Rreth 80 barna bashkëveprojnë me grejpfrutin
Faqja 1 e 1

Më shumë se 80 medikamente të zakonshme ndërveprojnë me grejpfrutin, gjysma e tyre ndërlidhen me komplikime serioze, duke përfshirë edhe vdekjen, thonë hulumtuesit kanadezë.
David Bailey, farmakolog klinik në Institutin Hulumtues Shëndetësor “Lawson” në Ontario për herë të parë zbuloi bashkëveprimin mes grejpfrutit me disa medikamente të caktuara para më shumë se 20 vjetësh. Prej atëherë numri i barnave me potencial për të bashkëvepruar është rritur.
“Çfarë kam vërejtur unë gjatë katër viteve të fundit është një trend mjaft shqetësues në numrin e barnave të cilat mund të prodhojnë jo vetëm reagime negative por reaksione negative tejet serioze të barnave”, tha Bailey për mediat në Kanada.
Ai theksoi se, shumica e barnave janë të zakonshme, siç janë statinat për uljen e kolesterolit, antibiotikët dhe bllokuesit e kanaleve të kalciumit që përdoret për të ulur shtypjen e lartë të gjakut. Medikamentet tjera përfshijnë agjentët që përdoren për luftimin e kancerit dhe për të shtypur sistemin e imunitetit tek njerëzit që kanë pasur transplantim të organeve.
“Njerëzit nga mosha 45 vjet e më të vjetër blejnë më së shumti grejpfrut dhe marrin barnat me recetë, duke bërë që këto të bashkëveprojnë mes vete”, ka thënë Bailey.
Studimi, i publikuar në periodikun e Asoacionit Mjekësor të Kanadës, thekson se 43 prej 85 barnave që bashkëveprojnë me grejpfrutin, mund të kenë efekte serioze anësore, duke përfshirë vdekjen e papritur, dështim akut të veshkave, dështimin e organeve të frymëmarrjes, gjakderdhjen gastrointestinale dhe shtypjen e palcës së eshtrave tek njerëzit me sistemin e dobësuar të imunitetit.
“Marrja e një tablete me lëngun e greipfrutit është si t`i pish 20 tableta me një gotë me ujë”, ka thënë Bailey. “Kjo mbidozë shkaktohet pa dashje. Pra nuk është befasuese që këto nivele kalojnë nga ato që ne i quajmë terapeutike në toksike”.
Të gjitha burimet e grejpfrutit, fruti i plotë ose një lëng i grejpfrutit dhe frutat tjera agrume siç janë portokajtë e Sevillës që zakonisht përdoren për marmeladë, limonët dhe grejpfruti mund të shkaktojnë bashkëveprim me barnat.

T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Similar topics
» Barna të shpejta shtëpiake
» Mashtrimet rreth duhanit
» Fakte rreth meshkujve
» reagim,rreth botimeve te ne
» Teoritë rreth origjinës
» Mashtrimet rreth duhanit
» Fakte rreth meshkujve
» reagim,rreth botimeve te ne
» Teoritë rreth origjinës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi