e SHBA, Barack Obama
» A duhet të korigjohet historia shqiptare, sipas kërkesave të Republikës së Turqisë?
» Korçë, zgjidhet kreu i Omonias
» Kthimi i eshtrave të Zogut, detyrim moral e patriotik”. Jahjaga: “Po vendoset drejtësia hyjnore”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi