Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mashtrimet rreth duhanit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mashtrimet rreth duhanit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mashtrimet rreth duhanit

2 posters

Shko poshtë

Mashtrimet rreth duhanit Empty Mashtrimet rreth duhanit

Mesazh nga WebMaster Sun 28 Oct 2012 - 8:48

Mashtrimet rreth duhanit Mashtrimet-rreth-duhanit




Ata janë aq të rinj, të lumtur dhe të lirë-
të gjithë ata njerëz nga reklamat për cigare. Sikur duan të thonë se
vitalitetin, ngjyrën e shëndetshme të trupit dhe madje edhe peizazhin
pas vetës ia kanë borxh asaj kutie të vogël në plan të parë.
Pse në fakt pimë duhan dhe s’duam ta heqim qafe atë shprehi?

Duhani relakson, qetëson dhe zvogëlon problemet

Bindja më e popullarizuar thotë: “Kur ju duket që gjithçka është kundër jush, duhani iu ndihmon që të gjeni paqen shpirtërore”.

Në fakt duhani është refleksi kryesor, atavizëm, zëvendësim për
sindromë oral, thotë psikoterapeuti Dmitrij Kleckov. Duhani në fakt
është prapambeturi në zhvillimin psikik të njeriut.

Për shembull, një foshnje e shqetësuar kërkon gjirin e nënës, ndrysa
duhanpirësi kapet për cigare. Kjo do të thotë s njeriu psiqikisht nuk
është i pjekur dhe nuk di mënyrë tjetër që të mbrohet nga stresi. Andaj
psikologët përpiqen që të zbulojnë ato arsyet e fshehta dhe të thella
pse njeriu nuk mund të heqë qafe duhanin.

Gjatë pirjes së duhanit paraqitet varshmëria e dyfishtë: ajo nga nikotina dhe psikologjike.
Njeriu mund të lirohet nga varshmëria e nikotinës brenda një jave, por
shumë më të vështirë e ka të lirohet nga varshmëria psikologjike.

Njeriut i mungojnë të gjitha ato rituale të vogla me të cilat është
mësuar: gjithsesi në mënyrë specifike ndez cigaren, e mbanë në dorë, e
sill mes gishtave, e krahas këtyre pinë kafe dhe bisedon me miqtë.

Kur nuk ekziston kjo paraqitet shqetësimi dhe frika nga humbja e
ritualeve të zakonshme. Psikologët këshillojnë ndonjë mjet më të butë
për qetësim krahas terapisë substicionale: çamçakëz, bonbone… në rastet
më të rënda ndihmon hipnoza apo format tjera të psikoterapisë.

Frika se do të trashën

Shpesh mund të dëgjohet bindja se nikotina merr pjesë në këmbimin
materieve se kur s’ka më nikotinë organizmi fillon të plotësojë atë
mungesë me shtimin e grumbullimit të yndyrës. Në fakt nikotina s’ka
lidhje me procesin e krijimit të yndyrës në organizëm.

Më parë mund të thuhej se cigarja ka lidhje me monotoni apo dëshirë
që të krijohet pauza. Kjo nënkupton se kur njeriu ndjen nevojë që të
pushojë apo të argëtohet me diçka, duhanpirësi kërkon cigare.

E ata të cilët e kanë lënë duhanin më së lehti e kanë të hanë diçka.
Do me thënë nëse s’doni të trasheni më së miri është të gjeni interesim
tjetër, për shembull të shëtisni pak apo të pini një filxhan çaj…

Ndihmon të mendojmë

Mes duhanpirësve mbretëron bindja se më së shpejti do të kthjellën apo do të zgjedhin problemin nëse e ndezin një cigare.
Në fakt cigarja nuk ndihmon që të koncentrohemi por vetëm t’i qetësojmë
impulset nervore. Kur njeriu e lë duhanin ai ka përshtypjen se pa cigare
s’mund të relaksohet apo të fokusohet në atë çfarë bënë.

Arsyeja qëndron në atë se nga njëra anë, materiet nga cigaret
bllokojnë impulset nervore ndërsa nga ana tjetër deri diku stimulojnë
qelizat e trurit. Andaj na duket se pas cigares jemi qetësuar dhe
mendimet tona po ashtu. Por ky efekt është i shkurtër.

Ai arrihet pas një apo dy cigareve dhe nuk zgjat shumë. Pas kësaj
krijohet varshmëria psikologjike kur me cigare i lidhim ndjenjën e
relaksit apo përkundrazi, koncentrimi të shtura ndonëse kjo është vetëm
përshtypje që nuk i përgjigjet realitetit.
Largon kokëdhembjen dhe dhembjen e dhëmbit

Duhanpirësit janë të bindur në këtë arsye. Është e vërtetë se
nikotina deri diku kontribuon në ngushtimin e enëve të gjakut, por ky
efekt është aq i dobët saqë vërehet pas pauzës së madhe (së paku 6 orë
mes 2 cigareve).

Andaj këtu më parë bëhet fjalë për efekt psikologjik që ua tërheq
vëmendjen në diçka tjetër. Andaj më mirë përdorni ilaçe jo duhan.

Faktet për duhanpirësit

Në së paku 90 për qind të rasteve duhani është shkaktar i kancerit të
mushkërive; në 15 deri në 20 për qind të rasteve është fajtor për
krijimin e sëmundjeve të tjera onkologjike, në 75 për qind të rasteve
është shkaktar i bronhitisit kronik dhe emfizemit të mushkërive ndërsa
në 25 për qind të rasteve shkaktar i sëmundjeve kardiovaskulare.

Çka ndodh kur e lëmë duhanin

Tetë orë pasi që nuk pimë duhan, koncentrimi i oksigjenit në gjak
rritet në kufijtë normal. Pas tre deri në nëntë muaj funksionimi i
frymëmarrjes përmirësohet për 10 për qind. Pas pesë vjetëve rreziku nga
infarkti zvogëlohet dyfish, ndrysa pas 10 vjetëve zvogëlohet edhe
rreziku nga kanceri i mushkërive.

Asnjë mjek nuk konstatoi se mushkëritë janë pastruar krejtësisht aq
pas 10 vjetëve pasi është lënë duhani. Shkalla e rigjenerimit të indeve
varët nga shumë faktorë, mes tjerash edhe mosha. Sa më herët që ta lëmë
duhanin aq më mirë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mashtrimet rreth duhanit Empty Re: Mashtrimet rreth duhanit

Mesazh nga Anakonda Mon 29 Oct 2012 - 4:27

Esht shum e veshtir kjo qe ke then ti me lart,nejse mua sme shqeteson ky problem sepse me an te guximit edhe vullnetit tim munda ta lija duhanin
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi