Mesazhi misterioz i Luftës së Dytë Botërore
2 posters
Faqja 1 e 1
Mesazhi misterioz i Luftës së Dytë Botërore
Ekspertët britanikë të çkodimit të kodeve sekrete të shërbimeve të inteligjencës janë vënë prej javësh në shërbim të zbardhjes së një kodi që i përket Luftës së Dytë Botërore.
Mesazhi u gjet i lidhur në mbetjet e këmbës së një zogu fluturues që mendohet se ka qenë pëllumb në qytezën e Surreyt në Britaninë e Madhe.
Me këmbën e zogut ishte e lidhur kutia që mbante në brendi një kod më 27 shkronja. E vetmja frazë e kuptueshme është “Shërbimi i pëllumbit”, ndërsa pjesë tjetër mbetet ende një mister.
Ekspertët britanikë të inteligjencës deklarojnë se do të duhet ende shumë kohë, për të mos thënë që do të jetë e pamundur zbardhja e kodit. Sipas tyre është e nevojshme bërja publik e kodit pasi të dhëna shtesë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e tij, mund të dihen nga publiku.
“Ne nuk kemi shumë shpresë në dëshifrimin e kodit. Të tilla kode gjatë Luftës së Dytë Botërore ndërtoheshin në mënyrë të atillë që vetëm dërguesi dhe marrësi mund t’i dëshifronin dhe askush tjetër”, deklaroi për BBC një ekspert britanik i inteligjencës që preferoi të qendrojë anonim.
Ekzistojnë dy hipoteza për përdorimin e kodit, e para që është një mesazh i rëndomtë i koduar, mes mijëra të tillëve që janë përdorur gjatë luftës dhe e dyta që mesazhi është ndërtuar nëpërmjet një kodifikimi special që më pas është shkatërruar për të humbur gjurmët e një operacioni luftarak.
Ekspertët britanikë deklarojnë se nëse bëhet fjalë për rastin e parë, kodi është i pathyeshëm, ndërsa nëse bëhet fjalë për rastin e dytë, grumbullimi i më tepër të dhënave nga publiku, persona që mund të kenë qenë anëtarë të inteligjencës në vitet e luftës apo që kanë patur dijeni për të tilla letër-shkëmbime e që janë gjallë, mund të ndihmojë në zbardhjen e mesazhit.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Mesazhi misterioz i Luftës së Dytë Botërore
shum interesante kjo tem sidomos mesazhi teper interesant
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Sarandë, ç'aktivizohet bomba 100kg e Luftës së Dytë Botërore
» Fundi Misterioz i Mohenjo - Daro
» Nje objekt misterioz pothuajse perplaset me nje avion
» Rasti misterioz i gruas së vdekur që ecën në Toraja, Indonezi (FOTO)
» Mesazhi im për anëtarët e Forumit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi